Tag: gabriel

  • Gabriel Kulla i jep humbjen e dytë Igli Tares, talenti i Shqipërisë i shënon 2 gola Milanit U-20

    Gabriel Kulla i jep humbjen e dytë Igli Tares, talenti i Shqipërisë i shënon 2 gola Milanit U-20

    Dy humbje brenda pak ditësh! Drejtori sportiv shqiptar i Milanit, Igli Tare, nuk e ka gjetur aspak të shtruar rrugën e punës te kuqezinjtë. Një krizë e madhe kishte përfshirë ekipin italian, Tare u mundua të ndryshonte çfarë të mundej dhe rezultatet në fillim janë sërish kundër.Milani e nisi me humbje takimin e parë në Serinë A ndaj Cremonese, 1-2, por dha disa sinjale pozitive. Pas asaj humbje në Serinë A, një tjetër humbje vjen për Milanin e Igli Tares, këtë herë në grupmoshën U-20.
    Pasi e nisën me fitore ndaj Lecce kampionatin e U-20, Milani sot ka humbur në shifrat 1-2 ndaj Sasuolos U-20. Të dy golat e Sasuolos janë shënuar nga talenti i madh i Shqipërisë, Gabriel Kulla.Në rastin e parë, në minutën e 14, Kulla shënoi me një kthesë të befasishme duke shtangur në vend edhe portierin kundërshtar. Ndërkohë goli i dytë erdhi prej tij në minutën e 45, duke ia pamundësuar edhe njëherë tjetër portierit të Milanit, ndalimin e topit drejt rrjetës.?Në pjesën e dytë, Gabriel Kulla vazhdoi të vallëzonte mes mbrojtësave kundërshtarë dhe humbi të paktën dy raste të tjera që mund ta dërgonin në 4 gola të shënuar në këto 90 minuta. Megjithatë ajo që ka rëndësi është fakti se Gabriel Kulla e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon duke qenë pjesë e ekipit U-20. Nga krahu tjetër, shifrat e 17-vjecarit te Shqipëria janë të frikshme. Me ekipin e Shqipërisë U-17, shkodrani ka realizuar plot 10 gola në 14 ndeshje të zhvilluara me fanellën kuqezi. Frika e vetme qëndron në faktin se Gabriel është pjesë e akademive në Itali, në një vend që njihet për mungesën e dhënies së hapësirës për lojtarët e dalë nga ekipet zinxhire. Por nëse vazhdon në këto ritme, ndoshta një ftesë nga ekipi i parë i Sasuolës nuk do të mungojë për të. /Sport Ekspres/

  • Gyokeres e bën sefte me Arsenal-in, “Topçinjtë” dhurojnë spektakël në finalen e Emirates Cup (video)

    Gyokeres e bën sefte me Arsenal-in, “Topçinjtë” dhurojnë spektakël në finalen e Emirates Cup (video)

    9 Gusht 2025

    18:51

    Telesport

    Në “Emirates Stadium”, Arsenal po luan ndaj Athletic Bilbao, një ndeshje miqësore për turneun e përvitshëm me emrin “Emirates Cup”. Londinezët e drejtuar nga Mikel Arteta e nisën takimin me këtë formacion zyrtar: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Zubimendi, Rice, Odegaard; Martinelli, Gyokeres, Saka.
    Sytë e të gjithavë janë padyshim te transferimi i bujshëm i kësaj vere, Viktor Gyokeres. Suedezi nuk ka zhgënjyer aspak, duke zhbllokuar rezultatin me golin e tij në minutën e 33-të. Pas një krosimit të bukur nga blerja tjetër e bujshme e kësaj vere për londinezët, Martin Zubimendi, Gyokeres dërgon me një goditje të bukur me kokë topin në rrjetë.
    Tre minuta më pas ishte radha e Bukayo Saka, i cili shënoi golin e dytë për vendasit, pas asistit të marrë nga Gabriel Martinelli. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë.
    SHIKOGOLINGYOKERES
    SHIKOGOLINESAKA

  • Richard A. Gabriel – “Shumica e historianëve të Aleksandrit e kanë trajtuar Aleksandrin si grek,..Aleksandri nuk ishte grek!”

