Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: futet
-

Uragani që futet sonte në BBVK4, Vëllai i Madh dënon banorët. Skenarët e mundshëm
-

Video/ Ekzekutimi i Mond Mëhallës në Elbasan, pamjet kur një person futet me forcë në makinën e policisë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e kësaj të diele.
Pas disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan, ka mbetur i vdekur biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur një person futet me forcë në makinën e policisë. Ende nuk dihet nëse personi në fjalë ishte autor apo i dyshuar.Top Channel
-

Ekzekutimi i Mond Mëhallës, pamjet e çastit kur një person futet me forcë në makinën e policisë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e kësaj të diele.
Pas disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan, ka mbetur i vdekur biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
Në pamjet shihet momenti kur një person futet me forcë në makinën e policisë. Ende nuk dihet nëse personi në fjalë ishte autor apo i dyshuar.gijotina.com/
-

“Po e mendoj seriozisht që të futem”/ Arjan Curri në “Big Brother VIP 5”?
I ftuar në “Live From Tirana”, ishte analisti dhe teologu Arjan Curri. Ai foli për komentet që mori pas intervistës te Grida Duma si dhe për aludimet që po qarkullojnë se do bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania.
Biseda në studio:
Kanë qarkulluar shumë fjalë që do të hysh në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”…
Arjan Curri: Më ndaloi një polic para disa ditësh që më pyeti. Tha që kishte hedhur bast dhe mendonte se do futesha dhe kolegët e tij nuk e besonin. Po e mendoj që të futem, i thashë. Kam një bast tjetër, këtë radhë jo me studentët e mi, por me kolegët e mi, që filozofia nuk mund të futet dot kudo dhe cilësia nuk mund të futet dot kudo, dhe mendimi nuk mund të futet dot kudo, qoftë edhe në një reality show. Unë mendoj që mund të futet. Një reality show mund të jetë shumë filozofik, mund të jetë shumë i thellë, mund të jetë shumë i gjerë, mund të jetë shumë i lartë. Mund t’i ketë të gjitha dimensionet, qoftë edhe dimensionin e katërt që nuk e shohim me sy. Po e mendoj seriozisht që të futem.
Ta kanë bërë si ofertë?
Arjan Curri:Jo, por kjo nuk do të thotë që të mos e bëj unë si ofertë. Unë ndonjëherë gjërat që dua i kërkoj dhe vetë. Nuk pres të m’i kërkojnë gjërat, i kërkoj vetë kur i dua.
Nëse do ishe aty brenda, si mund të ta sillte produksioni ty si surprizë bashkëshorten tënde, lirinë, dhe vajzën tënde, Irinin aty?
Arjan Curri: Lirine do e kisha me vete. Vajzën nuk do të doja të ma sillnin aty, se është minorene, nuk i merr dot vendimet vetë.
Çfarë do i kërkoje Vëllait të Madh në Dhomën e Rrëfimit?
Arjan Curri: Të më linte të thoja ç’të doja. Do i provokoja shumë shqiptarët dhe konkurrentët e tjerë. Do i bëja të gjithë që të shanin, të mendonin… Më eksiton pjesa e të provokuarit popullin tim. -

”Jam i martuar dhe kam një vajzë”, Arjan Curri dëshiron të jetë në ”Big Brother Albania VIP 5”
Showbiz E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 19:56
I ftuar në “Live From Tirana”, ishte analisti dhe teologu Arjan Curri. Ai foli për komentet që mori pas intervistës te Grida Duma si dhe për aludimet që po qarkullojnë se do bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania.
Arjan Curri: Më ndaloi një polic para disa ditësh që më pyeti. Tha që kishte hedhur bast dhe mendonte se do futesha dhe kolegët e tij nuk e besonin. Po e mendoj që të futem, i thashë. Kam një bast tjetër, këtë radhë jo me studentët e mi, por me kolegët e mi, që filozofia nuk mund të futet dot kudo dhe cilësia nuk mund të futet dot kudo, dhe mendimi nuk mund të futet dot kudo, qoftë edhe në një reality show. Unë mendoj që mund të futet. Një reality show mund të jetë shumë filozofik, mund të jetë shumë i thellë, mund të jetë shumë i gjerë, mund të jetë shumë i lartë. Mund t’i ketë të gjitha dimensionet, qoftë edhe dimensionin e katërt që nuk e shohim me sy. Po e mendoj seriozisht që të futem.Ta kanë bërë si ofertë?
Arjan Curri: Jo, por kjo nuk do të thotë që të mos e bëj unë si ofertë. Unë ndonjëherë gjërat që dua i kërkoj dhe vetë. Nuk pres të m’i kërkojnë gjërat, i kërkoj vetë kur i dua.
Nëse do ishe aty brenda, si mund të ta sillte produksioni ty si surprizë bashkëshorten tënde, lirinë, dhe vajzën tënde, Irinin aty?
Arjan Curri: Lirinë do e kisha me vete. Vajzën nuk do të doja të ma sillnin aty, se është minorene, nuk i merr dot vendimet vetë.
Çfarë do i kërkoje Vëllait të Madh në Dhomën e Rrëfimit?
Arjan Curri: Të më linte të thoja ç’të doja. Do i provokoja shumë shqiptarët dhe konkurrentët e tjerë. Do i bëja të gjithë që të shanin, të mendonin… Më eksiton pjesa e të provokuarit popullin tim. -

