Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu kthye Peleshit për sqarimin për diktatorin Enver Hoxha. Sipas Berishës, në vend që kryeparlamentari Niko Peleshi të përshëndeste një marrëveshje të tillë, që ka efekte të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare, merret me diktatorin Enver Hoxha, duke e futur në agjendën e Kuvendit me urdhër të Edi Ramës.
“Kush e pengoi kryetarin e Parlamentit të hapë kuvendin me një përshëndetej të tillë. Kush e pengoi kreun e krimit? Janë 20 pengje që lirohen. Po e përshëndesin të tjerët, kurse ne i bëjmë gjyqin atij që e propozoi. Ti e hape parlamentin me një apologji hipokritë Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Ramës.
Nuk është gabim i librarisë, por ka një ligj. Është një ligj që dënon propagandën për diktaturën e Enver Hoxhës. Si mund të futet ai në Kuvend? Po të futej Hiteli në Budestag? Ca do të ndodhte? Në prill të 1991, samiti i IDU-së e ka quajtur Hitler Enver Hoxhën. Si mund të futet ai?”, tha ai.
Tag: gabim
-

Gabim futja e Enver Hoxhës në Kuvend?/ Berisha i kthehet Peleshit: Apologji hipokrite, në axhendë me urdhër të Ramës
-

Është shkruar gabim gjatë gjithë karrierës, Casemiro zbulon si është emri i tij në të vërtetë
8 Tetor 2025
21:31
Telesport
Casemiro ka zbuluar së fundmi një detaj interesant në lidhje me emrin e tij në fanellë, që gjatë gjithë karrierës së tij është shkruajtur gabim.
Emri i vërtetë i mesfushorit brazilianin është Carlos Henrique Jose Francisco Venancio Casimiro dhe në fanellë duhej të ishte Casimiro dhe jo Casemiro. Vetë mesfushori zbulon pse ka ndodhur kjo gjë.
“Kur luaja te Sao Paolo, në njërën nga ndeshjet luajta shumë mirë dhe në fund pashë që emri në fanellë ishte shkruajtur gabim, ishte Casemiro. Unë jam një njeri shumë supersticioz dhe nuk pranova të korrigjohej emri në fanellë, por i thashë drejtuesve të klubit se doja të vazhdoja ashtu, me atë emër”, zbulon Casemiro. -

Picula: Merkel bëri një gabim katastrofik me Rusinë, ajo e përsëriti të njëjtën gjë me Serbinë
Në takimin e mbajtur këtë javë në Rijekë dhe Opatija nga grupimi i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë (S&D), një nga temat që ngjalli diskutime të forta ishte mënyra se si Bashkimi Evropian ka trajtuar marrëdhënien me regjimin e Aleksandër Vuçiçit në Serbi, dhe veçanërisht roli i ish-kancelares gjermane Angela Merkel në këtë kontekst. Deputetja serbe Marinika Tepiç, një nga zërat më të fortë opozitarë në Serbi, tha se Merkel luajti një rol vendimtar në formësimin e një qëndrimi të butë të BE-së ndaj Vuçiçit. Sipas saj, kancelarja gjermane “e zbuti Brukselin përballë të gjitha alarmeve që vinin nga Beogradi”, duke krijuar një klimë tolerimi dhe normalizimi të praktikave autoritare dhe antidemokratike që po konsolidoheshin në Serbi.
Tepiç theksoi se kjo qasje ka pasur pasoja të drejtpërdrejta në rënien e besimit të qytetarëve serbë tek Bashkimi Evropian. Kritikat ndaj Merkelit nuk erdhën vetëm nga përfaqësuesit serbë. Eurodeputeti kroat Tonino Picula, një nga figurat kryesore në S&D për çështjet e zgjerimit të BE-së, ishte gjithashtu shumë kritik ndaj ish-kancelares gjermane. Ai e përshkroi politikën e saj ndaj regjimit të Vuçiçit si një “politikë ambivalente” që ka kontribuar në situatën aktuale të destabilitetit dhe regresit demokratik në rajon. Picula bëri një krahasim domethënës mes gabimeve të Merkelit ndaj Rusisë dhe ndaj Serbisë: “Ish-kancelarja besonte se rritja e tregtisë me Rusinë e Putinit do ta ndryshonte Rusinë, gjë që rezultoi të ishte një gabim katastrofik. Dhe ajo përsëriti të njëjtin gabim me Serbinë, duke menduar se afrimi ekonomik dhe diplomatik do ta demokratizonte regjimin e Vuçiçit. Por ndodhi e kundërta.” -

