Tag: galatasaray

  • Galatasaray, ofertë 10 milionëshe për Ederson. “Efekti domino” prek edhe… Donnarumma

    Galatasaray, ofertë 10 milionëshe për Ederson. “Efekti domino” prek edhe… Donnarumma

    16 Gusht 2025

    12:25

    Alfred Lleshi

    Galatasaray nuk pret më. Kampionët e Turqisë, që rikthehen edhe në Champions League, nuk kanë kursyer asgjë në këtë merkato vere, madje nuk kanë ndërmend të ndalen. Mes rasteve më të shquara si Osimhen dhe Sané, klubi turk ka më shumë se kurrë nevojë për një portier që të mbulojë boshllëkun e lënë nga Muslera. Prej javësh flitet vetëm për një emër; Ederson i Manchester City.
    Kjo ka sjellë lëvizjen konkrete të Galatasaray drejt portierit brazilian, i cili ka kontratë edhe një vit me klubin anglez. Gjigantët turq kanë bërë ofertë rreth 10 milionë euro, sipas ekspertit të njohur të merkatos Fabrizio Romano. Klubi nga “Etihad” kërkon një shifër më të lartë për ta mbyllur operacionin, por situata është në zhvillim dhe duhet ndjekur me kujdes.
    Një largim eventual i Ederson në Turqi, siç ishte paralajmëruar, do të lironte vendin për Gigio Donnarumma. Portieri italian, i përjashtuar me forcë dhe publikisht nga projekti teknik i PSG, po ashtu me kontratë në përfundim (pas një viti), tashmë ka hapur mundësinë e transferimit në Manchester, te Pep Guardiola. Nëse të gjitha pjesët e këtij “puzzle” do të përputhen, do të mbetet vetëm të arrihet marrëveshja ekonomike mes City dhe PSG për kartonin e ish-portierit të Milanit.

  • Ederson te Galatasaray? Guardiola e lë jashtë dhe shpjegon: Duket se është i dëmtuar…

    Ederson te Galatasaray? Guardiola e lë jashtë dhe shpjegon: Duket se është i dëmtuar…

    “Duket se është i dëmtuar”. Kështu, Guardiola justifikoi vendimin për ta përjashtuar nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen e parë të Premier League 2025-2026, kundër Wolverhampton, pikërisht Ederson, portierin brazilian, i cili po lidhet me transferimin e mundshëm te Galatasaray.
    Kjo për faktin se Ederson, nga njëra anë, ndihet në rrezik aktivizimi pas ardhjes së Trafford (rinovimi me klubin anglez duket i pamundur), ndërsa nga ana tjetër klubi turk ka lënë të kuptohet se dëshiron ta transferojë për 10 milionë euro.
    Në konferencën për shtyp, Guardiola sqaroi vendimin për ta lënë Ederson jashtë ndeshjes “inauguruese” të Premier League: “Ai nuk ka ardhur tek unë të më thotë se do të largohet apo se ka marrë ndonjë ofertë. Unë punoj me të gjithë lojtarët që janë këtu, por askush nuk mund të dijë se çfarë do të ndodhë…”
    Largimi eventual i portierit brazilian (i cili të dielën do të mbushë 32 vjeç), që duket se dëshiron të provojë një eksperiencë të re, gjithsesi do të varet edhe nga sezoni i kaluar jo bindës, ku lojrat e tij me këmbë kanë qenë shumë të rrezikshme dhe kanë kushtuar disa gola të pësuar.
    Nga kjo lind ideja e Guardiolës, që në rast se Ederson largohet, ta zëvendësojë me Gianluigi Donnarumma, i cili është prishur totalisht me PSG-në dhe po kërkon një destinacion tjetër.

