Tag: gaddafi

  • Libia i bën kërkesë zyrtare Libanit për lirimin e djalit të Gaddafit, qeveria libiane do paguajë 11 milionë euro në këmbim të lirisë së tij

    Libia i bën kërkesë zyrtare Libanit për lirimin e djalit të Gaddafit, qeveria libiane do paguajë 11 milionë euro në këmbim të lirisë së tij

    Këshilltari politik i Kryeministrit të Libisë, Ibrahim Dbeiba, mbërriti në Bejrut si kreu i një misioni zyrtar për të diskutuar me autoritetet libaneze kushtet për ekstradimin e Hannibal Gaddafit.

    Sipas raportimeve të Lebanon 24, vizita e Dbeibas lidhet me procedurat ligjore të kërkuara për t’u përgatitur për lirimin e djalit të ish-udhëheqësit libian Muamar Gaddafi.
    Më 17 tetor, një gjykatë libaneze vendosi të lirojë Hannibal Gaddafin me një garanci prej 11 milionë dollarësh. 50-vjeçari u arrestua në vitin 2015 dhe po mbahej në Liban. Vizita e delegacionit libian pritet të kontribuojë në stabilizimin e marrëdhënieve midis Libanit dhe Libisë.
    Sot, presidenti libanez, Joseph Aoun priti delegacionin libian, i cili gjithashtu i dorëzoi gjykatës së vendit rezultatet e hetimit të kryer nga autoritetet libiane për zhdukjen e imamit shiit Musa Sadr në vitin 1978 në Tripoli, me kërkesë të Bejrutit.
    Hannibal Gaddafi u rrëmbye në vitin 2015 nga luftëtarët e lëvizjes “Amal” nga Siria fqinje, ku jetonte si i dëbuar politik, dhe më vonë iu dorëzua autoriteteve libaneze.
    Në vitin 2017, ai u akuzua për fshehjen e informacionit në lidhje me zhdukjen e Imam Sadrit. Megjithatë, avokati francez Laurent Bayon e kritikoi këtë vendim, duke theksuar se i pandehuri ishte vetëm dy vjeç kur Sadri u zhduk, pothuajse katër dekada më parë.
    Imam Musa Sadr, një predikues shiit popullor, u ftua në Libi në fund të gushtit 1978 për të festuar përvjetorin e revolucionit të 1 shtatorit 1969. Nga Tripoli, ai do të nisej për në Romë, ku kishte një takim me Papën. Megjithatë, pas takimit me Kolonel Gaddafin, imami dhe dy shoqëruesit e tij u zhdukën.
    Sipas një versioni, gjatë takimit, Gaddafi dhe Sadri patën një debat të nxehtë për çështje islame dhe Gaddafi dyshohet se e vrau atë menjëherë. Sipas një versioni tjetër, Musa Sadr dhe shoqëruesit e tij u burgosën nga Gaddafi.

