Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament.
“Taksoni dhjamin, jo djersën”, janë disa nga parullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext“Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit.
Prej disa ditësh, edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” po proteston para kryeministrisë, ku qëllimi i saj është dorëheqja e Ramës.
Tag: galeri
-

FOTO/ Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit
-

Nis takimi i Ramës me deputetët e majtë në selinë e PS, ja çfarë pritet
Ka nisur në selinë rozë, mbledhja e deputetëve të qarkut të Tiranës, e thirrur me urgjencë nga kryeministri Rama.Të gjithë deputetët e Tiranës janë mbledhur urgjent nga ora 19:00 në selinë e PS. Sic shihet nga fotot, e pranishme në mbledhje është dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila u mor e pandehur nga SPAK, për shkelje të brazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNextNuk dihet ende qëllimi takimit dhe tema kryesore por zhvillimet e fundit, vendimi i Kushtetueses për rikthimin në detyrë të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj që ndodhet në institucionin e paraburgimit dhe marrja e pandehur e zv/kryeministres Belinda Balluku, njëherësh drejtuese politike e qarkut të Tiranës dyshohet të jenë në fokus të mbledhjes. -

Si mund ta forcojë shikimi i veprave origjinale të artit sistemin imunitar dhe të ulë stresin
Një studim i vogël ka zbuluar se shikimi i veprave origjinale të artit në galeri mund të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve. Pjesëmarrësit që panë kryevepra nga artistë si Manet, Toulouse-Lautrec, Van Gogh dhe Gauguin në Londër shfaqën ulje të dukshme të niveleve të stresit dhe inflamacionit, duke treguar përfitime të menjëhershme për sistemin imunitar, hormonal dhe nervor.
Eksperimentin e ndoqën 50 të rritur të shëndetshëm, të ndarë në dy grupe: një pjesë vizitoi galerinë me veprat origjinale, ndërsa tjetra pa kopje të pikturave në një laborator. Matjet mjekësore treguan se niveli i kortizolit u ul mesatarisht me 22% tek grupi në galeri, krahasuar me 8% tek grupi tjetër. Po ashtu, citokinët IL-6 dhe TNF-α ranë me 30% dhe 28% përkatësisht, duke treguar një reduktim të inflamacionit.
“Arti nuk na prek vetëm emocionalisht – ai qetëson edhe trupin,” tha Tony Woods, autori kryesor i studimit nga King’s College London. Studimi zbuloi gjithashtu ndryshime pozitive në rrahjet e zemrës dhe temperaturën e lëkurës tek ata që panë veprat origjinale.
Pesë nga pikturat e ekspozuara përfshinin veprat “Jane Avril në Hyrjen e Moulin Rouge” nga Toulouse-Lautrec, “Bregjet e Senës në Argenteuil” dhe “Një bar në Folies-Bergere” nga Manet, “Autoportret me vesh të fashuar” nga Van Gogh dhe “Te Rerioa (Ëndrra)” nga Gauguin.
Fondi i Artit shpreson që gjetjet do të inkurajojnë më shumë njerëz të vizitojnë muze dhe galeri lokale, ndërsa drejtoresha Jenny Waldman theksoi se përfitimet nga arti janë universale dhe mund të përjetohen nga kushdo, pavarësisht nga personaliteti apo inteligjenca emocionale.
Studimi, i financuar nga Psychiatry Research Trust dhe Art Fund, ende nuk është rishikuar nga kolegët. Ekspertët shohin në këto rezultate një dëshmi të fuqishme se përvojat kulturore mund të mbrojnë si mendjen, ashtu edhe trupin.
-

