Tag: future

  • Mësohen dy finalistët e tjerë të “AGT”, klarinetisti Erdenaj Sali dhe grupi “Future Steps” vijojnë rrugëtimin

    Mësohen dy finalistët e tjerë të “AGT”, klarinetisti Erdenaj Sali dhe grupi “Future Steps” vijojnë rrugëtimin

    Klarinetisti Erdenaj Sali dhe grupi “Future Steps” janë dy finalistët e zgjedhur në mbrëmjen e parë gjysmëfinale të Albania’s Got Talent, transmetuar të hënën në mbrëmje në Vizion Plus.
    Erdenaj, me klarinetën e tij, ndezi skenën me një interpretim të pastër, plot shpirt. Loja e tingujve e bërë shpalljen e tij finalist thuajse të pashmangshme.
    Ndërkohë “Future Steps” sollën një shpërthim total. Me një koreografi të fuqishme, të sinkronizuar dhe plot ritëm, vajzat e kthyen skenën në një laborator energjie. Lëvizja e tyre ngjalli entuziazëm, mbështetje dhe duartrokitje që nuk u shuan deri në shpalljen e tyre finaliste.

    Që në hapje, dinamika ishte e ndezur. Dhjetë konkurrentë u ngjitën në skenë njëri pas tjetrit, duke sjellë performanca që mbajtën publikun para ekranit. Çdo numër mbante brenda një ngarkesë emocionesh të vërteta, ku secili solli në skenë jo vetëm talentin, por edhe historinë, sakrificën dhe atë copëzën e shpirtit që e bën artin të gjallë.
    Emocione dhuruan edhe dy artistet Françeska dhe Alesia Kasa, bateristi i talentuar Michael, këngëtarja Trinda Haxhiu, akrobatet Ebi dhe Paola etj të cilët nuk mundën dot të vazhdonin më tej drejt finales së madhe.
    Gara vazhdon, por nata e parë e gjysmëfinaleve tregoi qartë se konkurrimi po hyn në fazën më të fortë. Dhe pas kësaj mbrëmjeje, pritshmëritë për finalen vetëm janë rritur.
    /vizionplus.tv

  • Rama publikon pamjet: Pavion i veçantë për bukuritë e Shqipërisë në “Future Hospitality Summit”

    Rama publikon pamjet: Pavion i veçantë për bukuritë e Shqipërisë në “Future Hospitality Summit”

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga Pavioni i veçantë për Shqipërinë në “Future Hospitality Summit”, Dubai.
    Në këtë pavion, janë ekspozuar projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit.

    “MIRËMËNGJES dhe me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • DJ Khaled zbulon pse nuk u fut në grindjet Drake-Future-Rick Ross

    DJ Khaled zbulon pse nuk u fut në grindjet Drake-Future-Rick Ross

    DJ Khaled, 49 vjeç, ka folur publikisht për vendimin e tij për të mos u përfshirë në grindjet mes reperëve Drake, Future dhe Rick Ross. Në një intervistë për Joe & Jada të enjten, 11 shtator, moguli i muzikës theksoi se lidhjet e tij me të tre artistët janë të forta dhe se ai nuk do të merrte pjesë në energji negative ose urrejtje.
    “I dashuroj Drake, Rick Ross dhe Future. Nuk ndjeva se duhet të futesha në atë energji. Ka dy lloje energjie ku nuk futem: urrejtje,” tha Khaled. Kur Joe e pyeti se si përballet me urrejtjen, Khaled përgjigjej shkurt: “Nuk e bëj.”
    Ai e përshkroi shumicën e grindjeve si keqkuptime dhe probleme komunikimi dhe shprehu shpresën se “dashuria” mund t’i bashkonte reperët dhe t’i ndihmonte të zgjidhnin mosmarrëveshjet. “Shumë prej këtyre gjërave janë keqkuptime dhe mungesë komunikimi. Kur bëhet fjalë për DJ Khaled, unë do të jem ai që përpiqem t’i rregulloj gjërat,” shtoi ai, duke theksuar se marrëdhëniet e tij me të tre artistët janë si marrëdhënie vëllazërore.
    Khaled, i njohur për bashkëpunimet e tij të shumta me Drake, Rick Ross dhe Future gjatë viteve, zgjodhi të qëndronte jashtë dramat muzikore që shpesh shfaqen në industrinë e hip-hop-it. Ai përfundoi duke thënë se do të donte të “shuarte grindjen”, duke nënvizuar rëndësinë e respektit dhe dashurisë mes artistëve.
    Grindjet e fundit kanë parë Drake, Rick Ross dhe Future të publikojnë këngë që synojnë njëri-tjetrin, ndërsa DJ Khaled ka preferuar të mbajë marrëdhënie të mira dhe neutrale me të gjithë.