  • “Merr dy, paguaj një…”; Galatasaray luan me nervat e Interit në merkato

    “Merr dy, paguaj një…”; Galatasaray luan me nervat e Interit në merkato

    12 Gusht 2025

    15:12

    Alfred Lleshi

    Galatasaray e shikon me interes “pazarin” me Interin. Pas tentativës së parë jo shumë të fortë për Hakan Calhanoglu, klubi turk ka vënë në shënjestër dy lojtarë kryesorë zikaltër; Benjamin Pavard dhe Yann Sommer.
    Sipas asaj që raporton “Fotomac”, Galatasaray ka kontaktuar agjentët e të dy lojtarëve dhe më pas ka dorëzuar ofertë zyrtare për Interin. Ideja e klubit turk është të marrë Sommer falas dhe Pavard me huazim, por kjo ofertë nuk është pritur mirë nga Interi.
    Klubi zikaltër është i prerë; për Pavard pranon vetëm shitje të përhershme ose me detyrim blerjeje, sepse do të sigurojë të ardhura për merkaton. Huazimi pa detyrim blerjeje nuk është i preferuar.
    Gjithashtu për Sommer situata është e ngjashme. Interi nuk dëshiron ta lëshojë portierin zviceran falas, veçanërisht pa pasur një zëvendësues me cilësi të njëjtë. Nëse Galatasaray dëshiron vërtet të marrë dy lojtarët në fjalë, duhet ta rishikojë ofertën dhe të përputhet me kërkesat financiare të Interit.

  • Kutia speciale për Osimhen, Galatasaray shpreson të fitojë 21.5 milionë euro nga shitjet

    Kutia speciale për Osimhen, Galatasaray shpreson të fitojë 21.5 milionë euro nga shitjet

    Galatasaray ka zbuluar një kuti të veçantë koleksionistësh për yllin nigerian Victor Osimhen, i cili iu bashkua skuadrës turke për një tarifë rekord prej 75 milionë eurosh këtë javë.
    Paketa speciale, e quajtur “Solo Il Gala Osimhen Box”, është në dispozicion për blerje në dyqanin zyrtar të klubit për 215 euro. Me një tirazh fillestar prej 100,000 njësish, Galatasaray synon të gjenerojë afërsisht 21.5 milionë euro të ardhura nëse i gjithë koleksioni special shitet.
    Kutia e koleksionit është projektuar posaçërisht për karrierën e Osimhen te Galatasaray. Brenda kutisë është një fanellë e projektuar posaçërisht ekskluzive për këtë seri.
    Përveç kësaj, kutia përfshin një maskë të veçantë të bërë nga material i ngjashëm me gomën, i frymëzuar nga maska ikonike e Osimhen, me pesë yjet e Galatasaray.
    Tifozët do të kenë gjithashtu mundësinë të kenë një shall të veçantë me detaje të verdha dhe të kuqe, me temën “Solo Il Gala”. Përmes kodit QR në etiketën e fanellës, përdoruesit mund të hyjnë në përmbajtje ekskluzive dixhitale, mesazhet e Osimhen dhe platformat dixhitale që detajojnë vendin e këtij transferimi historik në historinë e Galatasaray-t.
    Kutia e mbledhjes përfshin gjithashtu një mesazh kuptimplotë nga Osimhen. Duke falënderuar tifozët, Osimhen ndan ndjenjat e tij me fjalët: “Kjo fanellë në kuti nuk është fanella ime, është e jona… Sa herë që e vishni, kujtoni historinë tonë, na kujtoni ne”.
    Drejtuesit e Galatasaray-t synon të japë një kontribut të rëndësishëm në të ardhurat komerciale të klubit falë këtij produkti të veçantë.

  • Galatasaray dërgon ofertën e parë për Donnarumma-n, italiani ende nuk ka kthyer përgjigje sepse ka një tjetër plan

    Galatasaray dërgon ofertën e parë për Donnarumma-n, italiani ende nuk ka kthyer përgjigje sepse ka një tjetër plan

