Tag: gabim

  • “Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar rrezikun që në 2008-ën

    “Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar rrezikun që në 2008-ën

    Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se të gjithë e kishin gabim për Putinin, në një intervistë me revistën franceze Paris Match.

    Merz tha se gjithmonë kishte qenë skeptik, por se “duhet ta kishim kuptuar madhësinë e kërcënimit në vitin 2014, kur ai pushtoi Krimenë, dhe ndoshta që në vitin 2008, kur sulmoi Gjeorgjinë”.
    Kancelari shprehu shpresën se një ditë do të përjetojmë përsëri marrëdhënie të mira fqinjësore me rusët. Por, tha ai, “fatkeqësisht, jemi shumë larg kësaj, sepse përballemi me regjimin e Putinit, një ‘sistem kleptokratik’ që i është afruar autokracisë gjatë viteve”.
    “Le të kujtojmë madhësinë historike të asaj që po ndodh, duke sulmuar Ukrainën, Putin sulmoi vendin e dytë më të madh në kontinentin evropian”, theksoi ai.
    I pyetur nëse do të fliste përsëri me Moskën, Merz tha se nëse kjo mund të ishte e dobishme në një farë mënyre, ai do ta bënte këtë.
    “Qëllimi është të rikthehemi te rendi dhe respekti i ndërsjellë! Në kohën e bashkimit të Gjermanisë, gjërat nuk ishin të lehta, megjithatë ne punuam me Mikhail Gorbachev. Ky është ekuilibri që dinim pas rënies së BRSS në vitin 1991 dhe deri në vitin 2022. Putin nuk e respekton më këtë ekuilibër. Shpresojmë ta gjejmë përsëri”, vuri në dukje ai.
    Së fundmi, në lidhje me marrëdhënien e Evropës me SHBA-në e Trump, Merz deklaron se është i bindur se “duke punuar shumë për t’u bërë më të fortë”, do të jetë e mundur të negociohet me amerikanët si të barabartë, ndërsa deklaron se është gati të bashkëpunojë me presidentin francez, Macron, të cilin e quan “mik” të tij, drejt nxjerrjes së Evropës nga “dobësia” dhe “varësia”.

    Top Channel

  • 45 mijë pensione të llogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin

    45 mijë pensione të llogaritura gabim, hapen kërkesat për korrigjimin

    Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim.
    Kerkesa mund të bëhet në platformën E-Albania, ne seksionin “Kerkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve. Përvec rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.
    Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit, pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike.
    Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin ekspertët e sigurimeve shoqërore, të cilët përzgjidhnin në mënyrë rastësore një sërë dosjesh në agjencitë rajonale.
    Të dhënat zyrtare tregojnë se gabimet në llogaritjen e pensioneve janë në nivelin 5% ose rreth 45 mijë pensione bazuar në numrin e përgjithshëm të të moshuarve në vend.
    Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë punonjësit në sektorin privat, punonjësit sezonalë, emigrantët dhe punonjësitë e viteve 1990-2000.

  • Ndarja nga jeta e ish-futbollistit 42-vjeçar, gruaja e tij akuza të forta ndaj spitalit: Çdo gjë shkoi gabim

    Ndarja nga jeta e ish-futbollistit 42-vjeçar, gruaja e tij akuza të forta ndaj spitalit: Çdo gjë shkoi gabim

    Gruaja e ish-futbollistit 42-vjeçar brazilian, Ricardo Da Costa, hedh akuza për spitalin e Përgjithshëm të Santorinit, aty ku i shoqi ndërroi jetë. Siç shprehet ajo, vdekja e tij mund të ishte shmangur, pasi pretendon se ka pasur gabime në “Spitalin e Përgjithshëm Santorini” ku ai u shtrua.
    Duke folur për STAR, Orelia Argyriadou tha se burri i saj u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm të Santorinit më 19 gusht dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak. Pas operacionit, ai ndjeu shqetësim të fortë dhe pati vështirësi në frymëmarrje për tre ditë. Mjekët thanë se kjo ishte për shkak të ngjitjes së zorrëve dhe vazhduan me një ndërhyrje të dytë kirurgjikale.
    Madje ata e informuan gruan e 42-vjeçarit se kishin kryer një bllokim dhe njëkohësisht kishin trajtuar me sukses apendisitin. Megjithatë, ata i thanë asaj, meqenëse kishte aspiratë pulmonare, se Da Costa do të duhej të transferohej në Athinë për mbështetje respiratore.
    Megjithatë, disa orë më vonë ajo u informua se burri i saj kishte pësuar një atak në zemër ndërsa ishte planifikuar të transportohej në aeroportin e Santorinit. Në deklaratat e bëra për Star, gruaja e ish-futbollistit deklaroi: Nuk u bë një vlerësim i saktë. Nëse do të ishte bërë një vlerësim i saktë, ata do ta kishin gjetur problemin kryesor që në fillim dhe ne nuk do të kishim bërë një operacion të dytë. Ata nuk e panë që në fillim. Apendiciti nuk zhduket nga një ditë në tjetrën. Edhe personi më pa përvojë e di këtë. Jo, jo, është gjithçka gabim, gjithçka gabim që në fillim!

