Tag: futur

  • Auron Tare/ Duhen futur njerëz në burg për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros

    Auron Tare/ Duhen futur njerëz në burg për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros

    Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin e Manastirit që kanë sjellë edhe shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike, duke lejuar ndërtimin e një fshati turistik, kërkon që të merren masa deri në burgosje.

    Duke folur për “MCN Informacion” ai u shpreh se autoritetet nuk duhet ta lejonin se aty ka pasur rrënoja arkeologjike që janë evidentuar që në 2011 nga instituti i arkeologjisë dhe normalisht dihej që kishte rrënoja arkeologjike.
    Sipas tij, është vërtetuar që ka pasur fshehje të dokumentacionit e cila i ka hapur rrugë ndërtimit të këtij resorti.
    “Resorti është diku 100 metra larg murit të Demës një nga ndërtimet më të rëndësishme në botë, ku tre janë në total, dy janë në Greqi dhe një në Ksmail. Ky mur i ndërtuar në shekullin e IV para Krishtit ka një rëndësi të vetën. Aty ka dalë një kullë por është jo e qartë nëse ka qenë thjesht një kullë, ka pasur rrënoja të tjera. 
    Nuk besoj të jetë vetëm një kullë. Por edhe nëse ka qenë vetëm një kullë tregon rëndësinë e fortifikatave dhe rëndësinë e madhe strategjike të zonës. Kjo nuk mund të shkatërrohej, aq më tepër firmosur nga këshilli i trashëgimisë kombëtare dhe ministria e Infrastrukturës.
    Këto institiucione i kanë hapur rrugë ndërtimit. Shteti shqiptar nuk ka humbur asgjë, se i ka humbur të gjitha, por problemi është çfarë humbet populli, kombi dhe historia jonë, aty është problemi i madh. Shteti me sa duket po ndihmon në prishjen e këtyre vlerave historike. 
    Vërtetohet me dokumentacion që njerëzit që paguhen për mbrojtjen e trashëgimisë, falsifikojnë dokumentet për t’i hapur rrugë këtyre ndërtimeve. 
    Në 2010 ka pasur kërkim shpëtimi nga Agjecia e Shërbimit Arkeologjik, më pas nga Ministria e Kulturës dhe firma private është marrë një arkeologe që sot është në universitetin shtetëror dhe ka bërë një vëzhgim shumë sipërfaqësor dhe ky dokumentacion i është dhënë më tej ministrisë e cila ka lejuar fillimin e punimeve. 
    Në raportin e vitit 2021 nuk përmenden gjetjet e 2021. Madje tregohet se kur është bërë raporti, janë bërë gërmime, janë futur eskavatorë për gërmime. Është bërë një raport sipërfaqësor, thjesht për të qenë në rregull me ligjim. 
    Aty duhet të kishte një ekip të tërë që merrej me raportin. Aty është prishur pasuria arkeologjike, kushdo që kalon e sheh që është bërë një katrahurë. Prokuroria e Tiranës dhe Sarandës duhet ta hetojë si një rast flagrant të shkatërrimit të pasurisë kombëtare. 
    Kjo që po bëhet atje, po shtrihet dhe në parkun kombëtar të Butrintit që është pasuri e UNESCO-s. Kjo është pasuri e brezave që vijnë, nuk i përket as ndonjë biznesmeni, as ndonjë kryeministri, i përket brezave të ardhshëm. Nuk është çudi më, por ka ardhur pika ku nuk mban më gota, po derdhet gota. 
    Duhen marrë masa për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Të gjitha zonat, edhe zonat e mbrojtura, u amendua ligji për zonat e mbrojtura për ti hapur rrugë ndërtimit në zona të mbrojtura.  Duhen futur njerëzit në burg, që ata mbas të kenë frikë. Kjo është zgjidhja. Të tjerat janë lule dhe trëndafila. Duhen futur njerëzit në burg për atë që është bërë.”
    MCN TV

