Tag: fushën

  • Laçi rimbjell fushën, faza e dytë e gjën të…gjelbëruar

    Laçi rimbjell fushën, faza e dytë e gjën të…gjelbëruar

    Ndeshja e javës së 11-të në transfertë me Besën dhe ndalesa e kampionatit për afro dy javë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares i ka shtyrë kurbinasit të mendojnë për fushën e tyre.

    Ndeshjet shtëpiake të Laçit por dhe të Vorës në tre takime si pritëse, e kanë rënduar tapetin e stadiumit “Laçi” ndaj fill pas përfundimit të ndeshjes me Lushnjën, fituar 2-1 është hapur rruga për të rimbjellë të gjithë perimetrin e brendshëm të fushës.

    Në fakt, sot e gjithë brigada mirëmbajtëse është angazhuar me këtë proces dhe me gjasë pas një muaji fusha pritet të gjelbërojë e gjitha./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Raporti i Progresit: Qeveria në vendnumëro!

    Raporti i Progresit: Qeveria në vendnumëro!

    Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson me “proges të mirë” punën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në kuftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë që ecuria në fusha të tjera që lidhen me qeverisjen ka marrë përgjithësisht nota negative ose mesatare.
    Në fushën e demokracisë, Komisioni Europian rezervon kritika për zgjedhjet e fundit parlamentare, duke iu referuar raportit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për “mungesën e kushteve të barabarta dhe abuzimin me burimet publike” dhe rekomandon një reformë e plotë zgjedhore.
    Edhe puna e Kuvendit cilësohet si “pjesërisht efektive” për shkak të polarizimit politik, mungesës së dialogut mes mazhorancës dhe opozitës dhe kufizimin në proceset e konsultimit publik. “Kuvendi pengohet gjithashtu nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta të institucioneve kushtetuese apo të pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze,” theksohet në raport.
    Në këtë kontekst, kërkohet që “procesi i integrimit duhet të jetë më gjithëpërfshirës, ndërpartiak dhe i mbështetur nga mekanizma efektivë konsultimi”.
    Raporti ka risjellë në vëmendje shqetësimet për punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit të posaçëm parlamentar anti-korrupsion në legjislaturën e kaluar, që u drejtua nga Fatmir Xhafaj. Në kapitullin për demokracinë, në një fjali të vetme, KE thekson se “ndarja e kompetencave midis qeverisjes vendore dhe asaj qendrore mbetet problem”.
    Për administratën publike vlerësimi është “mesatar”, ndërsa kërkohet që qeveria të kufizojë përdorimin e akteve normative për ndryshimet buxhetore dhe të rikthehet në proceset e rregullta të rishikimit të buxhetit.
    Shqipëria vlerësohet me “përparim të mirë” në përafrimin me acquis të BE-së në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë në përgjithësi, po veçohet puna e SPAK si efektive.
    “Kapaciteti dhe efektiviteti i SPAK për të goditur grupet e krimit të organizuar është rritur dhe përdorimi i hetimeve financiare është përmirësuar,” thuhet në raport.
    Gjithsesi në këtë kapitull, rekomandimet nga viti i kaluar konsiderohen të zbatuara pjesërisht dhe mbeten në masë të madhe të vlefshme për vitin që vjen për rritjen e hetimeve financiare ndaj krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e paligjshëm, terrorizmin dhe pastrimin e parave; të bëjë operativ observatorin kombëtar të drogës dhe të të adresojë çështjen e kërkesave të pabazuara për azil nga shtetasit shqiptarë drejt vendeve të Unionit.
    “Është bërë përparim i mirë në zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, përmes rritjes së kapaciteteve të SPAK në hetimet financiare, forcimit të luftës kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimit të aseteve të lidhura me krimin e organizuar. SPAK ka konsoliduar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar, veçanërisht me shtetet anëtare të BE-së dhe agjencitë e BE-së, për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale me rrezik të lartë, duke dhënë rezultate të para të prekshme,” thuhet në raport.
