Tag: fushën

  • Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci në fushën e mbrojtjes, Rama: Qasja e Serbisë, e prapambetur

    Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci në fushën e mbrojtjes, Rama: Qasja e Serbisë, e prapambetur

    Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot produkt të prapambetjes qasjen e Serbisë ndaj marrëveshjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes.
    Në një intervistë televizive, Rama u shpreh se “ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjë, por kemi bërë një një marrëveshje mes tri shteteve demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes”.

    “Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në rast se ka tërbim, është thjesht produkt i prapambetjes. Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”, theksoi Rama.

    Kryeministri theksoi se “Kosova nuk ka fare lidhje me Serbinë dhe as nuk duhet ta ketë fare parasysh Serbinë në rrugën e vetë”.

    “Për mua Kosova e ka fituar luftën, duhet të fitojë paqen dhe për këtë duhet të sistemohet në tryezën e bashkësisë demokratike. Që ta bëjë nuk duhet të shohë fare nga Beogradi, nuk duhet t’ja dijë fare për Serbinë, nuk duhet t’ja dijë fare për çfarë thonë apo çfarë pretendojnë apo nuk pretendojnë serbët, pot duhet të bëjë detyrat e veta për veten dhe të ardhmen e vetë. Këto lidhen me dialogun por lidhen me BE-në dhe SHBA-në”, tha Rama.
    Sipas tij, Kosova duhet t’i përmbushë në mënyrë unilaterale detyrimet që janë vendosur në kuadër të dialogut me Serbinë dhe të shkojë përpara.
    “Nuk ka pse të merret me Serbinë. Serbia në këtë aspekt nuk ka çfarë të humbë. Serbia ka humbur në raport me Kosovën. Kosova ka shumë për të humbur dhe po i humb duke u marrë me Serbinë”, shtoi ai. ATSH

  • Marrëveshja ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Rama: Është për mbrojte jo për sulm! Nëse ka “tërbim” nga Serbia..

    Marrëveshja ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Rama: Është për mbrojte jo për sulm! Nëse ka “tërbim” nga Serbia..

    Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë këtë vit, e “tërboi” Serbinë. 
    Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, tha se kjo nuk është aleancë për të sulmuar dikë, por thjesht një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak mes tri shteteve demokratike. 
    “Ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjëri. Kemi bërë marrëveshje mes tre shtetesh demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në këtë rast, siç e thatë ju, në rast se ka tërbim, është thjesht prapambetje, është produkt i prapambetjes”. 
    “Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”, deklaroi Edi Rama në këtë intervistë. 

  • Bashkëpunimi shtetëror: nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, te shëndetësia

    Bashkëpunimi shtetëror: nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, te shëndetësia