Kush ia “fik” zilen Ramës e Berishës? Ja si përgjigjet eksperti i njohur
Eksperti dhe pedagogu, Azmi Stringa, i ftuar këtë të martë në nje studio televizive, ka folur mbi atë që po ndodh brenda politikës shqiptare, ku drejtësia po godet ashpër, si kurrë më parë.
Stringa tha se në Shqipëri po goditen ata që kanë ndërtuar sistemin në atë mënyrë sa zilet e alarmit të korrupsionit të mos binin kurrë.
Pjesë nga biseda:
Stringa: Shteti është ndërtuar në një mënyrë të tillë. Mendoni një dhomë që ka shumë zile të vendosura. Këto zile janë ose për të parandaluar një gjë të keqe dhe për t’i dhënë sinjalin, ose për të lajmëruar, ose për ta kapur hajdutin pasi është futur dhe po përpiqet të dalë. Ndodh që miu futet dhe nuk kapet nga asnjë nga zilet, dhe kjo është në rregull për sistemin, sepse është i pranueshëm. Por mendoni pak, futet elefanti i parë dhe asnjë nga zilet nuk bie. Futet elefanti i dytë dhe asnjë nga zilet nuk bie. Futet elefanti i tretë dhe asnjë nga zilet nuk bie. Kjo është e pamundur. Të paktën një nga zilet duhet të kishte rënë, nga këto që ne i quajmë sistemet e kontrollit që ka qeveria. Këto sisteme fillojnë nga miratimet, kontrollet, kontrolli i pasfakteve, kontrolli i situatave, të gjithë këto sisteme që ne kemi me njerëz të pafund. Dhe pyetja që shtrohet është: Kush është përgjegjës për ngritjen e këtij sistemi të zileve? Dhe kush është personi ose personat, që kanë aftësinë më të mirë për t’i fikur të gjitha zilet njëkohësisht? Në qoftë se unë jam një nga zilet, unë e maksimizoj zilen time dhe mbaj përgjegjësi për të. Nuk të detyroj dot ty ta fikësh ti zilen tënde. Drejtimi, sipas standardeve ndërkombëtare, është ai që është i aftë t’i fikë të gjitha zilet. Dhe kjo është diçka që duhet ta shqetësojë Ramën, qoftë për ngritjen e arkitekturës si kryeministër, qoftë për ngritjen e arkitekturës që ka ngritur njerëz, i cili ka bërë, me veprim ose mosveprim, një gjë themelore. -

