Yllit të Bayern Munich, Harry Kane, i është thënë se ka bërë një “gabim të madh” kur rinovoi me Tottenham-in, gjë që e ka prishur transferimin te Manchester City.
Legjenda e Arsenalit, Ian Wright, beson se ishte “çmenduri” që kapiteni i Anglisë, Kane, të nënshkruante një kontratë gjashtëvjeçare me Tottenham-in në vitin 2018, një vendim që me sa duket i dha fund një transferimi te Manchester City në vitin 2021.
Skuadra e Pep Guardiola-s ofroi 100 milionë sterlina (132.7 milionë dollarë) për sulmuesin, por Spurs donin më shumë para se ai t’i bashkohej Bayernit dy vjet më vonë.
Ai tha në kanalin SDS në YouTube: “Mendoni për atë marrëveshje për Harry Kane, a do të shkojë ai te Man City? Isha i emocionuar për të. Mendoja se do të ndodhte, por ai nënshkroi një kontratë të re para Kupës së Botës 2018, dhe për mua, ky ishte një gabim i madh, kjo ishte çmenduri”.
Nëse Kane do të ishte transferuar te City, nuk ka gjasa që ata të kishin nënshkruar me Erling Haaland në vitin 2022. Ylli i Anglisë humbi mundësinë për të fituar trofeun e tij të parë të madh më herët, diçka që më në fund e arriti me suksesin e titullit të Bundesliga-s të Bayernit sezonin e kaluar.
Mund të mos e dimë kurrë nëse kjo zgjedhje do të jetë një peng për Kane, por ai ka pasur ende një karrierë për të cilën të jetë krenar.
Tag: gabim
-

“Ishte një gabim i madh”, legjenda kritikon Kane: Ishte çmenduri
-

“Henry?”, Moggi: Ja pse Juventus nuk gaboi kur e shiti tek Arsenal-i
Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus-it, Luciano Moggi, këmbëngul se largimi i Thierry Henry tek Arsenal nuk ishte një gabim.
Moggi thotë se nuk pendohet që lejoi që një Henry i ri të largohej në Londër, ku do të konfirmohej tek Arsenal si një nga lojtarët më të mëdhenj të Premier League.
Duke folur në Çmimet Orlando Ricci, Moggi tha nga skena: “Mendoj se kam bërë shumë pak gabime. Një gabim që më kanë vënë mbi shpinë është Thierry Henry: kushdo që e thotë këtë nuk e kupton futbollin.
“Nëse ke një lojtar në një ekip fokusi kryesor i të cilit është sulmi ndaj kundërshtarit, nëse e vendos atë si një lojtar kundërsulmi, i cili vrapon dhe gjuan, ai nuk kontribuon në lojën e ekipit: ai ose shënon ose shkakton probleme, por krijon konfuzion.
“Kështu ishte Henry në atë kohë. Ai shënoi dy gola kundër Roma-s, disa prej tyre të bukur, por ai ishte një lojtar që kundërsulmonte. Ai ka ndryshuar në Premier League, por kjo është pjesë e metamorfozës së një lojtari.
“Kur më thoni se kam bërë gabim, unë përgjigjem se kam nënshkruar me David Trezeguet. Ai ishte një sulmues që ndihmoi ekipin të luante. Nuk mendoj se kam blerë lojtarët e gabuar”.
-

VIDEO / Parkoi gabim dhe bllokoi zjarrfikësen, gjobë dhe procedim penal për 22-vjeçarin
Parkimi i gabuar në rrugët e Himarës i ka kushtuar shtrenjtë një 22-vjeçari nga Tirana, i cili është proceduar penalisht.
I riu me mjetin e tij kishte bllokuar rrugën duke penguar kalimin e mjetit zjarrfikës, ndaj shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Himarë vendosën edhe masën masë administrative 20.000 lekë.
“Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, veçanërisht të mjeteve të emergjencës, ndërhynë menjëherë pas njoftimit për një automjet të parkuar gabim, në rrugën “25 Marsi”, në qytetin e Himarës.
Gjatë verifikimeve, u konstatua se një automjet tip “BMË” ishte parkuar në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugëkalimin dhe penguar kalimin e një mjeti zjarrfikës, që ndodhej në një situatë emergjente.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua së bashku me automjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku, pas veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, u procedua penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal”, informon policia. -