    Megjithëse Izraeli po shfaqet edhe me projektet e para të rëndësishme të investimit privat, në dekadën e fundit, bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar sidomos në nivel shtetëror, me shumë marrëveshje të nënshkruara pas vitit 2015.Në muajin mars të këtij viti, ministri izraelit i Shëndetësisë, Uriel Busso, dhe ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Albana Koçiu, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi (MM) për të avancuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe mjekësisë.Marrëveshja përfshin bashkëpunimin midis ministrive të shëndetësisë të vendeve për zhvillimin e projekteve mjekësore, nxitjen e inovacionit dixhital në shëndetësi, rritjen e gatishmërisë për emergjenca, shkëmbimin e njohurive në lidhje me kujdesin për viktimat masive dhe të drejtat e pacientëve, si dhe mësimin e ndërsjellë nga përvojat e tyre përkatëse në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.Si pjesë e marrëveshjes, të dyja palët janë zotuar të avancojnë bashkëpunimin në kërkimin mjekësor dhe zhvillimin e pajisjeve dhe teknologjive mjekësore.Qëllimi është të nxisin lidhjet midis institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe sektorëve të biznesit në të dy vendet, për të nxitur tregtinë dhe inovacionin në sektorin e shëndetësisë.Vitin e kaluar, Qendra Spitalore Universitare nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Sheba Medical Center, qendër spitalore nga Izraeli e specializuar sidomos në trajtimin e tumoreve.Marrëveshja ka synim forcimin e Shërbimeve Onkologjike në Spitalin “Nënë Tereza”, nëpërmjet formimit të një grupi të përbashkët pune me vizita të rregullta në vend dhe koordinim në distancë, ofrimin e trajnimeve në Sheba për udhëheqësit, mjekët, infermierët dhe teknikët shqiptarë, duke përfshirë programet afatshkurtra dhe bursat e plota, ofrimin e mbështetjes së drejtpërdrejtë konsultative për ekipet e “Nënë Terezës” për menaxhimin e rasteve komplekse të onkologjisë, etj.Këtë vit, kompania shtetërore shqiptare e industrisë së mbrojtjes, KAYO sh.a., nënshkroi një marrëveshje me kompaninë izraelite të teknologjisë ushtarake, Elbit Systems Ltd, për të ringritur në qytetin e Vlorës Shkollën e Aviacionit, ku do të përgatiten pilotë ushtarakë dhe civilë.Ky projekt do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve të edukimit dhe trajnimit të pilotëve dhe kontrollorëve të fluturimit, duke garantuar mbështetje të qëndrueshme për Forcat e Armatosura në fushën e aviacionit. Sipas KAYO, rihapja e Akademisë së Aviacionit pritet të ulë kostot e trajnimit, të garantojë certifikim të pavarur dhe të rrisë ndjeshëm kapacitetet kombëtare në fushën e mbrojtjes dhe të aviacionit civil.Vitin e kaluar, ministrat e Turizmit të Shqipërisë dhe të Izraelit nënshkruan një deklaratë të përbashkët, për rritjen e mbështetjes dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e turizmit.Që prej vitit 2023, mes Shqipërisë dhe Izraelit ekziston edhe një memorandum mirëkuptimi për sigurinë kibernetike.Bashkëpunimi i parashikuar nga ky Memorandum Mirëkuptimi përfshin shkëmbimin e informacionit mbi politikat, procedurat, incidentet, dokumentacionin dhe praktikat më të mira të sigurisë kibernetike; zhvillimin e burimeve njerëzore; promovimin e sipërmarrjeve të përbashkëta me industrinë kibernetike dhe akademinë për të rritur nivelin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar; promovimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e ndërtimit të kapaciteteve; etj.Ndërkohë, më herët, në periudhën 2015 – 2022 janë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi mes institucioneve publike të të dy vendeve, në fusha si nxitja e investimeve, taksat (shmangia e tatimit të dyfishtë) shëndetësia, siguria, arsimi dhe shkenca, etj.    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

    Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

    Gjatë prezantimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala, kryeministri Edi Rama vendosi fokusin tek implementimi i Inteligjencës Artificiale edhe në këtë sektor. Shefi i qeverisë tha se do të lidhim partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë.
    Po ashtu, Rama njoftoi se pritet të hapet edhe një Universitet i ri në Fier.
    “Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin për Spitalin Onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.
    Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë”, tha Rama.

  • LIVE/ Rama: Hapim universitet të ri në Fier, partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

    LIVE/ Rama: Hapim universitet të ri në Fier, partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

    Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë kryeministri Edi Rama njoftoi se po planifikon që të lidhi partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e AI në shërbim të shëndetësisë
    “Janë dy shtyylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier.
    Duam të shkojmë më tutje edhe me ndertimin e një spitali ekselence që të ofrojë sherbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në sherbim te shëndetësisë”, tha Rama.

  • Gjenerali i forcave ajrore amerikane në Tiranë, Ambasada e SHBA zbardh takimet me Ramën dhe Begajn

    Gjenerali i forcave ajrore amerikane në Tiranë, Ambasada e SHBA zbardh takimet me Ramën dhe Begajn

    Ambasada Amerikane në Tiranë ka zbardhur takimet e Gjeneralit të Forcave Ajrore të SHBA, Alexus Grynkewich me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
    Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se Gjenerali ka zhvilluar takime edhe me udhëheqësit në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë.
    Në postim theksohet se Gjenerali shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit.
    Postimi i plotë:
     
     
    Këtë javë, Gjenerali i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich, Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën, u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe udhëheqësit në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë gjatë vizitës së tij në Tiranë për të bashkëkryesuar konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut (A5) 2025. Në konferencën me udhëheqësit ushtarakë të vendeve të Kartës së Adriatikut dhe në takimet e tij dypalëshe, Gjenerali Grynkewich shprehu optimizëm për angazhimin rajonal në ndarjen e përgjegjësive në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit dhe stabilitetit.

