Tag: gabim

  • Serbi/ Vuçiç paralajmëron për zgjedhje të parakohshme

    Serbi/ Vuçiç paralajmëron për zgjedhje të parakohshme

    Gjatë një vizite të sotme në Zajeçar, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se pas përfundimit të përgatitjeve për Expo, do të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

    Ai shprehu besimin e fortë se partia e tij, SNS, do të fitojë me një diferencë të madhe, duke kritikuar opozitën për një ‘gabim të madh’ që sipas tij ka dobësuar shanset e saj.

    “Ne duhet të përgatitemi për Expo. Kur të përfundojmë përgatitjet për Expo, ne do të thërrasim zgjedhje të parakohshme, dhe kam frikë se ata (opozita) bënë një gabim të madh dhe se, pikërisht kur mendova se shanset ishin të barabarta, ato nuk janë më. Ne do t’i mposhtim bindshëm,” tha Vuçiç, raporton KosovaPress.

    Këto paralajmërime për zgjedhje të parakohshme vijnë në një periudhë të tensionuar në Serbi, ku bllokadat dhe protestat gjashtëmujore kanë zgjuar shqetësim të madh, sidomos pas tragjedisë së rëndë në Novi Sad, ku shembja e një tende hekurudhore shkaktoi vdekjen e 16 personave.

  • Çfarë bëri gabim opozita? Dilaveri: Hynë të paorganizuar në fushatë, dhe besuan më shumë seç duhet në forcat e tyre

    Çfarë bëri gabim opozita? Dilaveri: Hynë të paorganizuar në fushatë, dhe besuan më shumë seç duhet në forcat e tyre

    Ish-zv.Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri i ftuar në Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, dhe gabimet që bëri opozita.
    Ai tha se opozita bëri një fushatë alla-Trump, por që nuk u perceptua nga publiku.
    Një tjetër gabim sipas Dilaverit ishte dhe besimi i tepruar në forcat e veta si dhe heqja dorë nga kërkesa për qeveri teknike.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Çfarë bëri gabim opozita?
    Dilaveri: Për mua ishet avantazh që opozita u mor shumë me ekonominë, por disavanztazh më publikun. Menduan se duke bërë një fushatë alla Trump, menduan se do të jepte të njëjtin efekt. E para nuk dhanë efekt, e dyta besuan më shumë seç duhet te forcat e tyre. Hynë në një farë mënyrë të paorganizuar në fushatë. Kalimi i një drejtuesi politik nga Elbasani në Shkodër, nga Elbasani në Tiranë, ishte lëvizje kakafonike.
     

  • Takimi Ukrainë-Rusi në Stamboll, Rutte: Putin bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët!

    Takimi Ukrainë-Rusi në Stamboll, Rutte: Putin bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët!

    Sekretarin i i NATO-s, Mark Rutte u mirëprit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skëndërbej” në kuadër të Samitt të Komunitetit Politik Evropian.
     Rutte, i pyetur nga gazetarët, komentoi edhe delegacionin që ka dërguar Rusia për negociata e paqes në Stamboll.
    Ai theksoi se ishte gabim që Putin zgjodhi të dërgonte një delegacion të nivelit të ulët, teksa shtoi se është i lumtur për rolin e SHBA-së, për të zhbllokuar këtë situatë.

    “Putini bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Në fakt, topi është në fushën e tij, ai duhet të jetë “në lojë” në kuptimin që duhet të jetë serioz në përpjekjet për të gjetur paqen, dhe tani e gjithë trysnia është mbi të. Është një gjë shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë. Jam i lumtur për rolin që ka marrë SHBA, si dhe për rolin që ka marrë presidenti Trump për të zhbllokuar këtë situatë”, tha Rutte.
    /vizionplus.tv

  • “E pi verën 33 mijë euro”, Rama: Lëshohet një fjalë në rrugë dhe pastaj komentohet!

    “E pi verën 33 mijë euro”, Rama: Lëshohet një fjalë në rrugë dhe pastaj komentohet!

