Tag: galatasaray

  • “Osimhen do të nënshkruajë për Real Madridin”, trajneri i njohur habit me deklaratën e tij

    “Osimhen do të nënshkruajë për Real Madridin”, trajneri i njohur habit me deklaratën e tij

    6 Dhjetor 2025

    21:47

    Telesport

    Victor Osimhen është në kulmin e karrierës së tij, duke shkëlqyer te Galatasaray, aty ku u transferua për 75 milionë euro merkaton e kaluar, pasi sezonin e shkuar ishtë i huazuar.
    Duke parë formën e tij fantastike, janë shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të nigerianit nga Stambolli. I ftuar së fundmi në podkastin Insight, Sunday Oliseh, një figurë e respektuar në futbollin nigerian dhe ish-trajneri i kombëtares, rindezi thashethemet për një transferim të afërt të Osimhen drejt Real Madridit.
    “Ka shumë diskutime rreth Osimhen që mund të jetë një nga nënshkrimet e reja të Real Madridit. Nuk do të them se si e mora këtë informacion, por më thanë se do të largohet. Kur e dëgjova, u gëzova shumë për të”, tha Oliseh.
    Deri tani nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë deklaratë qoftë nga klubi i Galatasaray-it apo nga Real Madrid, si dhe nga vetë lojtari.

  • “Osimhen do të nënshkruajë për Real Madridin”, trajneri i njohur habit me deklaratën e tij

    “Osimhen do të nënshkruajë për Real Madridin”, trajneri i njohur habit me deklaratën e tij

    6 Dhjetor 2025

    21:47

    Telesport

    Victor Osimhen është në kulmin e karrierës së tij, duke shkëlqyer te Galatasaray, aty ku u transferua për 75 milionë euro merkaton e kaluar, pasi sezonin e shkuar ishtë i huazuar.
    Duke parë formën e tij fantastike, janë shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të nigerianit nga Stambolli. I ftuar së fundmi në podkastin Insight, Sunday Oliseh, një figurë e respektuar në futbollin nigerian dhe ish-trajneri i kombëtares, rindezi thashethemet për një transferim të afërt të Osimhen drejt Real Madridit.
    “Ka shumë diskutime rreth Osimhen që mund të jetë një nga nënshkrimet e reja të Real Madridit. Nuk do të them se si e mora këtë informacion, por më thanë se do të largohet. Kur e dëgjova, u gëzova shumë për të”, tha Oliseh.
    Deri tani nuk ka asnjë reagim në lidhje me këtë deklaratë qoftë nga klubi i Galatasaray-it apo nga Real Madrid, si dhe nga vetë lojtari.

  • Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarë të Fenerbahçe dhe Galatasaray

    Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarë të Fenerbahçe dhe Galatasaray

    5 Dhjetor 2025

    12:45

    Alfred Lleshi

    Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhra arresti për dhjetëra lojtarë dhe drejtues klubesh lidhur me skandalin e basteve që ka tronditur futbollin turk. Në bastisjen e mëngjesit të sotëm u arrestuan, mes të tjerëve, mesfushori i Fenerbahçe, Mert Hakan Yandaş, dhe mbrojtësi i Galatasaray, Metehan Baltaci.
    Sipas agjencisë DHA, në pranga kanë rënë edhe ish-gjyqtari dhe komentatori Ahmet Çakar dhe gjyqtari aktual Zorbay Küçük. Federata Turke e Futbollit kishte njoftuar në tetor nisjen e një hetimi ndaj mbi 150 gjyqtarëve për bastet e dyshuara në ndeshje, hetim që më pas u zgjerua edhe te lojtarët, drejtuesit dhe komentatorët televizivë.
    Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhra arresti për 46 të dyshuar, nga të cilët 35 janë arrestuar fillimisht, duke përfshirë edhe presidentët e disa klubeve.

  • Galatasaray “siguron” që tani transferimin e bujshëm për merkaton e janarit, ylli i Serie A

    Galatasaray “siguron” që tani transferimin e bujshëm për merkaton e janarit, ylli i Serie A

    4 Dhjetor 2025

    20:34

    Telesport

    Pavarësisht se me ardhjen e Rafaelle Palladino në krye të stolit të Atalantës, duket sikur janë sheshuar mosmarrëveshjet me Ademola Lookman, nigeriani me shumë mundësi do të largohet njëherë e mirë nga bergamaskët gjatë merkatos së janarit.
    Për sulmuesin 28-vjeçar ka interes të madh nga disa klube të njohura, por ofertë konkrete deri tani ka bërë vetëm Galatasaray. Sipas raportimeve të medieve turke dhe italiane, propozimi i gjigantit turk do të jetë shumë joshësh për klubin e Atalantës dhe vetë lojtarin: 50 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit dhe një rrogë 6 milionë euro në sezon për të.
    Galatasaray ka një projekt ambicioz ku nuk mjaftohet vetëm më suksesin në Turqi, por synon të shkojë sa më larg në Europë dhe për të arritur këtë qëllim po punon të bëjë disa goditje të bujshme në merkato. Kujtojmë që merkaton e verës së kaluar, Galatasaray bleu pëqrfundimisht kartonin e Victor Osimhen për 75 milionë euro dhe objektivi i radhës është sërish një sulmues nigerian, Ademola Lookman.

