Tag: gaforrja

  • Këto shenja horoskopi kanë probleme me negociatat

    Këto shenja horoskopi kanë probleme me negociatat

    Jo të gjithë janë të lindur për të negociuar. Disa dinë të luajnë fort, të marrin më shumë se ç’meritojnë dhe të dalin fitues në çdo tryezë diskutimi. Të tjerët… thjesht jo. Dhe sipas astrologjisë, Demi dhe Gaforrja janë dy nga shenjat që nuk dinë të mbrojnë interesat e tyre kur vjen puna te marrëveshjet.
    Demi është i qëndrueshëm, praktik dhe i kënaqur me pak. Ai shmang konfliktet, nuk i do ndryshimet dhe rrallë herë rrezikon. Ky qëndrim e bën më të predispozuar të pranojë më pak nga sa meriton, vetëm që të ruajë qetësinë dhe stabilitetin e tij.
    Gaforrja nga ana tjetër, është shumë emocionale. Ajo futet në negociata me zemër, jo me mendje, dhe shpesh lëndohet kur nuk merr të njëjtën ndjeshmëri nga të tjerët. Kjo i bën vendimet e saj të gabuara dhe të paarsyeshme, duke e vendosur shpesh në pozicionin e humbësit.

    Në fund të ditës, të dyja shenjat kanë vlera të mëdha si ndershmëria dhe mirëkuptimi, por në tryezën e negociatave, këto cilësi nuk mjaftojnë.

  • Njerëzit që urreni sipas shenjës së Horoskopit

    Njerëzit që urreni sipas shenjës së Horoskopit

    Shenjat tona të zodiakut mund të tregojnë jo vetëm me cilët njerëz kemi një përputhje të fortë, por edhe cilët nuk i durojmë aspak. Sipas një astrologeje e njohur si @astrologicallyursxo, ka disa lloje njerëzish që çdo shenjë “i urren në mënyrë absolute.”
    Ja cilët janë:
    Dashi