    Kryeministri Edi Rama thotë se finishi i 11 majit po afron dhe ai e shikon Partinë Socialiste fituese, referuar këtu edhe sondazheve.
    Në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy m’sy”, kreu i qeverisë i ktheu një përgjigje edhe atyre që e kritikojnë për gjuhën që ai ka përdorur gjatë fushatës elektorale.
    Kryeministri u ndal tek “autizmi politik”, për të cilën ai kerkoi falje publike. Ai u shpreh se nuk ka një lider politik qe ka kerkuar ndjese. “Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë, edhe aty ka qenë një gabim pa dashje, por ama gabim që kam kërkuar ndjesë, kur kam folur për autizmin politik. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën akademik dhe politike, nuk është krijuar për të fyer askënd. Mu desh të gaboja që të mësoja”.
    Një përgjigje kishte edhe për Berishën qe e akuzon se pi vere 33 mije euro: “E pi verën 33 mijë euro, lëshohet një fjalë në rrugë, përsëritet dhe bëhet e vërtetë, kthehet në akuzë, komentohet dhe pastaj për këto komente ti je fajtor”.
    Rama: Horizontalisht nuk lihet gjë pa thënë për mua, për qeverinë dhe për PS që është forca që qeveris, madje edhe për vetë popullin, citoj “i sëmurë”. I sëmurë sepse vendi ecën në drejtimin e tyre. Është një populli sëmurë, sepse sipas atyre gjithmonë shikon se Shqipëria është në prag të një finishi historik, anëtarësimi në BE. Sepse shikon se merr paga shumë të larta, është një popull i sëmurë sepse në të gjitha zonat, në të gjithë sektorët ka progres. Ka shumë për të bërë, prandaj kërkoj mandatin e 4. Në këtë dëshpërim të madh ka disa elementë të tjerë.
    Flitet për gjuhën time, që paskam thënë e paskam bërë gjëra që askush nuk i bën. Po cilat janë këto? Çfarë kam thënë unë? Ka vetëm një gjë që kam kërkuar ndjesë, edhe aty ka qenë një gabim pa dashje, por ama gabim që kam kërkuar ndjesë, kur kam folur për autizmin politik. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën akademik dhe politike, nuk është krijuar për të fyer askënd. Mu desh të gaboja që të mësoja.
    Kërkova ndjesë shumë sinqerisht. Mund ta pretendoj këtë gjë. Nuk është hera e parë që unë gaboj dhe kam kërkuar ndjesë. Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik që ka kërkuar ndjesë.
    Kur vjen puna tek gjuha, si shpjegohet që këta njerëz çdo natë flasin me një gjuhë ekstreme. Unë jam shënjestra. Asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra. E pi verën 33 mijë euro, lëshohet një fjalë në rrugë, përsëritet dhe bëhet e vërtetë, kthehet në akuzë, komentohet dhe pastaj për këto komente ti je fajtor. Ndërkohë që unë mendoj që në ato që them kur përdor metafora, merrem me thelbin e çështjes.

  • Raporti SHBA-Rusi sërish drejt “krisjes”, Trump komenton sulmin në Sumy: Ata bënë një gabim

    Raporti SHBA-Rusi sërish drejt “krisjes”, Trump komenton sulmin në Sumy: Ata bënë një gabim

    Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka reaguar ndaj sulmit me raketa të dyfishta të Rusisë në qytetin Sumy, në Ukrainën qendrore, duke e cilësuar atë si një “gabim”. Sulmi, i cili ndodhi të shtunën, dyshohet se përdori municione thërrmuese për të maksimizuar viktimat, duke goditur me precizitet të lartë dhe duke shtuar pasigurinë për reaguesit e parë.

    Raketat Iskander të përdorura në këtë sulm janë të njohura për saktësinë e tyre, dhe përdorimi i dy prej tyre sugjeron një nivel të lartë qëllimi dhe keqdashjeje. Ky veprim mund të ketë për qëllim të frikësojë dhe të ndëshkojë ukrainasit, duke synuar të shtyjë ata për t’u nënshtruar. Megjithatë, Trump ka theksuar se Kremlini nuk duket se ka ndjerë nevojën për të pranuar një gabim, pasi përdorimi i këtyre taktikave është bërë një praktikë e zakonshme për Moskën.
    Në reagimin e tij, Trump ka shpërndarë mesazhe të përziera, duke përmendur se Rusia duhet të “lëvizte”, por pa përmendur masa konkrete ose afate të qarta për veprime të mundshme. Kjo ka ngritur pyetje në lidhje me efektivitetin e politikave diplomatike të administratës amerikane, që deri tani duken të paafta për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë.
    Sulmi në Sumy: Një Kujtesë e Objektivave të Moskës
    Sulmi në Sumy, një qytet kufitar dhe të rëndësishëm për Ukrainën, ka pasur gjithashtu një dimension strategjik. Ai ka theksuar qëllimin e vërtetë të pushtimit rus: terrorizimin e popullsisë për të ushtruar presion dhe për të nënshtruar Ukrainën. Ky veprim përforcon idenë se Rusia synon krijimin e një zone tampon brenda Ukrainës, dhe qyteti Sumy është një nga objektivat kryesore të këtij plani.
    Diplomacia e SHBA-së dhe Rusia: Një Taktikë pa Efekt
    Trump ka bërë më parë komente të ngjashme, duke kritikuar pushtimin rus dhe masakrat ndaj civilëve ukrainas, por nuk ka dhënë sinjale të qarta për mënyrën se si mund të ndalohet agresioni. Diplomacia amerikane dhe ruse tani duket se po hyn në një fazë të bllokuar, me pak mundësi për përparim të vërtetë. Vizita e dërguarit të Trump, Steve Witkoff, në Rusi është një tjetër shembull i një diplomacie që është e paaftë për të sjellë ndryshime konkrete, duke lejuar që Moska të vazhdojë strategjinë e saj të zgjatjes së luftës.
    Në ndërkohë, negociatat për një armëpushim të mundshëm dhe për mundësitë e paqes, përfshirë ato në Arabinë Saudite, mbeten të bllokuara. Në këtë kontekst, Trump ka theksuar se përpjekjet diplomatike për paqe, si ajo që përfshin një armëpushim të mundshëm 30-ditor për energjinë, ende nuk kanë arritur të sjellin ndonjë rezultat të prekshëm.
    Në këtë periudhë tensioni, është e qartë se sfidat diplomatike do të vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën si SHBA dhe aleatët e saj do të përballen me agresionin rus, ndërsa Ukraina vazhdon të luftojë për mbijetesën e saj.