  • E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani!

    E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani!

    “Albanian future now”, fushata që ka për qëllim promovimin, në tregun lokal e ndërkombëtar, të ekosistemit në Shqipëri, nismë kjo e EU4Innovation, që zbatohet nga GIZ në Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lançua sot në Tiranë, në samitin për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri, “ACT NOW 2025”, në prezencë të liderve globalë të teknologjisë, politikbërësve, investitorëve dhe startup-eve.
    Nëse deri në vitet 2008-2010, ekosistemi i inovacionit në Shqipëri ishte pothuajse inekzistent, një shkretëtirë ku kishte pak ose aspak jetë, e ku megjithatë disa individë të guximshëm e largpamës, nxitur nga talenti dhe nevojat ekonomike, hapën mendjet dhe dyert drejt ideve inovative, transformimet e mëdha nisën të ndikojnë ndjeshëm përgjatë dekadës së fundit.

    Falë pasionit dhe angazhimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, falë mbështetjes së infrastrukturës digjitale në zhvillim si dhe vizionit strategjik të qeverisë shqiptare, sot ekosistemi në Shqipëri po përjeton një epokë të re.
    Sot është momenti që bota të fillojë të shohë atë çfarë ofron Shqipëria në këtë drejtim. Ky është edhe qëllimi i fushatës “Albania future now”, që së bashku me partnerët (start-upe, institucione qeveritare, organizata që punojnë në këtë drejtim, akademikë, anëtarë të ekosistemit) të promovojë ekosistemin lokalisht dhe ndërkombëtarisht, duke identifikuar qartë shtyllat mbi të cilat mbështetet zhvillimi i inovacionit në Shqipëri.

    Ndryshe nga ekosistemet e vendeve më të mëdha, Shqipëria ofron një terren me kosto të ulëta operacionale, ka një ekosistem vibrant, të etur për elaborimin e ideve inovatore dhe me aktorë, sidomos të rinj, të aftë, kërkues e insistues për t’u aftësuar me shpejtësi, për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave që ka sot tregu gobal.
    Sot ekosistemi në Shqipëri mbështetet nga nisma të vazhdueshme, konkrete të qeverisë. Favorizohet nga pozicioni gjeografik ideal, rajonal e europian, që ka vendi ynë, i bekuar gjithashtu nga atraksionet, bukuritë natyrore dhe nga trashëgimia e vyer historike e kulturore, që tërheqin jo vetëm turistët por dhe nomadët digjitalë.

    Shqipëria nuk ka pasur një moment më të mirë, për t’u zhvilluar në inovacion, se ky tani. Tani është momenti që Europa dhe bota të njohë skenën shqiptare të startup-eve dhe inovacionit. Një skenë që po rritet me shpejtësi. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi.
    Fushata e “Albania Future Now” e EU4Innovation dhe MEKI-it, përcjell mesazhet se Shqipëria është evropiane në mendësi, në kulturë, në gjeografi. Është një portë strategjike drejt tregjeve të BE-së dhe botës. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi. Shqipëria ka një fuqi punëtore të globalizuar, me etikë të fortë pune, gati për të bashkëpunuar me vizionarë të tjerë. Shqipëria është një vend me potencial të paeksploruar, që po pret guximtarët për të ndërtuar, të mençurit për të investuar, ëndërrimtarët për të krijuar.
    “Nëse je një sipërmarrës vendas apo ndërkombëtar, investitor i huaj apo shqiptar, nomad digjital apo thjesht një njeri me ide të reja, koha është TANI, vendi është Shqipëria”- ky është mesazhi, kjo është thirrja e #Albania Future Now!

