Tag: fuste

  • Tentoi të fuste në Shqipëri 1 mijë fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

    Tentoi të fuste në Shqipëri 1 mijë fishekë dhe 20 mijë euro të padeklaruara, arrestohet 55-vjeçari në Portin e Durrësit

    Shtetasi Kujtim Aliaj, 55 vjeç, është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar një sasi municioni dhe para të padeklaruara.

    Gjatë kontrollit në kamionin që ai drejtonte, u gjetën të fshehura në kabinë 1000 fishekë për armë gjahu dhe rreth 20 000 euro. Mjeti, fishekët, eurot, pasaporta dhe telefoni i tij u sekuestruan si prova materiale.
    NJOFTIMI:
    Port Durrës/Kontrolle intensive për goditjen e krimeve kufitare.
    Tentoi të fuste në territorin e RSh-së, 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 000 euro, pa i deklaruar, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe vihet në pranga 55-vjeçari.
    Sekuestrohen fishekët, shuma e eurove dhe kamioni ku ato ishin fshehur.
    Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të municionit luftarak dhe një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
    Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
    Gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë gjahu, armë gjahu dhe rreth 20 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe celularin e 55-vjeçarit.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Tentoi të fuste kontrabandë 49 iPhone në Shqipëri, arrestohet në Portin e Durrësit 53-vjeçari nga Kosova

    Tentoi të fuste kontrabandë 49 iPhone në Shqipëri, arrestohet në Portin e Durrësit 53-vjeçari nga Kosova

    Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smartphone”, duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave në hyrje të territorit shqiptar.

    Gjatë këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë, i cili tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme 49 celularë të markës iPhone, të fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte.

    Celularët nuk kishin fatura blerjeje dhe dyshohet se ishin pjesë e një skeme kontrabande për të shmangur detyrimet doganore. Policia sekuestroi gjithashtu kamionin dhe 2 aparate celularë që përdorte i arrestuari.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

    Policia Kufitare njofton se kontrollet në pikat kufitare do të vijojnë me intensitet të lartë, me qëllim goditjen e çdo tentative për paligjshmëri.

  • Tentoi të fuste në Shqipëri makinën  e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në portin e Durrësit

    Tentoi të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në portin e Durrësit

    Një shtetas italian është arrestuar në portin e Durrësit, teksa tentoi të fuste në vendin tonë një makinë të vjedhur në vendin fqinj.
    “Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç. Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25.07.2025”, informon policia.
    Policia ka sekuestruar automjetin që rezulton i vjedhur një muaj më parë, ndërsa mbi italianin rëndon vepra penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

  • Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit

    Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar, pranga 42 vjeçarit

    Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri, verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari  në Durrës. Policia finalizoi operacionin e koduar ‘Qelqi’, ku u sekuestruan mallrat, kamioni, pasaporta dhe celulari i të arrestuarit.
    ‘Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues në Durrës.
    Nga kontrolli në automjet u konstatun  arka me  verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi Sh. G. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “Qelqi”, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale’, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /opinion.al

  • Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa doganë, arrestohet 42-vjeçari

    Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa doganë, arrestohet 42-vjeçari

    Tentativa e një 42-vjeçari nga Durrësi për të futur në Shqipëri, verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, ka dështuar pasi është ndalur në portin e qytetit bregdetar.
    Policia bën me dije se ka vënë në pranga 42-vjeçarin dhe ka sekuestruar kamionin që ai drejtonte, së bashku me mallrat.
    “Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli në automjet u konstatuan  arka me  verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi Sh. G. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit”, njofton policia.

  • Tentoi të fuste verë dhe shampanjë kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit

    Tentoi të fuste verë dhe shampanjë kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari në Portin e Durrësit

    Një 42-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të fusë në vendin tonë shampanjë dhe verë, pa i deklaruar në doganë.

    Sipas policisë, në pranga ka rënë 42-vjeçari me iniciale Sh. G., i cili drejtonte një mjet tim kamion, në të cilin kishte ngarkuar mallin të pa pajisur me fatura blerjeje.

    42-vjeçarit iu sekuestruan arka me  verë dhe shampanjë, kamioni, pasaporta dhe celulari.

    Port, Durrës

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Qelqi”

    Tentoi të fuste me kamion, në Shqipëri, verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari.

    Sekuestrohen mallrat dhe kamioni, pasaporta dhe celulari i të arrestuarit.

    Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42 vjeç, banues në Durrës.

    Nga kontrolli në automjet u konstatun  arka me  verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi Sh. G. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.

    Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “Qelqi”, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Dyshohet se fuste drogë në burg, arrestohet polici në Drenovë

    Dyshohet se fuste drogë në burg, arrestohet polici në Drenovë

    Prej kohësh në përgjim, arrestohet ditën e sotme polici i burgut të Drenovës.

    Burime bëjnë me dije se ka qenë prokuroria që prej disa muajsh e ka vendosur në përgjim policin Rudenc Myrte ndërsa sipas të dhënave, dyshohet se fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme.
    Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lëndë narkotike kanabis ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë.

    Top Channel

  • Fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

    Fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

    KORÇË- Arrestohet polici i burgut të Drenovës. Prokuroria e Korçës e kishte vendosur prej disa muajsh në përgjim efektivin e Policisë së Shtetit, R.Myrte. Gardiani fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme.
    Ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lëndë narkotike kanabis ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë.
     

  • Tentoi të fuste cigare dhe produkte kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

    Tentoi të fuste cigare dhe produkte kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

    Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, pasi tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme mallra kontrabandë në territorin shqiptar.
    Në pranga është vendosur personi me inicilalet S. L., banues në fshatin Plug të Lushnjës. Ai u ndalua teksa drejtonte një automjet që kaloi në vijë të dytë për kontroll të detajuar.
    Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan të fshehura në automjet 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të padeklaruara në kundërshtim me ligjin.
    ‘Kapshticë, Korçë/ Tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore, kapet në flagrancë dhe arrestohet 48-vjeçari. Sekuestrohen mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetin që drejtonte.
    Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar një automjet me drejtues shtetasin S. L., 48 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të cilat shtetasi S. L. tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë”. Mallrat e konstatuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, njoftoi policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Kryebashkiaku italian arrestohet teksa po fuste para në xhep

    Kryebashkiaku italian arrestohet teksa po fuste para në xhep

    Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër administratës publike.

    Coppola u ndalua mbrëmë, ndërsa po fuste në xhep disa para, gjatë një darke në të cilën mori pjesë pas një eventi sportiv.

    Për momentin, kryetari i bashkisë akuzohet për krimin e nxitjes së padrejtë për të dhënë ose premtuar përfitime.

    Kryetari i bashkisë Massimo Coppola është një avokat 48-vjeçar. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2020 ai u zgjodh nga një sërë listash qytetare.