Tag: gabriel

  • Marquez: Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë, je vetë bota!

    Marquez: Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë, je vetë bota!

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga Gabriel Garcia Marquez:

    Asnjëherë mos rresht së qeshuri, as kur je i/e mërzitur, dikush mund të bjerë në dashuri më të qeshurën tënde.

    Ti mund të jesh thjesht një njeri më shumë në këtë botë, por për dikë, je vetë bota.

    Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësinë t’i bëjmë gjërat si duhet.

    Ndoshta Zoti do që t’i të takosh disa njerëz të gabuar përpara se të takosh të duhurin, kështu që t’i jesh mirënjohës.Ai që pret gjatë – ka pritshmëri të vogla.

    Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.

    Një burrë e kupton kur plaket, atëherë kur nis t’i ngjajë babait të tij.

    Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.

    Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GABRIEL GARCIA MARQUEZ: ISHTE APO S’ISHTE DASHURI?

    Gabriel Garcia Marquez (6 mars 1927 – 17 prill 2014) ishte një shkrimtar, skenarist dhe gazetar kolumbian i njohur me emrin “Gabo” nëpër të gjithë Amerikën Latine. I konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë dhe një nga më të mirët e gjuhës spanjolle, ai fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982. Ai braktisi studimet për drejtësi me synimin për të bërë karrierë si gazetar.

    Vepra e Marquez erdhi në shqip duke filluar nga fundi i viteve 1980 falë shqipërimeve të Mira Meksit, Aurel Plasarit dhe Robert Shvarcit.

    Ai u bë i famshëm për një stil letrar të njohur si realizmi magjik. I cili përdor elementë magjikë në ngjarje të zakonshme dhe realiste. Disa nga veprat e tij janë vendosur në një fshat imagjinar, Makondo. I cili pjesërisht është frymëzuar nga vendlindja e tij, Arakataka. Shumica e tyre eksplorojnë temën e vetmisë…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Gabriel Garcia Marquez: Ishte apo s’ishte dashuri?

    Gabriel Garcia Marquez: Ishte apo s’ishte dashuri?

    Gabriel Garcia Marquez (6 mars 1927 – 17 prill 2014) ishte një shkrimtar, skenarist dhe gazetar kolumbian i njohur me emrin “Gabo” nëpër të gjithë Amerikën Latine.

    I konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë dhe një nga më të mirët e gjuhës spanjolle, ai fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982. Ai braktisi studimet për drejtësi me synimin për të bërë karrierë si gazetar.

    Vepra e Marquez erdhi në shqip duke filluar nga fundi i viteve 1980 falë shqipërimeve të Mira Meksit, Aurel Plasarit dhe Robert Shvarcit.

    Ai u bë i famshëm për një stil letrar të njohur si realizmi magjik, i cili përdor elementë magjikë në ngjarje të zakonshme dhe realiste.

    Disa nga veprat e tij janë vendosur në një fshat imagjinar, Makondo, i cili pjesërisht është frymëzuar nga vendlindja e tij, Arakataka. Shumica e tyre eksplorojnë temën e vetmisë.

    “Dashuria në kohërat e kolerës” konsiderohet si një nga veprat më të mira të Marquezit dhe erdhi në shqip fillimisht në fund të viteve 1980 nga Mira Meksi.

    Në vazhdim mund ta lexoni një fragment nga ky roman:

    Pas mesit të natës muzika pushoi, rrëmuja e pasagjerëve u davarit dhe u shpërbë në pëshpërima të përgjumura, ndërsa të dy zemrat mbetën vetëm në taracën e mugët, duke jetuar nën ritmin e gulcimeve të anijes.Pas një copë here të gjatë, ai e vështroi Fermina Dasën. Në vezullimin e lumit iu duk si fantazmë, me një profil statuje që ëmbëlsohej nga një shkëlqim i vakët kaltërosh, dhe zbuloi se ajo po qante në heshtje.Por në vend që ta ngushëllonte ose të priste që t’i shteronin lotët, siç donte ajo, e pushtoi frika.