Nuk lëvizi makinën e parkuar gabim, policia procedon penalisht shoferin në Gjirokastër
POICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Gj., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin që e kishte parkuar gabim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Izraelitët vrasin 6 fëmijë që prisnin në radhë për ujë, IDF shfajësohet: Ishte gabim teknik
Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në Gazën qendrore të dielën.
Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda në Nuseirat, ku po trajtohen 16 persona të tjerë të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë, tha një mjek në Gaza.
Dëshmitarët okularë treguan për BBC se droni i ushtrisë izraelite lëshoi një raketë drejt një turme që qëndronte në rresht me shishet e mëdha që ishin ende bosh pranë një rezervuari uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.
Ushtria izraelite u shfajësua duke thënë se një “gabim teknik” ndodhi gjatë sulmit, i cili tha se kishte për qëllim goditjen e “terroristëve” të Xhihadit Islamik, duke bërë që municioni të binte dhjetëra metra larg objektivit. “Incidenti është duke u hetuar”, tha ushtria izraelite.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se ishin në dijeni të “pretendimeve për viktima në zonë si pasojë e sulmit”, duke shtuar se “shprehin keqardhje për çdo dëm të shkaktuar ndaj civilëve“.
Pamjet e paverifikuara që qarkullojnë në internet pas sulmit tregojnë fëmijë të përgjakur dhe trupa të pajetë, të shoqëruar nga britma, panik dhe dëshpërim. -

SYRI TV/ Deklarata e Prodës për parkimin, flasin shoferët: Dënimi me burg, absurd
Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e automjeteve që parkojnë gabim është cilësuar si absurd nga qytetarët dhe vetë drejtuesit.
Sipas këtyre të fundit, deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është qesharake, ndërsa kanë theksuar se është shumë e vështirë të gjejnë vende parkimi dhe për këtë, shteti duhet të marrë masa për krijimin e tyre.
Deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për dënimin deri në 3 vite burg për ata që parkojnë gabim është cilësuar si absurde dhe e pavend nga qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Ata shprehen se nuk mund të dënohesh me burg nëse parkon automjetin gabim, pasi një veprim i tillë duhet të ndëshkohet me një masë administrative, dhe nuk përbën vepër penale.
Sipas qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, vetë institucionet duhet të krijojnë hapësira parkimi për automjetet.
Më herët gjatë kësaj të enjteje, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi se sipas nenit 293 të Kodit Penal, parkimi i gabuar do të cilësohet si vepër penale, duke përhapur terror dhe panik tek qytetarët.
-

Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje, 10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor
Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja komenton procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.Ai është një prej kandidatëve që ka kërkuar rinumërim, përmendi rastin e Tiranës, që tashmë e mbylli këtë proces, duke thënë se lëvizja e rreth 10 mijë votave në këtë qarku nuk është gabim njerëzor dhe se KAS duhet të verë në lëvizje prokurorinë.
“Unë kam shkuar për të kërkuar drejtësi në KAS, por ajo që kam gjetur është padrejtësia. Arsyet janë disa. Kam kërkuar këqyrjen e videove, pamjet e dy momenteve, kur janë numëruar subjektet dhe pastaj kandidatët.Ajo që kam parë është transformimi i votës nga akti i parë tek i dyti. Nëse kam pasur një votë në numërimin e parë, në numërimin e dytë më është prishur vota. KAS nuk mund të përcaktojë që njerëzit kanë gabuar në mënyrë njerëzore.
Këtu dalin nja 10 mijë vota të qarkulluar dhe sipas këtyre është gabim njerëzor? KAS duhet të vejë në lëvizje prokurorinë. Jemi bërë tabelë qitje. Del tani që Ilir Alimehmeti është hajdut votash se ka dalë 130 vota plus”, tha mes të tjerash Kalaja. -