    Dashi është i programuar për të udhëhequr dhe për të lëvizur shpejt, kështu që njerëzit që lëvizin shumë ngadalë i nervozojnë. Kjo është arsyeja pse Demi, një shenjë toke, mund t’ia testojë durimin Dashit që po vrapon drejt linjës së finishit.
    Gjithashtu, Dashit nuk i pëlqen kur njerëzit refuzojnë të “thonë çfarë duan” dhe kjo do të thotë se njerëz si Gaforrja, që udhëhiqet nga ndjenjat dhe ndjeshmëria e butë, mund t’i irritojnë. Dashi shpesh funksionon në frekuenca krejt të ndryshme nga Demi dhe Gaforrja.
    Demi
    Kur sundoheni nga Afërdita, si Demi, energjia juaj fokusohet te shijimi i kënaqësive të jetës dhe të ndaloni për të nuhatur trëndafilat, kryesisht në hapësira ku ndiheni rehat, si shtëpia. Kjo është arsyeja pse Demi s’i duron dot njerëzit që i nxjerrin jashtë rutinës ose i shtyjnë të marrin vendime.
    Demi preferon të lëvizë sipas ritmit të tij, të kënaqet me rehati, gatim dhe netë të qeta në shtëpi, dhe si një nga shenjat më kokëforta të zodiakut, nuk i pëlqen kur dikush e nxjerr nga rutina e tij, gjë që ndonjëherë çon në diskutime të nxehta ose debate.
    Binjakët
    Binjakët sundohen nga Mërkuri dhe i drejtojnë bisedat me art. Ata duan opsione dhe ide dhe janë gati të përshtaten me çdo situatë. Kjo shpjegon pse Binjakët mund të irritohen nga njerëzit që “flasin mbi ta,” gjë që i bën të nervozohen.
    Binjakët duan të mbajnë disa dyer të hapura, tërhiqen nga variacioni, shkëmbimi i zgjuar i fjalëve dhe planet fleksibël. Si një nga shenjat më kureshtare, ata kundërshtojnë kur dikush përpiqet t’i kufizojë me rutina të ngurta dhe kështu një bisedë e thjeshtë mund të shndërrohet në debat.
    Gaforrja
    Gaforrja, simbol i intuitës dhe i të qenit njeri shtëpie, vlerëson traditat, lidhjet familjare dhe ngrohtësinë. Prandaj Gaforrja mund të ndihet e frustruar nga “njerëzit që janë shumë të ngurtë dhe vlerësojnë logjikën mbi udhëheqjen emocionale.”
    Për t’u marrë vesh me një Gaforre, duhet të jeni të hapur ndaj intuitës. Nëse dikush mban emocionet larg ose i trajton lidhjet si një eksperiment, Gaforret ndihen të pasigurta të jenë plotësisht vetvetja.
    Luani
    Luani e do ngrohtësinë dhe besnikërinë, prandaj nuk është çudi që s’i duron dot njerëzit që nuk ndiejnë pasion për asgjë. Ata nuk e durojnë mungesën e entuziazmit, ambicies ose hobive, ose kur ndihen të tërhequr poshtë.
    Virgjëresha
    Virgjëresha sundohet nga Mërkuri dhe drejtohet nga saktësia, rendi dhe rezultatet. Ata nuk durojnë njerëzit që veprojnë pa plan. Nuk u pëlqen mungesa e vetëdijes, sjellja jo e mirë dhe mungesa e dinjitetit dhe preferojnë njerëzit që janë të fokusuar te zgjidhjet.
    Peshorja
    Peshoret sundohen nga Afërdita dhe kërkojnë gjithmonë harmoni. Ata s’i durojnë dot njerëzit që “nuk dinë si të reagojnë në situata të ndryshme,” siç janë ata që nuk dinë të vishen për rastet e caktuara ose nuk rregullojnë tonin e zërit sipas ambientit.
    Akrepi
    Akrepat vlerësojnë privatësinë, besnikërinë dhe thellësinë emocionale. Ata nuk durojnë njerëzit naivë ose ata që bëjnë shumë pyetje pa njohur mirë dikë. Ata kërkojnë sinqeritet dhe besim, dhe nervozohen kur dikush shmang thellësinë emocionale ose lë gjërat të hapura.
    Shigjetari
    Shigjetari është optimist dhe kërkon aventurë. Ata nuk durojnë njerëzit “e ngurtë ose të frikësuar për të provuar gjëra të reja.” Ata duan lëvizje dhe mundësi improvizimi dhe i shmangin ata që nuk zgjerojnë horizontet e tyre.
    Bricjapi
    Bricjapi është disiplinë dhe punë e palodhur, gjithmonë ka plan B dhe C. Ata nuk durojnë njerëzit naivë që sillen sikur asgjë e keqe nuk do t’u ndodhë dhe ata që vonohen gjithmonë.
    Ujori
    Ujorët janë të pavarur dhe progresivë. Ata nuk durojnë njerëzit që mendojnë shumë për opinionin e të tjerëve. Ata duan autonomi dhe eksperimente dhe kushdo që imponon plane të ngurta mund t’u shuajë energjinë dhe shpirtin.
    Peshqit
    Peshqit vlerësojnë intuitën dhe dhembshurinë. Ata nuk durojnë njerëzit që nuk kanë imagjinatë ose fantazi. Gjithashtu irritohen nga ata që gjykojnë ose kritikojnë mënyrën e tyre të jetesës.

  • Këto shenja horoskopi nuk mund të jenë asnjëherë miq me njëri- tjetrin

    Këto shenja horoskopi nuk mund të jenë asnjëherë miq me njëri- tjetrin

    Astrologjia u jep përgjigje shumë pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet ndërpersonale, ndaj ekziston edhe një listë e shenjave të zodiakut që vështirë se mund të krijojnë dhe ruajnë miqësinë.
    Dashi dhe Gaforrja
    Dashi dhe Gaforrja lidhen gjatë bisedave të përbashkëta, por ata nuk do të jenë në gjendje ta durojnë tjetrin kur gjërat fillojnë të shkojnë drejt greminës. Dashi është impulsiv dhe i gatshëm për të luftuar ashpër, nëse është e nevojshme. Gaforret shmangin pamaturinë dhe janë jashtëzakonisht të vëmendshëm ndaj ndjenjave. Ata mund të ndihen të lënduar nga sjellja e Dashit që pëlqen të kontrollojë gjithçka.

