Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri. Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në pak kohë në vendin tonë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.
Në orën 08:45, kryeministri Edi Rama e ka pritur presidentin francez në kryeministri. Më pas, në orën 09:30, do të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë. Vizita zyrtare e Macron do të vijojë me një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, e cila është parashikuar në orën 10:00-10:15. Të dy udhëheqësit do të flasin edhe në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku do të jetë i pranishëm edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner si dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi.
Një ditë më parë, pas samitit, presidenti francez inauguroi me kryeministrin shkollën prestigjoze franceze të kodimit “Ecole 42”, e dedikuar drejt botës së teknologjisë. Rama dhe Macron biseduan me të rinjtë që gjendeshin në mjediset e reja të dedikuara, të cilët sollën eksperiencat e tyre personale të adoptimit me sukses në fushën digjitale. Në fund u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit Shqipëri-Francë për inovacionin nga dy ministrat përfaqësues për inovacionin.
Në fushën e mbrojtjes ministri francez Sébastien Lecornu firmosi me ministrin Piro Vengu marrëveshjen teknike për blerjen e sistemit të vëzhgimit ajror nga një kontraktor industrial francez. Një mbështetje për Forcat Ajrore shqiptare në rritjen e kapaciteteve të avancuara mobile. Në nder të mysafirëve francezë kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda shtruan një darkë zyrtare në pallatin e Brigadave.
AXHENDA:08.45: Takim dypalësh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Emmanuel Macron (Vendi:Salla e Hartave, Kryeministria)
Delegacioni shqiptar:Z. Edi Rama, KryeministërZnj. Belinda Balluku, Zv/KM, Ministre e Infrastrukturës dhe EnergjisëZ. Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e JashtmeZ. Pirro Vengu, Ministër i MbrojtjesZnj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe MjedisitZnj. Adea Pirdeni, Ministre Shteti për Administratën Publike dhe AntikorrupsioninZnj. Majlinda Dhuka, Ministër Shteti, KryenegociatoreZ. Dritan Tola, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në ParisZ. Erald Elezi, Drejtor i KESHZ. Enio Ohri, Kabineti i Kryeministrit09.30: Ceremoni nënshkrimi marrëveshjesh (Vendi: Salla e Hartave, Kryeministria)1- Në fushën e Mbrojtjes (Ministria e Mbrojtjes)2- Në fushën e prodhimit të energjisë (KESH)3- Në fushën e turizmit (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit)10.00-10.15: Deklaratë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe Presidenti Macron(Vendi: Mjedisi Eden, Kryeministria)
Pjesëmarrja: I gjithë delegacioni
10.15: Lëvizja drejt Teatrit të Operas dhe Baletit
Kryeministri Rama dhe Presidenti Macron lëvizin së bashku10.30: Fjalë të dy liderave në Forumin FII (Vendi: Salla e madhe, TOB)
11.00: Nisja e delegacionit francez drejt aeroportit të Rinasit11.15: Mbërritja e delegacionit francez në aeroportin e Rinasit11.30: Fluturim i posaçëm kthimi drejt Parisit (F-RAFR)
Tag: fushën
-

VIDEO / Rama pret Macron në Kryeministri, pritet të firmosen disa marrëveshje, merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik
-

