Tag: gabim

  • ‘Dorëzohuni’! Lideri i Iranit i përgjigjet Trump: Izraeli ka bërë gabim, nëse SHBA sulmon do përgjigjemi

    ‘Dorëzohuni’! Lideri i Iranit i përgjigjet Trump: Izraeli ka bërë gabim, nëse SHBA sulmon do përgjigjemi

    Ali Khamenei

    IRAN-Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do të pranojë thirrjen e Presidentit amerikan Donald Trump për një dorëzim të pakushtëzuar. Deklaratës së SHBA ai iu përgjigj me një kërcënim, teksa tha se nëse sulmojnë, do të “shpërblehen” me dëm të pariparueshëm. 
    “Kushdo që e njeh Iranin, popullin dhe historinë e tij nuk do t’i drejtohej kurrë këtij kombi me tone kërcënuese, sepse Irani nuk do të dorëzohet. Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre padyshim që do të shpërblehet me dëm të pariparueshëm. Ky komb nuk do t’i dorëzohet askujt përballë imponimit. Izraeli ka bërë një gabim të madh dhe do të ndëshkohet”, u shpreh Khamenei.
    Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ndodhet në një bunker nëntokësor në zonën Lavizan, në verilindje të Teheranit, disa orë pasi Izraeli nisi sulmet e tij ndaj kryeqytetit iranian.

  • Trump: Është gabim që Putini nuk është pjesë e G7-ës

    Trump: Është gabim që Putini nuk është pjesë e G7-ës

    Donald Trump deklaroi se ishte një gabim përjashtimi i Rusisë nga grupi G8 i vendeve më të fuqishme dhe gjithashtu hodhi idenë që Kina të pranohet në këtë klub ekskluziv, ndërsa iu bashkua udhëheqësve të tjerë botërorë në Kanada për samitin e këtij viti të G7-s.

    Organizatorët kanadezë janë përpjekur t’i japin formë një agjende që shmang zemërimin e Trump-it. Por natyra e paparashikueshme e presidentit amerikan u shfaq që përpara takimit të tij të parë të hënën në mëngjes.

    “G7 më parë ka qenë G8,” tha Trump para gazetarëve që e shoqëronin, përpara takimit me kryeministrin kanadez, MarkCarney.

    “Barack Obama dhe një njeri me emrin Trudeau nuk donin që Rusia të ishte pjesëmarrëse, dhe unë do të thosha se ky ishte një gabim, sepse mendoj që nuk do të kishim një luftë tani nëse Rusia do të ishte pjesë e grupit.

    “Dhe nuk do të kishim një luftë tani nëse Trump do të ishte president katër vite më parë. Por nuk ndodhi kështu.”

    Rusia u përjashtua në vitin 2014, pasi Vladimir Putin aneksoi Krimenë.

    Zyrtarët europianë dhe të tjerë synojnë ta përdorin këtë samit për të shtyrë Trump-in të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës, dhe komentet e tij të para i zhgënjyen.

    Megjithatë, presidenti amerikan më pas tha se do të ishte gabim të ftohej Putini në samitin në Kananaskis, një vend në rrëzë të maleve shkëmbore kanadeze.

    “Nuk po them se duhet të jetë në këtë moment, sepse kanë ndodhur shumë gjëra,” tha ai, ndërsa Carney e dëgjonte.

    Në vend të kësaj, Trump hodhi idenë e një roli të mundshëm për Kinën si ekonomia e dytë më e madhe në botë.

    “Nuk është ide e keqe. Nuk më shqetëson. Nëse dikush do të propozojë që Kina të hyjë…,” tha ai.

    “Por ti do kesh njerëz me të cilët mund të flasësh. Ata nuk flasin.”

    Me sesionin që po shndërrohej në një konferencë shtypi të Trump-it, Carney ndërhyri.

    “Nëse nuk ju shqetëson, do të ushtroj rolin tim si kryetar i G7-s,”tha ai, duke i ndërprerë pyetjet që i hidhnin gazetarët. “Sepse kemi edhe disa minuta me presidentin dhe ekipin e tij, pastaj duhet të fillojmë takimin për të trajtuar disa nga çështjet e mëdha.” / The Telegraph – Syri.net

  • Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

    Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

    Donald Trump

    SHBA-Udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve u takuan të hënën duke kërkuar një qasje të përbashkët për luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, por u përballën me kritika, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se largimi i Rusisë nga ish-Grupi i Tetë vendeve më shumë se një dekadë më parë kishte qenë një gabim.
    Ai argumentoi se, nëse Rusia do të ishte ende pjesë e grupit, mund të ishte shmangur pushtimi i Ukrainës në vitin 2022. Megjithatë, Trump nuk ka kërkuar zyrtarisht rikthimin e Rusisë në G7, shkruan Reuters.
    Në të njëjtën kohë, Trump ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur një rol të mundshëm të Presidentit rus, Vladimir Putin, si ndërmjetës në bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Iranit. Megjithatë, disa liderë të tjerë të G7, përfshirë Presidentin francez Emmanuel Macron, kanë kundërshtuar idenë e përfshirjes së Rusisë në proceset e paqes, duke theksuar veprimet e Moskës në Ukrainë si pengesë për një rol të tillë.

  • Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

    Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh! Putin do ndihmonte në paqen mes Izraelit dhe Iranit

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur mendimin se largimi i Rusisë nga Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara (G7) ishte një “gabim i madh”.

    Ai argumentoi se, nëse Rusia do të ishte ende pjesë e grupit, mund të ishte shmangur pushtimi i Ukrainës në vitin 2022. Megjithatë, Trump nuk ka kërkuar zyrtarisht rikthimin e Rusisë në G7.
    Në të njëjtën kohë, Trump ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur një rol të mundshëm të Presidentit rus, Vladimir Putin, si ndërmjetës në bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Iranit.
    Ai ka sugjeruar se Putini mund të ndihmojë në zgjidhjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke vepruar si një ndërmjetës i besueshëm.
    Këto komente janë bërë gjatë samitit të G7 në Kanada, ku liderët e vendeve të grupit janë mbledhur për të diskutuar çështje të ndryshme ndërkombëtare.
    Megjithatë, disa liderë të tjerë të G7, përfshirë Presidentin francez Emmanuel Macron, kanë kundërshtuar idenë e përfshirjes së Rusisë në proceset e paqes, duke theksuar veprimet e Moskës në Ukrainë si pengesë për një rol të tillë.

    Top Channel

  • Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6 pista të cilat mund të kenë shkaktuar aksidentin

    Tragjedia ajrore në Indi, mediat rendisin 6 pista të cilat mund të kenë shkaktuar aksidentin

    Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tragjedia ajrore në Indi, ku humbën jetën 242 persona, mes tyre 53 shetats britanikë dhe 11 fëmijë, ende nuk ka asnjë informacion se çfarë e shkaktoi aksidentin.

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se një nga dy kutitë e zeza është rikuperuar dhe pritet të hedhë dritë mbi të vërtetën.
    Ndërkohë “The Sun” ka rënditur gjashtë pista kryesore të cilat dyshiohet se mund të kenë shkaktuar aksidentin ajror më të rëndë në histori.

    Përplasja me zogj
    Një goditje nga zogjtë mund të ketë dëmtuar motorët gjigantë General Electric të avionit. Edhe pse duket e pazakontë që një zog të rrëzojë një avion kaq të madh, raste të ngjashme kanë ndodhur më parë.
    Pozicioni i flapave të krahëve
    Ekspertët sugjerojnë se flapët e krahëve mund të kenë qenë tërhequr ose në një pozicion minimal, duke dhënë shumë pak ngritje, veçanërisht gjatë nisjes dhe uljes ku këto pjesë janë të rëndësishme për stabilitetin. Gjithashtu, rrotat e uljes kanë mbetur hapur gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar rezistencë të madhe aerodinamike. Kjo mund të ketë kontribuar në humbjen e kontrollit të avionit.
    Gabim i pilotit
    Megjithëse Boeing 787 është një avion shumë i automatizuar dhe pilotët kryejnë kryesisht veprimet kyçe, nuk mund të përjashtohet një gabim njerëzor. Kapiteni i avionit ishte një pilot me përvojë të madhe, por mund të ketë ndodhur një gabim në kontrollin e avionit ose në vendosjen e flapave.
    Temperatura e lartë
    Në ditë me temperatura shumë të larta, si ajo e aksidentit (rreth 40°C) avioni ka nevojë për më shumë shpejtësi për të krijuar ngritje të mjaftueshme. Kjo mund ta ketë bërë më të vështirë ngritjen, veçanërisht me ngarkesë të plotë.
    Defektet teknike
    Nuk përjashtohet mundësia e një defekti teknik apo problemi inxhinierik. Boeing 787 ka një rekord të mirë sigurie, por në vitet e fundit janë raportuar disa probleme me motorët në avionët e ngjashëm.
    Mbingarkesa
    Edhe pse pesha e avionit kontrollohet me kujdes para nisjes, një mbingarkesë  moti mund të ketë ndikuar në aftësinë e tij për ngritje.

