Tag: futen

  • Gërmimet me buldozer në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Në asnjë sit arkeologjik nuk mund të futen mjete të tilla

    Gërmimet me buldozer në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Në asnjë sit arkeologjik nuk mund të futen mjete të tilla

    Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ashpër pasi disa buldozerë u filmuan duke gërmuar mbi rrënoja antike në Finiq.

    Sipas forumit, në asnjë sit arkeologjik të kësaj rëndësie nuk mund të futen mjete të tilla të cilat dëmtojnë rëndë shtresat kulturore dhe arkeologjike
    “Si përgjigje për interesin e lartë të mediave mbi çështjen e Parkut të Finiqit, Ministria e Kulturës ka lëshuar një deklaratë shtypi duke treguar se punimet me eskavator në Akropolin e Finiqit janë të autorizuara nga ajo vetë.
    Ndërkohë media prezente në sitin arkeologjik nuk gjeti asnjë arkeolog apo restaurator.Ndërkohë sipas Ministrisë së Kulturës këto punime kryhen nga firma “JOGI shpk”.Me një kërkim shumë të thjeshtë në faqet e administratës mund të vërtetohet se firma “JOGI shpk” nuk ka asnjë përvojë të ngjashme në restaurimin e mureve antike të një rëndësie ndërkombëtare si Finiqi.E dyta, këto punime të autorizuara nga Ministria e Kulturës nuk janë të paraqitura në sitin e IKTK-së, website ku botohen të gjitha vendimet e këtij institucioni.
    E treta, në asnjë sit arkeologjik të kësaj rëndësie nuk mund të futen mjete të tilla të cilat dëmtojnë rëndë shtresat kulturore dhe arkeologjike. E fundit, a ka mbetur kush në Ministrinë e Kulturës që të kuptojë nga këto koncepte teknike?”-thuhet në reagim.

    Top Channel

  • “Më futën në ferr në një sekondë, hëngra si qen”, pengu izraelit i Hamasit përshkruan tmerrin që përjetoi për dy vjet

    “Më futën në ferr në një sekondë, hëngra si qen”, pengu izraelit i Hamasit përshkruan tmerrin që përjetoi për dy vjet

    Dëshmitë e Alon Ohel për dy vitet që ai i kaloi i mbajtur peng nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit janë tmerruese. Ai i tha Channel 12 se kishte pasur këmbët e lidhura me zinxhir për 1.5 vjet dhe akuzoi rrëmbyesit e tij se e trajtonin ‘si majmun’.
    “Hëngra si qen. Nuk je njeri, je kafshë. Edhe në burg, ka një sistem. Unë nuk isha në burg, isha në robëri. Ata janë njerëz të çmendur. Nëse nuk je mendërisht i fortë, mund të çmendesh”, tha Ohel.
    Sipas tij, rrëmbyesit e tij zgjodhën t’i linin të vdisnin urie, edhe pse ai dhe shokët e tij e dinin se rrëmbyesit e tyre kishin ushqim, duke thënë se në një moment, e vetmja gjë që i lejuan të hante ishin hurma të thata.