  • Vdekja e ish-futbollistit 42-vjeçar, gruaja e tij akuza të forta spitalit të Santorinit: Çdo gjë shkoi gabim!

    Vdekja e ish-futbollistit 42-vjeçar, gruaja e tij akuza të forta spitalit të Santorinit: Çdo gjë shkoi gabim!

    Gruaja e ish-futbollistit 42-vjeçar brazilian, Ricardo Da Costa, hedh akuza për spitalin e Përgjithshëm të Santorinit, aty ku i shoqi ndërroi jetë.

    Siç shprehet ajo, vdekja e tij mund të ishte shmangur, pasi pretendon se ka pasur gabime në “Spitalin e Përgjithshëm Santorini” ku ai u shtrua.
    Duke folur për STAR, Orelia Argyriadou tha se burri i saj u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm të Santorinit më 19 gusht dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak. Pas operacionit, ai ndjeu shqetësim të fortë dhe pati vështirësi në frymëmarrje për tre ditë. Mjekët thanë se kjo ishte për shkak të ngjitjes së zorrëve dhe vazhduan me një ndërhyrje të dytë kirurgjikale.
    Madje ata e informuan gruan e 42-vjeçarit se kishin kryer një bllokim dhe njëkohësisht kishin trajtuar me sukses apendisitin. Megjithatë, ata i thanë asaj, meqenëse kishte aspiratë pulmonare, se Da Costa do të duhej të transferohej në Athinë për mbështetje respiratore.
    Megjithatë, disa orë më vonë ajo u informua se burri i saj kishte pësuar një atak në zemër ndërsa ishte planifikuar të transportohej në aeroportin e Santorinit. Në deklaratat e bëra për Star, gruaja e ish-futbollistit deklaroi: Nuk u bë një vlerësim i saktë. Nëse do të ishte bërë një vlerësim i saktë, ata do ta kishin gjetur problemin kryesor që në fillim dhe ne nuk do të kishim bërë një operacion të dytë. Ata nuk e panë që në fillim. Apendiciti nuk zhduket nga një ditë në tjetrën. Edhe personi më pa përvojë e di këtë. Jo, jo, është gjithçka gabim, gjithçka gabim që në fillim!

    Top Channel

  • “Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës

    “Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm”, Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Bashës

    Një fitore e injorancës dhe një gabim të pafalshëm e konsideron Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës të Dimal Bashës. Për kreun e LDK-së Kosova duhet të aspirojë më lartë. Sipas tij, një ditë aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcehen.
    “Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë.
    Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
    Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë.
    Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, shkruan Abdixhiku.
    Me 73 vota pro dhe pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar detyrën deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha.

  • “Gabim i madh të parashikohet rezultati i samitit Trump-Putin”, Kremlini: Rusia nuk ka në plan të nënshkruajë ndonjë dokument

    “Gabim i madh të parashikohet rezultati i samitit Trump-Putin”, Kremlini: Rusia nuk ka në plan të nënshkruajë ndonjë dokument

    Kremlini ka paralajmëruar të enjten se do të ishte një gabim i madh të bëhen parashikime për rezultatin e samitit të ardhshëm në Alaska, ku pritet të marrin pjesë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin.
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
    Lajmi raportohet nga agjencia ruse Interfax.
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se nuk ka plane për nënshkrimin e ndonjë dokumenti pas takimit të së premtes, i cili do të mbahet në qytetin Anchorage të Alaskës.
    Deklaratat vijnë vetëm një ditë para takimit të shumëpritur, që pritet të përqendrohet në çështje kyçe si lufta në Ukrainë dhe tensionet mes dy fuqive globale.

