Rrugëtimit të gjatë të Marc-Andre ter Stegen te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Katalanasit kanë gjetur portierin e ri, Joan Garcia, për të cilin do të paguajnë 25 milionë euro tek Espanyol, ndaj në këtë situatë nuk ka më vend për Ter Stegen, i cili duhet të gjejë një ekip të ri.
Barcelona kërkon të shpëtojë nga rroga e majme e gjermanit, ndaj do shqyrtojë me kujdes ofertat që do vijnë për të. Katalanasje SPORT raporton se Galatasaray tashmë ka paraqitur një propozim zyrtar si për lojtarin shtu edhe për klubin e Barcelonës.
Oferta do të përfshinte një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh neto për Ter Stegen, pak më pak se ajo që ai fiton aktualisht te Barça, por mund të jetë tërheqëse në një projekt ku ai konsiderohet një lojtar kyç. Ndërsa ende nuk dihet shuma që Galatasaray i ka ofruar Barcelonës për kartonin e portierit gjerman.
Kampioni i Turqisë është shumë aktiv këtë merkato, ku deri tani ka zyrtarizuar transferimin e Leroy Sane, ndërkohë që është afër finalizimit të marrëveshjes me Hakan Calhanoglu. Gjithashtu klubi turk synon edhe transferimin e Ilkay Gundogan nga City.
Transferimi i këtyre emrave të mëdhenj mund të jetë një shtysë e madhe për Ter Stegen që të pranojë propozimin e gjigantit turk. Për momentin, portieri gjerman mbetet i vendosur në qëllimin e tij për të qëndruar te Barcelona, por interesi i Galatasaray është serioz dhe oferta e tyre është vërtet tunduese.
Tag: galatasaray
-

Galatasaray nuk ndalet! Kërkon një tjetër lojtar nga Bayern pas Leroy Sane
12 Qershor 2025
18:42
Telesport
Galatasaray po “shpërthen” këtë merkato vere. Sikur të mos mjaftonte transferimi i bujshëm i Leroy Sane, klubi turk kërkon një tjetër lojtar nga Bayern.
Mediat turke shkruajnë se Galatasaray po tenton të rikthejë Sasha Boey. Ky do të ishte një rikthim, sepse mbrojtësi i djathtë më parë ka luajtur te kjo skuadër, para se të kalonte në Mynih.
Klubi turk do huazim me të drejtë blerjeje, kurse Bayern deri tani nuk ka pranuar, sepse do shitje të drejtpërdrejtë ose huazim me detyrim blerjeje. -

Real-i nuk e do më, Galatasaray ka gati ofertën për të padëshiruarin e Los Blancos
Kampionët e Turqisë, Galatasaray, po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të portierit të Real Madridit, Andriy Lunin, këtë verë.
Lojtari ukrainas do të vazhdojë si zëvendësues në Santiago Bernabeu, duke e bërë atë të shqyrtojë një transferim diku tjetër sapo të lindë një mundësi.
Diario AS raporton se Galatasaray po tregon interes konkret për Lunin, për të cilin Real Madrid-i është i përgatitur të dëgjojë ofertat këtë verë.
Ata janë të përgatitur të përfitojnë nga 26-vjeçari, pavarësisht se i kanë ofruar një kontratë të re deri në vitin 2030 në fillim të këtij sezoni.
Andriy Lunin do të tundohet nga një mundësi për t’u bashkuar me një nga klubet më të mëdha të Turqisë, të cilët kanë treguar gatishmërinë e tyre për të shpenzuar shumë në vitet e fundit.
Me Fernando Muslera që pritet të largohet nga klubi këtë verë pas 14 vitesh me ta, fanella e tyre numër një është aty për t’u marrë.
Lunin mbetet zgjedhja e dytë te Real Madrid-i, me Thibaut Courtois që ende konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë.
Ai ngurroi ta zgjaste kontratën e tij pas një sezoni mbresëlënës 2023-24 që e shtyu të kërkonte një rol më të madh, por përfundimisht vendosi të qëndronte.
Ai mund të mos bëjë të njëjtën zgjedhje këtë herë, pasi mundësia e Galatasaray do të jetë e vështirë për t’u humbur.
Skuadra e Xabi Alonsos do të pësojë ndryshime të mëdha këtë verë, por pozicioni i Courtois nuk është nën kërcënim nën drejtimin e trajnerit të ri.
Me vetëm 14 paraqitje si portier rezervë gjatë gjithë sezonit 2024-25, Lunin do të jetë shumë i hapur për t’u larguar nga klubi. -