  • “Air India”/ Skenarët se si u rrëzua avioni – Gabim njerëzor, defekt apo një tufë zogjsh?

    “Air India”/ Skenarët se si u rrëzua avioni – Gabim njerëzor, defekt apo një tufë zogjsh?

    Foto ilustruese

    INDI- Një Boeing 787-8 i “Air India” u rrëzua vetëm 30 sekonda pas ngritjes nga aerporti i Ahmedabad, duke shkaktuar tronditje pasi është hera e parë që ky model përfshihet në një aksident fatal. Shkaku i saktë i aksidentit ajror ende nuk dihet, por indikacionet fillestare tregojnë se avioni pati probleme në ngritje, ndoshta për shkak të humbjes së fuqisë. Sipas BBC-së, ekspertët po hetojnë nëse ka pasur një defekt të rrallë të të dy motorëve, një përplasje me një tufë zogjsh apo një gabim në rregullimin e “flapave” për ngritjen.
    Gjithçka do të gjykohet nga analiza e të dhënave të fluturimit dhe mbetjeve të avionit. India, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nisur një hetim për të gjetur shkakun. 
    Çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit të Air India brenda 30 sekondave?
    Hetuesve indianë do t’u bashkohen ekspertë nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa autoritetet përpiqen të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Boeing 787-8 Dreamliner menjëherë pas ngritjes, vetëm 1.5 kilometra nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel. Është hera e parë që një 787-8 Dreamliner pëson një aksident fatal që nga përdorja e tyre që nisi në vitin 2011. 
    Dy motorët dhe gabimi njerëzor
    Sipas BBC-së, një defekt i rrallë i të dy motorëve është i mundur. Ende nuk dihet nëse turbina rezervë (RAT), e cila funksionon vetëm në rast të një humbjeje të plotë të energjisë, është aktivizuar. Shkaqet e mundshme mund të jenë ndotja ose bllokimi i karburantit.
    Zogjtë
    Një tjetër teori është goditja e zogjve. Ahmedabadi njihet për popullatën e lartë të zogjve pranë aeroportit. Nga viti 2018 deri në vitin 2023, pati 462 raste kur tufat e zogjve u përplasën me avionët, kryesisht në Ahmedabad. Megjithatë, një përplasje me tufat nuk është fatale nëse nuk prek të dy motorët.
    Përdorimi i gabuar i flapave

    Tre ekspertë thanë se ndoshta fletët nuk janë rregulluar saktë gjatë ngritjes. Nëse fletët nuk janë rregulluar saktë, avioni nuk fiton lartësi të mjaftueshme. Në 40°C, ngritja kërkon cilësime më të larta të flapave dhe më shumë fuqi. Megjithatë, sistemi i 787-ës njofton në rast të cilësimeve të pasakta. Pra, nëse ka pasur vërtet një gabim në flapa, ka të ngjarë që aksidenti të ketë qenë për shkak të gabimit njerëzor./ZËRI

  • Lirohet nga burgu, i mbetet targa e makinës në dorë… Prokurori e shkroi gabim!

    Lirohet nga burgu, i mbetet targa e makinës në dorë… Prokurori e shkroi gabim!

    Jemi në Berat, pasi taksisti Flamur Dodoveci, tregon, se është ndaluar në vitin 2018 dhe ka vuajtur dënimin me gjashtë vjet heqje lirie, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm.
    Për shkak të akuzës, iu sekuestruan sendet dhe makina. Kur la qelinë dhe duhet të merr te sendet e veta, pa, se  prokurori i kishte shkruar gabim targat.
    “Jam Flamur Dodoveci, kam punuar taksixhi me licencë prej dhjetë vitesh. Kam bërë një transport nga Berati deri në Vlorë, në Vlorë iknin Gjermani, Itali apo Kudo. Ishin shqiptarë, kur më ndaluan më sekuestruan makinën dhe sendet e tjera. Më akuzonin për trafikimi të qenieve njerëzore, të rritur. Mua më interesonte që t’i çoja, Berati dihej që puna është e paktë dhe ne një farë mënyre luteshim vetë. Në mënyrën që dola kërkova sendet e sekuestruara m’u desh urdhri i prokurorisë për kthimin e sendeve. Mirëpo urdhri i prokurorisë ishte gabim, sepse prokurori që më ndaloi mua nuk u ka vënë rëndësi fare këtyre dokumenteve ose targave më mirë të themi. Kishte ngatërruar targat”, thotë denoncuesi.
    Policia provon, se targat e Flamurit janë AC dhe jo AA. Makinën e ka çuar për skrap, por nuk çregjistron dot targat, duke u detyruar të paguajë kot.
    “Stop” iu drejtua prokurorisë dhe kjo e fundit korrigjoi gabimin, pas 4 muajsh, që vetë Flamuri sorollatej për zgjidhje.