“Jemi bërë tabelë qitje”/ Procesi i rinumërimit, reagon deputeti: 10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor
Kalaja, një prej kandidatëve që ka kërkuar rinumërim, përmendi rastin e Tiranës, që tashmë e mbylli këtë proces, duke thënë se lëvizja e rreth 10 mijë votave në këtë qarku nuk është gabim njerëzor dhe se KAS duhet të verë në lëvizje prokurorinë.
Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja i ftuar në një studio televizive komentoi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.
Ai shtoi se në të njëjtën kohë po luhet një lojë e pistë me ata që kanë kërkuar rinumërim, që sipas tij bëhet për principin dhe jo për mandatin.
“Unë kam shkuar për të kërkuar drejtësi në KAS, por ajo që kam gjetur është padrejtësia. Arsyet janë disa. Kam kërkuar këqyrjen e videove, pamjet e dy momenteve, kur janë numëruar subjektet dhe pastaj kandidatët.
Ajo që kam parë është transformimi i votës nga akti i parë tek i dyti. Nëse kam pasur një votë në numërimin e parë, në numërimin e dytë më është prishur vota. KAS nuk mund të përcaktojë që njerëzit kanë gabuar në mënyrë njerëzore.
Këtu dalin nja 10 mijë vota të qarkulluar dhe sipas këtyre është gabim njerëzor? KAS duhet të vejë në lëvizje prokurorinë. Jemi bërë tabelë qitje. Del tani që Ilir Alimehmeti është hajdut votash se ka dalë 130 vota plus”, tha mes të tjerash Kalaja.
-

Jeff Bezos në dasmën e shekullit, por një “gabim i vogël” nuk i shpëtoi syrit të stilistëve
Edhe pse Jeff Bezos u shfaq me një pamje të hijshme gjatë dasmës së tij me Lauren Sánchez në Venecia, themeluesi i Amazon nuk i ka shpëtuar kritikave nga ekspertët e modës.
Stilistja nga Nju Jorku, Liz Teich, vuri në dukje se zgjedhja e një papioni të lidhur paraprakisht ishte një “gabim klasik” që i uli hijeshinë pamjes. Sipas saj, një papion i lidhur me dorë do të kishte qenë më i denjë për një ceremoni të tillë.
Edhe gazetari i modës Derek Guy ka shtuar komentet, duke sugjeruar se Bezos mund të kishte bërë një zgjedhje më të mirë edhe për jelekun që kishte veshur.
Megjithatë, pavarësisht kritikave, ceremonia glamuroze në ishullin San Giorgio Maggiore u mbajt mes një atmosfere përrallore, me të ftuar të shumtë dhe një vëmendje të madhe ndërkombëtare. -

U ndëshkua me karton të kuq në minutën e 7, Kurtuaja i tërheq veshin shokut të ekipit: U bë ndeshja e dytë që ndodh i njëjti gabim
Reali i Madridit mori mbrëmjen e djeshjme fitoren e parë nën drejtimin e Çabi Alonsos. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për spanjollët, teksa Asensio u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 7. Por Reali diti si ta menaxhojë lojën dhe në fund ia doli të mposhtte Paçukën me rezultatin 3-1.
Tibu Kurtuaja ka thënë për “DAZN”-in pas përfundimit të sfidës se u bë hera e dytë që ndodh i njëjti gabim te madrilenët. Portieri belg i ka “tërhequr veshin” Asensios, teksa është shprehur se shokët e tij të skuadrës duhet të tregohen më inteligjent në ndërhyrjet e tyre.
“U bënë dy ndeshje dhe në të dyja herët ndodhi pak a shumë i njëjti gabim. Duhet të jemi më tepër inteligjentë dhe të mos shkaktojmë goditje dënimi të tilla. Por nuk ka problem, do të luftojmë për të dhe do të fitojmë pa të (Asension)”, ka deklaruar Tibu Kurtuaja./Sport Ekspres/