  • Trump viziton Britaninë e Madhe, pritet firmosja e disa marrëveshjeve ekonomike

    Trump viziton Britaninë e Madhe, pritet firmosja e disa marrëveshjeve ekonomike

    Presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbërrijë në Britaninë e Madhe për një vizitë tre ditore.
    Ai dhe Zonja e Parë Melania do të mirëpriten nga familja mbretërore. Sipas mediave të huaja programi përfshin paradë ushtarake, vendosje kurore në varrin e Mbretëreshës Elisabeth, një fluturim spektakolar nga Red Arrows dhe avionët F-35, si dhe një darkë shtetërore.
    Ai do të ketë diskutime edhe me kryeministrin Keir Starmer. Vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë pritet të thellojë lidhjet ekonomike midis dy aleatëve. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar se do të firmosen marrëveshje ekonomike me vlerë mbi 10 miliardë dollarë.

    Dy vendet do të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare e cila bazohet në tre shtylla kryesore: Një bashkëpunim i ri në fushën e shkencës dhe teknologjisë, bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore për qëllime jo-ushtarake, si dhe zgjerim i bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së mbrojtjes.
    Ndërkohë Google njoftoi se do të investojë 5 miliardë paund në Britaninë e Madhe, në prag të vizitës zyrtare të presidentit amerikan.
    Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi gjithashtu hapjen e një qendre të re të të dhënave pranë Londrës, e cila do të ndihmojë në përmbushjen e kërkesës në rritje për shërbimet e saj të fuqizuara nga inteligjenca artificiale.
    Ky lajm shihet si një përforcim për qeverinë e kryeministrit Keir Starmer, që synon të tërheqë investime private për të stimuluar ekonominë e ngadalësuar dhe për të rritur mbështetjen në sondazhet kombëtare.

  • PS kërkon shtimin e numrit të Komisioneve Parlamentare, zbardhet dokumenti zyrtar me firmat e socialistëve, gati për në Kuvend

    PS kërkon shtimin e numrit të Komisioneve Parlamentare, zbardhet dokumenti zyrtar me firmat e socialistëve, gati për në Kuvend

    Zbardhet projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit të kërkuar nga deputetët e Partisë socialistë.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se PS kanë kërkuar ndryshimin e komisioneve të përhershme në parlament, pra nga 8 komisione të shkojë në 11. Për këtë gjë nevojitet ndryshimi i rregullores së Kuvendit, ndaj është hartuar projektvendimi që më pas do të diskutohet në seancë plenare.
    Dokumenti iu është depozituar kryetarit të Kuvendit, me firmën e Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, Eduard Shalsit, Ulsi Manjës dhe Evis Kushit.
    “Kuvendi miraton në seancë plenare ngritjen e 11 komisioneve të përhershme me emërtimet dhe fushat e përgjegjësisë si më poshtë:
    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
    (Çështjet e politikave ekonomike me përqasjen ndaj tregut të përbashkët evropian, Buxhetin e Shtetit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tij, marrëdhëniet e punësimit, lirinë së lëvizjes së punëtorëve, financat publike, privatizimet dhe sistemi bankar.)
    Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
    (Kodet dhe ligjet duke garantuar përputhshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre me standardin evropian, organizimin e pushtetit gjyqësor dhe raportimin e tij, administratën e pushtetit gjyqësor, administratën publike, institucionet e pavarura në sistemin e drejtësisë.)
    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
    (Çështjet e brendshme, të rendit, organizimin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare e publike, organizimin e forcave të armatosura dhe bashkëpunimin civil-ushtarak, organizimin dhe funksionimin e shërbimeve vendore, emergjencat civile dhe mbrojtja nga fatkeqësitë, shërbimet sekrete.)
    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.
    (Çështjet në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikave të zhvillimit të sportit.)
    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale.(Çështjet lidhur me politikat shëndetësore, sigurinë shoqërore, familjen, gruan dhe çështjet për mirëqenien sociale.)
    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
    (Çështjet në fushën e energjisë, burimeve natyrore dhe biodiversitetit, infrastrukturën, industrinë dhe telekomunikacionin, rregullimin e territorit, tregtinë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet për zhvillimin e qëndrueshëm.)
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.
    (Çështjet në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, çështjet lidhur me veprimtarinë e mediave audiovizive dhe informimit dhe çështjet për garantimin e lirisë së shprehjes.)
    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural.
    (Çështjet e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit, çështjet e zhvillimit rural, çështjet e kontrollit dhe garantimit të sigurisë ushqimore, monitorimin e zbatimit të politikave në fushën e bujqësisë dhe të sigurisë ushqimore.)
    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.
    (Çështjet në fushën e zhvillimit dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe të qëndrueshëm, menaxhimin e politikave kulturore, zhvillimin e diasporës dhe të pjesëmarrjes së saj në proceset politike dhe zhvillimet në vend.)
    Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme.
    (Çështjet për integrimin dhe mbikëqyrjen e përmbushjes së legjislacionit e Bashkimit Europian për Shqipërinë, monitorimi i negociatave të anëtarësimit me BE, politikat e jashtme, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.)
    Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
    (Monitorimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit; shqyrtimi dhe ndjekja e nismave të qytetarëve dhe peticioneve; koordinimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve nga ekzekutivi dhe institucionet e pavarura, përmes kontrollit parlamentar post-legjislativ dhe koordinimit të dialogut ndërinstitucional.)