    Pavarësisht progresit të punës së SPAK, në përgjithësi Shqipëria vlerësohet si “mesatarisht e përgatitur” në luftën kundër krimit të organizuar dhe i kërkohet të përshpejtojë përafrimin e kuadrit ligjor dhe të forcojë kapacitetet e zbatimit të ligjit dhe të përmirësojë efikasitetin e hetimeve, përfshirë zhvillimin e analizës kriminale dhe financiare.
    Edhe në kapitullin për luftën kundër korrupsionit, puna e SPAK shihet si konsolidim i “rezultateve pozitive” dhe “përparim i prekshëm” drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm.
    Por nga ana tjetër, raporti vë në dukje se “korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të cenueshëm…” dhe “bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit mbetet i dobët”.
    Në këtë kuadër, kërkohet që forcimi i hetimeve dhe ndjekjes penale “të sigurojë më shumë dënime përfundimtare, në veçanti në nivelet e larta, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive që burojnë nga vepra korrupsioni…’, përmirësim ligjor për parandalimin e korrupsionit dhe efektivitet në transparencën e kontrollit e deklaratave të pasurisë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI)
    Në fushën ekonomike kërkohet rritje e transparencës dhe llogaridhënies për ndërmarrjet shtetërore, përfshirë publikimin e raporteve vjetore të performancës financiare dhe forcmimin e kuadrit të menaxhimit të Investimeve publike.Kapitulli për prokurimin publik vlerësohet me notë negative si ”përparim i kufizuar” në përafrimin e kuadrit ligjor me acquis të BE-së dhe kërkohet që të përmirësohen procedurat konkurrruese të prokurimeve dhe përmirësim të ligjeve në fushën e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP) dhe të sigurojë zbatimin e Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) në lidhje me marrëveshjet ndërqeveritare me vende të treta në fushën e prokurimit publik.
    Gjyqësori dhe të drejtat themelore janë vlerësuar në “nivel përgatitjeje të moderuar dhe të mirë” dhe shihet si përparim në forcimin e pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit si pasojë e procesit të vetingut.
    Megjithatë, KE vëren se mbeten sfidë emërimet e anëtarëve jo-magjistratë të KLGJ dhe KLP dhe presionet për të ndikuar në sistem.
    “…Janë vërejtur ende përpjekje në rritje nga zyrtarë publikë apo figura politike për të ushtruar ndikim apo presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor, gjë që mbetet një çështje e shqetësimit serioz,” thuhet në raport.
    Në kapitullin e të drejtave themelore, KE e vlerëson çështjen e të drejtës së pronës si problem të vazhdueshëm dhe konkretisht si ecuri të ngadaltë në procesin e regjistrimit dhe digjitalizimit të pronave dhe mangësi në transparencë dhe integritet të Kadastrës. KE kërkon që të përmirësohet aspekti i kompensimeve dhe i së drejtës në rastet e shpronësimeve.
    Liria e shprehjes vijon të mbetet një shqetësim për Brukselin dhe pse fusha vlerësohet me “përparim të kufizuar”.
    “Situata mbetet kryesisht e pandryshuar, pasi pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga mbivendosja e interesave politike dhe biznesit, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë mediatike, si dhe nga frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët,” thuhet në raport.
    Në fushën e mjedisit raporti vëren se Shqipëria ka një nivel të kufizuar përgatitjeje dhe nuk ka bërë përparim gjatë periudhës së raportimit, ndërsa kërkohet miratimi i ligjeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit.
    Komisioni paralajmëron se ligji i ri “Paketa e Maleve” mund të ketë pasoja për përdorimin e tokës dhe menaxhimin mjedisor. Po ashtu i vihet theksi mungesës së zhvillimeve në cilësinë e ujit, ajrit dhe mbrojtjen e klimës, dhe kërkohet zbatim më i fortë të legjislacionit mjedisor e klimatik në përputhje me acquis të BE-së.
    /reporter.al/