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila pritet të nënshkruhet nga kryeministri malazias, Millojko Spajiq, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Dokumenti përfshin mbështetjen në rast sulmi të armatosur, investime në industrinë e mbrojtjes, bashkëpunim në fushën e inteligjencës, si dhe kontributin për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Rreth 30 shtete, kryesisht anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), kanë nënshkruar marrëveshje të ngjashme me Ukrainën.
Pas nënshkrimit, marrëveshja duhet të ratifikohet nga Kuvendi i Malit të Zi, i cili aktualisht drejtohet nga Andrija Mandiq – një politikan që kishte votuar kundër rezolutës që dënonte pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022. Kuvendi, për më shumë se tetë muaj, nuk ka proceduar as propozimin për pjesëmarrjen e ushtrisë së Malit të Zi në misionin e ndihmës ushtarake të Bashkimit Evropian për Ukrainën, as në një mision të ngjashëm të organizuar nga NATO-ja.
Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi më 9 maj se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mund të vizitojë së shpejti Malin e Zi dhe të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë.
Edhe pse data e vizitës ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, përmendet 15 maji si mundësi. Megjithatë, po për atë datë përflitet edhe mundësia e një takimi të Zelenskyt në Stamboll me presidentin rus, Vladimir Putin.
Një ditë më pas, më 16 maj, Zelensky pritet të jetë në Shqipëri, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Qeveria e Malit të Zi e miratoi marrëveshjen më 8 maj, pas disa muajsh negociata, ku morën pjesë 14 ministri, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave të Klasifikuara dhe Agjencia për Siguri Kombëtare.
Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, Mali i Zi ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 11.3 milionë eurosh, dhe ka pranuar përqindjen më të lartë të qytetarëve ukrainas në raport me popullsinë e vet.
Sipas marrëveshjes, dy shtetet angazhohen për konsultime në rast të një përshkallëzimi të rëndë të agresionit aktual, apo të ndonjë sulmi të ardhshëm rus kundër Ukrainës.
“Mali i Zi do t’i ofrojë ndihmë Ukrainës e cila mund të përfshijë ndihmë të shpejtë dhe të vazhdueshme politike, të sigurisë, ushtarake, humanitare dhe ekonomike si dhe koordinim për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe të tjera ndaj Federatës Ruse”. u tha në deklaratë
Mali i Zi tashmë është plotësisht i harmonizuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Marrëveshja parasheh edhe bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes, me qëllim përfitimesh të ndërsjella politike dhe komerciale.
Parashikohet që Mali i Zi të shqyrtojë mundësinë e ndarjes së mbështetjes financiare për zhvillimin e industrisë mbrojtëse të Ukrainës, përmes investimeve në zgjerimin e kapaciteteve, furnizimin me materiale për municion dhe blerjen e produkteve ushtarake për nevojat e ushtrisë ukrainase.
Dokumenti nënvizon se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për luftën, për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve të ardhshme. Të dyja shtetet ndajnë bindjen për krijimin e një tribunali për të ndjekur penalisht krimin e agresionit kundër Ukrainës.
Përveç përgjegjësisë ligjore, Rusia duhet të mbajë edhe përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara dhe për procesin e gjatë të rindërtimit të Ukrainës.
“Pasuritë sovrane të Rusisë që ndodhen në territorin e Malit të Zi, në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, do të bllokohen derisa Rusia të kompensojë dëmet, humbjet dhe plagët e shkaktuara”, thuhet në marrëveshje./REL
-

Kancelari gjerman mesazh të qartë Rusisë për luftën në Ukrainë, Merz: Topi është në fushën e Moskës
“Topi është në fushën e Moskës”, tha sot në Bruksel kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se BE mbështet propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim 30-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës.
Në dy konferenca për shtyp në Bruksel sot, pas takimeve me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe më pas me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen, Friedrich Merz iu drejtua luftës në Ukrainë.
“Jam mirënjohës që shumica e shteteve dhe qeverive në BE bien dakord që ne duhet të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe luftën e saj kundër luftës së agresionit rus”, tha ai.
Merz tha se pati një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin Trump të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës ata diskutuan për Ukrainën dhe marrëdhëniet tregtare, dhe se Presidenti i SHBA-së e kishte ftuar atë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë.
Lidhur me Ukrainën, Merz tha se BE mbështet iniciativën e Presidentit Trump për një armëpushim 30-ditor.
“Kjo do të jetë një provë se sa seriozisht e merr Putin një marrëveshje të tillë”, tha ai, duke shtuar se në të ardhsmen do të shohin nëse është e mundur të shndërrojnë një armëpushim të mundshëm në negociata të vërteta paqeje.
Ai vazhdoi duke thënë se BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin Ukrainën dhe “tani topi është në fushën e Moskës” dhe se “Rusia është ajo që duhet të tregojë se e merr seriozisht paqen në Ukrainë”.
Merz tha gjithashtu se si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja janë të gatshme të rrisin presionin për sanksione ndaj Moskës nëse ajo nuk i merr seriozisht bisedimet e paqes.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që më në fund të fillojë rrugën drejt negociatave të vërteta të paqes. Nëse kjo nuk ndodh, ne nuk do të hezitojmë, së bashku me partnerët tanë evropianë dhe SHBA-në, të rrisim presionin për sanksione”, tha Merz.Top Channel
-

Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ FSHF transformon fushën e stadiumit “Selman Stërmasi”, gati për të pritur skuadrat finaliste
Fusha e stadiumit “Selman Stërmasi”, e përzgjedhur për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, është transformuar tërësisht dhe tashmë është gati për të pritur skuadrat finaliste që do të stërviten aty.
Federata e Futbollit ka kryer ndërhyrje të thelluara në këtë impiant, duke e rikthyer fushën në gjendje optimale për zhvillimin e seancave stërvitore.
Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e Kampionatit Europian U-17, ndërsa ekipet finaliste pritet të mbërrijnë në Tiranë gjatë javës së ardhshme.
Shqipëria U-17 do të nisë rrugëtimin e saj më 19 maj, me ndeshjen hapëse të Europianit ndaj Portugalisë, që do të luhet në “Arenën Kombëtare”, në orën 18:00. -