  • Zelensky: Mbështetja e Orbanit për Rusinë, gabim historik

    Zelensky: Mbështetja e Orbanit për Rusinë, gabim historik

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka përshkruar politikat dhe mesazhet kundër Ukrainës të kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban, si “gabim historik”.

    Në një intervistë për median hungareze Valasz Online, të publikuar të martën, Zelensky e akuzoi Orbanin se po përdor propagandën kundër Ukrainën me qëllim që të përfitojë në politikën e brendshme.
    “Ai [Orbani] po e përdor Ukrainën për qëllimet e tij elektorale”, tha ai. “Ai nuk e kupton se kjo do të ketë pasoja shumë serioze dhe të rrezikshme. Duke mos na ndihmuar ne, ai po i bën një favor [presidentit rus, Vladimir] Putin. Prandaj unë them se Viktori është duke bërë një gabim serioz dhe historik”.

    Për javë të tëra, qeveria e Orbanit po zhvillon një fushatë përmes vendosjes së pankartave me mesazhe kundër ndihmës për Ukrainën dhe po kundërshton anëtarësimin e Kievit në Bashkimin Evropian. Mesazhi kryesor i fushatës është se ndihma për Ukrainën do ta tërhiqte Hungarinë në luftë dhe do të dëmtonte ekonominë e shtetit.
    Në disa pankarta është vendosur edhe portreti i Zelenskyt. “Si mund ta përdorë ai fytyrën time për zgjedhjet e tij? Unë nuk i kam dhënë leje për një gjë të tillë”, tha Zelensky.
    Presidenti ukrainas po ashtu kujtoi se në maj të këtij viti, Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) arrestoi dy ukrainas me etni hungareze, të dyshuar për spiunim për shërbimin e inteligjencës ushtarake të Hungarisë, KNBSZ. Ai tha se janë gjetur edhe prova të reja, por të cilat nuk janë bërë publike.
    Në përgjigje, Hungaria arrestoi një person për spiunazh, që tha se dyshohet se punonte për Ukrainën, i cili, sipas Budapestit, ishte i afërt me udhëheqësin opozitar hungarez, Peter Magyar.
    Hungaria – shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s – pritet të mbajë zgjedhje parlamentare në fillim të vitit 2026.
    Orbani, që është në pushtet që nga viti 2010, është nën presion pasi partia e re konservatore e Magyarit, Tisza, e po prin, sipas sondazheve./rel

  • JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

    JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha në një intervistë se Elon Musk po bën një “gabim të madh” duke sulmuar Presidentin Donald Trump në një seri postimesh të ashpra në mediat sociale.

    Vance gjithashtu u përpoq të minimizonte grindjen publike midis të dyve duke e quajtur Musk një “djalë emocional” i cili e ka lënë frustrimin e tij të mposhtet.

     “Shpresoj që Elon përfundimisht të kthehet në vijë. Ndoshta nuk mundet sepse e ka tepruar”, tha Vance. Ai vazhdoi: “Kjo u ndodh të gjithëve. Unë e kam humbur durimin shumë më keq se Elon Musk në 24 orët e fundit”.

    Komentet e Vance vijnë pasi republikanë të tjerë ditët e fundit i kërkuan Trump dhe Musk, të cilët ishin aleatë të ngushtë dhe kaluan shumë kohë së bashku muaj më parë, të rregullonin marrëdhëniet.

  • Lautaro Martinez: PSG nuk bëri asnjë gabim, ishin superiorë, por…

    Lautaro Martinez: PSG nuk bëri asnjë gabim, ishin superiorë, por…

    1 Qershor 2025

    13:10

    Telesport

    “Ne dështuam të realizonim planin që kishim përgatitur. Urime Paris Saint-Germain. E merituan fitoren!”
    Kështu u shpreh Lautaro Martinez pas humbjes së djeshme me PSG në finalen e Champions League, të zhvilluar në Mynih.
    “Rivalët tanë nuk bënë asnjë gabim dhe e merituan fitoren. Mendoj se PSG-ja ishte superiore në çdo aspekt të lojës”.
    “Gjithsesi, jam krenar për ekipin, trajnerin dhe klubin. Kemi luajtur një sezon të shkëlqyer, edhe pse nuk arritëm të fitojmë trofe”, deklaroi sulmuesi argjentinas pas ndeshjes.