Tag: galatasaray

  • Galatasaray pas Granit Xhakës, shqiptari takon përfaqësuesit e klubit turk

    Galatasaray pas Granit Xhakës, shqiptari takon përfaqësuesit e klubit turk

    Granit Xhaka shumë shpejt mund të jetë një futbollist i Galatasarayt. Mesfushori i Bayer Leverkusen ka lënë gjithçka të hapur, teksa ka pasur një takim mes palëve.
    Sipas një raportimi nga gazetarët e Sky Sports, Florian Plettenberg dhe Dennis Bayer, Galatasaray është i gatshëm të bëjë një ofertë për ta joshur Xhakën të kalojë në Turqi në verë. Gjithnjë sipas raportimeve, tashmë ka pasur një takim mes Xhakës, babait të tij, Galatasaray dhe një personi ndërmjetësues.
    Granit Xhaka është një figurë e rëndësishme tek Bayer Leverkuseni, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028. Xhaka u bë pjesë e ‘Aspirinave’ në qershor të vitit 2023, duke u transferuar nga Arsenali për shumën e 15 milionë eurove.

  • Osimhen për të ardhmen: Galatasaray do të mbetet përgjithmonë në zemrën time

    Osimhen për të ardhmen: Galatasaray do të mbetet përgjithmonë në zemrën time

    Tifozët e Galatasaray do të ndiejnë një mungesë të thellë pas sezonit të jashtëzakonshëm si ai i Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian, i huazuar pa të drejtë blerjeje nga Napoli, ka realizuar 29 gola gjithsej, deri tani, me fanellën e kryesuesve të “Super Lig”, përfshirë 21 gola vetëm në kampionat, duke krijuar një lidhje të veçantë me tifozët.
    Goli i fundit erdhi dje, kur realizoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Samsunsporit. Sulmuesi afrikan e analizoi kështu ndeshjen pas fishkëllimës së fundit: “Në pjesën e parë ishim paksa të nxituar, donim të tregonim veten. Duhej ta kishim mbajtur më shumë topin. Në pjesën e dytë treguam më shumë durim. Jam i lumtur që shënova, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”.
    Sa i përket luftës për titull, me Galatasaray që ka 6 pikë avantazh ndaj Fenerbahçe, Osimhen shtoi: “Tërë vëmendja është mbi ne. Si skuadër kemi përgjegjësi, duam të fitojmë çdo ndeshje. Mendoj se e kemi cilësinë për t’ia dalë mbanë me sukses. Duhet të luftojmë për t’i mposhtur rivalët dhe ngritur trofeun. Jemi në një pozicion të favorshëm, por nuk do të jetë e lehtë”.
    Në fund, një koment i pashmangshëm për të ardhmen e tij. Kartoni i Osimhen është ende në pronësi të Napolit, kontrata ka një klauzolë prej 75 milionë euro, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë: “Gjithmonë ka zëra për mua, por jetoj momentin.
    Po e shijoj këtë periudhë në Turqi. Tifozët më kanë mbështetur jashtë mase, jo vetëm mua, por edhe shokët e skuadrës dhe familjen. Do të merret vendimi më i mirë për të gjithë. Megjithatë, Galatasaray do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”.

  • Mësohet çfarë i tha trajneri i Galatasaray që e “tërboi” Mourinho-n dhe e kapi prej hunde

    Mësohet çfarë i tha trajneri i Galatasaray që e “tërboi” Mourinho-n dhe e kapi prej hunde

    4 Prill 2025

    14:38

    Telesport

    Vazhdon të bëjë akoma jehonë incidenti i ndodhur në fund të çerekfinales për Kupën e Turqisë, me protagonistë Jose Mourinho-n dhe trajnerin e Galatasarayi-t, Okan Buruk.
    Kur trajneri i Galatasaray po festonte me lojtarët dhe stafin e tij, kapet prej hunde nga Mourinho dhe rrëzohet në tokë. Media turke “Milliyet” zbulon sot arsyen pse Mourinho bëri nëj gjest të tillë.
    Në përfundim të ndeshjes, Mourinho ishte i pakënaqur me arbitrimin dhe shkoi t’ua thotë në sy pakënaqësinë që kishte ndaj tyre. “E keni arbitruar shumë keq ndeshjen sot”, mësohet t’u ketë thënë Mourinho arbitrave.
    Në këtë moment thuhet të ketë ndërhyrë Okan Buruk, i cili ka uruar arbitrat për gjykimin korrekt të ndeshjes. “Mos e besoni atë. Keni marrë vendimet e duhura dhe e keni drejtuar shumë mirë ndeshjen”, mësohet t’u ketë thënë Burak arbitrave.
    Sikur të mos mjaftonte kjo, raportohet se Burak i ka thënë Mourinho-s” Lojë e mirë”, gjë që është marrë si provokim nga “Special One” dhe bëri gjestin që u bë viral kudo.