Osimhen: E ardhmja? Nuk iu rezistoj dot tifozëve të Galatasaray, vendimi pas përfundimit të sezonit
Në finalen e Kupës së Turqisë, Galatasaray mposhti Trabzonsporin 3-0, duke fituar trofeun për herë të 19-të në histori. Protagonist absolut ishte Victor Osimhen, sulmuesi në huazim nga Napoli, i cili bëri disa deklarata edhe për të ardhmen e tij:
“Dua ta përgëzoj gjithë skuadrën, jemi shumë të lumtur. Luftuam vërtet fort nga fillimi deri në fund. Falenderojmë edhe tifozët, ishin të jashtëzakonshëm gjatë gjithë ndeshjes. Po luftonim për të fituar tre trofe, por mbetëm jashtë në një. Njërin e fituam. Të dielën do të luftojmë për yllin e pestë”.
Në lidhje me 35 golat sezonalë, rekordi më i lartë në karrierë dhe njëkohësisht golashënuesi i huaj më i mirë në historinë e Galatasaray, në sezonin e tij të parë: “Rekordi është padyshim diçka e mrekullueshme. Falenderoj shokët e skuadrës, sot Yunus (Akgün, me tri asiste) ishte vërtet lidhja jonë në fushë. Jam shumë i lumtur për golat që kam shënuar, por të hyj në histori është kënaqësi e madhe për mua. Do të vazhdoj të luftoj”.
Për të ardhmen, duke marrë parasysh se në fund të sezonit duhet të kthehet te Napoli, por Galatasaray dëshiron ta mbajë duke aktivizuar klauzolën prej 75 milionë eurosh për klubet e huaja, Osimhen u shpreh:
“Nuk iu rezistoj dot tifozëve të Galatasaray. Në fund të sezonit do të duhet të marr një vendim shumë të rëndësishëm. Dua t’i falenderoj të gjithë për gjithçka që kam përjetuar gjatë këtij rrugëtimi. Do ta marr vendimin tim pas përfundimit të sezonit”. -

Besiktas fiton derbin ndaj Fenerbahce dhe i “jep” titullin Galatasaray-it (video)
4 Maj 2025
21:14
Telesport
Fenerbahce është mundur 0-1 në shtëpi në derbin ndaj Besiktas. Me humbjen e sotme, mund të quhet e mbyllur gara për titullin kampion në Superligën turke. Kur duhen edhe 6 javë nga fundi, Galatasaray kryeson me 8 pikë më shumë se Fenerbahce.
Përsa i përket takimit të sotëm, protagonisti kryesor ishte Gedson Fernandes. Portugezi fillimisht humbi një penallti në minutën e 36-të, ndërsa në minutën e 44-të shënoi golin e avantazhit dhe të fitores për ekipin e tij. SHIKOGOLIN
Mesfushori i Besiktas përfitoi nga një gafë fatale e portierit vendas, Egribayat, i cili bëri një dalje të gabuar, Fernandes nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.
Pas kësaj fitoreje, Besiktas ngjitet në vendin e katërt me 55 pikë. Milot Rashica luajti për 90 minuta dhe bëri një perfomancë të mirë, ndërsa Ernest Muçi vazhdon të jetë i dëmtuar. -

Osimhen në qiellin e shtatë: “Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë deri sa erdha te Galatasaray”
3 Maj 2025
23:15
Telesport
Sërish gola, sërish lider! Victor Osimhen duket se po shijon ndeshjet e fundit te Galatasaray dhe në Stamboll. E bëri edhe ndaj Sivasspor sot. Sulmuesi nigerian pas ndeshjes u shpreh: “Dua ta përgëzoj ekipin. Falënderoj tifozët tanë. E dinim që çdo ndeshje ishte një finale. Të fitosh duke shënuar 2-3 gola është e rëndësishme, por duhet të duam më shumë. Sot morëm një rezultat të mirë. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme në rrugën drejt yllit të 5-të. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë duke u përmirësuar.” tha ai.
“Unë luaj në një klub shumë të madh”
Futbollisti nigerian tha për rekordin e karrierës së tij: “Sigurisht, mendoj se është e rëndësishme të thyesh një rekord që në sezonin e parë. Po luaj për një klub shumë të madh. Një nga klubet më të mëdha në botë, më i madhi në Turqi.
Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit dhe të gjithë në klub. Është një sezon që do ta mbaj mend për gjithë jetën time. Përveç shënimit të golave, më pëlqen të ndihmoj ekipin. Jam i lumtur kur i shndërroj rastet në gola. Gjëja e rëndësishme nuk është Osimhen, ekipi është këtu. Dua të falënderoj edhe stafin teknik vazhdimisht.” ai i tha fjalët e tij.
Osimhen tha për dashurinë e fëmijëve ndaj tij: “Është një ndjenjë vërtet e bukur. Falënderoj Zotin që më frymëzoi dhe për ato maska qe tashme jane bere virale. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë derisa erdha te Galatasaray. Do të vazhdoj ta bëj këtë. Dua të vazhdoj mënyrën se si më njohin. Kjo më bën shumë të lumtur.” bëri deklaratën. -