    Top Channel

  • Sulmi vdekjeprurës rus në Ukrainë, Trump: Ishte një gabim!

    Sulmi vdekjeprurës rus në Ukrainë, Trump: Ishte një gabim!

    President ii SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar për sulmin me raketa ruse në qytetin ukrainas të Sumy, i cili vrau 34 njerëz  duke përfshirë dy fëmijë  dhe plagosi 117 të tjerë.
    Dy raketa balistike goditën qendrën e qytetit mesditën e së dielës, duke shpërthyer pranë universitetit shtetëror dhe qendrës së kongresit, duke lënë trupa të gjakosur të shpërndarë nëpër rrugë.
    Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi sulmin si një “gjë të tmerrshme”, ndërsa kancelari në ardhje i Gjermanisë, Friedrich Merz, akuzoi Rusinë për kryerjen e një krimi lufte.

    Nuk kishte asnjë koment zyrtar të menjëhershëm për sulmin nga Rusia, forcat e së cilës përtej kufirit aty pranë thuhet se po përgatiten për një ofensivë të madhe.
    Sulmi vjen ndërsa SHBA-ja, aleati më i fortë ushtarak i Ukrainës, ka ndjekur përfundimin e luftës –tani në vitin e saj të katërt  përmes negociatave nën Trumpin.
    I pyetur për sulmin, presidenti amerikan tha se ishte “i tmerrshëm” dhe se atij “i ishte thënë se ata bënë një gabim”, por nuk dha detaje.

  • Protesta në mbështetje të Palestinës në Tiranë: Rama bëri gabim fatal

    Protesta në mbështetje të Palestinës në Tiranë: Rama bëri gabim fatal

    Një grup shoqatash kryesisht të besimtarëve myslimanë protestuan këtë të premte para godinës së Parlamentit. Kjo për të kundërshtuar qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria për atë që po ndodh në Rripin e Gazës.
    Protesta u thirr pas dekorimit të kryeministrit Edi Rama me medaljen presidenciale të nderit të Izraelit, nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, nën sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”. Sipas tyre dekorimi nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza.

    “Rama bëri një gabim fatal që ka shkuar në Izrael, ia ka ulur vlerat vetes”, tha Luljeta Kazazi. “Nuk duhet të përkrahë kryeministri jonë këtë krim të shëmtuar që po bën Izraeli”.
    Rama u vlerësua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Gjatë marrjes së çmimit Rama tha se ky është një nderim për shembullin që shqiptarët i dhanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, si edhe tolerancën fetare dhe etnike.

  • “E luajti gabim, e pushtoi paniku”, Donald Trump për tarifën e Kinës: Nuk ka mundësi ta bëjë

    “E luajti gabim, e pushtoi paniku”, Donald Trump për tarifën e Kinës: Nuk ka mundësi ta bëjë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi sot vendimin e Kinës për të vendosur një tarifë prej 34% për të gjitha importet e SHBA-së, duke pretenduar se Kina ishte në panik në përgjigje të masave të tij të fundit tregtare.
    Ministria e Financave e Kinës konfirmoi tarifat duke i quajtur si reciproke, ndërsa Trump ka reaguar ashpër ndaj Kinës pas njoftimit të tarifave hakmarrëse ndaj importeve amerikane.
    “Kina e luajti gabim, ata i pushtoi paniku. E vetmja gjë që ata nuk kanë mundësi të bëjnë!”, shkroi Trump në “Truth Social”.
    Kina konfirmoi se detyrimi i ri përputhej me tarifën “reciproke” që Trump kishte vendosur ndaj eksporteve kineze, në fillim të javës. Për më tepër, Ministria e Tregtisë e Kinës paraqiti planet për të shtrënguar kufizimet e eksportit për elementët e tokës së rrallë.

  • Trump reagon për tarifën e Kinës ndaj SHBA-së: I kapi paniku!

    Trump reagon për tarifën e Kinës ndaj SHBA-së: I kapi paniku!

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Kina “ka luajtur gabim” duke iu kundërpërgjigjur SHBA-ve me tarifa shtesë.Kundërpërgjigjen e Kinës, Trump e komentoi në Truth Social.
    “Kina ka luajtur gabim. Është në panik”, shtoi presidenti Trump.Pekini iu përgjigj tarifës prej 34% të Trump me taksën e vet me të njëjtën përqindje për importet amerikane.
    Ministria e Financave e Kinës tha se tarifat e SHBA-së për produktet kineze “nuk janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”