Ditën e djeshme, Totenhem dhe Burnley kanë luajtur për javën e parë të Premier League dhe vendasit fituan në shifrat 3-0. Te Burnley nuk kemi parë Armando Brojën, por kemi parë rregullin e ri të futur në futboll.
Në minutën e 3 të ndeshjes, portieri i Burnley, Dubravka, kapi topin dhe e mbajti atë në dorë më shumë sesa duhej, për 14 sekonda. Lojtarët e Totenhem nuk e humbën këtë detaj duke ngritur të gjithë dorën dhe duke kërkuar goditjen e këndit sipas rregullit të ri. Një detaj që nuk mund të humbej as nga arbitri teksa u akordua goditja e këndit, në një rregull të ri që siguron futbollin efektiv dhe largimin e minutave ku topi mbahet në mënyrë jo efektive. /Sport Ekspres/
Tag: futboll
-

VIDEO/ Të gjithë ishin me dorën e ngritur, rregulli i ri në futboll u zbatua te Totenham-Burnley
-

Mario Baloteli zgjedh idhullin e tij në futboll, është Ronaldo Fenomeni
Adriatik BALLA
Lojtarët e mëdhenj që kanë bërë epokë mbeten gjatë në memorie. Të tillë janë Pele, Maradona, Krujf, Bekenbauer, Best, Myller, Platini etj. Në kohët e sotme në mendje janë Leo Mesi e Kristiano Ronaldo, por ka të tjerë që mendojnë se Ronaldo fenomeni, pra Ronaldo braziliani, ka qenë më i mirë. Kështu, ish-sulmuesi i Mançester Siti dhe Liverpul e bëri të qartë mendimin e tij për këtë çështje. Mario Baloteli ka treguar se kush është idhulli i tij në futboll, duke mos zgjedhur as Kristiano Ronaldon e as Lionel Mesin. Baloteli është i njohur mirë për tifozët e Premier League falë kohës së tij te Mançester Siti dhe Liverpul. Sulmuesi ekstravagant italian u bashkua me Sitin nga Interi në vitin 2010 dhe fitoi Kupën e Anglisë dhe Premier League me klubin. Baloteli u transferua te Milani në vitin 2013 përpara se të kthehej në Angli dhe të nënshkruante për Liverpul. Por periudha e Balotelit në Anfield nuk ishte e suksesshme dhe ai u rikthye në “San Siro” në huazim për sezonin 2015/16, përpara se të kalonte përfundimisht te Nice në vitin 2016. Pas largimit nga Nice në vitin 2019, karriera e Balotelit ka parë lëvizje pothuajse çdo verë dhe ai ka përfaqësuar disa klube në Francë, Zvicër, Turqi dhe Itali.
Duke folur për botimin italian “La Gazzetta dello Sport”, Baloteli tha: “Po kërkoj një klub që do të ketë besim tek unë. Dua të luaj edhe dy ose tre vite të tjera. Më pas do të shkoj te vëllai im Enok. Ai tani po luan për Vado në mesin e amatorëve. Do të shohim. Sidoqoftë, i kam premtuar atij që do ta përfundoj karrierën duke luajtur krah tij”, nënvizoi ai. Mario Baloteli zbulon idhullin e tij në futboll. Në të njëjtin intervistë, Baloteli zbuloi se kush ishte idhulli i tij në futboll, dhe zgjedhja nuk ishte as Ronaldo e as Mesi. Të dy konsiderohen gjerësisht si disa nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe janë një zgjedhje e zakonshme për titullin GOAT, falë 13 “Topave të Artë” që kanë fituar së bashku. Por Baloteli zgjodhi një lojtar që shkëlqeu për Interin në vitet ’90 – Ronaldo Nazario. Braziliani luajti për Interin nga viti 1997 deri në 2002, duke shënuar 59 gola në 99 paraqitje për klubin. Ishte një periudhë që Baloteli e kujtonte me nostalgji, ndërsa shpjegoi pse Ronaldo është idhulli i tij në futboll, i cili, ashtu si ai, përfundoi duke luajtur për të dy klubet e Milanos. “Kur isha fëmijë, isha tifoz i interistëve sepse idhulli im ishte Ronaldo Fenomeni, dhe nuk e kam fshehur kurrë dashurinë time për kuqezinjtë. Por të jesh tifoz është diçka krejt tjetër”, tha ai.
-