Struktura të papajtueshme në Galerinë ODA
Në Shkodër, ku muret e vjetra dhe fryma e re e qytetit takohen përditë, Galeri ODA u bë sërish një strehë arti dhe reflektimi. Artistja e mirënjohur Majlinda Kelmendi çeli ekspozitën e saj më të fundit me titull “Struktura të Papajtueshme”, një projekt artistik që sfidon estetikën e përditshme përmes përplasjes së formave dhe materialeve.
Koncepti i ekspozitës është i guximshëm: të shfaqë bukurinë e mos-përshtatjes. Struktura që nuk lidhen, që nuk pajtohen mes tyre, krijojnë një tension të qëllimshëm vizual, një gjuhë tjetër komunikimi që i nxit vizitorët të rishikojnë idenë e harmonisë. Në këtë dialog të fortë mes hapësirës dhe materialit, Kelmendi ngre pyetje mbi mënyrën se si shohim, kuptojmë dhe pranojmë përplasjet në art dhe në jetë.
Majlinda Kelmendi është artiste vizuale multimediale dhe profesoreshe në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Prej vitesh ajo ka ekspozuar në galeri e muze brenda dhe jashtë vendit, duke fituar disa çmime ndërkombëtare. Si themeluese e platformës “Expoart.40” dhe drejtuese e projektit multimedial ndërkobëtar “Net-Rrjet”, Kelmendi ka ndikuar fuqishëm në skenën e artit bashkëkohor në rajon dhe më gjërë.
Hapja e ekspozitës në ODA u shoqërua me një prani të gjerë publiku. Nuk munguan personalitete si Tonin Gjuraj, rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fatmir Juka, drejtori i Galerisë së Shkodrës, Jetmir Shpuza, drejtori i Radio Shkodrës, si dhe artistë, shkrimtarë e kolegë të Kelmendit. Të pranishmit e përjetuan ekspozitën si një hapësirë të gjallë dialogu, ku arti nuk shfaqet vetëm, por bisedon me qytetin.
Galeria ODA, themeluar dhe drejtuar nga Rozafa Shpuza, është shndërruar në një oaz ku takohen artistë nga e gjithë bota. Për më shumë se pesë vjet, aty janë pritur qindra krijues, duke e kthyer këtë shtëpi 150-vjeçare në një arenë të vlerave, diskutimeve dhe ekspozimeve që pasurojnë jetën kulturore të Shkodrës.
Ekspozita “Struktura të Papajtueshme” është dëshmi e misionit të ODË-s: të sjellë në qytet një art që sfidon, që e provokon mendimin dhe e fton publikun të shohë përtej sipërfaqes. Në fund, përplasjet nuk janë gjithmonë shkatërrim; ndonjëherë ato janë burim i një bukurie të re. Dhe pikërisht këtë na kujton arti i Majlinda Kelmendit, i strehuar në Shkodrën e vjetër, në një galeri që vazhdon të jetë urë mes botës dhe qytetit./ KultPlus.com
-

Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth
Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për ndezjen e një zjarri të qëllimshëm, me qëllim djegien e mbetjeve në ambientet e një subjekti që ai menaxhon. Si pasojë e këtij veprimi, është shkaktuar ndotje e ndjeshme e mjedisit në lagjen “Bahçallëk”.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shkodrës, Gentian Gjuhca, 44 vjeç, banues në Shkodër, është kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, në momentin që kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve në oborrin e subjektit të tij.
foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNextVeprimi i tij jo vetëm që ka rrezikuar shëndetin e banorëve përreth për shkak të ndotjes së ajrit, por ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet për mundësinë e përhapjes së flakëve edhe në zona të tjera.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka marrë në dorë dosjen dhe ka nisur procedurat për katër vepra penale:
-“Menaxhimi i mbetjeve”,
-“Ndotja e ajrit”,
-“Ndotja e ujërave”,
-“Fshehja e të ardhurave”.
Policia e Shkodrës ka bërë thirrje publike për qytetarët që të jenë të kujdesshëm me veprimet që mund të dëmtojnë mjedisin ose të rrezikojnë jetën e të tjerëve, duke paralajmëruar se rastet e tilla do të përballen me forcën e ligjit. -

