Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave. Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes 4 emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave.
Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Gramshit) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Apolonisë).
Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu. Cila prej vajzave do të ngrejë lart Topin a Artë 2025? Gjithçka do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit, live në Klan Tv nga ora 20:00
Tag: futbolliste
-

Mbrëmja Gala/ Njihuni me 4 lojtaret e nominuara për “Topin e Artë 2025”
-

“Topi i Artë 2025” për femra, ja 4 të nomunuarat kryesore
11 Dhjetor 2025
16:14
Telesport
Ashtu sikurse edhe në edicionet e kaluara të Mbrëmjes Gala “Topi i Artë”, një vëmendje e veçantë i jepet edhe futbollit të vajzave. Trofeu më i rëndësishëm në këtë kategori është “Topi i Artë 2025” që do të diskutohet mes 4 emrave shumë të njohur në futbollin e vajzave.
Katër të nominuarat për këtë trofe janë: Arbiona Bajraktari (futbolliste e Vllaznisë), Megi Doçi (kapitene e Vllaznisë), Xhesika Ndoj (futbolliste e Gramshit) dhe Xhulia Xhindole (futbolliste e Apolonisë).
Megi Doçi është fituesja në fuqi e këtij trofeu. Cila prej vajzave do të ngrejë lart Topin a Artë 2025? Gjithçka do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit, live në Klan Tv nga ora 20:00. -

E paprecedentë! Prokuroria lëshon 46 urdhër-arreste, mes tyre 29 futbollistë të njohur
Futbolli turk është tronditur sot, pasi prokuroria e Stambollit ka urdhëruar arrestimin e 46 personave në kuadër të një hetimi që ka zbuluar përfshirje në baste të paligjshme.
Në mesin e personave të ndaluar bëhet fjalë për 29 futbollistë, 27 prej të cilëve dyshohen se kanë vënë baste edhe për ndeshje të ekipeve të tyre. Kështu janë ngritur dyshime për trukime.
Emri më i njohur në listë është Mert Hakan Jandas i Fenerabahçes, i cili edhe ishte pezulluar për nëntë muaj. Kapiteni i klubit turk ndërkohë nuk ka luajtur asnjë ndeshje për këtë edicion. Po ashtu edhe Metehan Baltaçi është pjesë e lojtarëve të njohur sepse bën pjesë te Gallatasaraj.
Hetimi ndërkohë ka përfshirë edhe zyrtarë, pasi raportohet se gjashtë gjyqtarë u çuan në paraburgim më 10 nëntor. Presidenti i klubit Ejupspor po hetohet në të njëjtën kohë për ndikim në rezultate.
Të gjitha dyshimet lindën nga një ndeshje e sezonit 2023/24, ku dy skuadra të ligat inferiore nuk regjistruan asnjë goditje gjatë ndeshjes. Hetimet janë zgjeruar më pas edhe në takime të kategorive të tjera, përfshirë një përballje ku përmenden konkretisht Umranijespor dhe Giresunspor. -

Lojtarët shqiptarë shkëlqejnë në Europë, 4 futbollistë kuqezinj në formacionet më të mira të javës
Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për lojtarët shqiptarë. Këta të fundit po shkëlqejnë në Europë, duke dalë në pah në kampinatet e tyre respektive. Plot 4 futbollistë shqiptarë janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës së shkuar nga “Sofascore”.
Anis Mehmeti në Angli, Arbër Hoxha në Kroaci, Julian Shehu në Poloni dhe Ernest Muçi në Turqi kanë zënë vend mes më të mirëve në kampionatet ku luajnë. Të 4-t këta lojtarë ishin vendimtarë për ekipet e tyre, duke shënuar ose asistuar gjatë ndeshjes./Sport Ekspres/ -