Turneu në Luginën e Preshevës/ Duka: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen
Emisioni “Drita” i Televizionit Spektri i ka kushtuar një dokumentar të veçantë turneut të futbollit në Luginën e Preshevës, i mbështetur plotësisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Gazetari dhe autori i emisionit, Burhan Behluli, ka ndjekur nga afër gjithë rrugëtimin e turneut, i cili zgjati 5 ditë dhe u mbyll me vizitën historike të Presidentit Armand Duka në Bujanoc dhe Preshevë, si dhe me finalet e turneut ku morën pjesë mbi 350 fëmijë të grupmoshës 7 deri në 13 vjeç.
Në intervistën e zhvilluar me gazetarin Behluli, Presidenti Duka ndau emocionet e tij nga vizita në Preshevë dhe Bujanoc, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin lokal, mbështetjen për fëmijët dhe talentet e zonës, si dhe foli për Kampionatin Europian U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi.
INTERVISTA E PLOTË:
Turneu i Luginës së Preshevës i mbështetur nga FSHF – Qëllimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, objektivi i saj, është motivimi i fëmijëve kudo që ata jetojnë për të luajtur futboll. Ky turne është jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë, ka specifikat e veta, por nuk ka asnjë qëllim politik, përveçse të promovojë futbollin. Futbolli ka vetëm një gjuhë: gjuhën sportive, gjuhën e topit, gjuhën e golit, respektin për shokun, kundërshtarin, lojën, veten dhe pikërisht këto duam të përcjellim. Nëpërmjet këtij respekti dhe lojës të krijojmë ura komunikimi, mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi dhe t’i edukojmë sa më mirë fëmijët tanë, kudo që ata jetojnë. Duke qenë në përfundim të këtij turneu simbolik, që nuk mund të themi se e zhvilloi futbollin në Preshevë, por ky është vetëm fillimi. E përsëris, mund ta konsiderojmë si fillimin e një organizimi të ri. Ne kemi bërë edhe biseda me të gjithë aktorët sportivë futbollistikë në Luginë, me të cilët do të krijojmë projekte të reja bashkëpunimi, për të qenë sa më afër fëmijëve, talenteve dhe për ta bërë sa më të mirë jetën e tyre sportive.
Për herë të parë në Preshevë dhe Bujanoc, a mund të na tregosh përshtypjet e tua të para nga gjithë kjo vizitë që keni bërë? – Fantastike. Unë e thashë, nuk jam pronar i oratorisë dhe fjalës, më shumë ndoshta i veprave. Prandaj thashë fantastike, sepse e ndjeva. Kam qenë vërtet shumë i emocionuar, duke parë fëmijët, duke parë kënaqësinë dhe gëzimin e tyre që merrnin pjesë në këtë turne, dhe kënaqësinë që kanë për ta ushtruar lojën e futbollit. Përveç kënaqësisë që kam marrë edhe unë nga fëmijët dhe emocioni i tyre, nuk kam çfarë të them përshkrim tjetër.
Takimi me kryetarët në Preshevë dhe Bujanoc – I kam takuar dhe i falënderoj për pritjen, Arbrin dhe Arditën, bashkë me stafet e tyre dhe stafet sportive. Ajo që kemi diskutuar në zyrë, dhe mund ta them edhe publikisht, është se ne nuk jemi këtu si përfaqësues shtetërorë të askujt, ne jemi këtu si përfaqësues të futbollit, të Federatës së Futbollit, dhe që në bashkëpunim me gjithkënd të ndihmojmë fëmijët në Luginë për të luajtur futboll. Të krijojmë, aq sa kemi mundësi, kushte më të mira. Unë besoj se do të ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen.
Takimi me fëmijët – Dihen dëshirat, të kenë një infrastrukturë më të mirë. Nuk është se unë mund t’i premtoj nëpërmjet atij takimi, por thashë që nëse ne dhe besoj që do të krijojmë marrëdhënie të qëndrueshme me komunitetin sportiv këtu, nuk do të ndihmojmë vetëm për infrastrukturën, por edhe për të edukuar trajnerë nga Federata e Futbollit, për të ndihmuar me mbështetje si uniformat sportive, topat, gjë që e kemi bërë edhe më parë, por tani në një mënyrë më të organizuar, padyshim në bashkëpunim me çdo federatë tjetër. Mjafton që të luajnë futboll. Këtë ua thashë edhe fëmijëve. Unë uroj shumë që të gjithë të bëhen profesionistë, por është e pamundur. Duhet ta vazhdojnë futbollin. I kam inkurajuar që ta vazhdojnë atë, nuk është thjesht çështje se kush do të bëhet profesionist apo kush do të fitojë, por është edukimi që marrin nëpërmjet futbollit, përgatitja e tyre për jetën. I pyeta fëmijët: “A jeni më mirë duke luajtur futboll, apo me PlayStation?”, dhe u gëzova që më thanë: “Jemi më mirë me futboll”. Ky është qëllimi ynë.
Përfshirja e fëmijëve të Luginës së Preshevës në ekipet Kombëtare – Politika jonë është që dera është e hapur për çdo shqiptar që dëshiron, ka talentin, padyshim mundësinë dhe dëshirën për të luajtur me ekipet Kombëtare. Në turnet dhe projektet tona ata janë të ftuar, padyshim. Ajo që duhet të bëjmë është organizimi dhe mirëorganizimi i futbollit këtu.
Kampionati Europian U-21 2027 – E kam thënë mendimin dhe qëndrimin tim për Kampionatin Europian. Është një shans për shqiptarët dhe Shqipërinë që të organizojnë një kompeticion të këtij niveli, shumë të lartë, pas Kampionatit Europian për ekipet A. Ky është kampionati më i madh apo më i mirëorganizuar. Ky është një shans që duhet ta shfrytëzojnë të gjithë. Ta shfrytëzojë komiteti sportiv në Shqipëri për të gjitha benefitet që jep ai, por pse jo edhe në Serbi. Qëllimi dhe benefiti i parë është sportiv. Ne kemi benefite sportive nga ky organizim, promovojmë më shumë futbollin, promovojmë më shumë të rinjtë, përmirësojmë infrastrukturën. Por nëse nëpërmjet kësaj loje, nëpërmjet këtij organizimi shërbejnë edhe mesazhet e paqes, bashkëpunimit, urave të komunikimit, pse jo të kemi të gjitha benefitet e mundshme. Askush nuk duhet ta shohë një aktivitet sportiv me interferenca politike, por duhet ta shohë si futboll dhe si mesazh pozitiv që jep kjo lojë, që realisht ka treguar në gjithë historinë e vet se tejkalon shumë gjëra. -