    – Mos do të rrish vetëm? – e pyeti.– Po të qe ashtu, s’do të kisha thënë të vije brenda, – i tha ajo.Atëherë, ai zgjati gishtërinjtë e kallkanosur në errësirë, kërkoi verbazi dorën e saj dhe e gjeti që po e priste. Të dy qenë aq mendjekthjellët, sa t’ia pohonin vetes në një çast-vetëtime, se asnjëra nga ato duar eshtake të plakura, nuk ishte ajo dorë qe e patën përfytyruar përpara se ta preknin.

    Por, një çast më vonë, ato duar u bënë vërtet ashtu siç i patën përfytyruar. Dhe kur ajo zuri t’i fliste për të shoqin e vdekur, në kohën e tashme, sikur të qe gjallë, Florentino Ariza e kuptoi se edhe për Ferminën kishte ardhur ora që ta pyeste me dinjitet, me madhështi e me një dëshirë të pamposhtur jete, se ç’do të bënte me atë dashuri që i kishte mbetur pa zot.Fermina nuk reshti së tymosuri që të mos lëshonte dorën që mbante të sajën. E kishte pushtuar tej e tej vetëm një dëshirë: të kuptonte! Nuk mund të përfytyronte burrë më të mirë se ai që kishte pasur, e megjithatë kur rikujtonte jetën e saj, gjente më tepër gjëra të bezdisshme sesa të këndshme: shumë shpesh kishte munguar mirëkuptimi reciprok, kishte pasur zënka të kota dhe mëri qe mezi fashiteshin. Befas, ajo psherëtiu:– Mezi të besohet, ta marrë djalli, ta marrë. Kur e mendon se si mund të jesh aq e lumtur për vite me radhë, mes aq shumë budallallëqesh e grindjesh, pa marrë dot vesh me saktësi, nëse ishte apo s’ishte dashuri ajo!…

    *Fragment i shkëputur nga “Dashuri në kohërat e kolerës”

    E përgatiti: K. B.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    TREGIM NGA GABRIEL GARCIA MARQUEZ: ERDHA VETËM PËR TË FOLUR NË TELEFON

    Nga Gabriel Garcia Marquez

    Një pasdite me shi pranveror, kur udhëtonte e vetme drejt Barcelonës, duke ngarë një veturë të marrë me qira, Maria de la Luz Servantes pësoi një avari në shkretëtirën e Montenegros.

    Një meksikane njëzet e shtatë vjeçe. Ishte e bukur dhe serioze, e cila vite të shkuara kishte pasur një farë emri si artiste estrade.

    Ishte martuar me një prestigjator salloni. Me këtë do të bashkohej atë ditë. Kjo pasi që kishte vizituar disa të afërm të saj në Saragozë.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Luhet derbi i Londrës. Arteta “qan” mungesën e Gabriel, Tottenham vjen me formacionin më të mirë

    Luhet derbi i Londrës. Arteta “qan” mungesën e Gabriel, Tottenham vjen me formacionin më të mirë

    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit të madh londinez, Arsenal-Tottenham, i cili do luhet në “Emirates”, i vlefshëm për javën e 12-të në Premier League.
    “Topçinjtë” vijnë me një mungesë të madhe sot, siç është ajo e qendërmbrojtësit Gabriel, i dëmtuar me përfaqësuesen e Brazilit. Tottenham vjen me formacionin më të mirë të mundshëm. Po ashtu për Arsenalin mungon dhe Viktor Gyokeres, suedezi ende nuk është rikuperuar. Në vend të tij, do luajë Mikel Merino, spanjolli e ka mbuluar më së miri disa herë këtë pozicion në sulm.
    ARSENAL (4-3-3): Raya; Timber, Saliba, Hincapie, Calafiori; Eze, Zubimendi, Rice; Saka (C), Merino, Trossard.
    TOTTENHAM (3-4-2-1): Vicario; Romero (C), Van de Ven, Danso; Spence, Palhinha, Bentancur, Udogie; Kudus, Odobert; Richarlison.
    Arsenal mban vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Tottenham renditet në vendin e 9-të me 18 pikë.