    Top Channel

  • Gaddafi dhe dyshimet për financimet libiane, pse Sarkozy është sot në burg

    Gaddafi dhe dyshimet për financimet libiane, pse Sarkozy është sot në burg

    Procesi gjyqësor që ka çuar ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy në burg lidhet me ngjarje që kanë nisur afro 15 vite më parë. Më 16 mars 2011, Saïf al-Islam Gaddafi, djali i diktatorit libian Muammar Gaddafi, akuzoi në një intervistë për kanalin Euronews presidentin e atëhershëm të Francës se kishte marrë para nga Libia për të financuar fushatën e tij presidenciale në vitin 2007.
    Kjo akuzë mori peshë shumë më të madhe më 28 prill 2012, kur portali investigativ Mediapart publikoi një dokument ku ish-shefi i shërbimeve sekrete të jashtme të Libisë përmendte një “marrëveshje parimore” për mbështetje financiare ndaj Sarkozy-së në shumën prej 50 milionë eurosh. Edhe pse në shtator të vitit 2023 gjykata franceze e konsideroi të “mundshme” që dokumenti të ishte i falsifikuar, drejtësia nuk e ndali ndjekjen penale, shkruan La Repubblica.
    Hetimi dhe akuzat
    Më 19 prill 2013, prokuroria e Parisit hapi një hetim penal kundër personave të panjohur, i cili çoi në kontrolle dhe hetime të thelluara që përfshinë bashkëpunëtorë të afërt të Sarkozy-së, si:
    Claude Guéant – ish-drejtor kabineti;
    Alexandre Djouhri – biznesmen franko-algjerian;
    Éric Woerth – ish-arkëtar i fushatës;
    Brice Hortefeux – ish-ministër.
    Në vitin 2018, Sarkozy u akuzua zyrtarisht për korrupsion pasiv, financim të paligjshëm elektoral dhe pranim fondesh publike të huaja. Në 2020, atij iu shtua edhe akuza për bashkëpunim në grup kriminal.
    Gjykimi dhe dënimi
    Nga 6 janari deri më 8 prill 2025, Sarkozy dhe 11 të pandehur të tjerë dolën para gjykatës në Paris. Më 27 mars 2025, Prokuroria Kombëtare Financiare kërkoi 7 vjet burg për të, gjobë prej 300 mijë eurosh si dhe 5 vjet ndalim për t’u zgjedhur në funksione publike, duke e akuzuar ish-presidentin për një “pakt korruptiv faustian me një nga diktatorët më të dyshimtë të 30 viteve të fundit”.
    Sarkozy i ka mohuar gjithmonë akuzat, duke pretenduar se ato janë pjesë e një komploti të organizuar nga klani Gaddafi, për t’u hakmarrë ndaj rolit të tij në rrëzimin e regjimit libian në vitin 2011.
    Vendimi përfundimtar dhe pasojat
    Më 25 shtator 2025, gjykata e Parisit e shfajësoi Sarkozy-n për disa akuza, përfshirë korrupsionin pasiv dhe marrjen e fondeve libiane, për mungesë provash të drejtpërdrejta.
    Megjithatë, gjykatësit e konsideruan të provuar ekzistencën e një “marrëveshjeje paraprake kriminale” dhe e dënuan me 5 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për bashkëpunim në grup të strukturuar kriminal, me ekzekutim të menjëhershëm të dënimit, por me urdhër për shtyrje të paraburgimit.
    Ky vendim do të thotë që, edhe pse Sarkozy apeloi vendimin, ai nuk mundi ta shmangte vuajtjen e dënimit, sepse gjykata kishte urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të dënimit, çka në të drejtën penale franceze e bën të menjëhershme zbatimin e vendimit, pavarësisht ankimit.
    Pse u burgos menjëherë?
    Sipas nenit 471 të Kodit të Procedurës Penale Franceze, një gjyqtar ka të drejtë të urdhërojë ekzekutimin provizor të një dënimi në shkallën e parë, nëse ka rrethana të jashtëzakonshme, siç ishte në këtë rast “rëndësia e veçantë e fakteve” dhe “pesha e dënimit të shqiptuar”.
    Kjo masë ka shkaktuar zemërimin e Nicolas Sarkozy-së, i cili e ka cilësuar vendimin si një “masë poshtëruese” dhe “të pajustifikueshme”.

  • “Tronditet” Franca! Sarkozy shpallet fajtor për konspiracion kriminal me paratë e Gaddafit

    “Tronditet” Franca! Sarkozy shpallet fajtor për konspiracion kriminal me paratë e Gaddafit

    Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për konspiracion kriminal në një çështje që lidhet me marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga ish-udhëheqësi libanez, Muammar Gaddafi.
    Gjykata kriminale e Parisit e ka shfajësuar Sarkozy-n për të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore.
    Më herët, Prokuroria e akuzonte ish-presidentin se kishte përdorur paratë e Gaddafit për të financuar fushatën e tij zgjedhore në vitin 2007, në këmbim të premtimeve për të ndihmuar udhëheqësin libanez të përmirësonte imazhin e tij në vendet perëndimore.
    Gaddafi dhe SarkozySarkozy, 70 vjeç, i ka mohuar vazhdimisht akuzat duke i cilësuar ato si politike.
    Hetimi për këtë rast nisi në vitin 2013, dy vjet pasi Saif al-Islam Gaddafi, djali i udhëheqësit libanez, e akuzoi për marrjen e miliona eurove nga babai i tij për fushatë.
    Në vitin 2014, biznesmeni libanez Ziad Takieddine, i cili për një kohë të gjatë vepronte si ndërmjetës mes Francës dhe Lindjes së Mesme, deklaroi se kishte prova të shkruara që fushata e Sarkozy-t ishte financuar “me bollëk” nga Tripoli, dhe se pagesat prej 50 milionë eurosh vazhduan edhe pas marrjes së presidencës.
    Edhe bashkëshortja e tij, Carla Bruni-Sarkozy, u akuzua vitin e kaluar për fshehje të provave të lidhura me këtë çështje dhe bashkëpunim me të tjerë për kryerjen e mashtrimit, të cilat ajo i mohon.
    Që nga humbja e zgjedhjeve në 2012, Sarkozy ka qenë objekt i disa hetimeve penale.