Tag: galatasaray

  • E ardhmja e Icardit, agjenti “tremb” Galatasarayn

    E ardhmja e Icardit, agjenti “tremb” Galatasarayn

    Kontrata e sulmuesit Icardi me Galatasaray-n skadon në fund të sezonit dhe me interes të madh pritet të mësohet e ardhmja e sulmuesit argjentinas.
    Agjenti i lojtarit, Pino, ka ngjallur polemika me deklaratat e fundit.

    “Do të presim deri në dhjetor, pastaj do të ndihemi të lirë të marrim vendime të tjera. Askush nga klubi nuk na ka kontaktuar ende.
    Kapiteni i Galatasaray-t mezi pret deri në fund të sezonit për të ditur qëllimet e klubit. E them këtë me respektin më të madh dhe theksoj se Galatasaray mbetet përparësia jonë.”

  • Icardi mesazh Galltasaraj: Do të presim deri në dhjetor, më pas do të vendos vetë

    Icardi mesazh Galltasaraj: Do të presim deri në dhjetor, më pas do të vendos vetë

    29 Tetor 2025

    13:00

    Telesport

    E ardhmja e Mauro Icardi është ende në ajër. Kontrata e sulmuesit të Galatasaray skadon në qershor 2026, por negociatat për një rinovim duket se janë pezulluar. Të paktën për momentin.
    Në një intervistë të kohëve të fundit, agjenti i tij Letterio Pino komentoi mbi situatën kontraktuale të klientit të tij, duke i dërguar një mesazh të qartë klubit turk.
    “Do të presim deri në dhjetor, pastaj do të ndihemi të lirë të marrim vendime të tjera. Askush nga klubi nuk ka folur ende”, tha agjenti për Icardi, tashmë 32 vjeç.
    Më tej, Pino tha: “Icardi është i rëndësishëm për Gallatasaraj dhe mezi pret deri në fund të sezonit për të mësuar qëllimet e klubit. E them këtë me respektin më të madh dhe theksoj se Galatasaray mbetet përparësia jonë”.
    Sulmuesi argjentinas është në sezonin e katërt në Turqi me ekipin e Gallatasaraj, ku në 99 ndeshje zyrtare ka realizuar 67 gola. Kohët e fundit është përfolur për një rikthim në Serie A, ku disa klube kanë shfaqur interes për të.

  • VIDEO/ Galatasaray fiton në Champions, sukses me përmbysje për Bilbaon

    VIDEO/ Galatasaray fiton në Champions, sukses me përmbysje për Bilbaon

    Galatasaray triumfon 3-1 ndaj Bodo/Glimt, në ndeshjen e fazës së ligës në Champions. Ekipi turk mbylli llogaritë që në pjesën e parë, falë dopietës së Osimhen.
    Në fillimin e pjesës së dytë, Akgun thelloi shifrat, ndërsa goli i Helmersen shërbeu vetëm për statistikë.

    Ia del edhe Atletico Bilbao. Baskët mundën 3-1 Qarabag, me përmbysje. Golit të Andrade iu përgjigj Guruzeta (x2) dhe Navarro.
     

  • CHAMPIONS LEAGUE: Galatasaray nuk e diskuton Bodo/Glimt, Qarabag bie në Bilbao (video)

    CHAMPIONS LEAGUE: Galatasaray nuk e diskuton Bodo/Glimt, Qarabag bie në Bilbao (video)

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Në Stamboll, Galatasaray mori fitoren e dytë rresht, pas fitores 1-0 ndaj Liverpool, sot fitoi 3-1 ndaj debutuesëve të Bodo/Glimt.
    Për turqit shënoi i zakonshmi Victor Osimhen, në minutën e tretë, pas asistit të Mario Lemina. Në minutën e 33-të ishte sërish Osimhen që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga miqtë. Yunus Akgun shënoi golin e tretë në minutën e 60-të, pas një topi të humbur sërish nga norvegjezët.
    Në minutën e 70-të, Bodo/Glimt shënoi golin e nderit me Andreas Helmersen në minutën e 75-të. Pas kësaj fitoreje, Galatasaray mban vendin e 11-të me 6 pikë, ndërsa Bodo/Glimt ka vetëm 2 pikë. SHIKOGOLAT
    Qarabag ka pësuar humbjen e parë, pas dy fitoreve rresht. Kampionët e Azerbajxhanit janë mundur 2-1 në “San Mames” nga Athletic Bilbao. Miqtë shënuan të parët që në sekondën e 50-të me Leandro Andrade, pas një kundërsulmi të shpejtë. Barazimi i baskëve erdhi në minutën e 40-të me Gorka Guruzeta.
    Robert Navarro i dha avantazhin Bilbaos në minutën e 70-të, me një supergol nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Gorka Guruzeta vulosi fitoren 3-1 me golin e dytë personal në minutën e 87-të. Pas humbjeve ndaj Arsenal dhe Dortmundit, baskët marrin tre pikët e para në Champions League.
    SHIKOGOLAT

  • VIDEO/ Galatasaray befason Liverpoolin në Stamboll, Inter dhe Bayern kryesojnë në pjesën e parë

    VIDEO/ Galatasaray befason Liverpoolin në Stamboll, Inter dhe Bayern kryesojnë në pjesën e parë

    Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Champions, të vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës. Galatasaray udhëheq 1-0 ndaj Liverpool, në një 45 minutësh spektakolar. Goli u realizua nga Osimhen, pas çerek ore lojë.
    Bayern nuk po has aspak vështirësi ndaj Pafos, teksa po fiton 1-4. Inter po triumfon 2-0 ndaj Slavias së Pragës, në sfidën që luhet në San Siro.