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër vendosi këtë të shtunë lirimin e katër prej pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë minerare , të arrestuar pas aksidentit tragjik që i mori jetën minatorit 66-vjeçar, Fari Veliu. Njëri prej të shoqëruarve pas aksidentit, Nj. P., me detyrë armator ishte lënë i lirë një ditë pas njoftimit nga Policia e Dibrës.
Prokuroria kërkoi që arrestimet në flagrancë të këtyre personave të vlerësoheshin si të ligjshme dhe që për një pjesë të tyre, hetimet të vijonin në gjendje të lirë, ndërsa për të tjerët të caktohej masa e sigurimit “arrest në shtëpi”. Këto kërkesa u pranuan në tërësi nga gjyqtarja, Flutura Çuko.
Sipas vendimit, personat me iniciale F. T., 61 vjeç, dhe B. Ç., 68 vjeç, do të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa për E. K., 35 vjeç, dhe E. Xh., 51 vjeç, u caktua masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.
Policia e Dibrës kishte njoftuar të enjten arrestimin e pesë punonjësve, të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” me pasojë vdekjen, pas rënies së një masivi shkëmbor brenda galerisë ku punonte viktima. Ngjarja ndodhi në një galeri në pronësi të “GERTI Sh.p.k.”, kompani e administruar nga biznesmeni Jeton Dani, i njohur për aktivitetin në sektorin minerar dhe lidhjet politike me Partinë Socialiste.
Burime nga Inspektorati i Punës i thanë BIRN se kjo nuk është hera e parë që në këtë subjekt ndodhin aksidente në punë. Në vitet 2023 dhe 2024 janë regjistruar dy ngjarje me plagosje të punëtorëve – një me thyerje të këmbës dhe tjetri me thyerje të legenit. Megjithatë, inspektorati nuk ka kompetencë të hyjë në galeri, kontrolli aty kryhet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Ky është aksidenti i tretë me pasoja fatale në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti.
BIRN ka gjetur se arrestime të ngjashme, pas aksidenteve të rënda në minierat e Bulqizës, kanë qenë kryesisht simbolike dhe të arrestuarit nuk janë mbajtur përgjegjës. Ky cikël arrestimesh simbolike, pa pasoja reale për përgjegjësit, është kthyer në një praktikë të përsëritur për aksidentet në sektorin minerar, që nuk ka sjellë përmirësim të kushteve dhe sigurisë në punë, dhe as drejtësi për viktimat.
Fari Veliu ishte një prej minatorëve të vjetër në qytetin e Bulqizës, i cili – pavarësisht moshës së pensionit – ishte rikthyer në galeri për shkak të pamundësisë ekonomike për të përballuar jetesën vetëm me pension. Shokë të punës së tij tregojnë për BIRN se ai kishte dekada përvojë në nëntokë.
/BIRN/ -

Aksident në një galeri në Bulqizë, humb jetën minatori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë, ku si pasojë e një aksidenti në punë ka humbur jetën një minator rreth 64 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ka qenë duke punuar në thellësi të galerisë kur është goditur nga një masiv.
Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të rënda.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në punë. -

Në zemër të Kalabrisë shqiptare / Begaj u drejtohet arbëreshëve: Ju mbani gjallë gjuhën dhe identitetin
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanase Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto.
Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis të kaluarës dhe të ardhmes, midis identitetit dhe integrimit të plotë të shoqërisë sonë.
“Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë, dy kombe që kanë rrënjë të përbashkëta, ideale të përbashkëta dhe një histori të gjatë, një histori të gjatë dashurie, miqësie dhe vëllazërie”, – theksoi Kreu i Shtetit.
Presidenti i Republikës në takimet e tij me arbëreshët nxiti përcjelljen e historive familjare të trashëguara brez pas brezi për të mbajtur gjallë këtë pasuri kulturore unike.
“Mos harroni se çdo herë që një fëmijë dëgjon një fjalë në arbërisht, çdo herë që një gjysh apo gjyshe i rrëfen në gjuhën arbëreshe fëmijëve, ringjallet tek ta diçka shumë e çmuar. Arbërishtja rifillon të jetojë dhe të ringjallet. Ju jeni rrënjët, ndërsa fëmijët dhe nipërit tuaj janë filizat, filizat e të ardhmes së Kalabrisë, të Shqipërisë dhe Italisë”.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNextDuke përmendur figura të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe politikës arbëreshe, Presidenti i Republikës u shpreh se tek arbëreshët ai sheh rojtarët më të mirë të shpirtit identitar, të gjuhës, kulturës dhe riteve fetare.
“ Gjithçka këtu më bën të mendoj se gjuha jonë, gjuha arbëreshe, gjuha shqipe, ka rojtarët e vet këtu në Kalabri”.
Presidenti Begaj u ndal dhe në angazhimin e përbashkët të institucioneve të të dyja vendeve për të paraqitur në UNESCO dosjen e “Motit të madh”, një mënyrë e mbrojtjes së kësaj pasurie kulturore gjuhësore dhe ruajtje e riteve fetare, së bashku me kostumet plot ngjyra e gjallëri si pasuri jomateriale e njerëzimit.
“Ishte poeti i madh Zef Serembe që arriti të transformonte dhembjen e mërgimit me dashurinë për atdheun me vargjet aq të bukura, që janë të përjetshme. Ishte heroi Terenc Toçi, figurë e shkëlqyer e angazhimit civil dhe politik, një pioner i idesë së një Shqipërie moderne, një Shqipërie demokratike e të lirë. Këta shembuj dëshmojnë se ju jeni më shumë se një komunitet, jeni më shumë se një qytet, është një zë kujtese, një zë drite, një zë shprese.”
Në këto komunitete, që janë pjesë integrale e jetës italiane, por me një ndjenjë të thellë përkatësie shqiptare, Presidenti ftoi që kjo marrëdhënie e veçantë shpirtërore duhet të materializohet me një fuqizim dhe forcim të marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimeve tregtare dhe shtim të bashkëpunimit mes Rajonit të Kalabrisë dhe rajoneve të ndryshme në Shqipëri.
“Ftoj cilindo qytetar, italian, arbëresh dhe shqiptar, të gjithë së bashku të promovojmë dhe të nxisim më fort projekte bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor e ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë. Të nxisim dhe të promovojmë projekte që rrisin shkëmbimet midis studentëve, midis artistëve të rinj, të inkurajojmë bizneset shqiptare dhe ato italiane të ndërtojnë partneritete të besueshme, partneritete në sektorë të turizmit, në sektorë të agrikulturës, në sektorë të artizanatit, sepse vetëm kështu marrëdhëniet tonë do të forcohen”, u shpreh Presidenti Begaj.
Pas kësaj vizite, nën kujdesin e Presidentit tre komuna arbëreshe do të kenë në sheshet e tyre simbolin e forcës arbëreshe: bustet e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Nga këto sheshe Presidenti Begaj shprehu bindjen e tij se vizioni evropian i shqiptarëve është rruga e drejtë që na forcon e na zhvillon.
“Besoj te forca e kësaj miqësie, besoj te forca e kësaj vëllazërie, besoj te këta tri flamuj që janë pas nesh: flamuri shqiptar, flamuri italian dhe flamuri i Bashkimit Evropian, që së bashku jemi më të fortë dhe do të bashkëekzistojmë përjetë”, theksoi Kreu i Shtetit. -