  • Ndahet nga jeta Fatos Nano, lideri historik i Partisë Socialiste

    Ndahet nga jeta Fatos Nano, lideri historik i Partisë Socialiste

    Themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ish-kryeministri i Shqipërisë, prej kohësh ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore ndërsa ditët e fundit, 73-vjeçarit iu vështirësua frymëmarrja.
    Ai ka lënë pas bashkëshorten e tij, Xhoana Nano dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Edlirën.
    Fatos Nano shërbeu si kryeministër në tranzicionin e fundit të qeverisë komuniste të 91-shit ndërsa mori drejtimin e Partisë Socialiste që në datën e themelimit, të cilën shumë vite më vonë ia dorëzoi Edi Ramës.
    Bëri burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhje, por pas më shumë se tre vite në qeli, ai ia doli. Koha i dha të drejtë për një burgosje politike.
    Por Nano, u rikthye fuqishëm duke fituar zgjedhjet përballë kundërshtarit të kohës, Sali Berisha në vitin 1997.
    Fatos Nano shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në 1993 dhe nga 1997 deri në 2009.
    Ai kreu studimet e ciklit të mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, duke u bërë më pas student i Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës.
    Një ndër personalitet politike me njohjen më të mirë të shifrave dhe ekonomisë, Nano u specializua në fushën e Ekonomisë Politike.
    Ish-kryeministri i Shqipërisë mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë ndërsa në vitin 2000 titullin “Profesor Doktor” po në të njëjtën fushë.
    Po në vitin 2000 në Universitetin Ndërkombëtar të Milanos, Nano fitoi titullin “Doktor Honoris Causa”, në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit “Doktor Honoris Causa”, në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).

  • Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Fatos Nano

    Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Fatos Nano

    Themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ish-kryeministri i Shqipërisë, prej kohësh ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore ndërsa ditët e fundit, 73-vjeçarit iu vështirësua frymëmarrja.
    Ai ka lënë pas bashkëshorten e tij, Xhoana Nano dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Edlirën.
    Fatos Nano shërbeu si kryeministër në tranzicionin e fundit të qeverisë komuniste të 91-shit ndërsa mori drejtimin e Partisë Socialiste që në datën e themelimit, të cilën shumë vite më vonë ia dorëzoi Edi Ramës.
    Bëri burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhje, por pas më shumë se tre vite në qeli, ai ia doli. Koha i dha të drejtë për një burgosje politike.
    Por Nano, u rikthye fuqishëm duke fituar zgjedhjet përballë kundërshtarit të kohës, Sali Berisha në vitin 1997.
    Fatos Nano shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në 1993 dhe nga 1997 deri në 2009.
    Ai kreu studimet e ciklit të mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, duke u bërë më pas student i Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës.
    Një ndër personalitet politike me njohjen më të mirë të shifrave dhe ekonomisë, Nano u specializua në fushën e Ekonomisë Politike.
    Ish-kryeministri i Shqipërisë mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë ndërsa në vitin 2000 titullin “Profesor Doktor” po në të njëjtën fushë.
    Po në vitin 2000 në Universitetin Ndërkombëtar të Milanos, Nano fitoi titullin “Doktor Honoris Causa”, në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit “Doktor Honoris Causa”, në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).
    Themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ish-kryeministri i Shqipërisë, prej kohësh ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore ndërsa ditët e fundit, 73-vjeçarit iu vështirësua frymëmarrja.
    Ai ka lënë pas bashkëshorten e tij, Xhoana Nano dhe dy fëmijët, Sokolin dhe Edlirën.
    Fatos Nano shërbeu si kryeministër në tranzicionin e fundit të qeverisë komuniste të 91-shit ndërsa mori drejtimin e Partisë Socialiste që në datën e themelimit, të cilën shumë vite më vonë ia dorëzoi Edi Ramës.
    Bëri burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe vjedhje, por pas më shumë se tre vite në qeli, ai ia doli. Koha i dha të drejtë për një burgosje politike.
    Por Nano, u rikthye fuqishëm duke fituar zgjedhjet përballë kundërshtarit të kohës, Sali Berisha në vitin 1997.
    Fatos Nano shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në 1993 dhe nga 1997 deri në 2009.
    Ai kreu studimet e ciklit të mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, duke u bërë më pas student i Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës.
    Një ndër personalitet politike me njohjen më të mirë të shifrave dhe ekonomisë, Nano u specializua në fushën e Ekonomisë Politike.
    Ish-kryeministri i Shqipërisë mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë ndërsa në vitin 2000 titullin “Profesor Doktor” po në të njëjtën fushë.
    Po në vitin 2000 në Universitetin Ndërkombëtar të Milanos, Nano fitoi titullin “Doktor Honoris Causa”, në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit “Doktor Honoris Causa”, në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).

