Tag: gabriel

  • As Mbappé, as Botman; futbollisti më i shpejtë në botë luan në Portugali dhe vrapon me 40 km/h

    As Mbappé, as Botman; futbollisti më i shpejtë në botë luan në Portugali dhe vrapon me 40 km/h

    17 Maj 2025

    12:14

    Alfred Lleshi

    Performanca atletike në futboll po i sfidon gjithnjë e më shumë ligjet e fizikës. Emri më i fundit që ka mahnitur botën është ai i Gabriel Silva, sulmuesi brazilian 23-vjeçar i klubit portugez Santa Clara, i cili ka regjistruar rekord të ri botëror në shpejtësi gjatë një ndeshjeje zyrtare: 40.3 km/h.
    Shifra u regjistrua në minutën e 95-të të ndeshjes kundër Famalicão, në kampionatin portugez “Primeira Liga”, në stadiumin “São Miguel”. Klubi e bëri publik këtë fakt, ndërsa GPS e “StatSports” e konfirmuan zyrtarisht rekordin.
    Gabriel Silva lë pas emra të njohur si Sven Botman i Newcastle, që mbante më parë rekordin me 39.21 km/h, dhe yllin francez Kylian Mbappé, i cili në Botërorin 2018 arriti shpejtësinë prej 37 km/h.
    Për ta vendosur këtë arritje në kontekst: Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në histori, ka arritur kulmin e tij me 44 km/h. Gabriel Silva është vetëm një hap larg legjendës së atletikës, por mbi barin e fushës së futbollit.

  • Arsenal për të bërë përmbysjen e madhe, PSG për të mos lejuar surpriza të pakëndshme. Formacionet zyrtare të supersfidës

    Arsenal për të bërë përmbysjen e madhe, PSG për të mos lejuar surpriza të pakëndshme. Formacionet zyrtare të supersfidës

    Në “Parc des Princes”, PSG pret Arsenalin në gjysmëfinalen e kthimit, ku sot do të mësohet ekipi që do të përballet me Interin në finalen e madhe të Champions League, më 31 maj në Munich. Sigurisht që favoriti kryesor për të kaluar në finale është PSG, e cila vjen me avantazhin 0-1 në ndeshjen e parë të fituar në Londër, por “Topçinjtë” kanë treguar se janë një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar aspak.
    Mungesa e vetme për parizienët është Kimpmebe, ndërsa Ousmane Dembele e nis nga stoli. Për Arsenalin janë mungesat e zakonshme prej javësh të tëra si Gabriel Jesus, Gabriel Magalhães, Kei havertz dhe Jorginho. Si Luis Enrique, ashtu edhe Mikel Arteta kanë hedhur në fushë sonte formacionet e tyrë më të mira të mundshme.
    PSG:Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Doué, Barcola, Kvaratskhelia.
    Arsenal: Raya Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-Skelly, Partey, Rice, Odegaard, Saka, Martinelli, Merino.

  • Gabriel Garsia Markez, erdhi si shtjellë shpirti në realizmin magjik për të mbetur i magjishmi i krijimit

    Gabriel Garsia Markez, erdhi si shtjellë shpirti në realizmin magjik për të mbetur i magjishmi i krijimit

    Nga Albert Vataj
    Pas një kaplimi prej më shumë se dy vitesh nga Alzheimer, shkrimtari i madh kolumbian, Gabriel Garcia Marquez reshti së gjëmuari me frymë gjoksin e rrënuar nga 87 vitet e moshës, në shtëpinë e tij në Mexico City, më 17 prill 2014. Gjëmimet e një zemre të lodhur kanë gufuar në kraharorin e tij të lëveshkur dhe prushin e thinjave në gjoksin që nuk hovet më. Ai vendos të tregojë me nota pathosi dhe nëpërmjet një mbamendje të zëshme, se di të kridhet në krahët e vdekjes, jo vetëm nëpërmjet rrëfimtarisë dhe bashkëjetimit trandës. Në çdo ndjenjë, ai troket nëpërmjet një dhimbjeje. Prej sysh që u skuqën në përjetime që sendërtoi, ai zbret me lot. Vdekjen e tij letrare e zë ajo e kujës nën vig. Ikjes pak kthim prej ligjërimeve dhe këndimesh plot kand dhe nerv, ai i jepet me mish e me shpirt. Kërkon leje të marrë atë rrugë që e hoqi në letra dhe tregimtari sa e sa herë. Nuk priti përgjigje, por vetë e vendosi, sepse në të sosur i kishte ditët, në të shuar e kish flakadanin, në të ndalur e kish vërshimin. Ndali siç stepet para kureshtisë dhe hutimit tonë, një vegim drite që shkreptin në qiellin e gërmushur prej resh dhe zemërate qiellore.