  • 8 ligje të paketës fiskale nesër në Kuvend, Bardhi akuzon mazhorancën për shkelje të Kushtetutës

    8 ligje të paketës fiskale nesër në Kuvend, Bardhi akuzon mazhorancën për shkelje të Kushtetutës

    Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se ka shkelur kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, pasi ka futur në rendin e seancës së nesërme 8 ligje të paketës fiskale pa respektuar, sipas tij afatet për shqyrtimin e tyre.
    Në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, Bardhi tha se, deputetët i kanë marrë projektligjet më 14 nëntor dhe mazhoranca po kërkon t’i miratojë brenda 24 orëve, një praktikë që ai e cilësoi të papranueshme.
    “Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare”, deklaroi Bardhi në Konferencën e Kryetarëve.
    Ai paralajmëroi kryetarin e Kuvendit se do ta çojë këtë në Kushtetuese.
    “T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni vetëm ju, dhe nuk e di, Kryetar, kush ju shtyn ta bëni këtë. Po jua them këtu se kjo çështje do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”.

  • “Presidenti ka futur në ngërç Kushtetuesen”, Bardhi: Është marrë peng betimi i Asim Vokshit

    “Presidenti ka futur në ngërç Kushtetuesen”, Bardhi: Është marrë peng betimi i Asim Vokshit

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke thënë se ka futur në ngërç Gjykatën Kushtetuese.
    Sipas Bardhit, kreu i shtetit prej 47 ditësh ka marrë peng procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues Asim Vokshi.
    “Presidenti i Republikës prej 47 DITËSH ka marrë peng procedurën e betimit dhe fillimit të detyrës të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur Asim Vokshi, duke futur në ngërç kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese.
    Kjo sjellje e Presidentit të Republikës, pa dhënë asnjë shpjegim publik të arsyeshëm, është një tjetër dëshmi se ai e ka humbur me kohë rolin e tij si Kryetar i Shtetit dhe garant i Kushtetutës.
    Ndërkohë që nuk pritet asnjë reflektim nga Bajram Begaj, apeloj Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese të reagojnë menjëherë ndaj kësaj përdhosjeje që po i bëhet autoritetit të dy gjykatave më të larta në vend nga një njeri tërësisht i papërgjegjshëm, i marrë peng nga Edi Rama për aferat e tij të paligjshme dhe korruptive, qoftë si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ashtu edhe si President i Republikës”, shkruan mes të tjerash Bardhi.

  • Rama reagon sërish në mbrojtje të Veliajt: U mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur…

    Rama reagon sërish në mbrojtje të Veliajt: U mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur…

    Kryeministri Edi Rama e quajti “disproporcional” paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe theksoi parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kritikuar “gjyqin publik” ndaj tij.
    Rama tha se, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim ndryshe nga interpretimi i mazhorancës, qeveria do të mbështesë Bashkinë e Tiranës për vijimin e dëgjesave dhe procesit të buxhetit, në bashkërendim me drejtuesen politike të qarkut, Ogerta Manastirliu.
    “Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet ti bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh normalish vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale. Kush duhet hetuar duhet hetur, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm.
    Në qoftë se njeriu e merr e fut brenda dhe lëshohet të gjithë hienat politike ti bëjnë gjyqin ndodh siç ndodhi dikur, vjen dënimi publik pastaj pjesa tjetër. Duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit nuk e nxorrën kryetarin të kryej detyrën ne menduan që Tirana nuk ka arsye të paguaj.
    Ne mendua me respekt të plotë të ligjit, sepse ligji thotë, kushtetuta më saktë, tjetër gjë thotë për deputetin tjetër gjë për të zgjedhurin lokal. GJK doli me një vendim tjetër nga i yni. Nuk ka asnjë arsye të dyshoj që e kam parë nga një këndvështrim i arsyeshëm pavarësisht se i kundër më tonin. Ne po e mbështesim bashkin që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe menduam me Ogertën si drejtuesja politike e qarkut, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa si kjo sot”, u shpreh Rama.