Diella tregon arsyet perse u shfaq me gjashtë gishta
Nga Lutfi Dervishi
Një foto e Ministres Diella, me një fustan rozë, si pjesë e fushatës për sensibilizimin e grave, ngjalli një debat të paparashikuar. Jo për mesazhin, por për një detaj anatomik: në dorën e majtë, Diella kishte gjashtë gishta.
Në fillim, publiku u përpoq ta justifikonte si “efekt i dritës”, “reflektim rozë”, apo “gjurmë digjitale të një dore që punon 24/7 për kombin mosmirënjohës”
Por më pas, ekspertët e rrjeteve, ata që studiojnë çdo pixel si të ishte dokument shtetëror e zbuluan të vërtetën: një gabim teknik. Dhe jo dosido. Një gabim i AI-sh.
Një lapsus i tillë mund të ishte falur në 2023, kur inteligjenca artificiale akoma ngatërronte macet me qentë dhe ujësjellësin me ndonjë stadium. Por sot, në epokën kur edhe frigoriferi të pyet si ndihesh, ky defekt ishte i pafalshëm.
Në rrjet shpërtheu teoria konspirative: “Diella është nga Elbasani” shkruanin disa, duke aluduar për lidhje me “mutacionet” e kombinatit metalurgjik. Të tjerë e shpjegonin si “shenjë hyjnore”, pasi gjashtë është numër perfekt. Një zyrtar i lartë nga nga Brukseli e komentoi si shenjë e progresit dhe e dëshirës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar sa më shpejt, sepse numri gjashtë përkon me numrin e vendeve themeluese të BE. Një grup feministësh madje nisi një hashtag: #EdheNeMeGjashtë, në mbështetje të “uau” diversitetit digjital.
Por në kabinet, situata ishte serioze. Diella u mbyll në server për të reflektuar. Si do t’i dilte përpara Diellit? Çfarë do t’i thoshte?
Tek shfletonte lajmet e ditës i dolën dy opsione për “zhvendosje vemendje”:
1. Në Kroaci kishin kapur një sasi specash djegës me pesticide.2. Presidenti kishte dekretuar zgjedhjet në Tiranë pa pritur Gjykatën Kushtetuese, ndërsa opozita ende kërkonte një kandidat për zgjedhje.
Diella u mendua. Të shpalle emergjencë kombëtare për pesticidet, apo për kandidaturat?! Të thoshte që gjashtë gishta janë metaforë për gjashtë problematikat e kombit, apo ta kthente në një ditë sensibilizimi për Kushtetutën ?
Pas një minute heshtjeje digjitale, ajo doli me deklaratën zyrtare:
Ky nuk është defekt, por një “upgrade”.
Unë kam një gisht më shumë për të treguar fajtorët.
Në fund, e gjithë ngjarja u riemerua, u quajt “incident estetik me vlera simbolike”.
Ndërkohë, ministrat e tjerë po numëronin gishtat se mos vallë kishin mbetur pas në procesin e transformimit digjital te integrimit.
Dhe ashtu siç ndodh rëndom, pas dy ditësh, askush s’e mbante mend më se pse u debatua. Ajo që mbeti ishte fotoja: një ministre me gjashtë gishta që tregonte rrugën drejt BE-se. Vetëm kësaj here pa treguar vitin! -