Jokic udhëheq Denver drejt triumfit ndaj Cleveland, New York fiton në fushën e Boston
Vijojnë surprizat në gjysmëfinalet play off, me skuadrën e Denver e cila fitoi 121-119 në fushën e Oklahoma. Kjo e fundit, me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt, zhgënjeu në sfidën e parë, në fushën e saj.
Denver bëri një paraqitje të mirë, ku shkëlqeu Nikola Jokic, protagonist me 42 pikë e 22 rebound. Ai u mbështet edhe nga Gordon me 22 pikë e Muray me 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Alexander Shai.
Në Konferencën e Lindjes surprizon edhe New York, që fitoi 108-105 ndaj kampionëve në fuqi të Boston pas kohës shtesë. Brunson dhe Anunoby realizuan nga 29 pikë secili për nju-jorkezët, një dyshe që bëri diferencën në fushë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Cleveland – Indiana, (0-1)
Boston – New York, 105-108 (0-1)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, 119-121 (0-1)
Minnesota – Golden State -

Rama: Duam Shqipëri digjitale! Lideri socialist premton më shumë investime në fushën e teknologjisë
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi sot një takim me rinjtë e angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, për t’i dhënë më shumë prioritet nismës për zhvillimin e Shqipërisë Digjitale.
Rama u shpreh se qeveria synon që ta çoj numrin e laboratorëve inteligjentë nëpër shkolla në 1000, ndërsa dha lajmin se me mbështetjen e Francës do të investohet në një tjetër strukturë teknologjike
“Këtu tek piramida për pak ditë, besoj në mesin e majit kur do të bëhet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, është planifikuar që së bashku me presidentin e Francës të hapim dhe një tjetër strukturë, është tanimë gati. Ngjitur këtu. Është një strukturë shumë e njohur tanimë në botën e teknologjisë, një shkollë tërësisht ndryshe nga shkollat tradicionale. Quhet “Ecole 42” ku jepet mundësia të gjithëve pavarësisht moshës, pavarësisht backgroundit akademik, shkollës që kanë kryer që të konkurrojnë për të hyrë në atë shkollë dhe me një program shumë më specifik dhe inovativ, të gjithë këtyre njerëzve që janë të moshave të ndryshme, janë të background-eve të ndryshme, ju jepet çelësi për të hyrë në botën e teknologjisë”, tha Rama.Rama premtoi më shumë vëmendje për programin e start up-eve
“E para që ne po shohim një prurje të pazakonshme nëse mund ta quaj kështu, kompanish të huaja që duan të konsiderojnë Shqipërinë si një pikë për të vendosur operacionet e tyre, në pikërisht fushën e teknologjisë. Dhe nga ana tjetër ne jemi shumë të vetëdijshëm që paralelisht me çka bëjmë për të nxitur sipërmarrjen në këtë fushë, kemi një hendek akoma të konsiderueshëm në kërkim-zhvillim dhe duhet të japim më shumë së bashku, për të forcuar pikërisht kërkim-zhvillimin”, deklaroi kryeministri.
Programi i kodimit, është një nga nismat më ambicioze të qeverisë, në kuadër të vizionit për ndërtimin e Shqipërisë Digjitale, duke subvencionuar kurse profesionale në fushën e teknologjisë dhe kodimit për të rinjtë.
/vizionplus.tv -

“Topi është në fushën e Kievit”, Kremilni: Ukraina duhet të fillojë bisedimet e paqes
Rusia thotë se është duke pritur për një sinjal nga Ukraina për të nisur negociatat e drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftës.
I pyetur nëse Ukraina duhet të jetë ajo që do të nisë bisedimet e drejtpërdrejta, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ‘topi është në fushën e Kievit’.
“Të paktën Kievi duhet të ndërmarrë disa veprime në këtë drejtim. Deri më tani ne nuk shohim asnjë veprim”, tha Peskov.
Kremlini tha javën e kaluar se perspektiva e mbajtjes së bisedimeve të drejtpërdrejta me Kievin ishte ngritur në një takim tre-orësh midis Vladimir Putin dhe Steve Witkoff.Top Channel
-