    Loja e tij me vetminë duket se nuk do të ishte më një ngasje për të hyjnizuar privatësinë, për të medituar, për të ndarë botën nga vetja, për të ndërsyer të tjera ngasje në botën e letrave ndaj shpirtit. Gabriel Garsia Markez kishte kyçur gjithçka të tijën përreth, nga miqtë dhe të afërmit, nga ngulme dhe dufe të fjetura, para se t’i dorëzohet amshimit.
    Ai nuk kishte frikë nga vdekja, por ishte i zemëruar me të. Problemi me vdekjen është se ajo zgjat përgjithnjë, thoshte ai.
    Ai nuk është më, por tek secili nga ne la diçka nga vetja, diçka që nuk lejon ta shkul asnjë stuhi harrese apo tërmet sëmbimi.
    Por, një shpirt me kaq shumë mirëseardhje përjetimesh magjike dhe andjesh këndellëse, nuk mund të ikte pa një lamtumirë, dhe e endi atë me fijet e holla e tejet të tendosura të jehonave të skajeve dhe botëve, atyre që kishte ngjizur dhe jetuar, mëtuar e kunguar.
    Dhe shtoi:
    Sikur Zoti të harronte për një moment që unë jam një dordolec i ndrequr me rrecka dhe të më dhuronte një copë jete, mbase nuk do të thosha t’i gjitha ato që po mendoja, por sigurisht do t’i mendoja të gjitha ato që po them.
    Do i jepja rëndesi gjërave jo për vleren e tyre por për domethënien e tyre. Do flija pak, do ëndërroja më shumë, sepse çdo minutë që mbyllim sytë humbim gjashtëdhjetë sekonda dritë.
    Do vazhdoja kur të tjerët do të ndalonin, do të zgjohesha kur të tjerët do të flinin.
    Do t’i dëgjoja kur të tjerët do flisnin dhe sa do e shijoja një akullore me çokollatë!!!
    Nëse Zoti do me jepte një copë jetë, do të vishesha thjesht, do të shtrihesha përballë diellit, duke e lënë të pambuluar jo vetëm trupin tim, por edhe shpirtin tim.
    Zoti im, nëse do të mundesha, do ta shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do të prisja të dilte dielli.
    Do pikturoja një ëndërr të Van Gogut mbi yje, do të recitoja një poezi të Benedetit dhe një këngë të Sheratit…
    Do ishte serenata që do t’ia dhuroja hënës.
    Do ujisja me lotët e mi trëndafilat, që të ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyrë kuqe nga fletet e tyre.
     