    Atletico Madrid po bind ndaj Frankfurt, me rezultatin aktual që është 3-0. Sakaq, Chelsea është në epërsinë e një goli ndaj Benficas.
     
    Rezultatet pas 45 minutash:
    Atletico Madrid 3-0 FrankfurtBodo/Glimt 0-0 TottenhamChelsea 1-0 BenficaGalatasaray 1-0 Liverpool

    Inter 2-0 Slavia PragueMarseille 3-0 AjaxPafos 1-4 Bayern

     
     

     
    © BalkanWeb

  • Man. City nuk e diskuton Napoli-n, Galatasaray turpërohet në Gjermani (video)

    Man. City nuk e diskuton Napoli-n, Galatasaray turpërohet në Gjermani (video)

    Man. City ka fituar 2-0 ndaj Napoli-t në “Etihad Stadium”. Napolitanët luajtën për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak. Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 20-të. Arbitri pasi pa edhe vetë pamjet në ekran, ndëshkoi me karton të kuq Di Lorenzo-n.
    Kevin De Bruyne luajti vetëm për 26 minuta në këtë rikthim në “Etihad”, belgu u zëvendësua nga Antonio Conte, pasi ishte lojtari më i dobët në fushë deri në ato momente. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.
    Në pjesën e dytë, Erling Haaland zhbllokon shifrat në minutën e 56-të, pas asistit të bukur të Phil Foden. Në minutën e 65-të, Jeremy Doku dyfishon shifrat. Rezulati nuk ndryshon deri në fund, City fiton 2-0.
    SHIKOGOLAT
    Eintracht Frankfurt fiton 5-1 ndaj Galatasaray. Turqit kaluan të parët në avantazh pas 7 minutash lojë, një kundërsulm i shpejtë dhe kombinimi perfekt Sane-Akgun, i jep avantazhin 0-1 Galatasaray-it.
    Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të humbur në fushën e Galatasaray, Ritsu Doan, e dërgoi atë në rrjetë. Në minutat shtesë, vendasit shënuan dy gola të shpejtë, fillimisht me turkun Can Yilmaz Uzun dhe golin e tretë me Jonathan Burkardt.
    Në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe dy herë të tjera me Burkardt 66′, goli i dytë për të dhe Knauff 75′.
    SHIKOGOLAT

  • Spektakël në Frankfurt, “heshtje” në Newcastle-Barcelona dhe “Etihad”. Sporting bën detyrën (video)

    Spektakël në Frankfurt, “heshtje” në Newcastle-Barcelona dhe “Etihad”. Sporting bën detyrën (video)

    Kanë përfunduar pjesët e para në 4 takimet e mbrëmjes në Champions League. Eintracht Frankufrt po fiton 3-1 ndaj Galatasaray. Turqit kaluan të parët në avantazh pas 7 minutash lojë, një kundërsulm i shpejtë dhe kombinimi perfekt Sane-Akgun, i jep avantazhin 0-1 Galatasaray-it.
    Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 36-të, ku pas një topi të humbur në fushën e Galatasaray, Ritsu Doan, e dërgoi atë në rrjetë. Në minutat shtesë, vendasit shënuan dy gola të shpejtë, fillimisht me turkun Can Yilmaz Uzun dhe golin e tretë me Jonathan Burkardt.
    SHIKOGOLAT
    Në “St James Park”, pjesa e parë mes Newcastle dhe Barcelonës mbyllet 0-0. Mungoi goli edhe në “Etihad”, aty ku Man. City po barazon pa gola ndaj Napolit.Pas 22 minutash lojë, italianët e gjejnë veten me një lojtar më pak.
    Kapiteni, Giovanni Di Lorenzo, pengoi Erling Haaland në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 20-të. Arbitri pasi pa edhe vetë pmajet në ekran, ndëshkoi me karton të kuq Di Lorenzo-n. Kapiteni lë ekipin e tij me 10 lojtarë, por ama i shpëtoi nga një gol që ishte i sigurt.
    Në minutën e 26-të, Conte largon De Bruyne dhe në vend të tij futet Mathias Olivera. Duke qenë se belgu ishte lojtari që po vraponte më pak se të tjerët dhe shumë pak aktiv, Conte nuk priti gjatë dhe e zëvendësoi pa mbaruar pjesa e parë. De Bruyne largohet si zotëri, pa bërë asnjë ankesë apo gjest ndaj vendimit të trajnerit.
    Në Lisbon, Sprting po udhëheq 1-0 ndaj Kairat Almaty, me golin e Trinaco në minutën e 44-të. Hjulmand gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit në minutën e 20-të.

  • Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    9 Shtator 2025

    17:36

    Telesport

    Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e mbrëmshme të Kosovës 2-0 ndaj Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Sulmuesi dardan, aktualisht pjesë e Mallorca-s, mund të ndryshojë ekip. Mediat turke raportojnë se Vedat Muriqi ka përfunduar në lupën e Galatasaray-it, klubi turk e sheh sulmuesin dardan si lojtarin e duhur në sulm, duke ditur dëmtimin serioz të Victor Osimhen, i grumbulluar me Nigerinë.
    Në 120 ndeshje me Mallorca-n, Muriqi ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë 11 asiste. Në rast transferimi te Galatasaray, ky do të ishte një rikthim i bujshëm për sulmuesin shqiptar, i cili më parë ka luajtur te Fenerbahce, Rizespor etj. Kujtojmë se merkato në Turqi mbyllet më 12 shtator dhe në këto ditë të fundit mund të ketë zhvillime interesante.

  • Pas Gundogan, Galatasaray do të bëjë edhe 3 goditje të tjera në merkato

    Pas Gundogan, Galatasaray do të bëjë edhe 3 goditje të tjera në merkato

    2 Shtator 2025

    19:22

    Telesport

    Në ligat kryesore, afati i fundit i merkatos verore ishte dita e djeshme, në Turqi merkato mbyllet më 12 shtator. Kampioni i Turqisë, Galatasaray, ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe po planifikon të bëjë edhe 3 goditje të tjera.
    Ditën e sotme klubi turk prezantoi Ilkay Gundogan, i cili iu bashkohet emrave të tjerë të njohur që janë transferuar në Stamboll këtë verë si Victor Osimhen dhe Leroy Sane.
    “Les Violets” raporton se Galatasaray ka rënë dakord me Toulouse për transferimin e portierit të ri Guillaume Restes, i cili shihet si një element i mirë për të ardhmen. Megjithatë, objektivi kryesor për portën është Diogo Costa i Portës. Oferta e parë 20 milionë euro u refuzua nga klubi portugez, këto ditë pritet një ofertë e përmirësuar nga Galatasaray.
    Ndërsa goditja e tretë e klubit nga Stambolli do jetë Ademola Lookman, një nga personazhet kryesore të merkatos që sapo u mbyllë. Ende nuk dihet formula e transferimit, nëse do jetë shitje direkte apo huazim me të drejtë apo detyrim blerje, por Galatasaray është ekipi i vetëm ku mund të transferohet tani sulmuesi nigerian, pasi me Atalantën nuk ka pajtim dhe e ka mbyllur përfundimisht.

  • Galatasaray do të përdorë taktikën që ndoqi me Osimhen për të nënshkruar me Lookman

    Galatasaray do të përdorë taktikën që ndoqi me Osimhen për të nënshkruar me Lookman

    Ademola Lookman ka qenë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato verore. Sulmuesi nigerian gjeti gjuhën e përbashkët për kushtet personale me Interin, por oferta e klubit zikatër për të disatën herë nuk u pranua nga Atalanta.
    Edhe pse më pas ka pasur interes edhe nga klube të tjera si Bayern, Tottenham, Arsenal etj, Ademola Lookman vazhdon të jetë lojtar i Atalantës, kur duhen edhe pak minuta nga mbyllja zyrtare e afatit të merkatos verore.
    Megjithatë, e ardhmja e Lookman pritet të jetë në Stamboll, aty ku merkato mbyllet më 12 shtator. Galatasaray duket se do ëprdorë të njëjtën taktikë që ndoqi vjet me Victor Osimhen, të cilin këtë merkato e transferoi në formë përfundimtare për 75 milionë euro.
    Ndërsa klubet e Serie A nuk do të jenë në gjendje të transferojnë lojtarë (përveç agjentëve të lirë) pas mbrëmjes së së hënës, ato do të jenë ende në gjendje të shesin lojtarë në vendet në të cilat ende nuk është mbyllur merkato dhe një nga këto është Turqia.
    Ditën e fundit të merkatos së vitit të kaluar, Osimhen ishte mes Chelsea dhe Al-Ahli, por në fund nuk u transferua tek asnjë nga këto dy ekipe, të cilat nuk ranë dakord me kushtet e Napolit. Edhe pse në Serie A u mbyll merkato, Galatasaray gjeti gjuhën e përbashkët me Napolin për huazimin e Osimhen për një sezon dhe më pas e bleu përfundimisht. Këtë taktikë, ekipi turk pritet ta përdorë edhe në rastin e Ademola Lookman. Nëse nuk bie dakord me Atalantën për shifrën e kërkuar 50 milionë euro, Galatasaray do të kërkojë huazimin e sulmuesit nigerian me të drejtë ose detyrim blerje në verën e ardhshme.