Sot ndeshja kundër Andorrës, Sylvinho dërgon dy futbollistë në tribunë
Këtë të enjte në orën 20:45 Shqipëria e futbollit mund të shkruajë historinë, pasi për herë të parë kuqezinjtë me Sylvinhon në krye kanë shansin të sigurojnë një vend në play-off e Botërorit 2026.
Një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut.
Për duelin e sotëm, Sylvinho ka vendosur mos ketë të gatshëm mbrojtësin Klisman Cake dhe mesfushorin Adrion Pajaziti. Trajneri ka grumbulluar 25 futbollistë për këtë duel, por duke qenë se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të gatshëm, Sylvinho ka sakrifikuar Caken dhe Pajazitin.
Sot të gjithë sytë e shqiptarëve do jenë në Andorra, me ndeshjen që fillon në orën 20:45. -

Avdullahu dhe Hajdari zgjodhën Kosovën, Xhaka: E vështirë të fitonin një vend titullari te Zvicra, nuk kishin durim
12 Nëntor 2025
17:20
Telesport
Në një intervistë të fundit të dhënë për “Blick”, Granit Xhaka foli edhe për Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun, të cilët lanë Zvicrën dhe zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën, ku kanë bërë paraqitje të jashtëzakonshme deri tani.
“Futbollistë të nivelit të tyre, natyrisht nuk dëshiron askush që të largohen. Leoni dhe Albiani donin që statusi i tyre si futbollistë të vleresohej më shumë, prandaj u larguan.
Por, nuk e di nëse do ja dilnin të fitonin një vend titullari fiks te Zvicra brenda 3-4 viteve. Unë këtë e shoh me dyshim duke ditur që kemi disa futbollistë të mirë që kanë mbetur jashtë formacionit tonë.
Ardon Jashari ka luajtur vetëm 4 ndeshje në tre vite. A është Leon Avdullahu më i mirë se Ardon Jashari. Unë them që jo. Sigurisht që Leoni është një djalë shumë i mirë dhe jo më kot luan si titullar te Hoffenheim në Bundesligë, por i mungoi durimi te Zvicra për të pasur një vend në formacion, ndaj iku.
Në fund të fundit është vendimi dhe zgjedhja e tyre për Kosovën, e cila ndeshjet e fundit ka treguar një nivel shumë të mirë”, tha Xhaka.
-

Skandali në futbollin turk, 1024 futbollistë të përfshirë në baste të paligjshme! Arrestohen 17 gjyqtarë dhe presidenti i një skuadre
Skandali i basteve sportive në Turqi ka shkaktuar një “tërmet” në vend, pasi në to janë të përfshirë qindra gjyqtarë, president klubesh dhe lojtarë.
Menjëherë pas publikimit të raportit investigues nga vetë Federata Turke e Futbollit, ka pasuar një operacion me shkallë të gjerë, që ka çuar deri tani në arrestimin e 17 gjyqtarëve dhe presidentit të Eyupspor.
Denoncimet u bënë nga presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Hadciosmanoglu, në lidhje me qindra gjyqtarë me llogari bastesh, kurse Prokuroria e Stambollit lëshoi urdhër-arreste për 21 të dyshuar.
Ndërkohë që janë evidentuar edhe të paktën 1024 futbollistë të implikuar, me llogari në lojërat e fatit. Lojtarët e emëruar përfshijnë figura kyçe nga klubet më të mira të vendit. Ata përfshijnë Ersin Destanoglu dhe Necip Yusal të Besiktas, Metehan Baltaci dhe Eren Elmali të Galatasaray, dhe Boran Baskan dhe Salih Malkocoglu të Trabzonspor.
Komiteti i Çështjeve Ligjore i TFF-së tha se do të merren masa disiplinore në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Për shkak të mundësisë së një mungese serioze lojtarësh në listat e klubeve, TFF njoftoi se ka filluar tashmë bisedimet me FIFA-n për të marrë lejen për të mbajtur një dritare të jashtëzakonshme transferimi 15-ditore për transferimet vendase, të cilat do t’i shtohen sezonit të rregullt dimëror.
Në të njëjtën kohë, Federata vendosi të shtyjë ndeshjet e Divizionit të 2-të dhe të 3-të të TFF për dy javë, ndërsa programet e Süper Lig dhe Divizionit të 1-rë do të vazhdojnë si zakonisht.
TFF vuri në dukje se rastet që përfshijnë 47 lojtarë që vendosën vetëm një bast do të rishqyrtohen, ndërsa hetimi mund të zgjerohet, bazuar në informacionin që merr nga autoritetet shtetërore. -