    Ah Zoti im, sikur të kisha një copë jetë …nuk do të lejoja të kalonte as edhe një ditë pa iu thënë njerëzve që dashuroja, se i dashuroj.
    Do të bëja cdo burrë dhe grua të besojne se janë njerëzit që dua dhe do të dashurohesha me dashurinë. Te njerëzit do tregoja se sa gabim bëjnë kur besojne se ndalojnë së dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojnë të dashurojnë.
    Femijës së vogël do i jepja pend, por do t’i lija të mësonin vetë sesi të fluturojë.
    Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqëria por “harresa”.
    Mesova kaq gjera nga ju njerëzit…
    Mësova se të gjithë duan të jetojnë në “majen e malit”, pa kuptuar se lumturia qëndron në mënyrën se si zbret “faqen e pjerrët”.
    Mësova se kur fëmija e porsalindur shtrëngohet mbi pëllëmbën e tij të vogël, për herë të parë gishti që zgjatet i babait të tij e robëron përgjithmonë.
    Mësova se njeriu ka të drejtë ta shoh tjetrin nga lart, vetëm kur duhet ta ndihmojë të cohet.
    Janë kaq shumë gjëra që mësova prej jush, por me të vërtetë nuk do të hyjnë në punë, sepse kur të më mbajnë të mbyllur brenda në këtë valixhe fatkeqësisht do të jem i vdekur.
    Të thuash gjithmonë atë që ndjen dhe të bësh gjithmonë atë që mendon.
    Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të të shihja duke fjetur, do të të perqafoja fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roja i shpirtit tënd.
    Nëse do e dija se kjo do ishte hera e fundit që do të të shihja të dilje nga dera, do të të përqafoja dhe do të të jepja një puthje dhe do të të therrisja përsëri që të të jepja edhe të tjera.
    Nëse do e dija se kjo do të ishte hera e fundit që do dëgjoja zërin tënd, do ta incizoja çdo fjalë tënden që të mund të të degjoja përsëri, përsëri, e përsëri.
    Nëse do e dija që këto do të ishin momentet e fundit që do të të shihja do të të thoja “të dashuroj” dhe do të supozoja jo llogjikisht se e dije më parë.
    Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep edhe mundësi të tjera që ti bëjmë gjërat siç duhet, por në qoft se bëjmë gabime, na mbetet vetëm e sotmja, do doja të të thoja se sa shumë të dua dhe se kurrë s`do të të harroj.
    E nesërmja nuk është e sigurt për askend si i ri, si i vjetër. Sonte mund të jetë hera e fundit që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit më, bëjë sot sepse e nesermja nuk vjen kurrë, sigurisht do pendohesh për ditën kur nuk gjete kohë për një buzëqeshje, një përqafim, një puthje dhe sepse ishe shumë i zënë për të realizuar një dëshirë të tyre.
    Mbaj ata që dashuron pranë vetes, thuaji duke mërmëritur se sa shumë ke nevojë për ta, dashuroi, sillu mirë gjeje kohën për ta, thuaji “më vjen keq”, “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” dhe të gjitha fjalët e dashurisë qe di. Asnjeri nuk do të të mbaj mend për mendimet e tua të fshehta.
    Kërko nga Zoti fuqinë dhe zgjuarsinë t`i shprehësh. Tregoju të tjerëve domethënien e tyre.
    Fillo të bësh realitet ëndrrat e tua.
    Tani është momenti!
    Ishte vërtetë?!
    Asnjëherë nuk është i duhur momenti se kur duhet të iki një njeri që u mëkoi njerëzve me vepër dhe përkushtim pasionues se si vihet. Ai megjithëse ishte shuar para se të ndalonte së frymuari, e ushqeu botën me motivim dhe arsye për të besuar ashtu siç ai kumtoi, në magjinë e krijimit si në një forcë besimi që i shndërron vullnetet tona në energji jete. Pavarësisht se kanë kaluar 11 vite prej ditës që ai vdiq, ende edhe sot flitet për librat e tij, për vlerat që barti letërsia që na la ai testament. Bota mbarë e njohu Gabriel Garsia Markez si një penë që e ushqeu shpirtin me ngjyrën më të ëmbël të spektrit të dritës. Ne u dashuruam, u trishtuam, ndjem dhimbje dhe morëm zemër, u urtësuam dhe përjetuam, me tharmin e dijes dhe dritës së tij. Tani që ai nuk është, vepra do na rrëfejë më mirë se asgjë se cili ishte ai, çfarë beri dhe si e bëri përmendoren e tij të pavdeksisë. Gabriel Garsia Markez, është ikja që la zbrazëti në letërsinë e realizmit magjik.

