Tag: fytyra

  • “24 orë nga jeta e një gruaje”/ Dhimbja qenka e poshtër…

    “24 orë nga jeta e një gruaje”/ Dhimbja qenka e poshtër…

    Nga Stefan Cvajg

    Çdo gjë kuptohet nga duart, nga mënyra me të cilën presin, me të cilën kapin, me të cilën ndahen. Njëqind karaktere mund të zbulosh nga mënyra se si i kapin duart paratë, si i zhubrosin dhe i shtrëngojnë me lëvizje nervoze. Karakteri i njeriut zbulohet në kumar nga vetë dora e tij. Sepse të gjithë ose pothuajse të gjithë kumarxhinjtë kanë mësuar se si të mos tradhtohen nga fytyra. Ata ruajnë maskën e ftohtë në fytyrë që i tregon të paprekshëm… Por pikërisht ngaqë tërë vëmendja përqendrohet te fytyra, ata harrojnë duart, që zbulojnë pa turp të fshehtën e madhe…

    ***

    -Ngrihuni shpejt! Këtë çast…

    Mirëpo atëherë ndodhi diçka e papritur. U kthye rrëmbimthi, po fytyra që më shikonte nuk ishte më e përvuajtur dhe e turpshme, ishte fytyra e një budallai, e një të çmenduri, me sy të flakëruar e buzë që i dridheshin nga inati.

    -Lermëni rehat! – thirri. –Sa herë që vini ju, humbas. Kështu bëtë dje, kështu po bëni dhe sot. Shkoni!

    Mbeta një çast si e ngurosur. Përballë marrëzisë së tij shpërtheu dhe inati im.

    -Unë ju kam sjellë tersin? – e sulmova. – Gënjeshtar, hajdut, m’u betuat…

    Po s’munda të vazhdoja, sepse ai i çmendur brofi në këmbë dhe më shtyu, pa çarë kokën për zhurmën që nisi të bëhej rreth nesh.

    -Lermëni rehat! – thirri si i xhindosur. – Unë s’jam nën mbrojtjen tuaj… Na… na…, merrini paratë që ju kam borxh, – dhe më hodhi disa kartëmonedha qindëshe. – E tani lermëni të qetë!

    ***

    Kanë kaluar njëzet e katër vjet që atëherë, e megjithatë, tek më kujtohet ai çast kur rrija atje e fshikulluar nga ironia e tij, më ngrin gjaku në rremba. Dhe e ndjej përsëri me lebeti se çfarë lënde e dobët, e ngratë dhe e mjerë duhet të jetë ajo që ne, me fjalë tepër të mëdha, e quajmë botë të brendshme, shpirt, ndjenjë, ajo që ne e quajmë dhimbje, sepse të gjitha këto, qoftë dhe në kulm, nuk janë në gjendje ta dërrmojnë krejt trupin e munduar – pse rrojmë prapëseprapë në të tilla çaste, me gjakun që na rreh në deje si çekan, në vend që të vdesim, të këputemi e të biem si ajo pema kur e godet rrufeja. Po ashtu është si ju thashë: dhimbja qenka e poshtër, u mposhtka nga dëshira cipëplasur për të jetuar që, siç duket, ka hedhur në mishin tonë rrënjë më të thella nga të gjitha pasionet e vdekshme të shpirtit.

    *Nga libri: “24 orë nga jeta e një gruaje”

    ObserverKult

    ———————–

    Lexo edhe:

    STEFAN CVAJG: GJITHË NATËN MENDOVA PËR TY, PA TË NJOHUR AKOMA…

    FOTO EMOCIONUESE: SI VDIQËN TË PËRQAFUAR CVAJG DHE BASHKËSHORTJA E TIJ

    ObserverKult

  • Noka: Ky është buxheti i korrupsionit dhe babëzisë, qytetarët do të marrin “Noc rrokun”

    Noka: Ky është buxheti i korrupsionit dhe babëzisë, qytetarët do të marrin “Noc rrokun”

    Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar sot se buxheti, i cili po miratohet sot është në të vërtetë buxheti i “narkosit”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Noka u shpreh se këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.
    Noka tha se ky buxhet nuk është për qytetarët, pasi nuk prodhon të ardhura. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, tha se paketa fiskale, e cila u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet.
    “Se çfarë buxheti po miratoni sot, nuk kishit nevojë që ta dëgjonit deri në fund; mjafton që ta dëgjonit përrallat e kryeministrit. Këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë, të padrejtësisë sociale. Janë akte të kamufluara. Ky buxhet nuk është vetëm për ju, të dashur qytetarë, nuk prodhon të ardhura, por është për narkosin. Janë një plan financiar që ushqen pushtetin e inkriminuar, akte që shërbejnë për të përdorur shtetin si kasafortë të tyre dhe të taksave të shqiptarëve.
    Nuk kemi një qeveri që mendon për qytetarët, për pensionistët, për agroturizmin, por një grusht pushtetarësh që mendojnë vetëm një gjë: si të mbajnë tepsinë plot me paratë e qytetarëve. Paketa fiskale që u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet. Është fytyra e korrupsionit. Ky është buxheti i vjedhjes, i drogës dhe i llokmave të babëzisë së pushtetarëve. Qeveria e narkos deri diku po ia paraqet si historike këtë buxhet qytetarëve. Me këtë buxhet merr “Noc rrokun”. Në narkoshtet shpërblehet hajduti dhe ndëshkohet i ndershmi. Fytyra e shëndetësisë, Onkologjiku”, tha ai.

  • Deputetët e PD-së i kthyen kurrizin, ironia e Ramës: Më mirë shpina sesa fytyra juaj

    Deputetët e PD-së i kthyen kurrizin, ironia e Ramës: Më mirë shpina sesa fytyra juaj

    Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën pasi disa deputetë të PD i kthyen shpinën, teksa ai fliste në foltoren e Kuvendit.
    “Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon. Më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe s’ka autoritet konkurrence që ia vë dyshim monopolin dhe madje do ta quaja besnik Flamur Noka”, tha Rama.

  • Rama në Foltore, deputetët e opozitës i kthejnë kurrizin, kryeministri: Më mirë shpina se fytyra juaj

    Rama në Foltore, deputetët e opozitës i kthejnë kurrizin, kryeministri: Më mirë shpina se fytyra juaj

    Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në Kuvend ku për dy ditë do të diskutohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2026, dokumentet më të rëndësishme financiare të vitit.
    Teksa shefi i qeverisë po shkonte drejt foltores për të nisur me prezantimin e projektbuxhetit, opozita i ktheu kurrizin.
    Rama: Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni kurrizin sikur nuk shkon. Por më mirë shpina se fytyra juaj. Jam i prekur ng konstatimi i zotit Noka i cili akuzoi Peleshin për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol. Unë do ta quaja Besnik Flamur Noka. Niko është larg teje. U ngacmova edhe nga një deputet tjetër. Isha në Bruksel. Më pyetet se çfarë mendojnë ata për korrupsionin. Ata mendojnë se si sot korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë në historinë e këtij vendi sepse po të mos e mendonin këtë nuk do t’i hapnin kapitujt e negociatave dhe ju nuk e keni kuptuar akoma që në këtë vend punët janë ndarë.

  • Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën, kryeministri: Më mirë kurrizi juaj se sa fytyra

    Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës i kthejnë shpinën, kryeministri: Më mirë kurrizi juaj se sa fytyra

    Deputetet e Partisë Demokratike kanë mbajtur një qëndrim ndaj kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit mori fjalën për të prezantuar buxhetin në Parlament.
    Në momentin që Rama fillon të flasë, të gjithë ligjvënësit e PD kthejnë kurrizin, por kjo situatë u kalua me ironi nga kryeministri, i cili tha se “edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon”.
    Më tej kreu i qeverisë u shpreh se “është më mirë ti kthejnë kurrizin sesa fytyrat”.
    “Edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon. Megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim, sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