Vrasja e Nikulajt, zbardhet gabimi i ministres britanike, ekstradimi i të dyshuarve në rrezik
Home Office, Ministria e Brendshme britanike, thotë se ka zbuluar një gabim administrativ me pasoja të mundshme në ekstradimin e një shqiptari dhe tre britanikëve, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 Prill 2023.
Gabimi lidhet me dokumentet e firmosura nga ish-ministria Yvette Cooper, disa muaj pasi gjykata e ekstradimeve “City of Westminster Magistrate Court” në Gusht 2024 pranoi kërkesën e shtetit shqiptar për të ekstraduar shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia dhe shtetasit britanik Thomas Mithan, Harriet Bridgeman bashkë me Harry Simpson.
Gazetari Muhamed Veliu ka parë letrën e dërguar nga drejtoria e ekstradimeve në Home Office, ambasadës shqiptare në Londër, ku tregohet me detaje gabimi i zbuluar dhe rrugët e mundshme për ta korrigjuar.
Ky korrigjim kërkohet të ndodhë përpara nisjes së procesit të apelit në Gjykatën e Lartë “Royal Court of Justice” më 7 tetor, në mënyrë që avokatët mos ta shfrytëzojnë gabimin për të liruar automatikisht të katër të kërkuarit e drejtësisë shqiptare.
Home Office në letër tregon se fillimisht Edmond Haxhia u akuzua nga Prokuroria e Lezhës, bazuar në nenin e kodit penal të Shqipërisë “si vrasje për gjakmarrje”. Ndërsa tre britanikët për vrasje me paramendim.
Por këto akuza gjatë gjyqit të ekstradimit u ndryshuan pas një letër garancie nga Prokuroria e Lezhës dhe me firmën e ish-ministrit të drejtësisë Ulsi Manja ku thuhej se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për vrasje për shkak të gjakmarrjes”. Ndërsa për tre britanikët ranë akuzat për përdorim armësh pa leje.
Ndryshimi i akuzave bëri që gjykata ekstradimeve t’i thoshte “PO”, kërkesës së shtetit shqiptar dhe vendimi i shkoi për firmë sekretares së shtetit Yvette Cooper.
Është zbuluar se të katër dokumentet e firmosura prej saj, ishin formuluar gabim, me akuzat e vjetra bazuar në nenet e gjakmarrjes dhe përdorimit të armëve.
Në letrën dërguar ambasadës shqiptare në Londër Home Office thotë: Sekretari i Shtetit nuk ka një mekanizëm ligjor për të korrektuar këtë gabim i përsëritur në të gjitha dokumentet që lejojnë ekstradimin e gjithë personave në këtë proces. Në këtë moment kur të gjithë personat e kërkuar, kanë aplikuar për leje për të apeluar në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar, asnjë prej tyre nuk e ka ngritur këtë çështje specifike në mënyrë individuale apo kolektive për të kundërshtuar urdhrin. Skenari i mundshëm është se mund të krijohet mundësia që ky gabim për secilin person, të çojë në lirimin e tyre prej procesit të ekstradimit.
Përballë vënies në veprim të këtij skenari nga avokatët, Home Office i propozon shtetit shqiptar edhe mënyrën si mund të shmanget në Gjykatë e Lartë një zhvillim i tillë me pasoja shkatërruese në ekstradimin e tyre.
“Ne e kemi eksploruar këtë çështje dhe kemi marrë këshillime nga këshilltarët tanë juridik në Home Office, në mënyrë për të blinduar urdhrat e ekstradimit për secilin person. Ne duam të ftojmë autoritetet shqiptare të konsiderojnë lëshimin e një tjetër garancie për qeverinë në Britaninë e Madhe, se personat e kërkuar nuk do të përballen me akuza për gjakmarrje siç edhe e keni konfirmuar në korrespondencën e datës 4 Shtator 2023.
Sekretari i Shtetit do të dërgojë këtë garanci në Gjykatën e Lartë si pjesë e procesit aktual të apelit. Kjo kërkesë e jona luteni të plotësohet deri më datë 10 Shtator 2025”.
Në Londër në datat 7 dhe 8 Tetor një gjykatës në gjykatën e Lartë “Royal Court of Justice”, do të dëgjojë palët në proces dhe më pas do të vendosë, nëse jemi përpara një rasti për të cilin duhet lejuar apeli i plotë apo jo për vendimin e dhënë në Gusht 2024 kur u lejua ekstradimi. -