  • “Paqe” në Stamboll, Galatasaray-it i ikën fitorja nga duart në minutën e fundit (video)

    “Paqe” në Stamboll, Galatasaray-it i ikën fitorja nga duart në minutën e fundit (video)

    1 Dhjetor 2025

    20:11

    Telesport

    Derbi i madh i Stambollit, i pari i këtij sezoni mes Fenerbahce dhe Galatasaray është mbyllur në barazim 1-1. Galatasaray i drejtuar nga Okan Buruk kaloi i pari në avantazh falë një goli shumë të bukur të Leroy Sane në minutën e 27-të. Me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej mbrojtësve të Fenerbahce, topi i goditur nga Sane përfundon në rrjetën e Ederson. SHIKOGOLINESANE
    Në minutën e 42-të, ndodhi një episod që do të diskutohet gjatë gjithë javës në Turqi. Edson Alvarez gjen golin ëpr Fenerbahce-n, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Ndërhyn VAR dhe goli anullohet për prekje të topit me dorë nga lojtarët e Fenerbahce. Pjesa e parë mbyllet 0-1 dhe me protesta të shumta nga lojtarët dhe stafi i Fenerbahce. SHIKOGOLINEANULLUARTEFENERBAHCE
    Ndërkohë që barazimi do të vinte në minutën e 90+5, e fundit shtesë, nga Jhon Duran. Sulmuesi i huazuar nga Al-Nassr shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Levent Mercan. Pas këtij barazimi, Galatasaray kryeson renditjen me 33 pikë, Fenerbahce ndjek e dyta me një pikë më pak.
    SHIHGOLINEDURAN

  • Leroy Sane spektakolar dhe një gol i anulluar, pjesa e parë e derbit të zjarrtë të Stambollit mbyllet mes protestave të shumta (video)

    Leroy Sane spektakolar dhe një gol i anulluar, pjesa e parë e derbit të zjarrtë të Stambollit mbyllet mes protestave të shumta (video)

    1 Dhjetor 2025

    19:00

    Telesport

    Në Stamboll po luhet derbi i parë i këtij sezoni mes Fenerbahce dhe Galatasaray-it. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për miqtë.
    Galatasaray kaloi i parë në avantazh falë një goli shumë të bukur të Leroy Sane në minutën e 27-të. Me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i njërit prej mbrojtësve të Fenerbahce, topi i goditur nga Sane përfundon në rrjetën e Ederson. SHIKOGOLINESANE
    Në minutën e 42-të, ndodhi një episod që do të diskutohet gjatë gjithë javës në Turqi. Edson Alvarez gjen golin ëpr Fenerbahce-n, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Ndërhyn VAR dhe goli anullohet për prekje të topit me dorë nga lojtarët e Fenerbahce. Pjesa e parë mbyllet 0-1 dhe me protesta të shumta nga lojtarët dhe stafi i Fenerbahce. SHIKOGOLINEANULLUARTEFENERBAHCE
    Aktualisht Galatasaray mban vendin e parë me 32 pikë pa rezultatin e derbit, Fenerbahce ndjek me një pikë më pak. Në rast se derbi mbaron me këtë rezultat, Galatasaray do të shkëputet me 4 pikë diferencë.
    Përsa i përket atmosferës në stadium, ajo vlerësohet me notën 10 si zakonisht. Të dyja ekipet u ndëshkuan me nga një karton të verdhë në pjesën e parë. Semedo për vendasit dhe Lemina për miqtë, për ndërhyrje të gabuara.