Rama nga Vlora për projektet strategjike: Të krijojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak
Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, kryesisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe zhvillimin e Portit të këtij qyteti.
Në fjalën e tij, Rama u ndal te marrëveshja e firmosur me një nga kompanitë më të mëdha të botës në industrinë ushtarake, për ngritjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë.“Marrëveshja për krijimin e kësaj Akademie është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm në funksion të mbështetje, qoftë të aviacionit civil, qoftë të Forcave tona të Armatosura ajrore me një kapital njerëzor të kualifikuar cilësisht për kohën që jetojmë”.
“Sot bëjmë të mundur një marrëveshje që i hap rrugën pastaj kontratës me një ndër ekselencat botërore në fushën e industrisë së mbrojtjes LB Systems”, tha Rama.
Ndërkohë, kryeministri u shpreh se, “jemi në një moment kthese historike në fushën e mbrojtjes. Kthesë historike që diktohet pa diskutim nga konteksti botëror, por edhe nga konteksti evropian”.
“E mësuam në mënyrën më brutale të mundshme që lufta nuk është një film dokumentar bardhezi, por është një realitet fatkeqësisht në dyert e Evropës. Ndërkohë që po përpjetojmë një proces tërësisht befasues dhe të paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë të qasjes ndaj mbrojtjes, të qasjes ndaj idesë së luftës, në një botë ku konfliktet nuk duket se do shkojnë duke u shuar, por po bëhën gjithmonë e më të ndërlikuara për shkak të teknologjisë që përparon në mënyrë marramendëse”, tha Rama.
Patjetër, shtoi Rama, “që edhe për ne ka lindur, jo nevoja, por domosdoshmëria që t’i qasemi këtij procesi transformimi me një strategji të re. Dhe kjo strategji e re ka filluar të jetësohet hap pas hapi. Pjesë e këtij jetësimi është edhe marrëveshja që sapo u firmos me partnerë strategjikë të besuar të Republikës së Shqipërisë. me miq dhe aleatë të padyshimtë të popullit shqiptar, të kombit shqiptar”.
“Jemi në një proces diskutimesh në disa drejtime, por thelbi është që ne duam të rilindim industrinë tonë të mbrojtjes dhe industrinë tonë të prodhimit ushtarak”, tha Rama.
“Jemi shumë optimistë për hir të së vërtetës. Kemi partnerët dhe aleatët e duhur që janë liderë në këtë fushë, jo vetëm Izraelin, por edhe SHBA-në, edhe shtete të tjera të BE-së dhe patjetër edhe Turqinë, që është një aleat strategjik i yni, dhe ne jemi duke punuar në disa drejtime”. -

Oklahoma një hap larg gjysmëfinaleve, Clippers dhe New York marrin sërish epërsinë
Oklahoma është një hap larg gjysmëfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 114-108 në fushën e Memphis, duke udhëhequr 3-0 serinë.
Një ndeshje më e bukur se dy të parat, me Memphis që dueloi për fitoren, Alexander Shai me 31 pikë bëri diferencën në fushë për miqtë, mbështetur nga J.Williams me 26 pikë e C.Holmgren me 24 pikë.
Po në Perëndim, ekipi i Clippers fitoi 117-83 në fushën e tij ndaj Denver dhe merr sërish epërsinë e çerekfinaleve. 4 lojtarë të Clippers realizuan mbi 19 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York fitoi 118-116 ndaj Detroit në fushën e këtij të fundit. Karl-Anthony Towns me 31 pikë dhe Jalen Brunson me 30 pikë u dalluan për skuadrën nju-jorkeze, që udhëheq 2-1 serinë.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
(1) Cleveland – (10) Miami, (2-0)
(2) Boston – (7) Orlando, (2-0)
(3) New York – (6) Detroit, 118-116 (2-1)
(4) Indiana – (5) Milwaukee, (2-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
(1) Oklahoma – (8) Memphis, 114-108 (3-0)
(2) Houston – (7) Golden State, (1-1)
(3) Lakers – (6) Minnesota, (1-1)
(4) Denver – (5) Clippers, 83-117 (1-2) -

Rama në Kashar: Anëtarësimi në BE 10-fishon mbështetjen financiare për të rinjtë në teknologji
Kryesocialiste Edi Rama gjatë takimit elektoral për zgjedhjet e 11 majit, që zhvilloi me banorët e Njësisë 6, Kashar në Tiranë, tha se me mbështetjen e BE-së, ne do të arrijmë të mbështesim 100 mijë fëmijë që kanë nevoja të ndryshme.
Rama tha se BE ka shumë financime dhe projekte për fëmijët në të gjitha nivelet. Për të sot Shqipëria po përparon dhe shënon rezultate pozitive në fushën e teknologjisë, ndërsa shumë të rinj të talentuar kanë ecur përpara në këtë drejtim.”Qeveria ka një program të veçantë që i mbështetet startupe-t, por në momentin që ne bëhemi anëtarë të BE, 10-fishohet mbështetja financiare për të rinjtë në fushën e teknologjisë”, tha Rama.