    “Mësohesh me urinë, dhimbjen në trupin tënd gjatë gjithë kohës”, tha izraeliti i ri, duke shtuar se ai kaloi “orë të tëra duke qëndruar shtrirë si kufomë”.
    Ohel tha gjithashtu se forcën për të mbijetuar e gjeti te “bisedat” që bënte me nënën e tij gjatë natës.
    “I flisja natën. ‘Gjithçka është në rregull, jam gjallë’, i thoja kështu, me zë të lartë. E dija që kjo ishte ajo që duhej të bëja, të flisja me mamin tim, që ajo të më ndiente, ndoshta.”
    Ngacmimi seksual
    Ohel tha gjithashtu se rrëmbyesit e tij, “ e ngacmuan seksualisht”.
    Ai madje përshkroi një rast kur një terrorist i Hamasit filloi ta prekte në dush: “Shkon në dush dhe terroristi vjen të të vërë shampo. Ai vë shampo në dorë dhe fillon të të lajë me sapun në dush. Të prek.”
    Ai tha se u përpoq të largohej duke i thënë se mund të lahej, por burri vazhdoi.
    “Ai tha se ishte e rëndësishme për të që unë të lahesha mirë, në mënyrë që të mos më dilnin skuqje. Për fat të mirë, abuzimi seksual nuk shkoi më tej.”
    Rrëmbimi i tij
    Ohel foli gjithashtu për momentin kur u rrëmbye nga terroristët e Hamasit.
    “Më hodhën si një thes me patate në furgon. Isha i shokuar dhe pyesja veten nëse po ëndërroja. Pashë dikë të hidhej nga furgoni dhe e rrahën për vdekje. Thashë me vete: ‘Çfarëdo që të ndodhë, unë zgjedh jetën.’”
    “Ata filluan të ngisnin makinën dhe brenda pak sekondash ishim në Gaza Isha i shokuar. Kaluam një portë dhe, bam, Gaza. Mendon, ‘Dreq, ku është forca ajrore? Çfarë po ndodh?’” Flokët e mi ishin plot me çimento nga strehimi ku isha fshehur dhe po më rridhte gjak pa pushim. Nuk mund të shihja”, përshkroi izraeliti i ri.
    Ai kujtoi gjithashtu momentet e mbërritjes në një spital kur panë një turmë të madhe banorësh të Gazës të mbushur me urrejtje për pengjet: “Nuk mund t’i quash të papërfshirë. Të gjithë atje janë të përfshirë. U bërtita atyre se nuk mund të shihja dhe ata më hoqën rrobat, duke u përpjekur të siguroheshin që askush tjetër të mos hynte brenda.”
    Ai tregoi gjithashtu se terroristët i qepën pengjet “në një mënyrë poshtëruese”, pa anestezi, duke i ndaluar të bërtisnin ose të flisnin.
    “Për dy javët e para, ne nuk folëm. Isha ulur atje me njerëz dhe nuk e kisha idenë se kush ishin. Të largojnë nga jeta në një çast. Jam 22 vjeç. Çfarë di unë për jetën? Më larguan nga realiteti dhe më futën në ferr në një sekondë”, tha ai.

  • Ndërtimet pa leje në Farkë, Rama: Shkelësit futen në listën e zezë, ndërsa objektet do të prishen!

    Ndërtimet pa leje në Farkë, Rama: Shkelësit futen në listën e zezë, ndërsa objektet do të prishen!

    Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video të ministres së Brendshme, Albana Koçiu së bashku me punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, të cilët kanë shkruar në Farkë ku është bërë verifikimi i objekteve në ndërtim me qëllim konstatimin ose jo të shkeljeve ligjore.
    Krahas videos Rama shkruan se shkelësit e ligjit do të futen në listën e zezë dhe kur e parashikon ligji konfiskohen.
    “Sërish në terren për të dëshmuar se aktet e reja normative nuk lënë vend për abuzime: shkelësit futen në listën e zezë, objektet pa leje prishen me kosto për vetë shkelësit dhe, kur e parashikon ligji, konfiskohen. Ky është një operacion i pandalshëm për t’i dhënë fund kaosit në territory”, shkruan Rama.

    Ndërkohë ministria Koçiu thotë se nga inspektimet në terren janë konstatuar një sërë shkeljesh, teksa shtoi gjithashtu se kush shkel rregullat futet në listën e zezë dhe s’ka më të drejtë që të aplikojë për leje ndërtimi.
    “Jemi në zonën e Farkës operacioni që kemi nisur vijon çdo ditë për të verifikuar çdo leje ndërtimi nëse është në respekt të rregullave. Ndërtuesit dhe projektuesit kanë detyrim zbatimin e plotë të ligjit janë konstatuar një sërë shkeljes nga mungesa e domukentacionit në teknik në kantier dhe mungesa e masave të sigurimit teknik dhe shtesat në sipërfaqe ndërtimore, kush shkel rregullat futet në listën e zezë dhe s’ka më të drejtë që të aplikojë për leje ndërtimi”, tha Koçiu.
    /vizionplus.tv

  • Zirkzee mund të rikthehet në Serie A, dy klube futen në garë

    Zirkzee mund të rikthehet në Serie A, dy klube futen në garë

    15 Tetor 2025

    16:25

    Telesport

    Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në Serie A në merkaton e janarit.
    Roma po punon për rikthimin e sulmuesit të Manchester United, i cili kërkohet edhe nga Como. Holandezi deri tani ka dështuar në “Old Trafford”.
    Klubi verdhekuq po e konsideron sulmuesin në formë huazimi. Como është gati ta blejë në mënyrë përfundimtare.