  • “Ka një tavolinë me 4 fytyra”/ Monika Kryemadhi sulmon PL-në: Mendojnë se bëjnë politikë duke…

    “Ka një tavolinë me 4 fytyra”/ Monika Kryemadhi sulmon PL-në: Mendojnë se bëjnë politikë duke…

    Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë së Lirisë (ish-LSI), duke shprehur kritika të forta ndaj drejtimit të saj.
    Sipas Kryemadhit, keqinterpretimi i situatave të shumta ka sjellë shkatërrimin e strukturave të rinisë dhe, më gjerë, të vetë strukturës partiake.
    “Keqinterpretimi i situatave të shumta shkatërroi strukturën e rinisë. S’ka strukturë partie, ka një tavolinë me katër fytyra që përveçse nuk mbledhin partinë, mendojnë se duke lexuar si deklarata për shtyp intervistat e Ilir Metës bëjnë politikë,” u shpreh ajo në emisionin “Kjo Javë”.
    Kryemadhi theksoi gjithashtu se, ndonëse nuk ka më funksione drejtuese në parti, ajo vazhdon të kontribuojë rregullisht financiarisht.
    “Unë paguaj kuotën e partisë muaj për muaj me bankë dhe jam e sigurt se asnjë prej deputetëve nuk e bën këtë,” deklaroi ish-deputetja.

  • Zija Çela: Dyfytyrësia është fytyra e vërtetë e kryemaskarenjve

    Zija Çela: Dyfytyrësia është fytyra e vërtetë e kryemaskarenjve

    Zija Çela

    Dyfytyrësia është kryemaska e të gjitha maskave, ose fytyra e vërtetë e kryemaskarenjve.Pa dëgjomë, hyjnori Zot, sa e padurueshme është dhimbja e kresë, kur sheh si te zezën e bëjnë të bardhë dhe të bardhën të zezë!O ju, ju arrogantë hipokritë, ju që me lëpirje ia puthni (b…) dorën pushtetit, por qe mizorisht i kafshoni duart me kallo, çfarë e dini jetën, parajsën portative te pakicës dhe ferrin e përhershëm të shumicës?!..Në hierarkitë e larta maska fiton kohë prej fishekezjarreve të lajkave, por shpesh perfundon me artilerinë e bajgave.Poshtë, ku jeton mileti, shumëkush e blen me ca lekë, por s’e shet dot as me kacidhe, sepse duke qenë standarde për mijëra fytyra, maskën e refuzon shpejt pasqyra.Dy fytyra një njeri… Një në rrugë e një në shtëpi, një në shtëpi – një në shoqëri, një për shoqërinë – një partinë, një në parti – një në qeveri, një në jetën reale – tjetër ajo për jetën virtuale…Në total sot dyfytyrësia përbën sasinë më të madhe të plehrave, pasi landfill për veset as ka pasur, as ka dhe as kurrë nuk do të ketë.Qëndrimi inaktiv ndaj veseve njerëzore nis si pajtim, pak nga pak bëhet dorëzim dhe, pa gjetur derman, kalon në ankimin qaraman.E si shpjegohet pra që gjithmonë e gjithmonë ne vetëm ankohemi, ndërkohë që vazhdimisht e vazhdimisht vendin tonë e bëjmë pis moralisht?!..Çfarë thotë pasqyra e kësaj dore?

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    KUJTIMET E GJUHËTARIT BAHRI BECI: SI U SHNDËRRUA KONFERENCA E DREJTSHKRIMIT NË NJË KONGRES PARTIE

  • Shërbente si fytyra publike e organizatës terroriste, kush ishte Abu Obeida, zëdhënësi i Hamasit i vrarë nga Izraeli

    Shërbente si fytyra publike e organizatës terroriste, kush ishte Abu Obeida, zëdhënësi i Hamasit i vrarë nga Izraeli

    Ushtria izraelite deklaroi të dielën se ka eliminuar zëdhënësin e krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obeida, një nga figurat më të njohura të komunikimit të grupit militant. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, e identifikoi atë si të vrarë gjatë fundjavës, megjithatë Hamasi nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi këto pretendime.