  • A depërtoi ‘Rrumi i Shijakut’ deri në sistemin bankar duke futur shuma të mëdha parash të falsifikuara?

    A depërtoi ‘Rrumi i Shijakut’ deri në sistemin bankar duke futur shuma të mëdha parash të falsifikuara?

    Falsifikimi përbënte një prej aftësive kryesore të grupit të Rrumit të Shijakut, të cilën duket se e kanë shtrirë edhe në drejtime të tjera. Në dosjen hetimore zbulohet se Laho me të vëllanë falsifikonin dhe hidhnin në qarkullim shuma të mëdha parash të falsifikuara.
    Madje, bisedat mes tyre zbulojnë se ata mund t’i kenë futur edhe në sistemet bankare.
    Rrumi: Ço ndonjë te daja në Rinas se i ka bërë ato lekët. I ka në shtëpi, t’i shohim njëherë si i ka bërë, se mi nisi me foto. Dhe tani i ka shkuar ai robi që i ka bërë, është te shtëpia aty. Do i fusim me ndonjë bankë aty, po mundëm…
    Vullneti: “Po do 20 %, apo ke folur ti…Ke folur me ndonjë ti?
    Rrumi: “Kam pyetur për praktikën si funksionon. Do gjejmë ndonjë drejtor…Ço ose Gonin ose Tosin te daja t’i marri t’i shihni.
    Deri tani, treguam përvetësimet masive të pronave duke shfrytëzuar presionin dhe korruptimin e zyrtarëve. Në dosjen e SPAK, transkriptet e SKY zbulojnë edhe luftën për territor në aksin Durrës-Shijak.
    “Aty vërehet që dy grupe në një qytet kanë rivalitet të fortë dhe ajo që shqetëson është kërkesa për numër të lartë viktimash, vërtetë tronditëse dhe është e gjitha luftë për terren, dhe për terren ilegal si tjetërsimi i pronave. Një jetë e barabartë me një pronë që përkthehet në pushtet më pas”, thotë avokati Bledar Meminaj.
    “Sigurisht këto grupe kanë qenë jo vetëm objekt i veprimtarisë sonë hetimore, por edhe i goditjes së grupeve kriminale, kemi arrestuar disa persona, një organizatë në zonë, kemi dhënë dënime dhe kanë qenë në vëmendje të Prokurorisë Krimeve të Rënda çdo veprimtari”, thotë ish-prokurori, Eugen Beçi.
    Siç del në komunikime, Rrumi shpesh u dhuronte pronat e përvetësuara bashkëpunëtorëve të tij. Ai kishte lidhur aleancë me Avdylajt e Shijakut që del qartë në komunikimet mes tij, Astrit Avdylit dhe nipit të tij Elidon alias Aldo Avdyli. Në një komunikim mes Rrumit dhe Aldos, flitet për planet për të eliminuar Plarent Dervishin dhe Edmond Koçin alias Mond Çekiçi.
    Rrumi: Këta xhirojnë lojën e qytetit..
    Aldo: Po, je fiks fare vëlla, kjo është. S’ta fut njeri ty për terren, dhe për mend…
    Rrumi: Heqim Ceken, se Cekja është truri i tyre në terren. Se qytetin ata e kanë në kontroll…
    Aldo: O vlla, duhen 10 viktima brenda vitit…
    Në bisedën mes tyre, bie në sy momenti kur Rrumi i premton Avdylit që të zgjedhë tokë sipas dëshirës pasi ai posedon prona të shumta./tema/

  • “Familja e di se është futur në grackë”, gazetari: Policia kërkoi prova për Martinajn te vila e Avdylajve

    “Familja e di se është futur në grackë”, gazetari: Policia kërkoi prova për Martinajn te vila e Avdylajve

    Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur të zhdukur, u shpreh se familja e di që ai është futur në grackë. Sipas tij është e sigurtë që policia ka bërë kontroll në vilën e Avdylajve, ndërsa policia shkencore ka kërkuar për prova të Martinajt aty.
    “Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë.
    Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu. Atij po ia prisnin  krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait. Një nga vepimet e bërë nga policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirur në atë vilë. Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me lupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty.
    Familja e di se është futur në grackë”- tha Dervishi.