Artistët në harresë, Najada Hamza në ‘Odeon’: Shqipëria nuk ka hapësira ekspozuese
Mungesa e hapësirave të dedikuara për artin në Shqipëri është kthyer prej kohësh në një shqetësim serioz për komunitetin krijues. Kuratorja, artistja dhe profesoresha Najada Hamza, e ftuar në emisionin “Odeon”, ngre zërin për situatën aktuale të galerive dhe mungesën e infrastrukturës që do të duhej të pasqyronte punën e artistëve të afirmuar dhe atyre të rinj. Në një reflektim të drejtpërdrejtë dhe të ndjerë, ajo kërkon më shumë vëmendje institucionale ndaj artit bashkëkohor.
Najada Hamza:
Ky është një territor i hapur. Nuk i drejtojmë apo i kanalizojmë dot pëlqesat. Gjëja që unë mendoj se i mungon realitetit shqiptar, që ta njohë artistin e tij, është hapësira ekspozuese, që artistët të shfaqen. Janë pothuajse zero. Prej vitesh, Tirana nuk ka hapësira. FAB është një galeri e Fakultetit të Arteve Pamore. Është një galeri me misionin që t’u shërbejë studentëve pra, është pjesë e programit mësimor që studenti, pasi të formohet, të ballafaqohet me audiencën, me publikun. Është një hapësirë që ne përpiqemi të promovojmë artin e ditës nëpërmjet një hapësire që duhet t’u dedikohet kryesisht artistëve të rinj për shkak të nevojave dhe fluksit.
Shqipëria nuk ka hapësira ekspozuese. Galeria e Arteve është e mbyllur. Muzeu Etnografik nuk ekziston. Muzeu Historik Kombëtar është i mbyllur. E vetmja galeri që qëndron e hapur është galeria FAB dhe ajo kryeministrore dhe nuk ka galeri të tjera. Kështu që publiku, artdashësit, që të njihen me artistët dhe me artistin Ali Oseku, ka nevojë që të ketë hapësira ekspozuese, të ketë projekte që përshfaqin artistët e afirmuar, artistët emergjentë, historinë e artit shqiptar, përmes figurave të rëndësishme të artit shqiptar. Për momentin, nuk e kemi.
-

Shembet masivi i gurëve në një galeri në Bulqizë, humb jetën një 48-vjeçar
Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh.
Si pasojë e shembjes, ka humbur jetën shtetasi Agron Cani, 48 vjeç, banues në Krastë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në një nga galeritë në zonën e quajtur Thekën e Martaneshit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.Top Channel