  • Champions League: Ajax zhytet në fund, Galatasaray befasohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video)

    Champions League: Ajax zhytet në fund, Galatasaray befasohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video)

    25 Nëntor 2025

    20:37

    Telesport

    Kanë përfunduar dy takimet e para për sot për Champions League. Në Amesterdam, Ajax është mundur 0-2 nga Benfica. Për portugezët shënoi Samuel Dahl që në minutën e 6-të me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit. Leandro Barreiro vulosi fitoren 0-2 me golin e tj në minutën e 90-të.
    Kjo është fitorja e parë këtë sezon për portugezët e drejtuar nga Jose Mourinho, ndërkohë Ajax zhytet në fund me 0 pikë në pesë ndeshje.
    Surpriza e madhe ka ardhur nga Stabolli, aty ku Galatasaray është mposhtur 0-1 nga kampionët e Belgjikës, Royale Union SG. Golin e vetëm e shënoi Promise David në pjesën e dytë. Minutat e fundit të takimit, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Arda Unyay u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për pak minuta dhe la fushën.
    Galatasaray momentalisht renditet në vendin e 9-të me nëntë pikë, ndërsa Royale Union SG në vendin e 18-të me gjashtë pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon

    Ademola Lookman me destinacion të ri, gati transferimi tek ekipi “jo elitar” që ka pretendime të mëdha këtë sezon

    18 Nëntor 2025

    18:14

    Telesport

    Pasi ishtë shumë afër largimit nga Atalanta në merkaton e verës, por në fund u detyrua të qëndronte te bergamaskët, Ademola Lookman duket se do të largohet njëherë e mirë gjatë merkatos së janarit.
    Fabrizio Romano raporton se destinacioni i ri i sulmuesit nigerian do të jetë Galatasaray, por klubi turk nuk është i vetmi që interesohet për 28-vjeçarin.
    Galatasaray e sheh nigerianin si një lëvizje ideale për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për këtë sezon. Klubi turk transferoi për 75 milionë euro verën e fundit Victor Osimhen, duke treguar që ka ambicie të mëdha. Ndërsa në merkaton e janarit synimi i madh është një tjetër yll nigerian si Ademola Lookman.
    Edhe pse nuk bën pjesë në kampionatet elitare, Galatasaray ka synime të qarta këtë sezon, ku përveç titullit kampion në Turqi, synon edhe suksesin në Europë.

  • Falë “Rregullit të Beckham”, Messi mund të transferohet te Galatasaray

    Falë “Rregullit të Beckham”, Messi mund të transferohet te Galatasaray

    10 Nëntor 2025

    18:13

    Telesport

    Lionel Messi mund të bëhet sërish protagonist në merkato. Ditët e fundit janë shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Leo Messi-t te Galatasaray.
    Deklarata e fundit e presidentit të klubit, Dursun Ozbek, ka rritur akoma edhe më shumë entuziasmin te tifozët e Galatasaray për ardhjen e Messi-t. “Messi? Galatasaray ka arritur në një pikë ku edhe pyetje të tilla janë të mundshme dhe kemi treguar që dimë të bëjmë transferime të mëdha”, tha Ozbek.
    Me këtë deklaratë, presidenti i Galatasaray-it e bëri të qartë se klubi është në një pozicion të fortë financiar dhe mund të ëndërrojë për një nënshkrim të këtij niveli siç është ai i Leo Messi-t.
    Çelësi i kësaj lëvizjeje të mundshme qëndron në “Rregullin e Beckham”, i cili lejon që lojtarët e MLS të huazohen në klube të tjera gjatë periudhës tre mujore që klubet në SHBA janë në pushim. Kjo i hap derën Messit që t’i bashkohet përkohësisht Galatasaray pa e prishur kontratën e tij me Inter Miami dhe të rikthehet në mars te klubi amerikan.

  • PSG ka gati çmendurinë e radhës. 150 milionë euro për super sulmuesin që nuk luan në elitë…

    PSG ka gati çmendurinë e radhës. 150 milionë euro për super sulmuesin që nuk luan në elitë…

    6 Nëntor 2025

    19:55

    Telesport

    Victor Osimhen e ka nisur në mënyrë spektakolare sezonin e ri te Galatasaray, duke shënuar 9 gola në 11 ndeshje, mesatarisht 1 gol në çdo 80 minuta.
    Mediet turke kanë raportuar ditën e sotme një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit e ardhmja e Osimhen te Galatasaray është në rrezik. Sulmuesi ka përfunduar në radarin e PSG, kampioni në fuqi i Europës është gati të paguajë 150 milionë euro për transferimin e nigerianit.
    Pavarësisht se PSG ka aktualisht një ekip të kompletuar, i mungon një qendërsulmues i mirëfilltë. Gonçalo Ramos ka përmirësuar statistikat e tij, por ai nuk ka arritur të vendoset si një 9-sh i padiskutueshëm.
    Për këtë arsye, Luis Enrique ka kërkuar transferimin e një qendërsulmuesi cilësor dhe emri që kanë zgjedhur drejtuesit e PSG-së mesa duket është pikërisht Victor Osimhen.