Video: Rei Manaj shënon gol të bukur ndaj Galatasaray, “turpëron” Muslera-n
3 Maj 2025
18:56
Telesport
Galatasaray po përballet me Sivasspor në kuadër të javës së 33-të në Superligën turke. Pjesa e parë ka folur e gjitha për vendasit, të cilët po fitojnë 4-1.
Golat për Galatasaray u shënuan nga Torreira 9′, Osimhen 15′, 30′ dhe Ylmaz 21′. Golin e nderit në pjesën e parë për miqtë e shënoi Rei Manaj në minutat e fundit.
Pasi mori një top të bukur në krah dhe kaloi mbrojtësin e Galatasaray-it, Manaj e dërgon topin mes këmbëve të Muslera-s me një goditje të fuqishme. Gjithsesi, një gol që vlen për statistikë për Manaj, pasi vështirë se Sivasspor mund të bëjë më shumë ndaj Galatasaray-it. Sivasspor renditet momentalisht në vendin e 16-të, vend që të dërgon në ligën e parë turke. -

Fenerbahce bën përmbysjen e madhe dhe tani është vetëm 2 pikë larg Galatasaray-it (video)
26 Prill 2025
19:58
Telesport
Gara për titullin kampion në Superligën turke mes Galatasaray dhe Fenerbahce vazhdon të jetë ende shumë e fortë. Ekipi i drejtuar nga Mourinho fitoi sot në transfertë 1-3 ndaj Gaziantep, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, me golin e Maxim në minutën e 13-të, përmbysja e madhe do të vinte në pjesën e dytë. Fenerbahce shënoi 3 gola për 4 minuta. SHIKOGOLIN Fillimisht Talisca barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 68-të, një minutë më pas Dzeko shënoi të dytin, dhe dy minuta më pas Fred shënoi të tretin. SHIKOGOLIN
Pas kësaj fitoreje, Fenerbahce mban vendin e dytë me 75 pikë, dy pikë më pak se Galatasaray, i cili përballet nesër në transfertë ndaj Eyupspor. -

Manchester United, ofertë më të ulët se kërkesa për Osimhen: Ja plani për ta rrëmbyer nga Napoli
Manchester United po vazhdon garën në “Europa League”, por paralelisht ka nisur të planifikojë merkaton për sezonin e ardhshëm. Sipas “Mirror”, objektivi kryesor për sulmin është Victor Osimhen, i cili aktualisht është në huazim te Galatasaray, por në pronësi të Napolit.
“Djajtë e Kuq” synojnë të përfitojnë nga situata kontraktuale e Osimhen për të bërë një ofertë të ulët, rreth 46.6 milionë euro, shumë më pak se sa kërkon Aurelio De Laurentiis. Megjithatë, Napoli rrezikon ta humbasë lojtarin me parametër zero verën tjetër, pasi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij. Kjo situatë do të jetë vendimtare për negociatat, që priten të nisin seriozisht pas përfundimit të sezonit.
Zëvendëspresidenti i klubit turk ka komentuar zërat për një largim të mundshëm: “Fjalët e tij nuk do të thonë se do të largohet. Osimhen vetëm tha që, edhe nëse ikën, Galatasaray do të mbetet në zemrën e tij. Nuk na ka thënë se do të largohet dhe ne duam që të qëndrojë këtu”.
Vetë sulmuesi nigerian ka preferuar të mbajë një qëndrim diplomatik: “Gjithmonë ka zëra për mua, por jetoj momentin. Tani po e shijoj këtë përvojë. Tifozët më kanë mbështetur jashtëzakonisht, jo vetëm mua, por edhe bashkëlojtarët dhe familjen time. Do të merret vendimi më i mirë për të gjithë, Galatasaray do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”.
Me Osimhen në prag të fundit të kontratës dhe me interes të madh nga klubet e mëdha si Manchester United, merkatoja verore pritet të jetë shumë e nxehtë për të ardhmen e tij. Napoli, nëse nuk arrin ta bindë për rinovim, mund të jetë i detyruar ta shesë për të mos e humbur pa përfitime verën e ardhshme. -

Granit Xhaka kërkohet nga Galatasaray
Granit Xhaka mund të largohet nga Gjermania për të vijuar një aventurë të re në Turqi.Sipas “Sky Sport Deutschland”, për mesfushorin që ka qenë pjesë e sukseseve të Bayer Levekusen në vitet e fundit, ka një interes të madh nga Galatasaray.
Skuadra e njohur e Stambollit që kryeson renditjen në kampionatin turk, po kërkon lojtarë të nivelit të lartë dhe është gati të bëjë një ofertë të mirë si për lojtarin edhe për klubin gjerman.Granit Xhaka është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri më 30 Qershor të 2028, por nuk shikohet si pengesë nga mediat gjermane.
32-vjeçari në karrierën e tij është aktivizuar me Basel, Borussia M’gladbach dhe Arsenal.
