Trajneri i Kombëtares shqiptarë, Silvinjo, zhvilloi një takim të veçantë me futbollistët e Elite Youth Development Academy, ku ndau rrugëtimin e tij si futbollist dhe si trajner.
Ai u ndal te fillimet e tij si futbollist, momentet e rëndësishme me klubet që ka luajtur, vështirësitë e hasura, si dhe eksperiencën e drejtimit të Kombëtares këto tre vite.
“Në futboll kam bërë një rrugëtim të gjatë, me trajnerë të ndryshëm, nga të cilët kam mësuar shumë. Për mua pjesa më e vështirë si futbollist ishte menaxhimi i momenteve kur nuk luaja mirë ose jo dhe kur nuk luaja fare. Nuk është e lehtë, sepse ndjen një frustrim të brendshëm, por e rëndësishme është të mos e transferosh te shokët e skuadrës, trajneri apo pjesëtarët e tjerë të stafit”, – u shpreh trajneri Silvinjo.
“Kam qenë futbollist i mirë që i vogël, luaja me këmbën e majtë dhe në përgjithësi të gjithë lojtarët që luajnë me këmbën e majtë janë shumë të mirë. Rreth moshës 15-16 vjeç jam gjendur për herë të parë në një situatë ku nuk po luaja. Ky ishte moment që të bën të mendosh se si mund të ecësh para. Në darkë qaja 5 minuta para se të flija, nuk më dëgjonte njeri, por të nesërmen në orën 7 të mëngjesit isha gati”, – theksoi trajneri i Kombëtares.
Në fund, trajneri Silvinjo dha disa këshilla për kuqezinjtë e vegjël, ku theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë në stërvitje dhe frymës së grupit në skuadër.
“Besoni te vetja juaj, nëse duhet të qani, qani, nëse duhet të qeshni, qeshni, bëni më të mirën e mundshme. Ti nuk luan mirë të dielën sepse je stërvitur mirë të shtunën. Ti luan mirë të dielën, sepse je stërvitur 100 ditë njësoj. Ka ditë ku gjërat nuk shkojnë mirë, është diçka njerëzore, por duhet të përgatitesh për ditën tjetër, pa u ankuar kurrë.
Qëndroni afër me njëri tjetrin, sepse në fushë njëri vrapon për tjetrin me më shumë kënaqësi. Këtë kërkojmë nga ekipi ne si staf”, – tha ndër të tjera Silvinjo në takimin me djemtë e “Elite Youth”.
Në javët në vijim, djemtë e Elite Youth Academy do të kenë aktivitete të tjera të kësaj natyre, në përputhje me qëllimin e edukimit të tyre përtej futbollit.
Tag: futbollist
-

Trajneri Silvinjo viziton “Elite Youth Development Academy” dhe ndan përvojën e tij me të rinjtë
-

Bruno Cheyrou flet për karrierën e tij dhe jep këshilla për djemtë e rinj
Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s, njëkohësisht ish-futbollist i njohur i Lille, Bordeaux, Olympique Marseille, Liverpool dhe Nantes, Bruno Cheyrou, zhvilloi një vizitë të veçantë në Shqipëri, ku mori pjesë në takime të ndryshme në FSHF. Në kuadër të kësaj vizite, ai zhvilloi edhe një takim të hapur me futbollistët e Elite Youth Development Academy në Durrës.
Përgjatë takimit të tij ai foli për rëndësinë e projekteve me fokus të rinjtë në futboll, ndau momente nga karriera e tij si futbollist, si dhe dha disa mesazhe të rëndësishme për djemtë kuqezi.
“Nëse je me fat që të bëhesh një futbollist profesionist, është shumë mirë për ju, por kaq. Gjëja më e rëndësishme është të bëhesh një njeri i mirë dhe të jesh i lumtur në jetë. Nëse arrin të vendosësh futbollin në shërbim të jetës, është më mirë se të vendosësh jetën në shërbim të futbollit” – u shpreh Bruno Cheyrou.
“Uefa i jep shumë rëndësi të gjithë projekteve që ndihmojnë lojtarët e rinj të zhvillohen në mënyrën më të mirë dhe për ta bërë këtë duhen ambiente, të cilat janë këtu, si dhe trajnerë të mirë rreth jush që ju ndihmojnë të bëheni lojtarë të mirë, sepse një trajner i mirë do të sigurojë lojtarë më të mirë për një ndeshje më të mirë” – theksoi Përgjegjësi i Departamentit Teknik të UEFA-s.
Në ditët në vijim, është programuar një tjetër takim i veçantë për kuqezinjtë e vegjël, të cilët do të vizitohen nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo. -