    Demi dhe Bricjapi
    Këto dy shenja vështirë se mund të jenë fleksibël me njëra-tjetrën. Është e vështirë të zgjidhen zënkat mes tyre, sepse janë shumë të ngjashëm. Ata janë kokëfortë dhe u përmbahen rregullave të tyre. Nuk do të shkojnë për kërkuar falje dhe më lehtë preferojnë që të përfundojë miqësia sesa të bëjnë kompromis.
    Peshorja dhe Gaforrja
    Peshoret kanë prioritet ekuilibrin në të gjitha aspektet e jetës, ndaj mund të jenë paksa të pandjeshëm në krahasim me Gaforret. Gaforret ndonjëherë mund të bëhen tepër emocionalë dhe kjo mund ta irritojë Peshoren deri në atë pikë ku zënka është e vetmja mundësi e mbetur. Këto shenja nuk mund ta zgjidhin kurrë një konflikt pa grindjeje.
    Luani dhe Luani
    Luanët pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes, por nëse dy persona të të njëjtës shenjë përplasen, mund të bëhet goxha e shëmtuar. Mes dy Luanëve do të ketë një luftë për pushtet, pasi Luanët njihen si konkurrues. Ata urrejnë kur u hiqet vëmendja. Është e vështirë të mbash një marrëdhënie të përzemërt kur të dy ndonjëherë janë mjaft agresivë.
    Shigjetari dhe Virgjëresha
    Virgjëreshat i duan rregullat dhe Shigjetari pëlqen t’i thyejë ato. Shigjetarët ndihen të gjykuar dhe të kritikuar për mënyrën se si jetojnë – pa kujdes apo stres. Shigjetarët do të ndihen të mbyllur nëse detyrohen të vazhdojnë të shoqërohen me Virgjëreshat. Nëse mendojnë se është e drejtë, Shigjetarët do të largohen nga miqësia sa më shpejt që të kenë mundësi.
     
  • Njihuni me shenjat më gënjeshtare të horoskopit

    Njihuni me shenjat më gënjeshtare të horoskopit

    Të gjithëve na ndodh që të themi ndonjëherë gënjeshtra të vogla.
    Gënjeshtra thuhet për një qëllim të mirë, për të shmangur disa probleme, për të bërë një përshtypje më të mirë te njerëzit ose sepse, për fat të keq, është një lloj varësie. Secili nga ne ka gënjyer në periudha të caktuara të jetës së tij, por sipas astrologjisë, disa shenja të zodiakut kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë.
    Akrepi – Është shenja që është në gjendje të manipulojë më mirë njerëzit dhe të vërtetat. Një profesionist i vërtetë për ta bërë veten të besueshëm dhe nuk ka gjasa të zbulohet. Asnjë shenjë tjetër nuk mund të krahasohet me aftësinë e Akrepit që padyshim shkëlqen. Ai është aq i mirë në gënjeshtra sa mund të ketë vështirësi në kujtimin e të gjitha gënjeshtrave ka thënë.

    Binjakët – Ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve janë shumë të mirë në gjetjen e strategjive për të manipuluar realitetin e gjërave dhe njerëzve. Në këtë pikë ata janë shumë të ngjashëm me Akrepin, ata janë gjithmonë shumë origjinal dhe qesharak kur gënjejnë. Kjo është arsyeja pse ata falen më lehtë për disa gënjeshtra të vogla, të këndshme!
    Peshqit – Jemi mësuar të mendojmë se ata që lindin nën shenjën e Peshqve kanë një shpirt të thjeshtë dhe një temperament artistik, por në realitet, kur bëhet fjalë për gënjeshtrën, ata kanë shumë pak rivalë. Duke qenë më intuitivë se shumica e njerëzve, ata ndërtojnë gënjeshtra të arta që zbulohen vetëm shumë kohë më vonë.
    Peshorja- Po, edhe ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores gënjejnë. Manipulues të shkëlqyeshëm, ata gënjejnë për të shmangur problemet, për t’u dukur më mirë dhe për të marrë gjithçka që dëshirojnë. Ata me siguri e meritojnë thënien: “gënjejnë më shumë sesa flasin” ose edhe më mirë “në gjashtë gjërat që tha, shtatë janë gënjeshtra” Nuk është shumë e thjeshtë të zbulosh gënjeshtrat dhe hipokrizitë e tyre. Zakonisht versioni i asaj që ata thonë ndryshon disa herë dhe kjo i bën të tjerët konfuz.
    Gaforrja – Në dallim nga shenjat e tjera, Gaforrja nuk gënjen për të manipuluar ose dëmtuar të tjerët. Përkundrazi, ajo tenton të ekzagjerojë realitetin e gjërave, të dramatizojë, të ngjyrosë tregimet. Pra, pavarësisht se është ndër shenjat më gënjeshtare të zodiakut, merita është se janë të padëmshme.
    Ujori – Ujori, ashtu si Gaforrja, nuk gënjen për të dëmtuar ose shkatërruar dikë ose diçka. Ndonjëherë e bën thjesht sepse e sheh të bukur për të parë “kapjen e peshkut”. Kjo nuk e shfajëson atë dhe mbetet akoma një gënjeshtar i shkëlqyeshëm i cili, nëse zbulohet, e mohon deri në të pamundurën.