Presidenti i FIGC: Ishte penallti në favor të Milanit. Gabim i qartë, por VAR nuk preket
15 Shtator 2025
12:37
Alfred Lleshi
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, komentoi penalltinë e dhënë e më pas tërhequr nga VAR-i në fund të ndeshjes Milan-Bologna 1-0: “Është një gabim i qartë, por kur flasim për teknologjinë duhet të shkojmë përpara, jo të kthehemi pas”.
Arbitri Marcenaro vlerësoi në minutat e fundit të ndeshjes në fjalë faullin e dytë ndaj Nkunku, jo të parin, duke shkaktuar polemika. Gravina theksoi rëndësinë e teknologjisë: “VAR-i i ka reduktuar ndjeshëm gabimet; mjafton të shohim rastet kur arbitrat, pa teknologji, janë në dyshim dhe kërkojnë konfirmim të qartë përmes pamjeve”.
Ai shprehu mbështetje për përdorimin e VAR-it, duke theksuar se përparimi teknologjik në futboll është thelbësor për drejtësinë e lojës.
Milan penalty cancelled after VAR review and Allegri red card 89′byu/FBIAgent46 inACMilan -

“Nuk përjashtohet as Sali Berisha”/ Kriza në PD, Salianji pranon gabimet: Fajet dhe përgjegjësitë duhen pranuar
Ervin Salianji, në një intervistë televizive, analizoi situatën aktuale të PD-së dhe përgjegjësitë brenda opozitës. Salianji pranon qartë se PD-ja ka bërë gabime të mëdha dhe ka faje për këtë situatë ku gjendet sot:
“Sigurisht që ka.
Nuk mund të mos ketë. Ka përgjegjësi për disa vendime që janë marrë. Për shembull, pjesëmarrja në reformën administrative-territoriale ishte një gabim, sepse ndarja që kemi sot është bërë pa ndikimin e PD-së. Po ashtu, përfshirja në reformën në drejtësi pa ndikimin e duhur ka qenë një tjetër gabim”, tha Salianji.
Ai thekson veçanërisht vendimin për lënien e mandateve si gabimin më të madh:
“Gabimi më i madh, pa diskutim, ka qenë lënia e mandateve. Personalisht, kam qenë ndër të paktët që kam votuar kundër. Është e dokumentuar.
Lënia e mandateve solli një ndryshim edhe më të tmerrshëm: ndryshimin e kodit zgjedhor që e ka deformuar demokracinë në thelb. Edhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale ishte një tjetër gabim fatal.”
Salianji e bën të qartë se përgjegjësia nuk është e një individi të vetëm, por në kolektiv, nga Berisha dhe Bardhi:
“Pra, përgjegjësi ka pasur shumë, dhe jo vetëm nga një person. Nuk përjashtohet as Sali Berisha, sepse secili, sipas peshës së ndikimit që ka pasur, mban një pjesë përgjegjësie. Fajet dhe përgjegjësitë duhen pranuar. Sepse nëse nuk bëjmë diagnozën e saktë, nuk mund të gjejmë zgjidhje. Duhet të pranojmë gabimet për të mos i përsëritur më”, tha ai. -