  • Fondi Botëror në Fushën e Cybersecurity dhe AI vjen në Shqipëri – Potenciali Inovativ në Rajon

    Fondi Botëror në Fushën e Cybersecurity dhe AI vjen në Shqipëri – Potenciali Inovativ në Rajon

    Evolution Equity Partners, një nga fondet më me reputacion ndërkombëtar të investimeve në fushën e sigurisë kibernetike dhe zgjidhjeve të avancuara të inteligjencës artificiale, do të vizitojë Tiranën më 5 nëntor 2025, si pjesë e turit nëpër Ballkanin Perëndimor.Kjo vizitë është pjesë e një nisme më të gjerë rajonale, përmes së cilës fondi synon të eksplorojë potencialin lokal të inovacionit, të vlerësojë mundësitë për bashkëpunim me ekosistemet, institucionet dhe akademitë, si dhe të identifikojë projekte e ekipe që meritojnë njohje ndërkombëtare.Gjatë qëndrimit në Shqipëri do të organizohet një panel i mbyllur për prezantimin e ideve, i dedikuar për startup-e dhe kompani të reja teknologjike të përzgjedhura me kujdes, të cilat tashmë kanë produkte të validuara dhe prezencë në treg – veçanërisht në fushat e sigurisë kibernetike, zgjidhjeve të avancuara AI, dhe analizimit të të dhënave. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të paraqesin idetë dhe ekipet e tyre drejtpërdrejt partnerëve të Evolution Equity Partners.Pas panelit të prezantimeve, do të zhvillohet një panel diskutimi me përfaqësues të fondit dhe ekspertë vendas të inovacionit dhe teknologjisë, si dhe një darkë formale me ftesa specifike, që do të mbledhë së bashku përfaqësues nga institucionet, akademia dhe komuniteti i biznesit.Pas fazës së parë në Podgoricë dhe Tiranë, faza e dytë e turit do të vazhdojë në Beograd dhe Zagreb, me të njëjtat objektiva – zbulimin e potencialit rajonal, zhvillimin e dialogut me institucionet dhe ndërlidhjen me liderët e inovacionit.Delegacioni që Viziton Tiranën Delegacioni kryesor udhëhiqet nga z. Dennis Smith, themelues dhe bashkëpronar i Evolution Equity Partners, një nga pionierët globalë të investimeve në fushën e cybersecurity.Pjesë e delegacionit është gjithashtu Prof. Dr. Michal Pěchouček, anëtar bordi i fondit dhe një nga autoritetet më të njohura botërore në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të sigurisë, me një portofol të gjerë akademik e kërkimor; si dhe z. Majo Mićović, partner afatgjatë dhe këshilltar rajonal i fondit, i cili prej gati pesëmbëdhjetë vitesh lidh aktivitetet investuese të Evolution Equity Partners me potencialin inovativ të Ballkanit Perëndimor.Fokusi i vizitës do të jetë mbi kapacitetin teknologjik të rajonit, gatishmërinë e tregut për bashkëpunim me fondet ndërkombëtare të kapitalit sipërmarrës (VC), dhe ndërtimin e lidhjeve me aktorët relevantë akademikë e institucionalë – kryesisht parqet shkencore dhe teknologjike dhe universitetet. Qëllimi është identifikimi i fushave me sinergji strategjike dhe bashkëpunim afatgjatë.Nëse gjatë vizitës identifikohen ekipe apo projekte me