Futbollisti i parë miliarder, Bloomberg zbulon pasurinë marramendëse të CR7
Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder në botë. Për të bërë publike këtë arritje ka menduar Bloomberg, ku në bazë për përllogaritje të aseteve dhe pasurisë së futbollist të Al Nassr, pasuria e CR7 ka kapur shifrën e 1,4 miliardë dollarë. Kjo është një arritje e pabesueshme për një futbollist, me Ronaldon që vendos në këtë mënyrë një tjetër rekord unik, këtë herë jashtë fushës së blertë.
Ndryshe nga çdo futbollist tjetër, Ronaldo ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer imazhin e tij duke firmosur kontrata miliona euro me sponsor si Armani, Nike etj. Në këtë pasuri marramendëse përcaktuese ka qenë edhe kontrata e tij e fundit e firmosur me klubin Al Nassr.Jo vetëm 400 milionë dollarë të ardhura nga rinovimi i kontratës, por CR7 ka marrë dhe një pjesë të aksione të klubit saudit. Në këtë mënyrë, Ronaldo arriti të kalojë i pari limitin, duke u shndërruar në futbollistin e parë dhe të vetëm miliarder.
()
© BalkanWeb -

“Na duhej një futbollist me përvojë”, trajneri i Belgjikës rikthen në kombëtare lojtarin
Për herë të parë që nga kampionati europian, te Belgjika është grumbulluar mesfushori Axel Witsel. Në konferencë, trajneri i belgëve, Rudi Garcia u shpreh se e ftoi Witsel pasi i duhej një futbollist me përvojë.
“Axel po luan shumë minuta përsëri te Girona dhe është një lider. Ai mund t’i udhëheqë lojtarët e rinj.Me Tielemans dhe Lukaku jashtë, kisha nevojë për një lojtar tjetër me përvojë. Ai duhet t’i udhëheqë lojtarët e rinj së bashku me Kevin De Bruyne, Thibaut Courtois dhe Thomas Meunier”- tha ai. Belgjika luan ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Wales në tetor.
© BalkanWeb -