    Top Channel

  • Fitore me dëmtim, Asllani detyrohet të lërë fushën 10 minuta nga fundi

    Fitore me dëmtim, Asllani detyrohet të lërë fushën 10 minuta nga fundi

    14 Shtator 2025

    14:34

    Telesport

    Shqetësim për Kristjan Asllanin, i cili sot pësoi një dëmtim me skuadrën e tij, Torino, në transfertën e Romës.
    Ndeshja, e vlefshme për javën e tretë të Seria A, u mbyll me fitoren 0-1 të Torinos.
    Ismajli dhe Asllani e nisën si titullarë. Mbrojtësi ishte i pari që alarmoi stafin për një dëmtim pas një episodi në pjesën e parë, por nuk ishte gjë serioze.
    Asllani pësoi një lëndim serioz, sepse u detyrua ta linte fushën e lojës në minutën e 80-të.

  • Kaçi: Shqipëria, partnere në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve

    Kaçi: Shqipëria, partnere në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të mirëpresë në Tiranë konferencën vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarjen më prestigjioze në nivel global në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve.
    Aktivitetet do të zhvillohen përgjatë javës 10–14 nëntor 2025, ndërsa konferenca kryesore do të mbahet më 13 nëntor, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pritet pjesëmarrja e rreth 500 përfaqësuesve të nivelit të lartë nga autoritetet rregullatore të sigurimeve, nga industria ndërkombëtare e sigurimeve, si dhe nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, OECD, Bashkimi Evropian dhe EIOPA (Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve).
    Gjatë tre ditëve të para të javës do të zhvillohen mbledhjet e komiteteve teknike të IAIS, me pjesëmarrjen e rreth 230 drejtuesve të autoriteteve rregullatore nga mbi 150 vende. Në kuadër të aktivitetit janë planifikuar edhe takime bilaterale ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse, si dhe takime të veçanta ndërmjet drejtuesve të kompanive ndërkombëtare të sigurimeve, me qëllim krijimin e hapësirave për bashkëpunim dhe dialog strategjik në nivel drejtues të industrisë.
    Një nga momentet kryesore të javës do të jetë Forumi i EIOPA-s, me temë: “Advancing Insurance Reforms on the Path to European Integration”, i cili do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit evropian për vendet kandidate, në përputhje me objektivat strategjikë të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
    Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Mimoza Kaçi, e cilësoi mbajtjen e kësaj konference në vendin tonë si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve
    Pas Tokios në vitin 2023 dhe Cape Town-it në vitin 2024, përzgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës për edicionin e vitit 2025 është një vlerësim i rëndësishëm për vendin dhe për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare si institucionin pritës.
    Ky organizim vjen në një moment të rëndësishëm për tregun shqiptar të sigurimeve, duke mbështetur proceset reformuese dhe integruese, me synim forcimin e institucioneve dhe të sektorit financiar, në përputhje me standardet evropiane.