    Richard A. Gabriel – “Shumica e historianëve të Aleksandrit e kanë trajtuar Aleksandrin si grek,..Aleksandri nuk ishte grek!”

    “Shumica e historianëve të Aleksandrit e kanë trajtuar Aleksandrin si grek, aq sa supozohet nga shumë njerëz se Aleksandri ishte grek. Në fakt, Aleksandri nuk ishte grek dhe asgjë në tregimet e jetës së tij nuk sugjeron se ai ishte i dhënë pas kulturës, vlerave ose zakoneve greke. Babai i Aleksandrit ishte maqedonas dhe nëna ilire. As populli maqedonas, as ilir dhe as gjuhët e tyre nuk kishin origjinë helene, dhe gjuhët që ata flisnin ishin reciprokisht të pakuptueshme me greqishten.”

    —————-

    Richard A. Gabriel – “The Madness of Alexander the Great: And the Myth of Military Genius” 2015

  • Njëqind vjet nga fillimet e kërkimeve arkeologjike franceze në Shqipëri

    Njëqind vjet nga fillimet e kërkimeve arkeologjike franceze në Shqipëri

    Njëqind vjet nga fillimet e kërkimeve arkeologjike franceze në Shqipëri – Nga Luan Rama

    Duke kujtuar arkeologun francez Léon Rey

    Pikëtakimi i parë me Apolloninë ka ndodhur vonë tek unë, atëherë kur isha një djalosh njëzetvjeçar dhe si studentë, gjatë pushimeve të verës punonim vullnetarisht për ndërtimin e stacionit të hekurudhës së re në Fier si dhe në Mbrostar, jo larg këtij qyteti. Kureshtja për të parë qytetin antik, për të cilin kisha dëgjuar, më shtyn një ditë të shkoja me disa shokë dhe ta shikoja atë “Qytet të Madh e Hijerëndë”, Magna urbs et gravis, siç e kishte quajtur Ciceroni, i cili, në prag të fillimit të mijëvjeçarit të parë të erës sonë, kishte kaluar në këto anë.

    Atë ditë, ne e lamë Apolloninë në buzëmbrëmje, duke vështruar atë perëndim të kuq të një vere të ngrohtë, çka e bënte qytezën akoma më të magjishme. Ne e lamë atë, duke parë njëkohësisht me trishtim atë manastir të boshatisur, meqë priftërinjtë, që kishin qënë aty prej shtatë shekujsh, më së fundi i kishin përzënë. Ishte koha e “revolucionit kulturor” dhe e luftës kundër fesë e regjimit totalitar shqiptar.

    Për herë të dytë, Apolloninë e pikëtakova vite më vonë kur punoja si kineast dhe kur shkrova skenarin e filmit Dëshmorët e Monumenteve, të realizuar nga miku im, regjisori Fehmi Hoshafi. Historia e mbrojtjes së monumenteve antike të Apollonisë gjatë Luftës së Parë Botërore, më kishte nxitur të mësoja rreth historisë së tri martirëve të monumenteve, siç do të quheshin ata më pas: Kamber Bënja, Abaz Taushani dhe Izet Manastirliu.

    Disa herë u ktheva në Apolloni; u takova me pleqtë e Pojanit për të mësuar atë çka ruante populli në tregimet dhe gojëdhënat e tij. Shqipëria e viteve 1914-1917 ishte kthyer në një shesh beteje të forcave të perandorive dhe Fuqive të Mëdha. Lufta mes ushtrive austriake dhe italiane në kufirin e lumit të Vjosës, gjëmimet e bombave, monumentet dhe grabitja e tyre nga austriakët, e gjithë kjo, më krijoi një tabllo të atyre ngjarjeve të ndodhura në fillim të shekullit. Të akuzuar gjoja për bashkëpunim me armikun e frontit tjetër, Kamber Bënja, Abaz Taushani dhe Izet Manastirliu ishin pushkatuar diku buzë një are. Por legjenda dhe kënga e tyre mbeti.