  • “Fati po ju troket në derë”, shenjat që duhet të presin mirësi

    “Fati po ju troket në derë”, shenjat që duhet të presin mirësi

    Fati në para mund të shfaqet në shumë mënyra. Ndonjëherë është shumë i dukshëm, si kur merr një promovim, një rritje page, një dhuratë të shumëpritur, etj.
    Gjithsesi, nëse mendon se papritur financat do të jenë në gjendje më të mirë, lidhet me horoskopin dhe Jupiterin në shenjën tënde.
    Tri shenja do të përballen me shumë fat këtë periudhë:

    Gaforrja
    Ndërsa Jupiteri ka sjellë fat për shenjën e Ajrit, te Binjakët që nga maji 2025, ai do të kalojë në shenjën e ujit, te Gaforrja duke filluar rreth datës 18 tetor, fiks në kohë për pak fat të mirë në mes të vjeshtës.
    Gaforret do të kenë vjeshtën më me fat në aspektin financiar, madje, kjo do të vijojë deri në Vitin e Ri. Nëse je një Gaforre, prit më shumë bollëk dhe mbarësi në jetën tënde.
    Virgjëresha
    Virgjëreshat janë bletët punëtore të zodiakut dhe e gjitha kjo do të fillojë të shpërblehet në muajt që vijnë. “Eklipset këtë vjeshtë do të krijojnë fat dhe ngjarje të destinuara për Virgjëreshat,” thotë Carmen Turner Schott, astrologe.
    “Shumë Virgjëresha do të marrin promovime dhe mundësi të reja pune. Eklipset do të jenë arsyeja,” thotë astrologia dhe duke qenë se më 21 shtator ndodh eklipsi në shenjën tënde, do të kesh goxha fat, pasi ky eklips diellor sjell transformim dhe çlirim.
    Peshqit
    Nëse i përket kësaj shenje, këtë vjeshtë do të kesh përshtypjen se paratë po vijnë drejt teje si me magji. Gjatë vjeshtës, gjithçka që do të bësh është kreative, artistike dhe në përputhje me shpirtin dhe idetë e tua vizionare.
    Për të shfrytëzuar sa më shumë fatin e këtij sezoni, mos u dorëzo, edhe kur gjërat duket pak të ndërlikuara. Njihu me njerëz të rinj, ndaji idetë e tua me botën dhe ndërmerr rreziqe që do të të çojnë larg.