Nga traumat e fëmijërisë në yll të Barcelonës, rrëfimi i jashtëzakonshëm i Lamine Yamal
Me gala-në e “Topit të Artë” gjithnjë e më pranë dhe sezonin e ri që sapo ka nisur, Lamine Yamal ka rrëfyer historinë e tij personale dhe profesionale në podcastin “Resonancia de Corazón”.
Familja: “Gjyshja ime arriti e vetme në Spanjë nga Maroku duke u futur fshehurazi në një autobus. Ajo punoi për të mundësuar ardhjen e babait tim. Nëna ime erdhi me gjyshen nga Guinea. Prindërit e mi u takuan në Barcelonë dhe filluam të jetonim në një rezidencë për prindër të rinj. U rrita aty, ishte një mensë ku na jepnin ushqim të gjithëve. Më pas kemi jetuar në dhoma që linin miqtë, deri sa prindërit u ndanë”.
Ndryshimi i jetës: “U vendosëm në një apartament ku kuzhina dhe dhoma ishin e njëjta. Tani e shoh nënën time të lumtur, vëllain që ka fëmijërinë që unë do të kisha dashur, babain në qetësi dhe gjyshen po ashtu. Nëna është mbretëresha ime, ajo është gjithçka që një fëmijë mund të kërkojë”.
Shkolla dhe marrëdhënia me nënën: “Viti i parë shkoi mirë, në të dytin hasa vështirësi, sepse nuk isha mësuar me njerëz nga rangje të ndryshme shoqërore. Më pas nuk ndihesha mirë në klasë. Iu thashë prindërve: Nëse varet nga ju që të punoj, jemi të humbur. Nëse doni që të bëhem futbollist, rrini të qetë, sepse do të bëhem futbollist. Nëna më tha se nuk do të luaja nëse nuk studioja. Një ditë i thashë: Mami, do të shkoj në shkollë, por nuk do të bëj asgjë. Do të përgatitem për stërvitje pasdite. Më tha çfarë po flisja dhe çfarë kisha pirë… I thashë: Nëse përqendrohem, do të bëhem futbollist. Nuk e binda dot, më qortoi çdo ditë, madje edhe kur debutova si futbollist profesionist”.“Mbretëresha” e tij: “Mamaja nuk mund të ishte shumë me mua, sepse punonte, por gjithmonë e përgatitste darkën. I bleva një shtëpi, është mbretëresha ime dhe e meriton gjithçka. Kujtoj kur më bleu ‘PlayStation 4’, që për mua ishte gjithçka. Tani luaj shumë në ‘PlayStation 5’. Mund të kem vilën më të madhe, por gjithsesi do të rrija në dhomën e playstation-it”.
Tashmë është yll botëror: “Jeta ime ka ndryshuar në çdo aspekt. Më parë mund të bëja çfarë doja; të dilja me shokët, ta shijoja kohën, por tani nuk mundem më. Kujtoj turneun e kësaj vere në Kore, Japoni dhe Kinë; ishte e pamundur të dilja kudo, por jam i lumtur”.
Sulmi ndaj babait: “Isha në makinë duke ardhur nga blerja e rrobave me kushëririn tim. Më telefonoi kushërira dhe më tregoi. I thashë babait të qetësohej dhe më pas e vizitova në spital. Ishin momente të vështira, por vazhdova stërvitjet”.
Racizmi: “A keni parë ndonjëherë një person të zi të fyejë një të bardhë në rrugë? Jo. Ka njerëz që ndoshta janë rritur keq, por nuk më shqetëson”. -

Rabiot është zyrtarisht futbollist i Milanit
Adrien Rabiot është një futbollist i Milanit dhe tashmë çdo gjë është zyrtare. Lojtari ka kryer sot paradite vizitat mjekësore dhe gjatë pasdites, kuqezinjtë kanë depozituar në Ligën e Serisë A dokumentacionin e kalimit nga Olimpik Marseja.
Transferimi është zyrtarizuar më pas nga Liga, duke e bërë mesfushorin pjesë të skuadrës së drejtuar nga Masimiliano Alegri.
Ai ka arritur akordin me klubin për një marrëveshje trevjeçare, me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion.Rabiot aktualisht është në grumbullim me Francën dhe prezantimi i tij do të bëhet vetëm pas kthimit nga përfaqësueset.
Por ndërkohë, ka dështuar “rokada” e planifikuar me Romën për sulmin. Milani ishte në diskutime për kalimin e Santi Himenez te kryeqytetasit, për të marrë Artem Dovbik, por në fund nuk është bërë asgjë dhe të dy ekipet nuk do të kryejnë lëvizje në këtë drejtim. -

Rama i “dha” shtetësinë shqiptare futbollistit të njohur kosovar, revoltohet Ina Zhupa
Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar pas një bisedë WhatsApp të publikuar nga futbollist i Kosovës Edon Zhegrova me kryeministrit Rama, ku bëhej me dije se ai kishte marrë nënshtetësinë shqiptare.“Republika e mesazheve dhe qokave dhe jo e ligjeve dhe rregullave” – ka shkruar Zhupa.Edon Zhegrova futbollist që luan për Kosovën e ka fituar të drejtën e shtetësisë dhe pashaportën shqiptare pas një komunikimi WhatsApp duke ja kërkuar kryeministrit Rama. Rama pas bisedës, kujdeset ti coj edhe vetë dekretin e Begajt. Për nderin e Ramës, Zhegrova e ka falenderuar publikisht“Zhegrova ta gëzoj shtetësinë shqiptare, edhe të ketë suksese në karrierën e tij. Cështja nuk është Edoni por republika që është krijuar.Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla. E drejta e pashaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë. Ashtu sic ka edhe futbollist që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe profesionist të fushave të tjera që i kanë krijuar vetëm vlera pozitive vendit tonë dhe nuk arrijnë dot këtë të drejtë. Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore”, shkruan Zhupa.
-