  • E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani

    E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani

    “Albanian future now”, fushata që ka për qëllim promovimin, në tregun lokal e ndërkombëtar, të ekosistemit në Shqipëri, nismë kjo e EU4Innovation, që zbatohet nga GIZ në Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lançua sot në Tiranë, në samitin për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri, “ACT NOW 2025”, në prezencë të liderve globalë të teknologjisë, politikbërësve, investitorëve dhe startup-eve.Nëse deri në vitet 2008-2010, ekosistemi i inovacionit në Shqipëri ishte pothuajse inekzistent, një shkretëtirë ku kishte pak ose aspak jetë, e ku megjithatë disa individë të guximshëm e largpamës, nxitur nga talenti dhe nevojat ekonomike, hapën mendjet dhe dyert drejt ideve inovative, transformimet e mëdha nisën të ndikojnë ndjeshëm përgjatë dekadës së fundit.Falë pasionit dhe angazhimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, falë mbështetjes së infrastrukturës digjitale në zhvillim si dhe vizionit strategjik të qeverisë shqiptare, sot ekosistemi në Shqipëri po përjeton një epokë të re.Sot është momenti që bota të fillojë të shohë atë çfarë ofron Shqipëria në këtë drejtim. Ky është edhe qëllimi i fushatës “Albania future now”, që së bashku me partnerët (start-upe, institucione qeveritare, organizata që punojnë në këtë drejtim, akademikë, anëtarë të ekosistemit) të promovojë ekosistemin lokalisht dhe ndërkombëtarisht, duke identifikuar qartë shtyllat mbi të cilat mbështetet zhvillimi i inovacionit në Shqipëri.Ndryshe nga ekosistemet e vendeve më të mëdha, Shqipëria ofron një terren me kosto të ulëta operacionale, ka një ekosistem vibrant, të etur për elaborimin e ideve inovatore dhe me aktorë, sidomos të rinj, të aftë, kërkues e insistues për t’u aftësuar me shpejtësi, për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave që ka sot tregu gobal.Sot ekosistemi në Shqipëri mbështetet nga nisma të vazhdueshme, konkrete të qeverisë. Favorizohet nga pozicioni gjeografik ideal, rajonal e europian, që ka vendi ynë, i bekuar gjithashtu nga atraksionet, bukuritë natyrore dhe nga trashëgimia e vyer historike e kulturore, që tërheqin jo vetëm turistët por dhe nomadët digjitalë.Shqipëria nuk ka pasur një moment më të mirë, për t’u zhvilluar në inovacion, se ky tani. Tani është momenti që Europa dhe bota të njohë skenën shqiptare të startup-eve dhe inovacionit. Një skenë që po rritet me shpejtësi. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi.Fushata e “Albania Future Now” e EU4Innovation dhe MEKI-it, përcjell mesazhet se Shqipëria është evropiane në mendësi, në kulturë, në gjeografi. Është një portë strategjike drejt tregjeve të BE-së dhe botës.Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi. Shqipëria ka një fuqi punëtore të globalizuar, me etikë të fortë pune, gati për të bashkëpunuar me vizionarë të tjerë. Shqipëria është një vend me potencial të paeksploruar, që po pret guximtarët për të ndërtuar, të mençurit për të investuar, ëndërrimtarët për të krijuar.“Nëse je një sipërmarrës vendas apo ndërkombëtar, investitor i huaj apo shqiptar, nomad digjital apo thjesht një njeri me ide të reja, koha është TANI, vendi është Shqipëria”- ky është mesazhi, kjo është thirrja e #Albania Future Now! Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.