  • Duan paga dinjitoze, naftëtarët e Bankers futen në grevë urie

    Duan paga dinjitoze, naftëtarët e Bankers futen në grevë urie

    Pas disa protestave paralajmëruese, Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve ka përshkallëzuar reagimin ndaj kërkesave kryesore të naftëtarëve të kompanisë Bankers Petroleum, të cilët kërkojnë paga dhe trajtim më dinjitoz nga administratorët e kompanisë së nxjerrjes së naftës.

    Për realizimin e kërkesave të tyre ekonomike, 10 anëtarë të këshillit sindikal kanë vendosur të futen në grevë urie, grevë e cila që nga nesër mund të përfshijë edhe punonjës të tjerë.

    Përveç kërkesave ekonomike, naftëtarët kërkojnë edhe përmirësimin e kushteve të punës.

  • Rama: Nuk do i lejojmë njerëzit të futen në apartament pa marrë hipotekën

    Rama: Nuk do i lejojmë njerëzit të futen në apartament pa marrë hipotekën

    Kryeministri Edi Rama, duke prezantuar masat e masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, tha se për të gjitha ndërtimet e reja, uji dhe dritat do të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit.
    Rama theksoi se nuk do të lejohet të futen njerëzit në apartament pa u pajisur me hipotekë.
    “Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit, duke ndarë qartë çdo fazë në periudhën e zbatimit të punimeve me kontroll në kohë të projekteve të miratuara. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot, më tutje është forcimi i mekanizmit të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës së detyrimit, i zhvillimit të territorit, vetëm pas konfirmimit të aktit kontrollit nga qeveria e vetëqeverisje vendore, dhe përfundimin sipas lejes së ndërtimit, në përputhje me projektin arkitektonik të miratuar. 
    Uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. E keni parasysh që arsyeja pse njerëzit mbetem pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja nga Bashkitë është kontestuar të jetë e dobët, gjë që kthen drejtpërdrejtë në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm, por që është i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi. Nuk do të lejohet më që të futen njerëzit nëpër apartamente pa u përfunduar objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekën. Një gjë e papranueshme dhe e patolerueshme më tutje.”, tha Rama.

  • Doda braktisi PD-në në Kuvend, Enkel Demi: Ka ca njerëz që nuk dinë të futen në rresht

    Doda braktisi PD-në në Kuvend, Enkel Demi: Ka ca njerëz që nuk dinë të futen në rresht

    Enkel Demi ka reaguar me një postim në Facebook pasi bashkëshortja e tij, Mesila Doda, u regjistrua në Kuvend si deputete e pavarur.
    Sipas tij, “ka ca njerëz që nuk dinë të futen në rresht” dhe “prej këtij vesi gjithë jetën kanë me i mallku”.
    Postimi i plotë i Enkel Demit:
    Ka ca njerëz që nuk dinë të futen në rresht.Prej këtij vesi gjithë jetën kanë me i mallku, ata që e kanë bërë rreshtin vizë, madje kanë shpikur rreshta lirie me deputetë borxh.Kur do e mësosh o njeri që rreshti ka nevojë për armiqtë jashtë vedit, përndryshe nuk ka si me u duk i drejtë vizore. Thuaj sa të duash ti që nuk e urren rreshtin, nuk punon kundër tij, rëndësi ka çka mendon rreshti për ty.

  • Sallamrat mes sigurisë dhe shëndetit: çfarë po hamë vërtet?

    Sallamrat mes sigurisë dhe shëndetit: çfarë po hamë vërtet?

    Sallamrat janë një ndër produktet më të përhapura në tryezat shqiptare, të preferuar për shijen, çmimin e lirë dhe prakticitetin. Por debati nuk shuhet: a janë të sigurt nëse prodhohen sipas standardeve, dhe a futen te ushqimet e shëndetshme?