  • “I shkuli hundën” trajnerit kundërshtar, ja pse Mourinho rrezikon dënim shembullor në Turqi

    “I shkuli hundën” trajnerit kundërshtar, ja pse Mourinho rrezikon dënim shembullor në Turqi

    Përballjet mes Fenerbahçe dhe Galatasaray nuk janë kurrë të zakonshme. Sfida e së mërkurës mbrëma në çerekfinalet e Kupës së Turqisë e vërtetoi edhe një herë këtë. Protagonist absolut, si për mirë, ashtu edhe për keq, ishte José Mourinho, i cili ndezi një tjetër përleshje në fushë me një gjest që pritet të shkaktojë shumë polemika.
    Trajneri portugez i kapi hundën kolegut të tij kundërshtar, Okan Buruk, veprim që i kushtoi kartonin e kuq. Tensionet mes dy klubeve kanë qenë të larta prej javësh, veçanërisht pas akuzave për komente raciste ndaj një lojtari të Galatasaray, çka i kushtoi Mourinhos pezullimin me 4 ndeshje. Aktualisht ky rast është në shqyrtim nga gjykatat turke.
    Sipas raportimeve të medias vendase, ky episod i ri mund të ketë pasoja serioze disiplinore për “Special One”. Komisioni Disiplinor, tashmë i informuar për ngjarjen, duhet të vendosë nëse sjellja e trajnerit luzitan do të klasifikohet si “jo sportive”, çka do të sillte pezullim nga një deri në 3 ndeshje dhe gjobë nga 1200 deri në 12000 euro, apo si “agresion”, skenar që do të nënkuptonte pezullim shumë më të rëndë, nga 5 deri në 10 ndeshje.
    Tashmë pritet verdikti i komisionit në fjalë, por një gjë është e sigurt: Mourinho ishte sërish në qendër të polemikave në një derbi të zjarrtë.

    Galatasaray delirtir. pic.twitter.com/8EzHuxgq4e
    — Galatasaray SK (@GalatasaraySK) April 2, 2025

  • “Galatasaray të çmend”; rivali i madh turk i Fenerbahçe tallet keq fare me Mourinhon (video)

    “Galatasaray të çmend”; rivali i madh turk i Fenerbahçe tallet keq fare me Mourinhon (video)

    Pas fitores në derbin e Kupës së Turqisë (2-1) kundër Fenerbahçe së Mourinhos, i cili në kaosin e fundit të ndeshjes kapi për hunde dhe rrëzoi trajnerin kundërshtar, Galatasaray publikoi në rrjetet e veta sociale një video që pritet të shkaktojë shumë diskutime.
    Me mbishkrimin “Galatasaray të çmend”, videoja tregon Mourinhon në një version të animuar, duke folur në një konferencë për shtyp dhe duke shqiptuar qartë fjalët “Galatasaray” dhe “Okan Buruk”.

    Më pas, trajneri portugez shfaqet në shtrat, duke lexuar lajmet mbi fitoren e “Gallatës”, ndërsa ëndërron festimet e Osimhen dhe shokëve të tij, duartrokitjet e Buruk dhe Icardi, teksa bën gjestin e gjumit. Në fund, ai zgjohet nga makthi, por e gjen veten në një çmendinë, i veshur me këmishë force…
    Një provokim i hapur, që sigurisht nuk do të kalojë pa reagime nga Mourinho dhe Fenerbahçe.