  • Yjet paralajmërojnë: Këto dy shenja do ta kenë fundjavën më të vështirë

    Yjet paralajmërojnë: Këto dy shenja do ta kenë fundjavën më të vështirë

    Kjo fundjavë, ndonëse e pritshme për pushim dhe qetësi, nuk do të jetë aspak e lehtë për disa shenja të horoskopit. Ndikimet planetare do të vënë në provë durimin dhe vendosmërinë e tyre, veçanërisht në marrëdhënie personale dhe vendime financiare. Dy shenja që duhet të tregojnë kujdes të shtuar janë Gaforrja dhe Peshorja.
    Gaforrja do të ndjejë një presion emocional të pazakontë. Probleme të vjetra familjare mund të rishfaqen papritur, duke krijuar tension dhe keqkuptime. Ndjenja e pasigurisë dhe mungesa e kontrollit mund ta bëjnë të reagojë impulsivisht. Këshilla? Mos merr vendime të rëndësishme në nxitim dhe kërko kohë për veten.
    Peshorja, nga ana tjetër, mund të përballet me disa sfida në aspektin profesional apo financiar. Një marrëveshje që dukej premtuese mund të komplikohen, duke e vendosur në një situatë të paqartë. Mungesa e balancës që aq shumë e kërkon, do ta vërë në siklet. E rëndësishme është të mos veprojë nën presion dhe të kërkojë këshilla të besueshme.
    Për këto dy shenja, fundjava nuk është për vendime të mëdha, por për reflektim dhe kujdes të shtuar në komunikim.Është momenti ideal për të bërë një hap pas, për të kuptuar çfarë po ju rëndon dhe për të vendosur kufijtë që keni shmangur prej kohësh.

  • Katër shenjat e Horoskpit që do ta “ndezin” llogarinë bankare këtë vit

    Katër shenjat e Horoskpit që do ta “ndezin” llogarinë bankare këtë vit

    Nëse ke nisur të ëndërrosh për një 2025 më të bollshëm financiarisht, astrologjia ka disa sinjale interesante për katër shenja të horoskopit që mund të përjetojnë një “glow-up” financiar të mirëfilltë.
    Demi
    I duruar, praktik dhe me sy ambicioz, 2025-a mund të jetë viti kur kjo shenjë e tokës korr frytet e durimit. Investime të zgjuara dhe një qasje e veçantë në menaxhimin e parave e çojnë drejt suksesit.
    Gaforrja
    E njohur për intuitën e saj të fortë, Gaforrja mund të “ndjejë” edhe cila është rruga drejt fitimeve. Me një sens të veçantë për tregun dhe besim në instinktet e veta, ajo mund të gjejë mundësi ku të tjerët shohin vetëm mjegull.
    Luani
    Kreativ, karizmatik dhe pa frikë nga rreziku! Luani në 2025-ën mund të shndërrojë idetë në të ardhura. Me një ekip përkrah dhe besim në vete, suksesi është çështje kohe.
    Akrepi
    I fokusuar, i vendosur dhe strateg! Akrepi sheh përtej sipërfaqes dhe manovron në heshtje drejt fitimit. 2025-a pritet të jetë vit i shpërblimeve për punën e palodhur dhe aftësinë për të lexuar situatat si një mjeshtër.
    Edhe nëse nuk je pjesë e këtyre katër shenjave, yjet nuk janë gjithçka….Vendosmëria, guximi dhe zgjuarsia financiare janë çelësi i vërtetë për suksesin në çdo vit.

  • Dielli në Gaforre! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë ndryshimesh dhe vendimesh, do merrni lajme të mëdha

    Dielli në Gaforre! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë ndryshimesh dhe vendimesh, do merrni lajme të mëdha

    Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    E nisim javën me Diellin te Gaforrja. Do të jetë një ndryshim i ndjeshëm në agjendën e secilit. Kemi Mërkurin në hyrje të fortë me Uranin trekëndor dhe do të kemi një boom informacionesh, por të ekzagjeruara në pjesën më të madhe.
    Kalimi i Mërkurit te Luanët do të bëjë që gjithsecili të merret me punët e tij.