    Deklarata e fundit e Obeidës u publikua të premten, pikërisht kur Izraeli shpalli qytetin e Gazës zonë luftime, pas nisjes së një ofensive të zgjeruar të cilën komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar. Në mesazhin e tij, ai paralajmëroi se militantët do të mbronin me çdo kusht pengjet e gjalla, ndërsa shtoi se mbetjet e atyre që kanë humbur jetën do të “zhdukeshin përgjithmonë”.

    Pesë raketa goditën katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës gjashtëkatëshe njëkohësisht nga dy drejtime të ndryshme. Apartamenti i synuar ishte përdorur si klinikë dentare. Dëshmitarët raportuan për qindra mijëra dollarë që fluturuan në ajër për shkak të sulmit, para që dyshohet se ishin vjedhur nga anëtarët e Hamasit.

    Obeida ishte ndër të paktët anëtarë të lartë të mbetur të krahut ushtarak të Hamasit që nga sulmi i tij vdekjeprurës më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor. Në deklaratën e përbashkët të IDF dhe Shin Bet thuhej se Obeida “shërbeu si fytyra publike e organizatës terroriste Hamas” dhe “shpërndau propagandën e Hamasit”.

    Gjithmonë i maskuar me një shall palestinez, ai u bë idhull për mbështetësit e Hamasit në të gjithë Lindjen e Mesme. Në atë që mund të ketë qenë fjalimi i tij i fundit të premten, Obeida tha se fati i pengjeve të mbetura izraelite do të ishte i njëjtë me atë të luftëtarëve të Hamasit, duke e paralajmëruar Izraelin kundër pushtimit të planifikuar të Qytetit të Gazës.

    Ndërkohë, Katz paralajmëroi të dielën se shumë më tepër “partnerë kriminelë” të Obeidas do të jenë në shënjestër të “intensifikimit të fushatës në Gaza”, një referencë ndaj një plani izraelit të miratuar së fundmi për të marrë kontrollin e Gazës.

    Tel Avivi pretendon se në Gaza ende ekziston një rrjet i gjerë tunelesh i përdorur nga Hamasi, pavarësisht disa operacioneve të mëparshme masive gjatë ofensivës që tashmë ka hyrë në muajin e 23-të.

  • Fitorja ndaj Mallorcas, Xabi Alonso: Ndeshje me disa fytyra, por ia dolëm

    Fitorja ndaj Mallorcas, Xabi Alonso: Ndeshje me disa fytyra, por ia dolëm

    Tekniku i Real Madrid, Xabi Alonso analizoi fitoren 2-1 ndaj Mallorcas.
    “Ishte një ndeshje me faza. Nuk e nisëm në formën tonë më të mirë, por reaguam mirë. Presimi ynë në gjysmën e kundërshtarit nuk ishte aq i fortë sa më parë dhe duhet ta analizojmë dhe ta rregullojmë këtë.

    Është e qartë se jemi më mirë se në fillim. Rezultatet janë të rëndësishme për të konfirmuar se jemi në rrugën e duhur dhe po punojmë siç duhet. Pas pushimit, na pret Liga e Kampionëve dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi” tha Alonso.

  • ‘Fytyra e saj’

    ‘Fytyra e saj’

    Poezi nga Zef Serembe

    Si vajza ime e bukur s’ka asnjee prere,e holle si kumbull drejt me rriKur ecen shkon si zog e mbase mezerin e saj ngre plote harmoni.I ndan floket ne mes e rrethas vegershetin qe i shkelqen krejt ne te zii feks ballin qe rreze zesi gryka e detit ne agim-ne e ri.Te zeze e tere mend e mall te thellesyte e saja shkelqejne mese henene mes faqes i qesh hunda e holle.Ka buzet si merxhan eshte faqe holledoren dhe zverkun si alabaster veneEdhe kur qesh sikur te ngre ne qiell./KultPlus.com