    Pas transferimit të bujshëm të Victor Osimhen, Galatasaray po tenton një tjetër goditje të madhe. Klubi turk ka dërguar ofertën e parë zyrtare në drejtim të PSG-së për një transferim të mundshëm të Gigio Donnarumma-s.
    Portierit italian të cilit i skadon kontrata me PSG-në verën e vitit të ardhshëm, nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për një rinovim të mundshëm, ndaj largimi i tij këtë verë nga francezët është mëse i mundshëm.
    Për një rinovim të kontratës, PSG i ka ofruar portierit italian rrogën që merr aktualisht, por Gigio ka kërkuar një rritje të ndjeshme, gjë që nuk pranohet nga drejtuesit e klubit francez. Në këtë mënyrë, ata janë të hapur për të pritur oferta për kartonin e tij.
    Klubi i parë që ka dërguar ofertë zyrtare është Galatasaray, por Gigio Donnarumma pavarësisht se e vlerëson interesimin e klubit turk nuk ka kthyer ende përgjigje, pasi dëshiron të marrë më shumë kohë për të vendosur të ardhmen e tij.
    Mediat franceze raportojnë se plani i Donnarumma-s është të transferohet diku tjetër dhe jo te Galatasaray. Ndërkohë nga Anglia, Manchester City vazhdon të ndjek me vëmendje situatën mes portierit italian dhe PSG-së.
    Edhe pse, City arriti marrëveshjen me Burnley për rikthimin e James Trafford për 40 milionë euro, Guardiola nuk do t’i thoshte dot “jo” një transferimi të mundshëm të Gigio Donnarumma-s. E ardhmja e portierit italian pritet të vendoset shumë shpejt.

  • Çalhanoğlu, “telenovelës” i vjen fundi: “Nuk largohet nga Interi, asnjë kontakt me Galatasaray apo Fenerbahçe”

    Çalhanoğlu, “telenovelës” i vjen fundi: “Nuk largohet nga Interi, asnjë kontakt me Galatasaray apo Fenerbahçe”

    Në fund, gjithçka rezultoi një keqkuptim i madh. Hakan Çalhanoğlu nuk do të largohet nga Interi, do të qëndrojë në Milano edhe për sezonin e ardhshëm, duke respektuar kontratën e tij aktuale. Nuk ka pasur asnjë dëshirë nga ana e lojtarit për t’u larguar dhe, mbi të gjitha, nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me klubet turke, as me Galatasaray dhe as me Fenerbahçe, pavarësisht zërave mbi një derbi merkatoje për rikthimin e mesfushorit në atdhe.
    “Nuk ka pasur asnjë bisedim me klubet turke dhe Hakan do të luajë tek Interi sezonin tjetër”. Kështu deklaroi Gordon Stipic, një nga menaxherët e Çalhanoğlu, duke iu dhënë fund përfundimisht thashethemeve që ndezën verën zikaltër, me tensione të shfaqura publikisht edhe mes lojtarëve të Chivu. Deklaratat e menaxherit u bënë më 22 korrik për televizionin shtetëror turk “TRT Sport” dhe vijnë pas sqarimeve të mëparshme nga drejtuesit e Interit.
    “Nuk ka pasur takime me asnjë nga klubet e përmendura… Nuk kemi zhvilluar biseda me Fenerbahçe, mund të them se nuk kemi pasur kontakte as me Galatasaray. Të gjithë këto zëra janë të pabazuar. Ka shumë telefonata dhe kontakte në këtë periudhë, gjë normale në një merkato, – sqaroi Stipic, i cili nuk nguroi të lëshojë një thumb për burimet e lajmeve: – Në këtë fazë duhet një komunikim më i qartë dhe i rrjedhshëm nga ata që marrin vendimet”.
    Pra, tratativat për Çalhanoğlu nuk ekzistojnë, ose më saktë, nuk kanë ekzistuar kurrë. “Në ADN-në e tij ekziston një identitet shumë i fortë turk dhe nuk e mohoj që Hakan si fëmijë simpatizonte Galatasaray, – shtoi Stipic, – por sot nuk ka asnjë ofertë konkrete dhe, sipas informacionit tim, klubi ka plane të tjera”. Interi do të vazhdojë të mbështetet tek ai: “Hakan është i lumtur në Milano dhe do të luajë përsëri për Interin”.
    Gjithçka nisi nga disa deklarata që erdhën nga Turqia gjatë Botërorit për Klube, kur Çalhanoğlu u kthye në Milano për shkak dëmtimi, në marrëveshje me klubin, dhe më pas udhëtoi drejt Stambollit për të marrë pjesë në një dasmë.
    Thuhet se ai kishte kërkuar nga Interi leje për t’u larguar, çka shkaktoi polemika që përfshinë edhe Lautaro Martínez, si dhe reagime të ashpra nga turku. Një situatë që për pak dukej se do të shpërbënte “ishullin e lumtur” zikaltër, tashmë pa Inzaghin, por që më pas rezultoi thjesht një farsë verore.
    Interi nuk e mbylli derën për një shitje, ndërsa nga Turqia vazhdonin të vinin jehona ofertash mediatike nga Galatasaray fillimisht dhe më pas nga Fenerbahçe. Derisa ndërhyri vetë menaxheri për të sqaruar gjithçka.