Skandali në futbollin turk, 1024 futbollistë të përfshirë në baste të paligjshme! Arrestohen 17 gjyqtarë dhe presidenti i një klubi futbolli

Zbulohet formacioni më i mirë i vitit “FIFPro 2025”, i votuar nga 20 mijë futbollistë (foto)
3 Nëntor 2025
18:16
Telesport
Mbi 20 mijë futbollistë në mbarë votën kanë votuar për formacionin më të mirë të vitit 2025, i njohur ndryshe si “FIFPro World XI”. Para dsisa ditësh u bë publike me 26 lojtarët kandidatë për 11-shen më të mirë, ndërsa sot është publikuar zyrtarisht edhe formacioni më i mirë.
Në portë është zgjedhur Gigio Donnarumma, në krahët e mbrojtjes janë dy yjet e PSG-së, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, në qendër Virgil van Dijk. Në mesfushë nuk mund të mungojnë emrat si Vitinha, Pedri apo edhe Jude Bellinghaam, po ashtu bën pjesë edhe Cole Palmer.
Treshja sulmuese pastaj nuk ka nevojë për fjalë të tepërta: Lamine Yamal, Kylian Mbappe, Ousmane Dembele.Po ashtu është përzgjedhur dhe formacioni më i mirë te femrat ku dominojnë ekipet si Barcelona, Arsenal dhe Chelsea:
-

Sala, motori i Vllaznisë për “klasiken” ndaj Tiranës
Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Tiranës, Vllaznia vuajti mungesën e disa futbollistë kryesorë për shkak të dëmtimeve. Reparti më i “goditur” në radhët e shkodranëve ishte mesfusha, me emra si: Qato dhe Dros të cilët nuk ishin as në stolin e ekipit.
E ndërsa Murataj pavarësisht se ishte në stol, nuk u rrezikua për t’u hedhur në fushë, padi fantazisti ende nuk gëzon 100% të formës së tij fizike. Megjithatë në duelin ndaj bardhebluve, mungesa e të sipër përmendurve në fushën e lojës u ndje shumë pak. Kjo edhe falë performancës së atyre që zbritën si titullarë në klasike ndaj kryeqytetasve. E pikërisht një nivel për t’u duartrokitur në ndeshjen më të vjetër të kampionatit tonë shfaqi edhe Eslit Sala.
Mesfushori energjik i kuqebluve bëri kilometra pafund në ndeshjen kundër Tiranës. Duke qenë shumë i domosdoshëm për skuadrën në duelet në mesfushë e patjetër duke dhënë një “dorë” edhe në prapavijë në momentin kur skuadra ngeli me 10 futbollistë në fushë pas daljes me karton të kuq të Kuros që në minutën e 52-të të takimit.
Në këtë mënyrë Sala ishte një “garanci” totale për trajnerin Martini, i cili e la 25-vjeçarin në fushë deri në vërshëllimën finale të takimit. Për numrin “8-të” kjo ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar në fushë, pas duelit edhe me Bylis. Ku niveli i shfaqur nga ai patjetër ka kënaqur stafin teknik, e për mesfushorët e tjerë të skuadrës është një “sfidë” e hapur për një vend titullari. Ku në mesfushën e Vllaznisë përsa i përket këtij reparti ka një konkurrencë të madhe, me të gjithë lojtarët që kanë cilësi dhe mund të japin kontributin e tyre për skuadrën kuqeblu.