  • Arsenal me shumë mungesa para derbit, edhe Gabriel e Calafiori në dyshim për trajnerin Arteta

    Arsenal me shumë mungesa para derbit, edhe Gabriel e Calafiori në dyshim për trajnerin Arteta

    Arsenal rrezikon të luajë derbin ndaj Tottenham ditën e diel pa dy nga mbrojtësit titullarë. Klubi londinez bëri me dije se po monitoron nga afër gjendjen e mbrojtësve Gabriel dhe Riccardo Calafiori, të dëmtuar së fundi.
    Gabriel u detyrua të largohej i lënduar gjatë fitores 2-0 të Brazilit ndaj Senegal në miqësore. Lojtari pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e tij të djathtë, duke e përjashtuar atë nga ndeshja e dytë miqësore, atë që luhet sot ndaj Tunizisë.
    Calafiori gjithashtu po vlerësohet, pasi është liruar nga detyrimet me kombëtaren. Ai pati disa problem fizike para ndeshjes kundër Norvegjisë të dielën. Arsenal tani po kryen vlerësimin e vet të dëmtimit.
    Pas përballjes me Tottenham, ditën e diel, Arsenal pret në mesjavë Bayern Munich në Champions League. Më pas, në derbin tjetër të Londrës, do të luajë ndaj Chelsea. Pra, një trio e vështirë ndeshjesh për kryesuesit e Premier League.
    Arsenali po menaxhon edhe lëndimet e Martin Odegaard, Kai Havertz, Viktor Gyokeres, Noni Madueke dhe Gabriel Martinelli, ndërsa Gabriel Jesus është rikthyer vetëm kohët e fundit në stërvitje nga një problem me ligamentin anterior.

  • Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    17 Nëntor 2025

    11:03

    Telesport

    Brazili ka konfirmuar se mbrojtësi i Arsenal, Gabriel, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Dëmtimi ndodhi gjatë kohës që lojtari është i grumbulluar me kombëtaren amerikano-latine.
    Gabriel u detyrua të largohej nga fusha pas 64 minutash lojë në fitore 2-0 të Brazilit ndaj Senegalit të shtunën, në një miqësore. Për pasojë, lojtari nuk do të udhëtojë për në Lille, për miqësoren me Tunizinë, por për në Londër.
    Arsenali shpreson që Gabriel të mund të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Tottenham Hotspur në ndeshjen e tyre të radhës në Premier League. Gjithsesi, ka shumë gjasa që braziliani të mungojë.
    Stafi mjekësor i “topçinjve” ka nisur menjëherë nga puna për të vlerësuar gjendjen e lojtarit, që do të monitorohet pas çdo seancë stërvitore. Gabriel ka qenë një nga më të mirët e Arsenal këtë sezon, lider në mbrojtje.

  • Gramos Sako mund Gabriel Gumën, merr mandatin për Bashkinë e Tepelenës me 77% të votave!

    Gramos Sako mund Gabriel Gumën, merr mandatin për Bashkinë e Tepelenës me 77% të votave!

    Gramos Sadik Sako është zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Tepelenës, pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka dominuar garën duke marrë mbi tri të katërtat e votave, ndërsa rivali i tij i vetëm, Gabriel Altin Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, ka mbetur shumë prapa në rezultat.
    Sipas të dhënave përfundimtare të publikuara nga KQZ, janë numëruar të gjitha 21 qendrat e votimit.Gramos Sako ka marrë 3,261 vota, që përfaqësojnë 77.85% të totalit të votave, ndërsa Gabriel Altin Guma ka marrë 928 vota, ose 22.15%.
    Diferenca e votave:Gramos Sako ka fituar me një avantazh prej 2,333 votash ndaj rivalit të tij Gabriel Guma (3,261 – 928 = 2,333).