    Pikëtakimi im i tretë ndodhi kur erdha në Paris si diplomat. Unë kisha lexuar rreth misionit arkeologjik francez të drejtuar nga arkeologu i njohur Léon Rey, si dhe kisha shfletuar një numur të revistës së tij ALBANIA, e cila më kishte befasuar për cilësinë e saj. Por njohja me të birin e tij Jean-Gabriel, si dhe të bijën, Geraldine Rey – Hutinel, më bënë shumë të afërt me jetën dhe veprën e plotë të tij. Pikërisht nga këto takime të shpeshta arrita të kuptoj kontributin e jashtëzakonshëm që kishte dhënë Léon Rey për arkelogjinë shqiptare por dhe dashurinë e tij të madhe për Shqipërinë, aq sa e kishin kthyer atë në një “ambasador” të çështjes shqiptare në Evropë.

    Shumë herë, në shtëpinë e Jean-Gabriel apo të Bernard dhe Geraldine, njerëz aq simpatikë dhe me zemër të madhe, unë mësoja gjithnjë ngjarje e fakte të reja nga jeta dhe puna e Léon Rey-it. Makina e tij, kur ai vinte çdo prag vere nga Parisi nëpër bregun dalmat gjer në Shqipëri, ai e kishte quajtur “Miss Albania”. Në shumë dorëshkrime të tij, pjesë ditari, letra dërguar miqve dhe familjes, fotografi të shumta, çka ishte një tjetër pasion i jetës së tij, më shfaqën dimensionin e vërtetë të këtij njeriu. Madje, një ditë, ishte Jean-Gabriel që më tregoi një dorëshkrim të mbetur të Léon Rey, të shkruar në anglisht dhe të pa botuar ende. Titullohej Zotat kanë të drejtë (The goods are reasons), ku unë zbulova kujtimet e tij, të shkruara në mënyrë letrare për ndodhi, ngjarje e personazhe dhe miqtë e afërt të tij në qytezën e Apollonisë antike.

    Më kujtohen gjithashtu emocionet e veçanta të Geraldinë-s, (e cila mbante emrin e mbretëreshës Geraldinë, meqë ajo ishte dhe nune e saj kur ajo lindi në vitin 1939) kur ajo do të nisej në Tiranë dhe do të dërgonte bustin e Léon Rey-it, i cili i mungonte Apollonisë antike. Po kështu, disa vjet më vonë, dhe pikërisht në vitin 2004, bashkë me Jean-Gabriel Rey, ne u nisëm në Tiranë, ku ai i dhuroi Arkivit të Shtetit gjithë arkivin e Léon Rey-it që ruante familja e tij, ku veç dorëshkrimeve, kishte dhe një fond shumë të pasur fotografish që kishin nevojë të skedoheshin dhe të bëheshin të njohura për historianët dhe arkeologët shqiptarë.

    Një ditë të vitit 2009, shoqata franceze “ArkéoTopia” e arkeologjisë, në bashkëpunim me shoqatën “ALBANIA”, më ftoi të mbaja një konferencë rreth jetës dhe veprës së Léon Rey. Sigurisht, ishte një kënaqësi, meqë unë kisha shkruar një numër të shumtë shkrimesh për të, madje dhe në frëngjisht. Por pikërisht ajo ditë më dha shkakun t’i thoja mikut tim Jean-Gabriel: “I dashur mik, sigurisht, ne flasim për jetën dhe kontributin e Léon Rey-it në arkeologjinë shqiptare, por çështja është se njerëzit e sotëm nuk e njohin realisht figurën e tij, jetën dhe itinerarin e tij. Pra për këtë duhet shkruar një biografi apo një monografi, ku të shpaloset si kontributi shkencor ashtu dhe jeta e tij”.