“Yamal do të bëjë histori si futbollist, duhet ta trajtojmë me qetësi dhe kujdes”
19 Gusht 2025
14:59
Alfred Lleshi
Luis de la Fuente analizoi në “Radioestadio Noche” të “Onda Cero” situatën aktuale të kombëtares spanjolle, dy javë para rifillimit të fazës kualifikuese për Botërorin 2026.
Rodri dhe Carvajal – “Le t’i marrin gjërat me qetësi, e rëndësishme është të jenë të sigurt në atë që bëjnë në fushë. Ajo që dua është që të jenë në dispozicion për Botërorin”.
Lavde për Yamal – “Lamine është një futbollist që do të bëjë histori. Duhet t’i japim qetësinë e duhur, ta trajtojmë me kujdes… Pra, duhet të formojmë njerëz para se futbollistë”.
Joan García – “Unë nuk shikoj klubin e origjinës së futbollistit. Në kombëtare do të vijë ai që besojmë se duhet të vijë. Kemi 6 portierë spanjollë, që janë ndër 10 më të mirët në botë. Jemi të sigurt në këtë aspekt, me ata që do të marrim do të bëjmë zgjedhjen e duhur”.
Gonzalo García – “Është një lajm mjaft i mirë për futbollin spanjoll, por këta të rinj duhet të punojnë shumë, sepse kemi një kombëtare shumë të fortë. Duhet të jetë një motiv shtesë ta dijë se është në radarët tanë”. -

Djali i Sami Frashërit, themelues i klubit të famshëm turk, Gallatasaraj
Themeluesi i klubit të famshëm turk të futbollit ka qenë Ali Sami Frashëri, djali i rilindasit tonë të madh.
I njohur nga turqit si Ali Sami Yen (ligji i vitit 1934 për mbiemrat në Turqi detyroi shumë shqiptarë të braktisin emrat e familjeve të tyre), ai ka qenë një futbollist i njohur dhe zyrtar i lartë i futbollit turk.
Një ish-nxënës i shkollës të mesme prestigjioze “Gallatasaraj”, ai vendosi bashkë me bashkëmoshatarët e tij që të krijonin një klub futbolli, në 1905. (Duke shfrytëzuar këtu disa të dhëna që radhiten në Wikipedia.)
Ali Samiu vendosi edhe për ngjyrat që Gallatasaraj mban edhe sot e kësaj dite. “Imagjinonim ndriçimin e zjarrit tonë verdhakuq mbi supet e skuadrës sonë dhe besonim se do të na çonte nga një fitore në tjetrën.
Djali i Sami Frashërit ishte presidenti i parë i klubit për 13 vjet me radhë dhe si futbollist doli disa herë kampion i Ligës së Stambollit.
Ali Samiu ka qenë trajneri i kombëtares turke në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtare (kundër Rumanisë në 1923) si dhe President i Komitetit Olimpik Turk në vitet 1926-1931.
Për 50 vjet me radhë, Gallatasaraj SK ka luajtur në stadiumin që mbante emrin “Ali Sami Yen”, në qendër të Stambollit. Që prej janarit 2011, ky stadium nuk ezkiston më dhe ekipi është zhvendosur në një stadium të ri e modern të qytetit.
Gjatë karrierës së tij profesioniste si futbollist, Lorik Cana ka luajtur për Gallatasarajin gjatë sezonit 2010-2011. Ndonëse shumë popullor mes tifozëve të ekipit, dëmtimet fizike e etyruan që të humbiste pjesën më të madhe të fazës së dytë të sezonit.
Cana ruan lidhje të forta me klubin shembull i të cilave është dhe kjo vizitë e tij e fundit në muzeun e verdhakuqëve.
-

Zyrtare, Flamurtari afron një mbrojtës
Flamurtari është përforcuar në merkato. Klubi vlonjat ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Luciano Squadrone.
“Luciano Squadrone eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club. Vjen pas eksperiencës të fundit si futbollist në ekipin e Beroe Stara Zagora (Bullgari )Lojtari është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Bolu, (Turqi) ku është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit për stërvitje”, shkruhet në njoftimin e klubit vlonjat.