    Dielli te Gaforrja dhe Mërkuri te Gaforrja deri në mesin e javës do të na angazhojnë me angazhimet e fëmijëve.
    Ky Diell në hyrje të drejtëpërdrejtë me Jupiterin bën që çështjet që nuk varen vetëm nga ne të vendosen në agjendë që sot.
    DashiDielli është në familjen e katërt të hartës së tyre. Kthehet në prioritet profesioni dhe puna. Dy janë çështjet që do të ndryshojnë agjendën e tyre, pavarësisht se me çfarë po merren. E para është një çështje pune dhe e dyta një dokument në shërbim të një shtëpie apo pronësie.
    DemiVenusi është te ata. Mbetet prioritet mënyra e menaxhimit të situatave ekonomike. Po ashtu, prioritet mbeten tonacionet e larta. Ky Venus dhe ky Diell te Gaforrja do të fillojnë të ndihmojnë në sheshimin e problematikave personale në drejtim të dashurisë dhe lidhjes në çift. Jupiteri mbi Diellin e tyre e bën këtë një javë shumë të mirë edhe në çështjet ekonomike.
    BinjakëtTë lehtësuar nga Dielli. Do të humbasin pak nga të qenit prioritet aty ku ndodhen. Vendosje të forta dhe të bukura do të jenë atje ku kanë më tepër rëndësi në këtë moment. Prioritet i momentit është të jenë të rrethuar nga dashuria. Ka mundësi shumë të mira për të zgjeruar pjesën sociale. Mërkuri dhe Venusi janë në pozicione të tilla që hapin një perspektivë të re dhe largojnë ata që nuk janë të mirë për ta. Java do të jetë më e mirë nga e mërkura dhe në vazhdim.
    GaforrjaQë nga dje kanë Diellin te vetja. E kanë në vendosje kokë më kokë mbi Jupiterin që tani. Kjo sjell një lloj vështirësie, që ndihet vetëm te të lindurit në ditët e para të Gaforres. Benefitet e këtij Jupiteri do t’i marrin në beteja të vështira, por do të dalin fitimtarë. Jupiteri duket sikur nuk do t’u japë privilegj, por do t’i bëjë të zgjidhin çështje të vështira. Dhe do t’i ndihmojë në shtator të marrin hapa të mëdha. Të tjerët do ta ndjejnë Jupiterin nëpërmjet projektimit të bukur. Është një javë shumë e mirë dhe produktive. Do të kenë informacione të bujshme në veshin e tyre.
    LuaniMe Marsin në familjen e dytë të Diellit, janë mes dilemës: mbylljeve të çështjeve të vjetra apo të hapin fronte të reja. Duhet t’i gëzohen mbylljeve të bukura të çështjeve të vjetra dhe të fillojnë të projektojnë pushimet. Kjo periudhë favorizon ata që do të marrin vendime për pushime. Gushti, me vendosjen e Marsit, e bën të domosdoshme për ta përqendrimin në karrierë me zhvillime të forta.
    VirgjëreshaDo të jenë punëtorët e sezonit. Pavarësisht lodhjes, rezultati do të jetë më i kënaqshëm për ta. Do të rezultojë një javë e mirë dhe periudhë e mirë. Muaji qershor do të ketë rezultate të mira.
    PeshorjaMund të ketë takime me persona të rëndësishëm për ndryshimin e karrierës suaj. Venusi dhe hyrja e rëndësishme e Neptunit mbi Saturn. Status, strukturë, qëndrueshmëri në shkëlqim maksimal. Do të ketë shanse të mira që nga e mërkura.
    AkrepiMe çështje që i përkasin familjes apo njerëzve që i ndjejnë si familjarë. Do të kenë lajme dhe informacione të mira për zhvillime në karrierë. Do të kenë mundësi të marrin edhe iniciativa personale.
    ShigjetariMërkuri te Gaforrja ndihmon në çështje që i përkasin familjes. Ndryshimet që do të kemi me Mërkurin te Luanët do të sjellin zhvillime të mira me çështjet profesionale, në pikat problematike prej kohësh. Do të përshpejtohet ritmi. Faktori i të papriturës për mirë do të jetë i ndjeshëm për ju, nga e mërkura.
    BricjapiMe Diellin përballë në hyrje të drejtëpërdrejtë me Jupiterin te Gaforrja. Favorizues dhe shumë pozitiv për ndjesitë që do të kenë dhe mënyrën si do të shihen nga të tjerët në punë. Është periudhë pune dhe bashkëveprimi ende. Venusi te Demat i ndihmon në çështjet e emocionit dhe mënyrën si ndihen në raport me lekun.
    UjoriPlanifikoni pushimet. Është periudhë e një rutine të qetë dhe të qartë. Për ata që nuk kanë mundësi të planifikojnë pushime, java do të rezultojë e qetë dhe do t’u japë mundësinë të jenë siç kanë nevojë tani.
    PeshqitKanë Marsin ballë për ballë. E vështirë të largohen nga puna. Do të rezultojë një periudhë shumë e rëndësishme për bashkëpunime dhe për ata që presin përgjigje për një aplikim pune. Nis një periudhë që do të shijojnë ndryshimet që i kanë shumë të nevojshme. Të lindurit në ditët e para të Peshqve favorizohen shumë në zgjidhje çështjesh.
    /vizionplus.tv