    Standardet dhe realiteti

    Në teori, prodhimi i sallamrave kontrollohet nga rregulla të rrepta: mish i freskët, pastrim i makinerive, temperatura të monitoruara dhe ndalim i ngjyruesve apo konservuesve të ndaluar. Kur këto standarde respektohen, sallamrat konsiderohen të sigurt për konsum.

    Por praktika shpesh është ndryshe. Në treg janë zbuluar raste me mish të ricikluar, nënprodukte të mishit (lëkurë, yndyrë e tepërt, kockë e bluar) dhe aditivë artificialë. Inspektimet nuk janë gjithmonë të rregullta, ndaj konsumatori shpesh mbetet pa garanci reale për cilësinë. Shija dhe etiketa nuk e tregojnë domosdoshmërisht se çfarë gjendet brenda paketës.

    Shëndetshëm apo marketing?

    Këtu lind dilema e dytë: a futen sallamrat te ushqimet e shëndetshme? Përgjigjja e nutricionistëve është e prerë: jo. Edhe kur etiketohen si “me proteina”, “pa gluten” apo “light”, mbeten produkte të përpunuara, të pasura me kripë, yndyrë të ngopur dhe konservues si nitrite/nitrate substanca që lidhen me probleme kardiovaskulare dhe rrezik të shtuar për disa sëmundje kronike.

    Marketingu i kthen sallamrat në “hero” të dietave moderne, por në realitet proteina nga mishi i përpunuar nuk ka të njëjtën vlerë si ajo nga burime të freskëta: peshku, mishi i bardhë apo bishtajoret. Një sanduiç me sallam nuk është kurrë i barabartë me një vakt të balancuar.

    Konsum i kontrolluar apo rrezik i fshehur?

    Ekspertët e konsiderojnë sallamin si “comfort food”: mund të konsumohet me masë, por nuk duhet të jetë pjesë e përditshme e dietës. Nëse standardet nuk respektohen, rreziku shtohet edhe më shumë.

    Sallamrat mund të jenë të sigurt vetëm nëse prodhohen sipas standardeve strikte, por asnjëherë nuk futen në kategorinë e ushqimeve të shëndetshme. E vërteta është e pakëndshme: shumë prej nesh hamë shpesh atë që duket si ushqim i zakonshëm, por që në prapaskenë mbart një miks kimik dhe rreziqe të padukshme për shëndetin.

  • KAYO refuzon vendimin e Gjykatës, s’lejon gazetarët të futen në ambientet e punës

    KAYO refuzon vendimin e Gjykatës, s’lejon gazetarët të futen në ambientet e punës

    Kompania KAYO, e cila prej mëngjesit të së hënës ka zaptuar godinat e News 24 dhe Panorama Group, refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës.

    KAYO dhe policia ushtarake kanë mbyllur portën, duke mos lejuar drejtuesit e gazetarët të futen në ambientet e punës në godinën e Panoramës, si dhe duke e mbajtur në mënyrë të paligjshme.

    Me një vendim të dy ditëve më parë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që godina e Panorama të lirohet nga KAYO dhe policia ushtarake, si edhe të lejohen gazetarët të futen brenda ambienteve për të bërë punën e tyre, por kompania që mban uzurpuar ndërtesën refuzon.

  • Futën miliona euro nga Zvicra në Shqipëri përmes sistemit ‘hawala’, GJKKO lë në burg të arrestuarit

    Futën miliona euro nga Zvicra në Shqipëri përmes sistemit ‘hawala’, GJKKO lë në burg të arrestuarit

    Futën miliona euro në Shqipëri nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj.
    Në kuadër të këtij hetimi të SPAK në Zvicër është arrestuar dhe Ervis Ferizaj.
    Sipas SPAK për kalimin e parave përmes kësaj mënyre (hawala) e cila nuk lë gjurmë por ka si taksë masën 6% të vlerës, janë përdorur zyra të këmbimit valutor dhe agjencive turistike.
    Sipas hetimeve paratë e pista të futura në Shqipëri në disa raste përgjatë viteve janë me burim trafikun e drogës në Zvicër ku po hetohen për persona të tjerë të përfshirë.