  • Tepelena mbyll procesin e numërimit të votave, fiton kandidati socialist, shtrëngim duarsh pas shpalljes së rezultatit

    Tepelena mbyll procesin e numërimit të votave, fiton kandidati socialist, shtrëngim duarsh pas shpalljes së rezultatit

    Ka përfunduar procesi i numërimit në Tepelenë, aty u përdor edhe Inteligjenca Artificiale për verifikimin e fletëve të numërimit dhe në numërimin e votave.

    Gramos Sako nga Partia Socialiste ka fituar në garën 77.85% të votave, ndërsa i vetmi rival përball tij ishte Gabriel Guma, kandidat i pavarur.
    Kandidati socialist mori 3261 vota dhe Gabriel Guma mori 928 vota (22.15%).

    Top Channel

  • U mposht nga kandidati socialist në Tepelenë, Gabriel Guma: Nuk është humbje personale, për mua politika sapo ka nisur

    U mposht nga kandidati socialist në Tepelenë, Gabriel Guma: Nuk është humbje personale, për mua politika sapo ka nisur

    Gabriel Guma, kandidati i pavarur që u mbështet nga opozita mori vetëm 928 vota kundrejt 3261 që mori socialisti Gramoz Sako.
    Në një prononcim për mediat, Guma tha se nuk e cilëson si një humbje, duke shtuar se politika për të sapo ka nisur.
    “Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira por duke qëndruar me këmbë në tokë. Jemi ok me pjesëmarrjen e njerëzve, pa njerëz të imponuar, të detyruar, pritshmëritë janë ok. Unë si them humbje personale, por një ringjallje sociale. Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës.”, tha ai.

  • 26 vjeçari kandidat për kryetar bashkie: Koha të ecim drejt vizionit të ri

    26 vjeçari kandidat për kryetar bashkie: Koha të ecim drejt vizionit të ri

    Gabriel Guma është zyrtarisht kandidati i PD-së për bashkinë e Tepelenën, i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor. Ai është 26 vjeç me origjinë nga fshati Luzat dhe ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës & Dizanj në Universitetin Polis. Në një postim në Facebook, i riu shprehet i emocionuar dhe gati për këtë sfidën.
    Postimi i plotë

    I bllokuar në emocione njerëzore. Në rrugën që më çoi drejt idealit, falënderues frymës që më rriti, njerëzve që më integruan, atyre që më përkrahën dhe atyre që më befasuan duke më besuar.

    Falë jush, sot eci me bindjen se idealet nuk janë vetëm fjalë, por rruga ku bashkohemi për të njëjtin qëllim. “Arti i së ardhmes, ndërtohet kur të gjitha ngjyrat bëhen bashkë.”

    Me bindje dhe përkushtim, e marr këtë përgjegjësi nën siglën e Partisë Demokratike.
    Është koha të ecim të gjithë bashkë, drejt Vizionit të Ri për Tepelenën.
    I juaji, Gabriel Duma.

  • PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma: I bllokuar në emocione njerëzore, në rrugën që më çoi drejt idealit

    PD zgjedh edhe kandidatin për bashkinë e Tepelenës, Gabriel Guma: I bllokuar në emocione njerëzore, në rrugën që më çoi drejt idealit

    Gabriel Guma është kandidati i PD për Tepelenën, i cili do të garojë në zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor.

    Në një postim në Facebook, i riu shprehet i emocionuar dhe gati për këtë sfidën.
    Postimi i plotë:
    I bllokuar në emocione njerëzore.. Në rrugën që më çoi drejt Idealit. Falenderues, frymës që më rriti, Njerëzve që më integruan, Atyre që më përkrahën dhe Atyre që më befasuan duke më besuar, Falë jush sot eci me bindjen se idealet nuk janë vetëm fjalë — por rruga ku bashkohemi për të njëjtin qëllim.
    “Arti i së Ardhmes, ndërtohet kur të gjitha ngjyrat bëhen bashk.” Me bindje dhe përkushtim, e marr këtë përgjegjësi nën siglën e Partisë Demokratike, Është koha të ecim të gjithë bashkë, drejt Vizionit të Ri për Tepelenën I juai Gabriel GUMA
     

    Top Channel