    Që nga ajo ditë, unë fillova të mendoj për këtë libër dhe pata shumë takime me Jean-Gabriel dhe Geraldinën. Dhe me këtë dëshirë, u ula të shkruaja, të mblidhja fakte e ngjarje nga jeta e tij, të mblidhja shënimet e tij në konferencat e ndryshme në Shqipëri, Francë, Belgjikë, Jugosllavi apo gjetkë. Madje ato kohë lexoja dhe dy romane të Agatha Christie, Vrasje në Mesopotami dhe Vdekja në mjegull, të cilat janë shumë të lidhura me arkeologjinë, duke e bërë këtë kërkim edhe më kureshtar.

    Agatha ishte dashuruar me një arkeolog, Max Mallowan dhe e ndoqi atë në fushatat e shumta të kërkimeve arkeologjike në Chagar Pazar, Ninive, në Irak, Siri, e gjetkë, në të njëjtën periudhë që Léon Rey vazhdonte kërkimet e tij në Apolloni. Agatha jetonte në tendat e arkeologëve, mbi rrënojat e qytetërimeve antike të Irakut dhe të Sirisë. Në një roman, ajo tregonte dhe një anekdotë për arkeologët, të cilët tashmë ajo i njihte shumë mirë, (madje ajo merrej dhe me fotografimin e objekteve, pastrimin e tyre apo me raportet arkeologjike të të shoqit): “A e dini? Në Siri, në një hotel të vogël, takova një arkeolog anglez, gruaja e të cilit papritur u sëmur. Ai duhej të shkonte në Irak në një datë të caktuar. Por a e besoni? Ai e braktisi gruan që të bënte atje punën e tij…”

    Por ajo që do të më prekte më shumë, ishte periudha e mbrame e jetës së Léon Rey, epoka pas vitit 1945, kur ai pandehu se po e prisnin në Shqipërinë e re dhe kur i thanë se duhej të kthehej mbrapsht. Një shpresë e madhe e kishte mbajtur vite me rradhë, gjersa shpresat u venitën dhe Apollonia u nder në ajër, pezull, si një ëndërr që i shfaqej hera-herës dhe papritur fashitej në tisin e një mjegulle të dëndur. Dhe kur autoritetet shqiptare më së fundi e kuptuan gabimin e tyre dhe donin ta thërrisnin, atëherë ishte tepër vonë. Rey jetonte vitin e fundit të jetës së tij. Po, tepër vonë. Pengu i tij ishte çikatrizuar e përtharë, por një mungesë aq e gjatë e kishte dëshpëruar shumë gjer në çastet e fundit të jetës së tij.

    © Luan Rama

  • Fragment nga “Dashuria në kohërat e kolerës” e Gabriel Garsia Markezit

    Fragment nga “Dashuria në kohërat e kolerës” e Gabriel Garsia Markezit

    Nga Gabriel Garsia Markez

    “Për të ajo dukej aq e bukur, aq joshëse dhe aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, sa që ai nuk mund ta kuptonte se pse askush nuk shqetësoj si ai, nga kërcitja e takeve të saj nëpër rrugën me gurë, pse zemra e askujt tjetër nuk ishte e tërbuar nga flladi i tërbuar që vinte nga velloja e saj, pse askush tjetër nuk çmendej nga nga lëvizja e gërshetave të saj, nga fluturimi i duarëve të saj, nga floriri i buzëqeshjes së saj.

    Atij nuk i kishte shpëtuar as edhe një veprim dhe as një shenjë e karakterit të saj, por ai nuk guxoi t’i afrohej asaj, nga frika e prishjes së kësaj magjie.” / ObserverKult

    Gabriel José de la Concordia García Márquez (6 mars 1927 – 17 prill 2014)

    Lexo edhe:

    GABRIEL GARSIA MARKEZ: SI U BËRA SHKRIMTAR…

    Nga Gabriel Garsia Markez

    Unë kurrë nuk e imagjinova se, nëntë muaj pasi kisha mbaruar shkollën e mesme, tregimi im i parë do të botohej në Fin de Semana, shtojca letrare e fundjavës në gazetën El Espectador, në Bogota, dhe suplementi më interesant e më kërkues i kohës. Dyzet e dy ditë më vonë, tregimi im i dytë u botua. Megjithatë, gjëja më e habitshme për mua ishte një shënim hyrës nga redaktori i shtojcës, Eduardo Zalamea Borda (emri i të cilit ishte Ulises), kritiku më i shquar kolumbian në atë kohë dhe ai që ishte më i vëmendshmi ndaj shfaqjes së tendencave të reja.