Kush ia “fik” zilen Ramës e Berishës? Azmi Stringa flet në QUO VADIS
Eksperti dhe pedagogu, Azmi Stringa, i ftuar këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur mbi atë që po ndodh brenda politikës shqiptare, ku drejtësia po godet ashpër, si kurrë më parë.
Stringa tha se në Shqipëri po goditen ata që kanë ndërtuar sistemin në atë mënyrë sa zilet e alarmit të korrupsionit të mos binin kurrë.
Pjesë nga biseda:Stringa: Shteti është ndërtuar në një mënyrë të tillë. Mendoni një dhomë që ka shumë zile të vendosura. Këto zile janë ose për të parandaluar një gjë të keqe dhe për t’i dhënë sinjalin, ose për të lajmëruar, ose për ta kapur hajdutin pasi është futur dhe po përpiqet të dalë. Ndodh që miu futet dhe nuk kapet nga asnjë nga zilet, dhe kjo është në rregull për sistemin, sepse është i pranueshëm. Por mendoni pak, futet elefanti i parë dhe asnjë nga zilet nuk bie. Futet elefanti i dytë dhe asnjë nga zilet nuk bie. Futet elefanti i tretë dhe asnjë nga zilet nuk bie. Kjo është e pamundur. Të paktën një nga zilet duhet të kishte rënë, nga këto që ne i quajmë sistemet e kontrollit që ka qeveria. Këto sisteme fillojnë nga miratimet, kontrollet, kontrolli i pasfakteve, kontrolli i situatave, të gjithë këto sisteme që ne kemi me njerëz të pafund. Dhe pyetja që shtrohet është: Kush është përgjegjës për ngritjen e këtij sistemi të zileve? Dhe kush është personi ose personat, që kanë aftësinë më të mirë për t’i fikur të gjitha zilet njëkohësisht? Në qoftë se unë jam një nga zilet, unë e maksimizoj zilen time dhe mbaj përgjegjësi për të. Nuk të detyroj dot ty ta fikësh ti zilen tënde. Drejtimi, sipas standardeve ndërkombëtare, është ai që është i aftë t’i fikë të gjitha zilet. Dhe kjo është diçka që duhet ta shqetësojë Ramën, qoftë për ngritjen e arkitekturës si kryeministër, qoftë për ngritjen e arkitekturës që ka ngritur njerëz, i cili ka bërë, me veprim ose mosveprim, një gjë themelore.
-

‘Berisha nuk do që Shqipëria të futet në BE’, Beqiri pas debateve për ligjin e barazisë gjinore: E keqinterpreton…
Kuvendi miratoi të enjten projektligjin për barazinë gjinore. I cili nuk kaloi pa debate të forta politike mes të majtëve e të djathtëve në sallë.
Opozita kundërshtoi ashpër projektligjin duke vënë theksin tek gjinia gjithëpërfshirëse.
Berisha nuk kurseu akuzat, por kësaj radhe shënjestra e tij ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.
Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë televizive tha se projektligji nuk shton gjini të reja, ndërsa theksoi se kreu i PD Sali Berisha po e keqinterpreton me qëllim, edhe duke sulmuar ambasadorin Gonzato.
Sipas avokatit, arsyeja kryesore lidhur me këto sulme të Berishës, është fakti sepse kreu i PD nuk do që Shqipëria të futet në BE dhe se për këtë arsye krijon këtë rrëmujë dhe konflikt.
“Me Saliun në krye nuk mund të ketë opozitë. Një njeri që është marrë i pandehur për korrupsion të lartë shtetëror dhe është në gjykim dhe të thuash se opozita paska si kauzë këtë ligj që edhe e deformon. Pasi nuk është ajo që Berisha thotë. Në mungesë të kauzave serioze për të bërë opozitë në vend i vërsulen duke marrë të kundërtat e çdo ligji që miratohet. Unë i mirëkuptoj ata që dalin në protestë, një pjesë janë edhe intelektualë dhe kanë shqetësim të drejtë sepse duan të ruhet familja. Në këtë aspekt i përkrah ata, por ky ligj nuk bën fjalë për shumë gjini. Por thotë që duhet luftuar deri në fund diskriminimi. Flitet gjithmonë për diskriminim, pra flitet për jo më pak se 30 % të emërimeve të ndryshme që nuk duhet të jenë jo më pak se 30 % femra. Berisha po e keqinterpreton për të sjellë një amulli në këtë vend dhe për t’u hequr i moralshëm. Por ka dy qëllime madhore që e bën, dhe sulmon ambasadorin e BE, e para është sepse ai nuk do që Shqipëria të futet në BE”, tha ai.
Gjithashtu avokati komentoi edhe rikthimin e Arben Ristani në KQZ, duke u shprehur Berisha e do Ristanin, sepse i shërben.
“Ai e di që populli shqiptar nuk e voton kurrë një antishqiptar dhe ai ka zgjedhur rrugën e vjedhjes së votave me njerëz të përshtatshëm. Në këtë aspekt Ristani ka qenë një njeri i përshtatshëm i tij dhe dha shembull më negativ, kur hapi kutitë dhe numëroi votë e hedhur në kutinë gjoja të gabuar. Kuptohet që do shkojë në KQZ por nuk ma merr mendja që do ketë efektivitet”, tha ai. -