Turneu në Luginën e Preshevës/ Presidenti Duka flet për TV Spektri: Përvojë fantastike, ndërtojmë projekte të qëndrueshme për të ardhmen

“Menduam nuk dinim të luanim më futboll”, lojtari i Steauas pas përmbysjes ndaj Dritës: Mund t’i trembim të gjithë, por po trembim vetëm veten
Drita nuk mundi të ruante dot epërsinë me dy gola kundër Steauas së Bukureshtit. Këta të fundit përmbysën ndeshjen në shifrat 3-2, duke lënë pas eleminimin e hidhur nga Shkëndija. Daniel Birligea e kishte të vështirë të kontrollonte emocionet e tij pas ndeshjes, teksa i është dashur pak kohë për të marrë veten dhe për të folur me gazetarët e pranishë. Ai ka thënë se në javët e fundit lojtarët kanë menduar se nuk dinin të luanin më futboll, prandaj një moment si ky i duhej me patjetër.
“Kishte shumë emocione. Gjëja më e rëndësishme ishte që fituam, por na duhej një fitore. Në javët e fundit, menduam se nuk dinim më të luanim futboll. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Në pjesën e dytë, u zgjuam nga letargjia dhe ishte e qartë se erdhëm me një përgatitje të ndryshme mendore, më shumë agresivitet, luftuam si ekip.
Duhet të shohim pjesën e dytë dhe të bëjmë të njëjtën gjë në të ardhmen. Na duhej vërtet një moment si ky, të gjithë u përpoqëm të bënim çmos për të ndryshuar diçka. Diçka ka ndryshuar, por duhet të vazhdojmë të punojmë. Kemi potencial, mund t’i trembim të gjitha ekipet, por për momentin po trembim vetëm veten”, ka deklaruar Daniel Birligea./Sport Ekspres/ -

Flet zbuluesi i Yildiz: Merrej me kickboxing, mezi e binda të luante futboll… Po, mund ta fitojë “Topin e Artë”
“E vura re në një rrugicë shumë të ngushtë, në qendër të Regensburgut”. Për mikrofonin e “Tuttosport” flet Detlef Staude, atëherë drejtor i të rinjve te SV Sallern dhe zbuluesi i Kenan Yildiz: “Merr me kickboxing dhe nuk donte të luante futboll. E takova disa javë më vonë dhe në fund u bind, ndryshoi mendje”.
Cilësitë e numrit 10 aktual të Juventusit qenë të dukshme që në fillim: “Që në momentet e para u bë një nga më të mirët e të rinjve, – vazhdon Staude, – ishte e qartë shpejtësia e tij, edhe në vëzhgimin e situatave të lojës. Dhe pastaj kishte gjithmonë dëshirë të përmirësohej. Për shembull, pas stërvitjes bënte gjithmonë nga dy ose tri xhiro rreth fushës së madhe, me dëshirën e tij”.
Ishte e pamundur të kuptohej që në fillim se deri ku do të arrinte (“fëmijët duhet të kënaqen, dhe pikërisht këtë i thashë”), por në fund të sezonit të parë nisën provat, që do ta çonin në akademinë e Bayern Munich.
Po tani, deri ku mund të arrijë? Nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Juve është një klub i madh, nuk është e nevojshme të largohet, të paktën jo vetëm për një rrogë më të madhe. Duhet të pyesë veten se çfarë është më e mira për të dhe për të ardhmen e tij. ‘Topi i Artë’? Gjëja e mrekullueshme e futbollit është të qenurit sport skuadre, por po, ai i ka cilësitë për ta fituar”. -