  • “Familja e di se është futur në grackë”, Dervishi: Policia kërkoi prova për Vis Martinajn te vila e..

    “Familja e di se është futur në grackë”, Dervishi: Policia kërkoi prova për Vis Martinajn te vila e..

    Gazetari Ferdinand Dervishi, duke komentuar kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për ta shpallur të zhdukur, u shpreh se familja e di që ai është futur në grackë.
    Sipas tij është e sigurt që policia ka bërë kontroll në vilën e Avdylajve, ndërsa policia shkencore ka kërkuar për prova të Martinajt aty.
    “Emri i Aldo Avdylajt lidhet me faktin se policia edhe pse me vonesë se familjarët e njoftuan policinë më 11 gusht, por ai u zhduk 1-2 ditë më parë.
    Policia arriti te vila e Avdylajt me vonesë, 1-3 javë pas ngjarjes. Lidhja me Avdylajt bëhet se policia aty ka bërë hetime, nëse është kapur dhe zhdukur Ervis Martinajt. Fabula është e thjeshtë: atë e marrin në telefon dhe i thonë se kemi kapur një nga kundërshtarët e tu. Atij po ia prisnin krahët, i kishin vrarë djalin e xhaxhait. Një nga veprimet e bërë nga policia ishte kontroll te vila e Avdylajve se informacioni ka qenë se është thirrur në atë vilë. Policia shkencore ka kërkuar edhe ndonjë qime dhe gjurmë ADN-je me lupë, ka patur informacion që ai është zhdukur aty. Familja e di se është futur në grackë”, tha Dervishi.

  • Kanabisi gati për shitje dhe i futur në valixhe, arrestohet 31-vjeçari në Fier

    Kanabisi gati për shitje dhe i futur në valixhe, arrestohet 31-vjeçari në Fier

    Një 31-vjeçar është vënë në pranga, pasi kishte bërë gati kanabisin për shitje.

    I riu me iniciale J. Ç., siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, teksa policia e gjeti të futur në valixhe.
    3.6 kg Cannabis (të ndarë në doza), peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë, janë sekuestruar.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Mos të kanë futur këta të krahut të Veliajt?/ Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për Tiranën, Dritan Gremi

    Mos të kanë futur këta të krahut të Veliajt?/ Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për Tiranën, Dritan Gremi

    Sipërmarrësi Dritan Gremi, ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës dhe kërkon të mbledhë firmat për të kandiduar si i pavarur.
    Gremi u pyet për aludimet që qarkullojnë, se mund të jetë një kandidat i futur nga krahu i Erion Veliajt. Gremi deklaroi se e njeh Veliajn, por nuk ka patur me të “një marrëdhënie që mund ta bëjë pis”.
    Biseda:
    Ylli Rakipi: Gojët e liga, siç ka gjithmonë këtu, thonë është futur nga pjesa e Erion Velisë…
    Dritan Gremi: Njihem me Veliajn dhe shumë politikanë, edhe me të djathtë. Nuk është turp të njohësh Veliajn.Para ca ditësh më doli një postim i Veliajt me të birin që kishte ditëlindjen. Burri që është burrë, ia bën një koment dhe ia bëra. Po çfarë pashë aty? Ishin të gjithë, përveç atyre me të cilët ka dhënë dhe ka marrë. Kjo e tregon se si është kjo botë, si i kishte krijuar marrëdhëniet me ata njerëz që e kanë braktisur. Veliajn e kam njohur por nuk kam patur asnjë marrëdhënie që mund të më bëjë pis.