    Galatasaray delirtir. pic.twitter.com/8EzHuxgq4e
    — Galatasaray SK (@GalatasaraySK) April 2, 2025

  • VIDEO/ Mourinho nuk “e kapërdin” eliminimin, kap prej hunde trajnerin e Galatasarayt

    VIDEO/ Mourinho nuk “e kapërdin” eliminimin, kap prej hunde trajnerin e Galatasarayt

    Fenerbahce u mund 1-2 në fushën e saj nga Galatasaray, në ndeshjen çerekfinale për Kupën e Turqisë duke u eliminuar.
    Në fund ndeshjes protagonistë u bënë dy trajnerët, Jose Mourinho dhe Okan Buruk.
    Ndërkohë që lojtarët, trajneri dhe stafi i Galatasaray-it po festonin në fushë kualifikimin për në gjysmëfinale, Mourinho-s nuk i pëlqen kjo gjë dhe kap prej hunde trajnerin kundërshtar, ky i fundit rrëzohet në fushë.
    Skena komike është bërë virale.

  • Osimhen ia bën bajat Mourinho-s dhe e nxjerr jashtë nga Kupa e Turqisë (video)

    Osimhen ia bën bajat Mourinho-s dhe e nxjerr jashtë nga Kupa e Turqisë (video)

    2 Prill 2025

    21:58

    Telesport

    Fenerbahce është mundur në shtëpi në derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Galatasaray, e vlefshme për Kupën e Turqisë. Miqtë shënuan dy herë brenda 15 minutave me Victor Osimhen, njëri nga golat me penallti. SHIKOGOLIN
    Ekipi i rejtuar nga Mourinho ngushtoi shifrat me një gol të Sebastian Szymanskinë fund të pjesës së parë, por shumë i dyshimtë për pozicion jastë loje. Pavarësisht pamjeve dyshuese që po qarkullojnë në rrjet, VAR e quajti të rregullt. SHIKOVIDEON
    Pjesa e dytë përveç shumë kartonëve të verdhë dhe tre të kuq në fund për të dy ekipet, dy për Galatasarayi-n, nuk solli ndryshim të rezultatit. Kartonët e kuq erdhën si rezultat i një përleshjeje mes lojtarëve të stolit të të dy ekipeve. U desh ndërhyrja e policisë dhe u qetësua situata.
    Galatasaray fiton 1-2 dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë ku e pret Konyaspor. Tani pritet reagimi i Mourinho-s, ku me siguri deklaratat e tij do bëhen virale, ashtu siç ndodh përherë kur ndeshet me Galatasaray-in.

  • Mourinho nuk ndryshon kurrë, “Special One” kap prej hunde trajnerin e Galatasaray-it pas humbjes! Ai rrëzohet në tokë (video)

    Mourinho nuk ndryshon kurrë, “Special One” kap prej hunde trajnerin e Galatasaray-it pas humbjes! Ai rrëzohet në tokë (video)

    2 Prill 2025

    22:20

    Telesport

    Fenerbahce u mund 1-2 në fushën e saj nga Galatasaray, në ndeshjen çerekfinale për Kupën e Turqisë. Miqtë shënuan dy herë brenda 15 minutave me Victor Osimhen, njëri nga golat me penallti.
    Ekipi i rejtuar nga Mourinho ngushtoi shifrat me një gol të Sebastian Szymanskinë fund të pjesës së parë, por shumë i dyshimtë për pozicion jastë loje. Pavarësisht pamjeve dyshuese që po qarkullojnë në rrjet, VAR e quajti të rregullt.
    Pjesa e dytë përveç shumë kartonëve të verdhë dhe tre të kuq në fund për të dy ekipet, dy për Galatasarayi-n, nuk solli ndryshim të rezultatit. Kartonët e kuq erdhën si rezultat i një përleshjeje mes lojtarëve të stolit të të dy ekipeve. U desh ndërhyrja e policisë dhe u qetësua situata.
    Në fund ndeshjes protagonistë bëhen dy trajnerët, Jose Mourinho dhe Okan Buruk. Ndërkohë që lojtarët, trajneri dhe stafi i Galatasaray-it po festonin në fushë kualifikimin për në gjysmëfinale, Mourinho-s nuk i pëlqen kjo gjë dhe kap prej hunde trajnerin kundërshtar, ky i fundit rrëzohet në fushë. Skena komike është bërë virale. VIDEO