Tag: fushën

  • Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë

    Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë

    Zjarri

    VLORË- Policia e Shtetit ka nisur hetimet për katër zyrtarë në Drejtorinë e Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se një ditë pas zjarrit që u aktivizua në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë
    Francesko Tozaj, Alpin Skëndaj, Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj, sipas njoftimit zyrtar, kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit dhe duke sjellë ndotje të mjedisit.
    Njoftimi i policies:
    Referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.

  • Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim dy drejtorë të bashkisë dhe tre punonjës

    Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim dy drejtorë të bashkisë dhe tre punonjës

    Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë: -referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit”, njofton policia e Vlorës.
    gijotina.com/

  • Vlora pushtohet nga tymi/ Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

    Vlora pushtohet nga tymi/ Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

    Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problematikë të kahershme për qytetin bregdetar.
    I ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dyke lënë pas shtullunga të dendura tymi në ajër.
    Pavarësisht vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës dhe zhvendosjes së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë vend të ri, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin e djegies së mbetjeve në fushën e vjetër.
    Mbetjet e grumbulluara prej vitesh në këtë vend vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke ndotur rëndë ajrin dhe mjedisin përreth.
    Banorët e zonës kërkojnë masa urgjente nga autoritetet dhe institucionet përkatëse për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen dhe për të garantuar një mjedisin.

  • Abuzime, gabime ligjore dhe përjashtime të pajustifikuara nga TVSH, si institucionet shtetërore po “shkërmoqin”…

    Abuzime, gabime ligjore dhe përjashtime të pajustifikuara nga TVSH, si institucionet shtetërore po “shkërmoqin”…

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur alarmin për një dëm prej mbi 10 milionë eurosh që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga institucionet publike vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025. Raporti zyrtar flet për abuzime, menaxhim të dobët të fondeve, shkelje ligjore në fushën doganore dhe tatimore, si dhe përjashtime të pajustifikuara nga TVSH-ja. Më të përfolurat për keqmenaxhim janë Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Korporata e Investimeve Shqiptare.
    KLSH konstaton se 70% e dëmit vjen nga shpërdorimet me shpenzimet, ndërsa vetëm 30% nga të ardhurat. Në fokus të veçantë është Dega Doganore e Rinasit, ku janë gjetur shkelje flagrante që përfshijnë pagesa të papaguara, deklarime të rreme dhe trajtim të padrejtë të përjashtimeve fiskale. Kontrolli ka dhënë 14 rekomandime dhe 5 masa disiplinore ndaj drejtuesve përgjegjës, ndërsa paralajmëron se situata po rrezikon themelet e disiplinës financiare në vend.
    Detajet
    Konkretisht mënyra jo efektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga institucionet ka mbajtur peshën kryesore të ndikimit negativ në financat e subjekteve që janë bërë pjesë e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në 4 muajt e parë të vitit. Buletini i fundit vlerëson se gjatë periudhës Janar-Prill 2025, janë dhënë 14 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 1.04 miliardë lekë apo mbi 10 milionë euro. Nga këto dëmi ekonomik është vlerësuar 4.9 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 994.3 milionë lekë mijë lekë dhe 46.7 milionë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor.
    Raporti vlerëson se sa i takon vlerës së efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 30% në fushën e të ardhurave dhe 70% në fushën e shpenzimeve. Sa i takon ndikimit negativ të shkeljes së disiplinës financiare peshën më të madhe e mban ajo tek të ardhurat me institucione specifike Agjenci Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Korporata e Investimeve Shqiptare, raporton revista “Monitor”. Ndërkohë sipas raportit të auditimit për periudhën Janar – Prill 2025, KLSH ka konstatuar mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave tatimore & doganore, si detyrime dhe penalitete të vlerësuara në vlerën 46.7 milionë lekë konstatuar Degën Doganore Rinas.
    Kjo ka ardhur si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore. Në periudhën Janar – Prill 2025, auditimet e kryera nga KLSH kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 55 subjekte. Lidhur me gjetjet ky i fundit ka adresuar tek subjektet e audituara 5 rekomandime për masa administrative dhe disiplinore, nga të cilat 5 masa disiplinore.