  • “Parkon gabim, përfundon në burg, vjedh lirohesh”,Balliu shpërthen ndaj qeverisë:Kodi Penal i Ramës është Kodi i Mafies

    “Parkon gabim, përfundon në burg, vjedh lirohesh”,Balliu shpërthen ndaj qeverisë:Kodi Penal i Ramës është Kodi i Mafies

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Klevis Balliu, Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, e denoncoi me forcë Kodin Penal të qeverisë Rama, duke e quajtur atë “Kod i Mafies së Ramës”!
    Sipas Balliut, Rama po harton një Kod Penal që mbron kriminelët dhe të korruptuarit, ku dënimet për korrupsionin ulen, kriminelët lirohen si “të rehabilituar” me urdhër nga lart, ndërsa qytetarët që parkojnë gabim ose shprehin pakënaqësi për udhëheqësin përballen me burg.
    Postimi i Plotë:
    Kodi Penal i Ramës është në fakt Kodi i Mafies së Ramës!
    Rama po shkruan një Kod Penal për të mbrojtur kriminelët dhe të korruptuarit:[👉] Dënimet për korrupsionin po ulen.[👉] Kriminelët lirohen si “të rehabilituar”, me urdhër nga lart.[👉] Por nëse parkon gabim ose tallesh me udhëheqësin burg!Ky nuk është Kodi Penal i ShqipërisëKy është Kodi i Mafies!

  • Sulmohet organizata humanitare në Gaza, vritet një punonjës/ Gjysmëhëna e Kuqe: Nuk është gabim, Izraeli e dinte

    Sulmohet organizata humanitare në Gaza, vritet një punonjës/ Gjysmëhëna e Kuqe: Nuk është gabim, Izraeli e dinte

    Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe akuzoi forcat izraelite se kishin sulmuar selinë e saj në Gaza, duke vrarë 1 punonjës e duke plagosur 3 të tjerë. Siç tha, sulmi kishte shkaktuar një zjarr te madh në godinë , gjatë orëve të para të së dielës. Duke e cilësuar sulmin në qytetin jugor të Khan Junis si të qëllimshëm, gjysmëhëna e kuqe sqaroi se selia qëndrore e saj njihet mirë nga ushtria Izraeli dhe se është e shënjuar qartë me emblemën e kuqe mbrojtëse.
    “Ky nuk ishte një gabim. Përsërisim thirrjen për mbajtje përgjegjësie dhe mbrojtje të gjithë personelit tone”, deklaroi organizata. Forcat e mbrojtjes izraelite thanë se nuk kishin dijeni për ndonjë sulm ajror ose me artileri në zonë, kur u pyet nga BBC lidhur me akuzat.
    Një video e shpërndarë nga organizata në mediat sociale tregon godinën në flakë dhe të mbushur me re tymi, ndërsa imazhe të mëvonshme tregojnë dëme të mëdha në ndërtese, dhe njolla gjaku. Incidenti ndodh mes paralajmërimeve për përkeqësim të krizës në Gaza.
    Sipas të dhënave të OKB, të paktën 1373 palestinezë janë vrarë teksa kërkonin ushqim, që prej fundit të Majit.

  • Sulmohet organizata humanitare në Gaza, vritet një punonjës, gjysmëhëna e kuqe: Nuk është gabim, Izraeli e dinte

    Sulmohet organizata humanitare në Gaza, vritet një punonjës, gjysmëhëna e kuqe: Nuk është gabim, Izraeli e dinte

    Organizata e gjysmëhënës së kuqe akuzoi forcat izraelite se kishin sulmuar selinë e saj në Gaza, duke vrarë 1 punonjës e duke plagosur 3 të tjerë.

    Siç tha, sulmi kishte shkaktuar një zjarr te madh në godinë , gjatë orëve të para të së dielës. Duke e cilësuar sulmin në qytetin jugor të Khan Junis si të qëllimshëm, gjysmëhëna e kuqe sqaroi se selia qëndrore e saj njihet mirë nga ushtria Izraeli dhe se është e shënjuar qartë me emblemën e kuqe mbrojtëse.

    “Ky nuk ishte një gabim. Përsërisim thirrjen për mbajtje përgjegjësie dhe mbrojtje të gjithë personelit tone”, deklaroi organizata. Forcat e mbrojtjes izraelite thanë se nuk kishin dijeni për ndonjë sulm ajror ose me artileri në zonë, kur u pyet nga BBC lidhur me akuzat.

    Një video e shpërndarë nga organizata në mediat sociale tregon godinën në flakë dhe të mbushur me re tymi, ndërsa imazhe të mëvonshme tregojnë dëme të mëdha në ndërtese, dhe njolla gjaku. Incidenti ndodh mes paralajmërimeve për përkeqësim të krizës në Gaza.

    Sipas të dhënave të OKB, të paktën 1373 palestinezë janë vrarë teksa kërkonin ushqim, që prej fundit të Majit.