  • Brenda “perandorisë” Galatasaray: ja ku gjeti paratë për një merkato galaktike klubi i Stambollit. Kërkon të shkruajë historinë edhe në Champions

    Brenda “perandorisë” Galatasaray: ja ku gjeti paratë për një merkato galaktike klubi i Stambollit. Kërkon të shkruajë historinë edhe në Champions

    21 Korrik 2025

    23:42

    Telesport

    Galatasaray po ëndërron shumë pasi finalizoi sot blerjen e përhershme të sulmuesit nigerian Victor Osimhen. Në kërkim të një portieri, kampionët turq i kanë vënë syrin numrit një dhe kapitenit të ekipit kombëtar italian, Gianluigi Donnarumma, i lindur në vitin 1999. Me një vit deri në skadimin e kontratës së tij me Paris Saint-Germain, ish-portieri i Milanit ende nuk ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij me kampionët evropianë, kështu që Galatasaray është futur ne gare per transferimin.
    Por si mund ta përballojë klubi turk një fushatë kaq të madhe transferimesh? Merita i takon një marrëveshjeje të kohëve të fundit prej 300 milionë eurosh për fushën Florya në lagjen Bakırköy, ku ndodhen objektet stërvitore të Galatasaray. Kjo marrëveshje prej 300 milionë eurosh, e nënshkruar me Nivak Yapı A.Ş., pritet të gjenerojë të ardhura prej mbi gjysmë miliardi eurosh për klubin.
    Një injeksion i konsiderueshëm parash në arkën e Galatasaray, disa prej të cilave tani po investohen në tregun e transferimeve për të ndërtuar ekipin më të madh të ëndrrave të Turqisë ndonjëherë.
    Ndërkohë, blerja e Victor Osimhen u finalizua sot, një marrëveshje prej 75 milionë eurosh që përfshin gjithashtu një përqindje të çdo rishitjeje të ardhshme te Napoli, si dhe pamundësinë e Galatasaray për ta shitur lojtarin në Itali për të paktën dy vjet. Sulmuesi nigerian shqyrtoi draftin përfundimtar të kontratës së tij sot dhe tani po cakton vizitat mjekësore me klubin e tij të ri.

  • Mbyllet “telenovela Osimhen”! Galatasaray paguan 80 milionë euro për yllin e Napolit

    Mbyllet “telenovela Osimhen”! Galatasaray paguan 80 milionë euro për yllin e Napolit