potencial të qartë global, fondi është i gatshëm të ofrojë mentorim profesional, akses në tregje ndërkombëtare, dhe në raste të veçanta – përfshirje në portofolin e tij të investimeve.Cyber Front – Partner Rajonal i VizitësVizitat e punës në Podgoricë dhe Tiranë po organizohen në bashkëpunim me Cyber Front, partnerin rajonal të Evolution Equity Partners. Cyber Front është një kompani kroate e specializuar në distribucionin e zgjidhjeve të avancuara të sigurisë kibernetike. Kompania nuk bashkëpunon drejtpërdrejt me përdoruesit fundorë – por si distributor me vlerë të shtuar, lidh prodhuesit globalë me partnerët lokalë.Përmes bashkëpunimit me ri-shitësit, integratorë dhe ofrues shërbimesh, Cyber Front mbështet zhvillimin e infrastrukturave digjitale të sigurta, të qëndrueshme dhe të shkallëzueshme në gjithë rajonin.Evolution Equity Partners – Në Partneritet me Vizionarë të GuximshëmMe seli në New York dhe zyra në Palo Alto, Londër dhe Zurich, Evolution Equity Partners është një nga fondet udhëheqëse globale të kapitalit sipërmarrës (venture capital), e fokusuar në investime në teknologjitë e sigurisë kibernetike. Fondi është themeluar nga sipërmarrës të suksesshëm në teknologji, z. Dennis Smith dhe z. Richard Seewald, me mbi dy dekada përvojë investimi që përfshin kompani si Carbon Black, Arctic Wolf, Halcyon, Onapsis, Quantexa, Protect AI, Security Scorecard, Zoom.AI dhe shumë të tjera.Partneriteti me Evolution Equity Partners nuk është thjesht një investim financiar – është një bashkëpunim me vizionarë që ndërtojnë kompani udhëheqëse në treg dhe mbrojnë asetet më tërëndësishme të biznesit modern – të dhënat digjitale.Në Ballkanin Perëndimor, aktivitetet e fondit udhëhiqen nga z. Majo Mićović, këshilltar rajonal dhe investitor në Evolution Equity Partners, i cili kontribuon aktivisht në pozicionimin global të potencialit inovativ të rajonit përmes nismave dhe projekteve ndërkombëtare të fondit. Evolution Equity Partners është gjithashtu i njohur për organizimin e Presidential Forum, një ngjarjeprestigjioze që mbahet çdo vit gjatë RSA Conference në San Francisco – tubimi më i madh në botë në fushën e cybersecurity.Në forum marrin pjesë CEO, CFO dhe CISO të kompanive kryesore të Fortune 500, si dhe figura të rëndësishme politike e teknologjike botërore. Në vitet e kaluara, mysafirë të veçantë të Forumit kanë qenë ish-Presidentët amerikanë George W. Bush dhe Bill Clinton, ndërsa mysafiri i nderit për vitin 2025 ishte Boris Johnson, ish-Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.Detajet për pitch panelin dhe panelin e diskutimit do të publikohen së shpejti.www.cyberfront.bizhttps://www.linkedin.com/company/evolution-equity-partnersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Asllani ka 3 vite që nuk luan 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos flet hapur pas fitores ndaj Napolit: Duhen marrë rreziqe në fushë