  • ‘Qershori do ju ndryshojë jetën’, Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë për këtë verë

    ‘Qershori do ju ndryshojë jetën’, Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë për këtë verë

    Një javë me ndryshime dhe intensive. Kemi këtë javë Venusin që është futur te Demat, Mërkuri është futur te Gaforrja. Pasnesër kemi një Hënë të Plotë te Shigjetarët që ka të bëjë fiks me pjesën e udhëtimeve, lëvizjeve, shkresave.Hyrja më e rëndësishme është Planeti i Fatit te Gaforrja, që do të dëgjohet gjithandej: viti i Gaforres. Jupiteri te Gaforrja jep një potencial shumë më të mirë dhe më të madh se kur ishte te Binjakët. Por vështirësia e këtij Jupiteri është Saturn-Neptuni në hyrje katërkëndore te Dashi, që nuk do të na lejojë të ndjejmë shumë pozitivitetin ditët e para.
    Ky Jupiter hyn te Gaforrja nesër, gjen Mërkurin aty dhe do të qëndrojë deri në ditët e para të korrikut 2026, dhe përsëri do të ketë bashkëudhëtar Mërkurin. Janë hyrje optimiste dhe ndihmuese.
    DashiSaturni dhe Neptuni janë në katërkëndësh me Jupiterin nga nesër. Të lindurit në ditët e para duhet të këmbëngulin për çfarë kanë të rëndësishme. Për të tjerët, do të kenë strukturim të thjeshtë të çështjeve që kanë të bëjnë me pronësitë dhe çështjet që kanë të bëjnë me emrin e tyre. Do të mbyllni pikëpyetjet, përplasjet apo hatërmbetjet në raportet në çift që nga fundi i shkurtit deri tani.
    DemiMe Venusin te vetja, gjëja e parë që do të ndjejnë është pozitiviteti në drejtim të xhepit të tyre. Është momenti që ndryshimet që kanë pasur në mendje, por nuk kanë pasur guximin t’i bëjnë, t’i ndërmarrin tani. Çdo ndryshim të mundshëm që mendoni se do t’ju japë kualitet dhe stabilitet – momenti është tani. Kalimi i Jupiterit te Gaforrja ju favorizon për të zgjeruar pjesën sociale në shërbim të zgjerimit profesional. Çfarëdo lloj lëvizjeje, ky Jupiter sjell një rritje të konsiderueshme të buxhetit.

    BinjakëtPa Mërkur tashmë dhe pa planetin e fatit. Por kjo nuk është domosdoshmërisht e keqe. Mërkuri nga pozicioni ku ndodhet do t’ju japë mundësinë që të jeni të qartë dhe të sigurt në ecurinë e të përditshmes suaj. Nis një periudhë për Binjakët që do të ndihmohen shumë në drejtim të dashurisë. Si ata që kanë pasur pikëpyetje dhe ata që kanë pasur përplasje, ky Jupiter i ndihmon shumë. Hëna e plotë përballë u jep mundësi për udhëtime.

    GaforrjaDo të jenë kryefjalë për periudhën. Nuk do t’i lini vendimet tuaja në spontanitetin fëmijëror. Do të merrni iniciativa që nuk janë të lehta, por do t’ia dilni mbanë me sukses. Pronësia, zgjerimi i familjes janë çështje që do të dëgjohen për ju. Hëna e plotë i bën më të kthjellët, por nuk i ndikon drejtpërdrejt. Shquhen për intuitë të fortë dhe kur është Hëna e plotë kanë ide të duhura.
    LuaniKy Jupiter, bashkë me Mërkurin, do të shfrytëzohet për të mbyllur çfarë është për të hequr qafe. Për të lënë pas siklete të shtëpisë apo profesionit. Edhe disa ditë mbetet prioritet profesioni. Venusi te Demat nuk është hyrje e lehtë. Këtë javë kujdes me shpenzimet.
    VirgjëreshaMërkuri te Binjakët i ndihmonte më shumë në projektim. Por në rezultat është më i mirë ky Mërkur. Edhe ky Jupiter bën të mundur që çështjet që i përkasin familjes të lehtësohen dhe të zgjidhen çdo ditë e më shumë. Jupiteri është miqësor dhe jep mundësi shumë të mira për të bërë degëzime të sakta dhe të qarta. Jo iniciativa të reja.