Virgil van Dijk kujton Diogo Jota: Të luajmë futboll pa të është surreale, nuk do ta harrojmë kurrë
Fillimi i sezonit është gjithnjë e më afër. Para nisjes së Premier League, Liverpool-i do të përballet me Crystal Palace në “Community Shield”, një trofe që “Reds” duan ta fitojnë dhe t’ia dedikojnë Diogo Jotës, i cili humbi jetën tragjikisht pak javë më parë në një aksidenti rrugor.
Kujtimi i tij është ende shumë i gjallë, veçanërisht te bashkëlojtarët. Para miqësores ndaj Athletic Bilbao, kapiteni Virgil van Dijk ka folur për atmosferën emocionale në dhomën e zhveshjes: “Është ende surreale, është e çuditshme të rikthehemi të luajmë futboll pa të”.
Për herë të parë pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota, Liverpool-i do të zbresë në fushën e “Anfield” për një miqësore luksi kundër Athletic Club. Dy skuadra me histori të pasur në futboll, një ndeshje që pritet të sjellë emocione të forta për lojtarët e trajnerit Arne Slot.
Van Dijk ka folur për faqen zyrtare të klubit: “Është ende pak surreale, por po bëjmë më të mirën tonë si skuadër dhe të gjithë po përpiqemi të japim maksimumin për ta përballuar këtë moment shumë të vështirë. Me gjithçka që ka ndodhur, është e çuditshme ta vazhdosh punën, të luash futboll. Diogo nuk do ta harrojmë kurrë, natyrisht, por duhet të përpiqemi të nderojmë kujtimin e tij. Kjo është ajo që përpiqemi të bëjmë çdo ditë”.
Diogo Jota nuk harrohet, asnjëherë, as për një moment. Tani që, fatkeqësisht, nuk është më, mendimet shkojnë te familja e tij, bashkëshortja Rute dhe dy fëmijët e vegjël: “Rute dhe fëmijët janë gjëja më e rëndësishme në këtë moment. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë këtë, nuk mund ta imagjinojmë dhimbjen që po përjetojnë.
Duhet të kujdesemi për familjen e tij dhe për prindërit e Diogo, kjo është më e rëndësishmja. Nuk mund ta imagjinojmë dhimbjen e tyre, duhet ta nderojmë dhe ruajmë trashëgiminë e tij, jo vetëm tani, por sa më gjatë të jetë e mundur, sepse këtë e meriton”. -

Vinicius: Ju tregoj idhujt e mi në futboll, madhështia shkon përtej performancës sportive
Një nga pikat qendrore të Real Madridit, me 22 gola dhe 19 asistime në 58 ndeshje të zhvilluara, Vinicius Jr nuk kënaqet kurrë dhe mendon gjithmonë për hapin tjetër. Mes jetës dhe karrierës në futboll, ylli brazilian i “Los Blancos” ndjek modele të qarta jete, siç tregoi në një intervistë për “GQ”:
“Prindërit e mi janë frymëzimi im më i madh. Kanë punuar shumë fort për të më dhënë mundësitë që kam sot. Përkushtimi i tyre, dashuria dhe sakrificat janë ajo që më shtyjnë të ec përpara çdo ditë. Gjithçka që bëj është për t’i bërë prindërit krenarë”.
Por jo vetëm kaq. Në futboll, braziliani ka disa idhuj: “Cristiano Ronaldo më ka frymëzuar për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm; nuk ndalet kurrë së luftuari për të qenë më i miri. LeBron James për të njëjtat arsye, por edhe atë që ka bërë për komunitetin e tij, duke treguar se madhështia shkon përtej performancës sportive.
Dhe sigurisht legjendat braziliane si Ronaldo, Ronaldinho e Neymar, që përfaqësojnë shumë për popullin brazilian dhe futbollin e vendit tonë. Ata i treguan botës talentin dhe gëzimin që ne sjellim në këtë lojë”.
Një mendim i fundit për presionin që e rrethon: “Pa dyshim, kalimi i kohës me cilësi me familjen apo miqtë më jep qetësinë që më nevojitet për t’u përqendruar. Të jem thjesht me njerëzit që më njohin më mirë, që më mbajnë me këmbë në tokë, më ndihmon të çliroj mendjen dhe të rikuperoj energjitë.
As nuk kemi nevojë të flasim për futboll. Me ta mendoj më shumë për të qeshur, për t’u relaksuar dhe ndjerë atë dashuri e mbështetje. Kjo është ajo që më ndihmon të hyj në fushë për një ndeshje të madhe, duke u ndier i qetë, i sigurt dhe gati për të dhënë gjithçka”. -