    Mënyra sesi ndodhi e gjithë kjo ishte aq e papritur sa nuk është e lehtë ta ritregosh. Në shkurt të vitit 1947, unë u regjistrova në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Kombëtar të Bogotasë: si prindërit dhe unë ishim dakord. Kam jetuar në qendër të qytetit, në një pension në Calle Florián, që popullohej kryesisht nga studentë që ishin, si unë, nga Bregu i Atlantikut. Gjatë pasditeve të lira, në vend që të punoja për të mbështetur veten, lexoja ose në dhomën time ose në kafenetë ku lejohej.

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash

    Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash

    Poezi nga Gabriel García Márquez

    Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, telefonomë:Nuk premtoj të të bëj të qeshësh por mundtë qaj me ty.

    Nëse një ditë do t’ia dalësh të ikësh,mos hezito të më telefononosh:

    Unë nuk premtoj të të kërkoj të qëndrosh,por unë mund të vi me ty…

    Nëse një ditë nuk do të flasësh me askënd:më telefono: do të heshtim…

    Por nëse një ditë ti më telefonondhe unë s’të përgjigjem,eja duke vrapuar tek unë:sepse sigurisht do të kem nevojë për ty !.

    Përktheu: Faslli Haliti

  • Pas Rashford, Barcelona synon një tjetër përforcim nga PL. Por, duhen rregulluar financat

    Pas Rashford, Barcelona synon një tjetër përforcim nga PL. Por, duhen rregulluar financat

    28 Korrik 2025

    18:08

    Telesport

    Me ardhjen e Viktor Gyokeres, tek Arsenal nuk ka më vend për Gabriel Jesus. Braziliani, i cili aktualisht është i dëmtuar, por mendon për largimin nga londinezët.
    “CaughtOffside” raporton se një nga klubet që interesohet për të siguruar shërbimet e Gabriel Jesus është edhe Barcelona. Stili i tij i lojës iu përshtatet shumë mirë katalanasve, të cilët e shohin ardhjen e Gabriel Jesus si një mundësi e mirë për të kompletuar repartin e sulmit për sezonin e ri.
    Para se të tentojë transferimin e Gabriel Jesus, Barcelona duhet të bëjë disa shitje të rëndësishme për të qenë “ok” me rregullat financiare të La Ligës. Po ashtu është e nevojshme të bëjë shitje, për të siguruar hapësirën e nevojshme në klub për pagën e yllit brazilian. Tek Arsenal janë të hapur për shitjen direkt për Gabriel Jesus, ndërsa Barcelonës i intereson më shumë huazimi i tij.
    Përveç Barcelonës, për Gabriel Jesus ka interes edhe nga ekipe të tjera të njohura si Milan, Neëcastle, apo dhe Tottenham.

  • Zjarr i madh në qendrën e kujdesit ndaj të moshuarve në Massachusetts, shumë viktima dhe të plagosur

    Zjarr i madh në qendrën e kujdesit ndaj të moshuarve në Massachusetts, shumë viktima dhe të plagosur

    Një numër i madh njerëzish u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një qendër për të moshuar në Fall River, Massachusetts, të dielën (ora lokale), tha të dielën një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të shtetit.

    “Nuk po publikojmë ende një numër të saktë, ndërsa presim përditësime mbi gjendjen shëndetësore të disa prej pacientëve. Kjo është një tragjedi e tmerrshme për qytetin e Fall River dhe familjet e prekura. Zemrat tona janë me ta këtë mëngjes”, tha Jake Work, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Massachusetts, në një email për Reuters .
    Ai tha se rreth 50 zjarrfikës iu përgjigjën incidentit dhe u përpoqën ta shuanin zjarrin në qendrën e të moshuarve në Gabriel House, ku ndodheshin rreth 70 persona.

