Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se nuk është antigrek apo antiminoritar, por Çështjen Çame nuk mund ta lërë jashtë Parlamentit dhe vëmendjes politike. Ai theksoi se kundërshtitë e tij ndaj Vangjel Dules dhe Fredi Belerit lidhen me qëndrimet e tyre kundër kësaj çështjeje dhe jo me të drejtat e minoriteteve.
I ftuar në një emision televiziv, Idrizi sqaroi edhe aleancën e PDIU-së me PD-në në zgjedhjet e 11 majit, duke thënë se nuk kishte dijeni për përfshirjen e 25 partive të tjera në koalicion. Ai kritikoi kandidimin e Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës dhe e cilësoi një gabim të madh nga PD.
Sipas tij, PDIU ka qenë në vijën e parë të mbrojtjes së Çështjes Çame, duke ndikuar që Parlamenti shqiptar t’i kërkojë Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës pas tetë dekadash. Idrizi u shpreh se PDIU nuk është kundër minoriteteve, por kundër çdo figure që mohon të drejtat e çamëve dhe promovon nacionalizmin grek.
“Çështjen Çame nuk e lëmë jashtë Parlamentit. Në këtë kuadër është edhe projekti dhe aktiviteti politik i PDIU-së ndër vite, mund ta verifikoni edhe në legjislaturat e kaluara aleancat apo koalicionet tona. Unë kam firmosur me Berishën dhe PD, nuk e kam ditur se me sa parti do bënte koalicion, nëse ka vendosur 25 parti të tjera do të thotë se u mendua të përfshiheshin edhe ato. Unë nuk kam probleme me minoritetin, unë nuk jam antigrek, por unë problemin e kam me Vangjel Dulen dhe Fredi Belerin, sa herë nuk pranojnë çështjen Çame apo lidhjet me qarqet e lobet nacionaliste greke.
PD bëri gabim të madh që vendosi Fredi Belerin në Himarë. Një njeri i dënuar për pushtimin e territorit shqiptar, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, apo që thotë jeni nga Kaukazi, jeni helenë, unë do të jem kundër atij dhe çdo qëndrimi të tillë. E kam thënë dhe e them përsëri. Dulja nuk duhet të jetë i papranueshëm vetëm për mua, por edhe për PD dhe PS. Po kështu edhe Beleri. Ne nuk mund të heshtim për Çështjen Çame. Ne i respektojmë minoritetet. Por u desh kërkesa jonë që të detyronte PD dhe PS për t’i kërkuar pas tetë dekadash Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës. Ne nuk jemi antigrekë! Ne duam të zgjidhim çështjen çame”, tha Idrizi.
Tag: gabim
-

‘PD, gabim të madh që kandidoi Belerin në Himarë’, Idrizi: Ne nuk jemi anti-grekë, por duam të zgjidhim ‘Çështjen Çame’
-

Kina u hakmor me kundër-tarifa ndaj SHBA/ Reagon Trump: Luajti gabim, i ka zënë paniku dhe s’mund ta përballojnë!
Presidenti i SHBA Donald Trump, duke iu përgjigjur njoftimit të Pekinit për tarifa të reja për të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara, pohoi se Kina ishte në panik dhe bëri një gabim.
“Kina luajti gabim, ata u kapën nga paniku – e vetmja gjë që nuk mund ta përballojnë”, shkroi Trump, në Truth Social pa dhënë detaje të mëtejshme.
Komisioni i Tarifave i Këshillit Shtetëror njoftoi më herët se autoritetet kineze do të vendosin tarifa shtesë prej 34% për të gjitha produktet e importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga 10 Prilli.
Qarkullimi tregtar midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara arriti në 688.28 miliardë dollarë në vitin 2024. Nga ky total, eksportet e SHBA në Kinë arritën në 163.62 miliardë dollarë, gati tre herë më pak se eksportet nga Kina në Shtetet e Bashkuara.
Më 2 prill, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të vendoste një tarifë minimale prej 10% për mallrat e importuara. Ai përcaktoi edhe tarifa individuale për vende të caktuara, me një tarifë 34% për importet nga Kina.
-

“I kapi paniku”, Trump për tarifën e Kinës ndaj SHBA-së: E luajtën gabim
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Kinën “e kapi paniku” në përgjigje të tarifave të tij pasi shpalli sot se do të vendosë tarifa reciproke prej 34% për importet e mallrave amerikane.
“Kina E LUAJTI GABIM, ATA I KAPI PANIKU – E VETMJA GJË QË NUK MUND TË BËJNË!”, shkroi Trump në Truth Social.
Kujtojmë se të mërkurën, Trump shpalli një tarifë prej 34% për të gjitha mallrat kineze të importuara në SHBA, e cila ishte shtesë e një tarife prej 20% të vendosur më parë me qëllimin e frenimit të futjes së fentanilit nga Kina në SHBA.Top Channel
-

Gafat e Kurtit: Nga ekuacioni i zgjidhur gabim në klasë, te grackat e komedianëve rusë
Katër vjet i kaloi në karrigen e kryeministrit. Gjatë kësaj kohe, shefi i qeverisë në detyrë, Albin Kurti, përveç tjerash do të mbahet mend edhe për disa huqje të tij, të cilat u mundua t’i arsyetonte, raporton Klan Kosova.
E fundit ishte pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën më 9 shkurt. Kreu i ekzekutivit publikoi në rrjetin social Facebook hartën Kosovës me krejt komunat që doli fituese partia që ai e drejton.
Por këtu, kryeministri në detyrë harroi ta skuqte një komunë. Nuk vonoi shume erdhi edhe kërkim falja e tij.
Një lëshim edhe më të madh, ai dhe stafi i tij e patën kur tashmë kryeministri në detyrë pati rënë në kurthin e komedianëve rusë, Vovan dhe Lexus.
Albin Kurti pati komunikuar me ta me bindjen se është duke bashkëbiseduar me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkeviçs.
Pas këtij skandali, i menjëhershëm ishte edhe arsyetimi.
Ndonëse është inxhinier, Kurti pati gabuar edhe në zgjidhjen e një ekuacioni të thjeshtë matematikor kur pati shkuar në Obrançë të Podujevës për të përuruar shkollën “Ali Hadri “.
Posa hyri në klasë, më shumë se fjalimi i drejtorit të shkollës, vëmendjen ia pati tërhequr detyra e pazgjedhur në dërrasën e zezë të nxënësve të klasës së shtatë.
Edhe kur e mori vullnetarisht hapin drejt dërrasës për ta zgjidhur, rezultatin e kishte gabim.
Këtë gabim nuk e vërejti as minisitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që e shoqëronte.
Mirëpo, më vonë kur Kurti e kuptoi gabimin, u kërkoj falje filloristëve në rrjete sociale.