    Fundi i erdhi një telenovele shumë të gjatë në merkato. Victor Osimhem mund të konsiderohet përfundimisht një lojtar i Galatasaray-t, që për sulmuesin është gati të paguajë 80 milionë euro. Pas një sezoni në huazim, turqit kanë gjetur akordin me Napolin për klauzolën e nigerianit. 40 milionë euro do të paguhen këtë verë për 26-vjeçarin, ndërsa 35 milionë euro të tjera verën e ardhshme.
    Sakaq Napoli do të ketë edhe një bonus për golat e Osimhen, teksa ka ruajtur 10% të kartonit në shitjen e ardhshme. Gjithashtu duhet theksuar se Napoli i ka vendosur kusht Galatasaray-t që Osimhen dy sezonet e ardhshme mos të shitet te klubet italiane.
    Të reja të rëndësishme ka edhe për Federico Chiesa-n. Liverpool ka vendosur të mos e grumbullojë lojtarin për miqësoren e verës në Amerikë, duke lënë të kuptohet se është në shitje. 1 vit pas transferimit te Juventusi italiani nuk bindi dot në Premier League, ndërsa me shumë gjasa do të rikthehet në Seria A.

  • Napoli “fut në kllapa” Osimhen, transferimi te Galatasaray por me një kusht me pasoja penale!

    Napoli “fut në kllapa” Osimhen, transferimi te Galatasaray por me një kusht me pasoja penale!

    19 Korrik 2025

    19:01

    Telesport

    Transferimi përfundimtar i sulmuesit nigerian Victor Osimhen nga Napoli te Galatasaray po afrohet drejt përmbylljes. Çështja kryesore gjatë negociatave ka qenë marrëveshja financiare për sulmuesin 26-vjeçar.
    Kishte qenë e qartë që ai nuk kishte ndërmend të qëndronte te Napoli dhe dëshironte të vazhdonte te Galatasaray, ku kishte qenë huazuar për një vit. Më në fund, është rënë dakord për aspektet financiare. 40 milionë euro si pagesë e menjëhershme dhe 35 milionë euro të tjera që Galatasaray do t’i paguajë brenda vitit të ardhshëm.
    Një tjetër pikë kyçe për Napolin ishte klauzola që ndalon Osimhen të bashkohet me ndonjë klub italian në dy vitet e para pas transferimit. Ndryshe, Galatasaray duhet te paguaje direkt te gjitha parate me pas dhe nje penale te rendesishme.
    Kushti është pranuar nga Galatasaray dhe lojtari, dhe tani mbetet vetëm nënshkrimi përfundimtar, pasi Napoli të konfirmojë aftësinë financiare të klubit turk për të përmbushur këstin e dytë prej 35 milionë eurosh.
    Në sezonin e kaluar, Osimhen luajti 41 ndeshje te Galatasaray si lojtar në huazim, duke shënuar 37 gola dhe dhënë tetë asistime.

  • Calhanoglu “tradhton” edhe Galatasaray-in? Gati të transferohet tek ekipi tjetër i madh i Stambollit

    Calhanoglu “tradhton” edhe Galatasaray-in? Gati të transferohet tek ekipi tjetër i madh i Stambollit

    19 Korrik 2025

    13:39

    Telesport

    Rrugëtimit të Hakan Calhanoglu tek Inter i ka ardhur fundi. Mesfushori turk ka vendosur të largohet nga zikaltrit këtë verë dhe destinacioni i tij i ri pritet të jetë Stambolli.
    Prej ditësh, Galatasaray është në bisedime me Interin për transferimin e Calhanoglu, oferta e tyre e parë që përfshinte 20 milionë euro në total, është refuzuar nga klubi zikaltër, i cili kërkon 35-40 milionë euro.
    Mediat turke raportojnë ditën e sotme, se së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e Hakan Calhanoglu është futur edhe Fenerbahce. Jose Mourinho ka folur personalisht me lojtarin dhe e ka bindur atë të transferohet atje, edhe pse pak ditë më parë Calhangolu kërkonte nga drejtuesit zikaltër ta linintë lirë të largohej dhe të kthehej në shtëpi, duke i referuar Galatasaray-it.
    Por situata ka ndryshuar ndjeshëm ditët e fundit dhe e ardhmja e Calhangolu mund të jetë te Fenerbahce, Mourinho po ndërton një super ekip që do të synojë të fitojë titullin vitin e ardhshëm në Turqi. Përveç Calhanoglu, Mourinho kërkon edhe transferimin e Marco Asensio dhe Lee Kang-in nga PSG.