    #BREAKING We’re on Oliver Street at the Gabriel House in Fall River-this is an assisted-living facility. Firefighters and EMS crews are on scene treating patients after a fire at the facility. @ABC6 pic.twitter.com/CExu3YBJyM
    — Kaitlin Gehlhaus (@KaitlinGehlhaus) July 14, 2025

    General Alarm Fall River Ma. 261 Oliver Street. Gabriel House Assisted Living Complex. (2) pic.twitter.com/gdPkNyLwEp
    — Stewie (@MassFirePics) July 14, 2025

    Zjarrfikësit shpëtuan shumë banorë, por gjetën edhe të tjerë të vdekur në vendngjarje, ndërsa shumë të tjerë u dërguan në spitale, shtoi ai. Shkaqet e zjarrit janë nën hetim.

    Top Channel

  • “Është një fenomen”, Gabriel: Do ta merrja menjëherë

    “Është një fenomen”, Gabriel: Do ta merrja menjëherë

    Mbrojtësi i Arsenal-it, Gabriel, ka folur për yllin e Real Madrid-it, Rodrygo, dhe se si do ta nënshkruante menjëherë nëse do të varej prej tij.
    Gabriel, i cili luan me Rodrygo për Brazilin, i ka kërkuar Arsenal-it ta rrëmbejë atë këtë verë dhe ka pranuar se nëse do të kishte të njëjtin rol si drejtori sportiv Andre Berta, do ta kishte mbyllur operacionin tashmë.
    “Nuk e di, por padyshim që do të më pëlqente”, tha Gabriel për podcastin brazilian PodPah. “Ai është një fenomen. Ua kam thënë njerëzve tashmë se është një fenomen. Nëse do të varej nga unë, sigurisht!”.
    Prioriteti i Arsenalit këtë verë është të nënshkruajë një sulmues të ri, që do të thotë se blerja e Rodrygo, i cili do të konkurronte për Gabriel Martinellin dhe Bukayo Saka, nuk është e realizueshme.
    Një marrëveshje për 24-vjeçarin do të ishte shumë e kushtueshme dhe skuadra e Londrës ka më shumë gjasa të përdorë fondet e saj për një numër 9 të fortë në muajt e ardhshëm, diçka që tifozët e Arsenal-it e kanë kërkuar gjatë disa sezoneve të fundit.

  • Nga Gabriel Kulla te Evangjelos Gjoka, emrat e frikshëm të Shqipërisë që e përfaqësojnë në Europianin U-17

    Nga Gabriel Kulla te Evangjelos Gjoka, emrat e frikshëm të Shqipërisë që e përfaqësojnë në Europianin U-17

    Trajneri Andrea Tedesco ka përzgjedhur listën zyrtare me 20 lojtarë që do të përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare U-17 në Kampionatin Europian.
    Më poshtë, lista e lojtarëve për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri?2025”:
    Portierë: Daniel?Çuli, Raffaele?Huli
    Mbrojtës: Fabjano?Nuhaj, Lucas?Çekrezi, Kris?Gecaj, Fabian?Hallidri, Darli?Kurti, Hassan?Haradini, Leon?Sylejmani
    Mesfushorë: Andreas?Llana, Alex?Ramku, Evangjelos?Gjoka, Dijar?Ferati, Rikardo?Sheji, Enis?Rexhepi, Alen?Vukaj
    Sulmues: Leon?Darius?Myrtaj, Gabriel?Kulla, Arman?Durmishi, Dajan?Durmishi
    Kombëtarja U-17 vijon përgatitjet për Europianin. Ndeshja e parë e grupit ndaj Portugalisë do të luhet të hënën, më 19?maj, në “Arena Kombëtare”, ora?18:00.
    Takimet e tjera të grupit janë ndaj Gjermanisë më 22?maj (ora 18:00) dhe ndaj Francës më 25?maj (ora 20:30), të dyja në “Elbasan Arena”.