Ervin Salianji akuzon Berishën dhe Gaz Bardhin, për krizën e PD
Ervin Salianji, në intervistën për emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, analizoi situatën aktuale të PD-së dhe përgjegjësitë brenda opozitës.
Salianji pranon qartë se PD-ja ka bërë gabime të mëdha dhe ka faje për këtë situatë ku gjendet sot:
“Sigurisht që ka.
Nuk mund të mos ketë. Ka përgjegjësi për disa vendime që janë marrë. Për shembull, pjesëmarrja në reformën administrative-territoriale ishte një gabim, sepse ndarja që kemi sot është bërë pa ndikimin e PD-së. Po ashtu, përfshirja në reformën në drejtësi pa ndikimin e duhur ka qenë një tjetër gabim”, tha Salianji.
Ai thekson veçanërisht vendimin për lënien e mandateve si gabimin më të madh:
“Gabimi më i madh, pa diskutim, ka qenë lënia e mandateve. Personalisht, kam qenë ndër të paktët që kam votuar kundër. Është e dokumentuar. Lënia e mandateve solli një ndryshim edhe më të tmerrshëm: ndryshimin e kodit zgjedhor që e ka deformuar demokracinë në thelb. Edhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale ishte një tjetër gabim fatal.”
Salianji e bën të qartë se përgjegjësia nuk është e një individi të vetëm, por në kolektiv, nga Basha, te Berisha dhe Bardhi:
“Pra, përgjegjësi ka pasur shumë, dhe jo vetëm nga një person. Edhe Lulzim Basha ka përgjegjësi, por edhe të tjerë.
Nuk përjashtohet as Sali Berisha, sepse secili, sipas peshës së ndikimit që ka pasur, mban një pjesë përgjegjësie. Fajet dhe përgjegjësitë duhen pranuar. Sepse nëse nuk bëjmë diagnozën e saktë, nuk mund të gjejmë zgjidhje. Duhet të pranojmë gabimet për të mos i përsëritur më”, tha ai. -

“Nuk është faji i demokratëve”, Ervin Salianji flet troç: Ja kush e ka çuar PD në këtë gjendje
Ervin Salianji, pas rikthimit në politikën aktive pas nëntë muajsh burg, rikthehet si një figurë kyçe brenda Partisë Demokratike (PD), megjithëse jo si deputet në Kuvend. Në intervistën për një emision televiziv, ai analizoi situatën aktuale të PD-së dhe përgjegjësitë brenda opozitës.
Salianji pranon qartë se PD-ja ka bërë gabime të mëdha dhe ka faje për këtë situatë ku gjendet sot:“Sigurisht që ka. Nuk mund të mos ketë. Ka përgjegjësi për disa vendime që janë marrë. Për shembull, pjesëmarrja në reformën administrative-territoriale ishte një gabim, sepse ndarja që kemi sot është bërë pa ndikimin e PD-së. Po ashtu, përfshirja në reformën në drejtësi pa ndikimin e duhur ka qenë një tjetër gabim.” -

Vrasja e Kristjan Kolës në Shkodër, avokati: Policia ka bërë një gabim amator
Në një deklaratë , avokati Bledar Meminaj ka dhënë opinionin e tij mbi ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës, ku 34-vjeçari Kristjan Koka u ekzekutua në qendër të qytetit.
Meminaj theksoi se në këtë rast ka munguar kontaktimi i familjarit kryesor, kryefamiljarit, çka sipas tij përbën një gabim të rëndë nga ana e policisë.
“Përsa i përket çështjes ku nuk është pyetur familjari kryesor, si kryefamiljari, në raste të tilla kur nuk kemi të dhëna mbi viktimën, unë jam me Eugenin se automatikisht duhet të pyeteshin. Nëse nuk pyet këtë person, minimalisht i ke dhënë 48 orë kohë autorit të dyshuar që mund ta dinte ai,” u shpreh avokati Meminaj, duke e cilësuar këtë si një gabim amator nga policia.
Ngjarja ka tronditur qytetin e Shkodrës dhe ka hapur diskutime mbi mënyrën se si po trajtohen hetimet në raste të tilla.