    “Asllani ka 3 vite që nuk luan 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos flet hapur pas fitores ndaj Napolit: Duhen marrë rreziqe në fushë

    Napoli është larguar me humbje nga Torinoja. Vendasve u mjaftoi një gol për të aiguruar një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat. Titullar në fushën e lojës ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti për 84 minuta. Trajneri i Torinos u shpreh pas ndeshjes se mesfushori shqiptar ka tre vite që nuk ka luajtur tre ndeshje radhazi, ndërsa ka shtuar se në fushën e lojës ekipi duhet të luajë pa frikë dhe të marrë përsipër rreziqe.
    “Gjithmoni e doni çdo gjë të arrihet menjëherë dhe kjo kurrë nuk është e lehtë. Sidomos për shkak se kemi bërë shumë ndryshime. Asllani ka 3 vite që nuk ka luajtur 3 ndeshje radhazi.  Kjo vazhdueshmëri dhe aftësi për t’i dhënë minuta lojtarëve si Simeone dhe Ngonge ka bërë që ta paguajmë në disa situata të caktuara. Por unë gjithmonë kam pasur besim te grupi. Frika nuk ekziston në fushën e futbollit, edhe kur luan duhet të ndërmarrësh rreziqe”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve

    Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve

    Vlora e “mbytur” me plehra, rikthehet sërish zjarri në fushën e mbetjeve
    Një vatër zjarri ka përfshirë sërish këtë të diel fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës.
    Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi, pasi po favorizohen edhe nga era, ndërsa tymi i dendur dhe toksik ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit.
    Ndërkohë banorët e zonës shprehen të shqetësuar për ndotjen dhe rrezikun ndaj shëndetit, pasi era shpërndan re të mëdha tymi në drejtim të zonave të banuara. Gjithashtu ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren, për të vendosur situaten në kontroll.
    Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga flakët, duke ngritur pikëpyetje mbi menaxhimin e mbetjeve dhe masat parandaluese në këtë zonë problematike.
    Historia e zjarreve në këtë zonë nuk është e re, fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët në muajt mars, qershor, korrik dhe gusht të këtij viti, po ashtu edhe vitet e kaluara. Kjo e bën ngjarjen aktuale të theksojë problematikën e vazhdueshme të menaxhimit të mbetjeve dhe riskun e përsëritur për qytetarët.
    Duket se pavarësisht ndryshimit të kryebashkiakëve, Vlorës sërish i mbeten të njëjtat problematika që nuk u jepen zgjidhje.
    Dyshohet se djegia e shpeshtë e mbetjeve në fushë të hapur është e qëllimshme dhe synon të eleminojë malin me mbetje, për shkak se planet për vënien në punë të landfillit të ri në Sherishtë dështojnë vit pas viti.
    Projekti iu besua kompanisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos dhe ka ngecur në vendnumëro që prej sekuestrimit të kompanisë me vendim të Gjykatës së Posaçme dhe arratisjes nga drejtësia të pronarit të saj, i dënuar dy herë nga gjykata për korrupsion dhe pastrim parash me koncesionet e incineratorëve në Elbasan dhe Fier. Punimet në landfillin e Sherishtës duhej të kishin përfunduar që në vitin 2021.
    Qyteti i Vlorës nuk është i vetmi në një situatë të emergjencës mjedisore, edhe pasi qeveria shqiptare shpenzoi miliona euro për koncesionet e ndërtimit të incineratorëve apo landfilleve si ai i Sherishtës, të cilët mbetën gjithashtu të papërfunduar.
    Këto projekte ranë në duart e Klodian Zotos dhe partnerit të tij në biznes, Mirel Mërtiri dhe rrethit të tyre të ngushtë, tashmë të dënuar nga Gjykata e Posaçme për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

  • VIDEO/ Zjarri në fushën e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’ vijon të jetë aktiv edhe gjatë natës

    VIDEO/ Zjarri në fushën e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’ vijon të jetë aktiv edhe gjatë natës

    Vlora po përballet sërish me një situatë alarmante për shkak të një zjarri që ka përfshirë fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji”, i cili ka vazhduar të jetë aktiv edhe gjatë orëve të natës.

    LEXO EDHE: Vlora përfshihet sërish nga flakët: digjet fusha e mbetjeve në lagjen ’24 Maji’

    Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era, ndërsa tymi i dendur dhe toksik ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit, duke krijuar shqetësim të madh për banorët e zonës.

    Qytetarët shprehen të shqetësuar për ndotjen e ajrit dhe rrezikun ndaj shëndetit të tyre, duke theksuar se reagimi i autoriteteve nuk ka qenë i menjëhershëm, edhe pse situata është përsëritur shumë herë javët e fundit.

    Ata kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe masa konkrete për të parandaluar përhapjen e zjarreve, si edhe një menaxhim më efektiv të mbetjeve.

  • Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve

    Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve

    Policia e Shtetit njofton se në Kurbin, vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëvePosedonte lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, me qëllim shpërndarjen, vihet në pranga një 24-vjeçar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Laçit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi D. P.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë dhe kanabis.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti tip “Citroen” dhe një aparat celular.Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 24 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.

  • E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Spiropalin: Aleatët të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

    E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Spiropalin: Aleatët të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua ditën e sotme me ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas kthimit të kryediplomates shqiptare nga SHBA ku mori pjesë në punimet e  Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.

    Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se aleatët e SHBA-së janë të përkushtuar në përballimin e sfidave të reja që ka sjellë koha.
    “Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së”, thuhet në postimin e Ambasadës.

    Top Channel