  • Hoxha pret në takim ambasadorin e Spanjës: Propozime për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

    Hoxha pret në takim ambasadorin e Spanjës: Propozime për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura me të cilin bisedoi rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme. Hoxha vuri në dukje kontributet e Spanjës në rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe Institutit të Policisë Shkencore.
    ”Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Spanjës janë të konsoliduara dhe ndërtohen mbi vlera të përbashkëta, me fokus forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave”, shkruan ministri në rrjete sociale pas bisedës.

    Në takim u vlerësua intensiteti i shkëmbimit të informacionit, hetimet dhe operacionet e përbashkëta mes strukturave përkatëse të dy vendeve. Një çështje tjetër, që u pa me interes ishte propozimi për bashkëpunim mes Akademisë së Sigurisë dhe Shkollës Kombëtare të Policisë së Spanjës, e cila mund të krijojë një urë të re shkëmbimi në fushën e arsimit policor.

  • Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, arrestohen 4 persona (Emrat)

    Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, arrestohen 4 persona (Emrat)

    Policia e Fierit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë kanë goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të armëve dhe drogës. Në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa ditën e djeshme janë zhvilluar edhe 13 kontrolle. Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:
    Boran Buzi, 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
    Niko Osma, 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;
    Qamil Shurdhi, 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;
    Besim Buzi, 33 vjeç, banues në Divjakë.

  • Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona

    Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona

    Policia e Fierit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë kanë goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të armëve dhe drogës.
    Mësohet se në pranga janë vënë 4 persona, konkretisht shtetasit B.B 48 vjeç, i dënuar në Itali me 30 vjet burg për prostitucion dhe armëmbajtje pa leje, N.O 53 vjeç, Q.SH 48 vjeç dhe B.B 33 vjeç.
    Supas uniformave blu, mësohet se grupi vepronte në Fier, Lushnje, Durrës, Shkodër e Kukës.
    Njoftimi i policisë:
    Operacioni policor i koduar “Procedimi” është finalizimi i një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit.
    Procedimi u iniciua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier dhe u ndoq në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.
    Siç është bërë publike edhe më parë përmes njoftimeve tona për shtyp, strukturat e DVP Fier kanë vijuar pa ndërprerje operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, specialistët e sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier siguruan informacion përmes inteligjencës policore dhe e referuan në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1815/2024, që u ndoq për disa muaj, me metoda speciale të hetimit.
    Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbanin armë zjarri, për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë.
    Po nga hetimet rezultoi se ky grup merrej edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit.
    Në vijim të hetimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Procedimi”.
    Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh.
    Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan:
    4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);
    3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
    5000 fara kanabisi;
    2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;
    3 automjete dhe 10 celularë.
    Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.
    Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:
    B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
    N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;
    Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;
    B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.
    Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
    Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale.
    B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.
    Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.
    Operacioni vijon dhe hetimet po thellohen, për të identifikuar dhe kapur shtetasit e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

  • Ministrja Ibrahimaj: Rritje eksponenciale e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë

    Ministrja Ibrahimaj: Rritje eksponenciale e kompanive shqiptare në fushën e teknologjisë

    Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Konferenca, e cila ka bërë bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, trajton temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon.
    Në fjalën e saj gjatë konferencës, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj theksoi rëndësinë e veprimit të menjëhershëm në këtë fazë të zhvillimit teknologjik që po përjeton vendi. “Ne sot mbase nuk jemi në kulm, por jemi në një pozicion shumë të mirë sa i përket teknologjisë së informacionit. Ky është momenti që të veprojmë tani, ndaj thirrja juaj është më e gjetura për gjërat që duhet të bëjmë bashkë”, theksoi ajo.