‘Kryeministri i detyruar të futet në fushatë për disbalancë’, Lela: Përballja për Tiranën do jetë Rama – Binaj!
Për Drejtorin e Komunikimit në PD, Alfred Lela, kandidatura e Florjan Binajt pritet vetëm për t’u zyrtarizuar, i cili do të garojë në vendoret e pjesshme të Tiranës më 9 nëntor.
Në një intervistë për Syri Tv, në edicionin e mesditës, Lela tha se për shkak të profilit të tij publik dhe angazhimit në kauza të ndryshme qytetare, Binaj është një figurë e njohur, për të cilën opozitës dhe PD i ka munguar dhe e ka kërkuar.
Sipas Lelës, kandidati Florjan Binaj në të gjitha aspektet është një performator shumë më i mirë se kandidatja e mazhorancës, Ogerta Manastirliu, duke shtuar se në përballjejn e 9 nëntorit, kryeministrit do t’i duhet të futet në garë për të rregulluar disbalancën.
Florjan Binaj mbetet për t’u zyrtarizuar, në dukje e thelb është një procedurë. Ka marrë mbështetjen e opozitës, por edhe krerëve më të vegjël. Binaj përfaqëson një kandidat që opozita e ka kërkuar dhe i ka munguar. Për profilin e tij publik e të angazhimit, është i njohu, s’ka nevojë për prezantim, një dilemë për kandidaturat me gara të tilla. Një avokat, mbrojtës i kauzave në terren e qytet.
Florjan Binaj është figura më atipik që ka ofruar opozita, si shenjë të hapjes, rinimit dhe urbanizimit të opozitës. Sfidë se si ky eksperiment do të takohet me nevojat e publikut, i ka shprehur në shumë mënyra.
Ky duhet të jetë ai që duhet të udhëheqë të gjitha ata që kanë pasur pëlqimin për një kandidat. Është kandidat i mirë dhe i bën nder, s’e turpëron aspak opozitën. Është një shtrirje në qytet. PD-opozita duhet të shtrihet në qytet, të mos e shohë nga frengjijtë e partisë së vet, është një vështrim fragmentar dhe jo i plotë dhe më i gjerë që është gara politike. Binajn ta ndihmojnë dhe të mos nxjerrim sëmbime personale në sheshe publike.
E para s’ka pasur kohë, s’është luks që PD e opozita e ka. Kjo të kushtëzon disa herë, madje dhe te profili. S’mund të shpallësh një kandidat që nuk njihet ‘botërisht’ në politikë e Tiranë. Binaj e plotëson, më i njohuri nga ata që u paraqitën, i angazhuar publikisht në dekada. E sfumonte kërkesën e kohës.
PD do të zgjedhë në 3 fasha, një njeri politik, të qytetit, të njohur, ose dikë që e pranon dhe opozita. Mendoj se janë plotësuar dy kriteret e dyta. S’mund të jenë të gjithë dakord në unanimitet. Kritika duhet të shtrihet në rrafshe të tjera.
Binaj është në të gjitha aspektet, performator shumë më i mirë se kandidatja e qeverisë. Do i duhet Ramës të futet në fushatë për të rregulluar disbalancën që do krijojë Binaj me Manastirliun. Do jetë më shumë një sfidë Rama-Binaj.
-

‘PD po sjell humor me kandidatin’/ Lami: Demokratët nuk futen në zgjedhje të fitojnë
Analisti Roland Lami komentoi zhvillimet e fundit në sferën politike, përpara garës së 9 nëntorit për drejtimin e 6 bashkive. Lami tha se PD futet e qetë në këto zgjedhje për të mbajtur të palëkundur pozicionin e dytë, atë të opozitës. Sipas Lamit, i vetmi që ka një ankth pozitiv në këtë fushatë dhe që e ka marrë seriozisht procesin është Arlind Qori, i cili njëkohësisht synon rritjen politike.
“Ata vetë nuk e kanë marrë seriozisht. PD për herë të dytë nuk futet në zgjedhje të fitoj, hera e parë ishte 11 maji me listën e kompozuar. Edhe në këto zgjedhje që ka bërë shumë protesta dhe duhet të shfrytëzonte rastin për të zëvendësuar me një kandidat të denjë, ka menduar që edhe aty do të relaksojë simpatizantët që është një garë e humbur që në fillim.
Aty janë të qetësuar të gjithë anëtarët e partisë, që nuk jetohet keq në opozitë. Ka kuptuar që nuk kanë shqetësim nga opozita, kështu që atje janë të qetë. I vetmi person që mund të ketë ankth është një parti si Arlind Qori që do të rritet politikisht. PD futet e qetë në zgjedhje për të mbajtur pozicionin e dytë.”