  • “Ta anëtarësojmë Kanadanë në BE”, propozimi i papritur: Mos e lini në dorë të Trumpit!

    “Ta anëtarësojmë Kanadanë në BE”, propozimi i papritur: Mos e lini në dorë të Trumpit!

    Me vendosjen e tarifave që zhytën botën në kaos, Donald Trump ngjalli jo vetëm frikën e tërmetit të mundshëm që pret ekonominë globale: Ai dëshmoi gjithashtu se i bën realitet dëshira e veta, pavarësisht pasojave dhe kundërshtive që mund të hasë.

    E në këtë këndvështrim, po shihen me shqetësim edhe thirrjet e tij provokuese për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të SHBA-së. Në këtë situatë, ish-ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel ka dalë me një thirrje të papritur: Ai sugjeron që Kanadasë t’i ofrohet anëtarësimi i pjesshëm në Bashkimin Evropian.
    “Mbase jo si një anëtar i integruar plotësisht si të tjerët, por ndoshta pjesërisht të paktën. Europa duhet t’i rezistojë pretendimeve të presidentit Donald Trump për ta bërë Kanadanë pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ish-ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
    Për çdo rast, Kanadaja është më europiane se disa anëtarë të BE-së, shtoi Gabriel, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm nga viti 2017 deri në 2018 dhe ishte zëvendëskancelar nga 2013 deri në 2018, kur Angela Merkel ishte shefe e ekzekutivit gjerman. Presidenti amerikan Trump ka ushtruar presion të madh ndaj fqinjit të tij verior përmes tarifave, duke bërë që Kanada të vendosë tarifa për importet e disa automjeteve nga SHBA.

    Top Channel

  • (VIDEO) Mikel Merino, 2025 si bomber golash! Por Arteta dridhet nga dëmtimi i radhës. Situata para Real Madrid

    (VIDEO) Mikel Merino, 2025 si bomber golash! Por Arteta dridhet nga dëmtimi i radhës. Situata para Real Madrid

    Arsenali mbylli 45′ e para me golin e tashmë “bomberit” të improvizuar, Mikel Merino (6 gola në Premier), i cili po jeton një 2025 fantastik me fanelën e topçinjve, Skuadra e Artetas luan ndaj Fulham teksa dhe pse distanca me Liverpool mbetet e madhe, ende beson dhe shpreson duke mbajtur një dritë shprese.
    GOLI I MERINO – VIDEO
    Arsenalit iu dha një goditje e dytë lëndimi gjatë natës pasi Gabriel Magalhaes u detyrua të largohej nga fusha pas më pak se 10 minuta në ndeshjen e së martës mbrëma në Premier League me Fulham. Mbrojtësi ndjeu shqetësimin menjëherë kur u përpoq të ndalonte një kundërsulm.
    Braziliani bërë thirrje që loja të ndalohej. Incidenti shkakton një shqetësim të madh për Mikel Arteta me ndeshjen e parë të ndeshjes të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të Arsenalit kundër Real Madridit që do të vijë javën e ardhshme.
    Jakub Kiwior u thirr nga pankina për të zëvendësuar Gabriel në Emirates Stadium. Ben White gjithashtu mbeti jashte liste per sfiden ndaj Fulham, pasi pati një demtim në stërvitje.
    “Ai kishte një ngacmim të vogël dy ditë më parë”, tha Arteta per mbrojtësin e djathtë. “Dje u përpoqëm, ai nuk ndihej mirë, kështu që vendosëm të mos e fusim në skuadër.
    Arsenali udhëton në Everton në fundjavë përpara se të presë Real Madridin në veri të Londrës tre ditë më vonë. Ata mbeten pa Kai Havertz dhe Gabriel Jesus për shkak të lëndimeve të tyre në fund të sezonit.
    Gabriel ka qenë një ndeshje kyçe në ekip së bashku me William Saliba dhe është pjesë e një prej mbrojtjeve më të mira ne Europe. Rikthimi i Bukayo Saka eshte lajmi pozitiv, teksa Calafiori do te mungoje 2-3 jave.