    PeshorjaVenusi te Demat u shkon shumë. Do të ndihen të bukur dhe në qendër të vëmendjes. Kanë nevojë për të harxhuar para për të marrë me të mira veten. Qershori ka në fokus karrierën. Tematika qëndrore janë çështjet dhe rivendosjet që i përkasin punës. Hëna e plotë sjell ditë shumë të mira për ata që presin shkresa.
    AkrepiFamilje shumë miqësore Gaforrja për ta. Hyrje shumë e mirë si nga Jupiteri ashtu edhe nga Mërkuri. Edhe Urani po del – në 7 korrik del plotësisht. Përgatisni një agjendë të mirë për gjërat që jep ky Jupiter. E para, ide të reja dhe ndryshime thelbësore. Ose projektim ndryshe nga çfarë e kanë menduar – thelbësor. Diskutime të forta nesër dhe pasnesër në shërbim të ndryshimit thelbësor në mënyrën si funksionojnë.
    ShigjetariHëna e plotë është te ata. Çfarë ka të bëjë me lëvizjen, zgjerimin, fëmijët, pasardhësit, prurjet e reja në familje dhe flirte. Është periudhë shumë e mirë për Shigjetarët që kanë planifikuar zgjerimin e familjes. Jupiteri i bën të shohin se maturia dhe respektimi i faktorëve të kohës vlejnë më tepër se shpërthimet e momentit. Do të jetë mjaft produktiv.
    BricjapiDo të kenë një vendosje të vetvetes në nivele shumë më të larta me njerëzit që i rrethojnë. Do të ndihen më të vlerësuar dhe më të respektuar. Ose do të sjellë bashkëpunime më të mira. Kanë dalë nga luftat e tyre më të vështira – i kanë mbyllur vjet në pjesën më të madhe në mesin e verës, por edhe ata që ngelën për fund, i kanë mbyllur në mesin e nëntorit. Kështu që ky Jupiter dhe Mërkuri bashkë sjellin lëvizje të përshpejtuara që nga kjo javë. Me çështje që përkasin familjes, janë në një verë të bukur.
    UjoriVenusi nuk është shumë komod për ta. Pas datës 7 korrik do të jenë më të lehtësuar. Komunikimi në çift duhet të jetë i kujdesshëm. Mërkuri sjell në prioritet çështjet e familjes, por jo jetën në çift. Benefiti i Jupiterit është stabiliteti – një ritëm i shtruar dhe i sigurt.
    PeshqitHyrje pozitive, favorizohen shumë. Do të ndihmohen nga Jupiteri, sidomos ata që janë në kërkim të dashurisë. Minimalisht, në ambientet ku do të ndodhen, do të ndihen të familjarizuar. Do të thjeshtësohet shumë komunikimi dhe rehatllëku i Peshkut në ambientet e reja dhe me njerëz të rinj. Momenti për të gjetur gjysmën tuaj më të mirë është tani.

  • “Qershori, muaji që ju ndryshon jetën”, astrologe Meri Gjini: Jupiteri në Gaforre sjell para dhe mbarësi për këto 3 shenja

    “Qershori, muaji që ju ndryshon jetën”, astrologe Meri Gjini: Jupiteri në Gaforre sjell para dhe mbarësi për këto 3 shenja

    Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus.

    Një javë me ndryshime dhe intensive. Kemi këtë javë Venusin që është futur te Demat, Mërkuri është futur te Gaforrja. Pasnesër kemi një Hënë të Plotë te Shigjetarët që ka të bëjë fiks me pjesën e udhëtimeve, lëvizjeve, shkresave.
    Hyrja më e rëndësishme është Planeti i Fatit te Gaforrja, që do të dëgjohet gjithandej: viti i Gaforres. Jupiteri te Gaforrja jep një potencial shumë më të mirë dhe më të madh se kur ishte te Binjakët. Por vështirësia e këtij Jupiteri është Saturn-Neptuni në hyrje katërkëndore te Dashi, që nuk do të na lejojë të ndjejmë shumë pozitivitetin ditët e para.