    Ministrja shprehu bindjen se rezultatet konkrete nuk do të mungojnë. “Ju keni treguar që dini të krijoni produkte dhe jam e sigurt që në një vit nga tani do të kemi jo një, por disa produkte që do të vijnë nga aktivitetet si ky. Potenciali është i jashtëzakonshëm, numrat flasin qartë”, deklaroi ministrja.
    Ajo nënvizoi se kompanitë shqiptare në fushën e teknologjisë janë rritur në mënyrë eksponenciale gjatë viteve të fundit, duke përfaqësuar jo vetëm një burim krenarie, por edhe një mundësi të madhe për të ardhmen ekonomike të vendit. Samiti “ACT NOW 2025” vjen si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.
    Konferenca do të ndiqet nga një ceremoni ekskluzive çmimesh për bizneset dhe projektet më inovative dhe me impakt nga Shqipëria dhe Diaspora. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë aplikantët e përzgjedhur nga juria e ACT NOW 2025. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fituesi i ACT NOW Grand Prize do të mbështetet me një shumë prej 50 mijë euro për projektin më inovativ, si dhe do të vlerësohet gjithashtu projekti rinor më origjinal dhe inovativ dhe ekipi fitues i Cyber Drill Challenge.

  • Arma e re vdekjeprurëse që mund të ndryshojë faktet në fushën e betejës Rusi-Ukrainë

    Arma e re vdekjeprurëse që mund të ndryshojë faktet në fushën e betejës Rusi-Ukrainë

    Një armë e re mund të ndryshojë faktet në fushën e betejës në Rusi-Ukrainë. Këta janë dronët e rinj me fibra optike, një produkt i teknologjisë në zhvillim të vazhdueshëm.
    Ata përbëhen nga një bobina prej dhjetëra kilometrash kabllo me fibra optike që vendoset në fund të një droni dhe lidhet me operatorin, duke parandaluar në mënyrë efektive kundërmasat elektronike dhe duke mbetur imune ndaj luftës elektronike.
    “Video dhe sinjali i kontrollit transmetohen nga dhe prej dronit përmes kabullit, jo përmes frekuencave të radios. Kjo do të thotë se nuk mund të ndërhyhet nga interceptorët elektronikë“, tha një inxhinier i një droni ushtarak në fushën e betejës në Rodinsk dhe Pokrovsk.
    Kur dronët filluan të përdoreshin masivisht në këtë luftë, të dyja ushtritë pajisën automjetet e tyre me sisteme luftarake elektronike, të cilat mund t’i neutralizonin ato. Kjo mbrojtje është zhdukur me ardhjen e dronëve me fibra optike. Rusia aktualisht ka avantazhin në zhvillimin e këtyre armëve, ndërsa Ukraina, nga ana e saj, po përpiqet të rrisë prodhimin e saj.
    “Rusia filloi të përdorte dronët me fibra optike shumë kohë para nesh, ndërsa ne ende po i testonim ato. Këta dronë mund të ulen më poshtë se zakonisht. Me to mund të hyjmë edhe në shtëpi dhe të kërkojmë objektivat brenda“, thotë një pilot droni i Brigadës së 68-të.
    Dronët me fibra optike kanë të meta pasi janë më të ngadaltë dhe kablloja mund të ngatërrohet lehtësisht në pemë.
    Por tani për tani, përdorimi i gjerë i Rusisë do të thotë se ato shpesh mund të jenë më vdekjeprurëse për kampin kundërshtar.

  • Minnesota mposht Oklahoma dhe rihap garën për titull në Perëndim

    Minnesota mposht Oklahoma dhe rihap garën për titull në Perëndim

    25 Maj 2025

    9:12

    Telesport

    Minnesota fitoi sot në fushën e saj 143-101 ndaj Oklahoma në finalen e tretë play off të Konferencës së Perëndimit në NBA.
    Ky është suksesi i parë për Minnesota, ndërkohë që Oklahoma vijon të udhëheqë serinë, tashmë me shifrat 2-1.
    Një ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që dominuan në fushë ndaj skuadrës me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt.
    Anthony Edwards me 30 pikë e Julius Randle me 24 pikë bënë diferencën në fushë për Minnesota, ndërsa Shai “ngeci”, duke realizuar vetëm 14 pikë.
    Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Minnesota.
    Konferenca e Lindjes-Finale
    New York – Indiana, (0-2)
    Konferenca e Perëndimit-Finale
    Oklahoma – Minnesota, 101-143 (2-1)