Opinion / Botërori për Klube, ja si po shkatërrohet futbolli në emër të parave
Nga Ivan Zazzaroni*
“Kupa e Botës për Klube është ideja më e keqe që është provuar ndonjëherë në futboll. Vitin e kaluar ishte ‘Copa America’ dhe Kampionati Europian, këtë vit Kupa e Botës për Klube dhe vitin tjetër Botërori i kombëtareve. Kur duhet të pushojnë lojtarët?”
Kështu u shpreh Jurgen Klopp, duke harruar për më tepër Kupën e Afrikës në janar 2026 (një dhuratë tjetër e presidentit të FIFA-s për elektoratin e tij të vjetër dhe të ri), një turne që, i rikthyer në dimër, përfundon duke diskriminuar pikërisht futbollistët afrikanë, duke i bërë ata më pak “të dëshirueshëm” pasi janë të rrezikuar për mungesa dhe dëmtime.
Infantinos, i aftë të ndryshojë gjeografinë e futbollit (Arabia Saudite merr pjesë në ‘Gold Cup’, e rezervuar për vendet e Amerikës së Veriut dhe Qendrore), nuk ia ndjen për kalendarët e stërngarkuar me ndeshje, kampionatet, futbollistët dhe shëndetin e tyre.
Ai do të mbushë me miliona klubet më të pasura, pasi ka regjistruar skuadra që nuk kishin asnjë të drejtë të ishin aty (Inter Miami, fjala vjen, vetëm sepse i duhej Messi), ka ndryshuar rregullat dhe ka shpikur norma “ad hoc” (zgjatje të merkatos, lista të ndryshueshme, kartonë të verdhë të kushtueshëm). Pra, pasi ka bërë gjithçka të tillë, efektet e “Trump’s tournament”, të paguar nga sauditët “Aramco” dhe “PIF”, do të ndihen nga tetori.
Nëse ka një fitues, të paktën në Itali, ky është “Mediaset” (shikueshmëri më e lartë se sa pritej), që edhe në të kaluarën investoi me sukses në Botërorin pa Italinë, duke u bazuar tek uria për futboll e tifozëve, të cilët gjatë verës nuk humbasin as Milan-Cologno Monzese.* Drejtor i “Corriere dello Sport” -

Kaos dhe pezullim i ndeshjes për 2 orë, Maresca: E papranueshme, ky nuk është më futboll
29 Qershor 2025
8:55
Alfred Lleshi
Në një mbrëmje që pritej të ishte festë futbolli, gjithçka u kthye në kaos dhe zhgënjim. Ndeshja mes ekipit të Enzo Maresca dhe Benfica u ndërpre për më shumë se dy orë, duke prishur ritmin dhe emocionet e një sfide që kishte marrë “zjarr”.
Trajneri italian, i zhgënjyer dhe i revoltuar, nuk i fshehu ndjenjat e tij në përfundim të ndeshjes. Fjalët e tij ishin një thirrje e qartë për reflektim mbi atë që ndodhi dhe mbi atë çfarë përfaqëson në të vërtetë futbolli:
“Është një shaka, kjo nuk është e mundur fare. Të pezullosh një ndeshje për 2 orë…, ky nuk është më futboll. Kjo nuk është e pranueshme për lojën tonë. E kuptoj ndërprerjen për arsye sigurie, por ndoshta nuk është vendi i duhur për të zhvilluar një ndeshje futbolli të tillë. Djema, ky nuk është futboll, ta ndalosh një ndeshje për dy orë.
Ne kishim njerëz që qeshnin, hanin, ishin në telefonat e tyre. Nuk është më e njëjta ndeshje futbolli pas dy orësh. Nuk është normale që pas 85 minutash të mos pësosh asnjë rast dhe kur kthehesh në fushë të pësosh raste. Është diçka krejtësisht jashtë normales”.