Tag: fushave

  • Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj, rezulton serioz dëmtimi i anësorit anglez

    Alexander-Arnold jashtë fushave për dy muaj, rezulton serioz dëmtimi i anësorit anglez

    4 Dhjetor 2025

    13:41

    Alfred Lleshi

    Probleme fizike për Trent Alexander-Arnold. Anësori i Real Madridit u detyrua ta linte para kohe ndeshjen kundër Athletic Bilbao për shkak të një problemi muskulor, i cili pas kontrolleve mjekësore rezultoi më serioz seç pritej.
    Siç njofton faqja zyrtare e klubit, futbollisti anglez ka pësuar një dëmtim muskulor në “rectus femoris” të kuadricepsit të majtë dhe do të nisë menjëherë rehabilitimin, me kohën e rikuperimit që do të monitorohet ditë pas dite.
    Gazeta “AS” vlerëson se rikthimi do të vijë në vitin e ri dhe, më saktë, Alexander-Arnold pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj. Një goditje e rëndë si për Xabi Alonso, ashtu edhe për vetë lojtarin.
     

  • Lajm i mirë për Barcelonën, lojtari shumë shpejt gati për rikthim

    Lajm i mirë për Barcelonën, lojtari shumë shpejt gati për rikthim

    Marc André Ter Stegen është gati të rikthehet pas një periudhe të gjatë që e mbajti jashtë fushave për më shumë se një vit.
    Portieri 33-vjeçar, i konsideruar prej kohësh si një nga më të mirët në botë, luajti vetëm tetë ndeshje sezonin e kaluar për Barcelonën për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë, të pësuar më 22 shtator 2024, kundër Villarrealit.

    Kjo ishte një goditje e fortë për ish-kapitenin e Blaugranëve, i cili gjithashtu iu nënshtrua një operacioni në shpinë në fund të sezonit, duke e penguar atë të luante këtë sezon. Barcelona vendosi të lërë jashtë fushave dhe t’i besojë prurjes së verës Joan Garcia nga Espanyol.

  • Doli nga fusha mes lotësh pas dëmtimit, PSG humbet për disa javë talentin francez

    Doli nga fusha mes lotësh pas dëmtimit, PSG humbet për disa javë talentin francez

    31 Tetor 2025

    9:00

    Telesport

    Në minutën e 60-të të ndeshjes midis Lorient dhe PSG (1-1), sulmuesi parizien Desiré Doué vrapoi në të majtë për të tentuar një krosim, por topi u bllokua nga mbrojtja. Lojtari më pas u rrëzua në tokë, i paaftë të mbante lotët, duke vuajtur nga një dëmtim në kofshë.
    Lojtari u trajtua menjëherë nga stafi mjekësor dhe u largua nga fusha tre minuta më vonë me barelë, pasi nuk ishte në gjendje të vinte peshë në këmbë. Lojtari ka kryer vizitat mjekësore dhe mësohet se sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë.
    Lajmin e konfirmoi PSG: “Fatkeqësisht, gjatë ndeshjes kundër Lorient, Désiré Doué pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë. Një kontroll tjetër do të bëhet pas pushimit ndërkombëtar”.
    “Ky nuk është një lajm i mirë për lojtarin dhe skuadrën”, tha trajneri Luis Enrique. Doué ka qenë jashtë fushave për më shumë se një muaj këtë sezon për shkak të një dëmtimi në pulpë të këmbës që pësoi ndërsa luante për ekipin kombëtar francez.

  • “Betoni ia mori frymën Tiranës”, Spahiu me akuza të forta ndaj Ramës: Nga sporti tek kinematë, kryeqyteti humbi…

    “Betoni ia mori frymën Tiranës”, Spahiu me akuza të forta ndaj Ramës: Nga sporti tek kinematë, kryeqyteti humbi…

    Juristi Kreshnik Spahiu tha sot se betonimi i Tiranës është një nga aktet e më të pafalshme të Edi Ramës, gjatë viteve të tij në politikë.
    Në një intervistë televizive, Spahiu u shpreh se vitet e fundit mungon Tirana e basketbollit, kinemave, fushave të sportit.
    Spahiu shprehu edhe një kritikë të dytë ndaj Ramës, atë të mosndërtimit të një shteti social.
    “Ramës nuk do t’i falja betonimin e Tiranës, atë që ka bërë si kryetar bashkie. Më mungon Tirana e fushave të basketbollit, tenisit, kinemave, fushave të sportit. Ku është sot Tirana. Dështimi i dytë i tij është se është lider historik i socialistëve, por nuk ndërtoi sot një Shqipëri sociale. Sukseset e tij janë Shqipëria turistike, sepse jashtë ja ka ndryshuar imazhin Shqipërisë”,-tha Spahiu.

  • Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i dy fushave të reja në Durrës

    Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i dy fushave të reja në Durrës

    Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme.
    Në fushën e investimeve, u vendos ndërtimi i dy fushave të reja në Durrës, një pranë shkollës “Bernardina Qeraxhia” dhe fusha tjetër në Katund të Ri.
    Komiteti miratoi edhe projektin për pajisjen me uniforma të reja për arbitrat dhe akademinë e arbitrimit.
    Diskutimet përfshinë edhe çështje administrative, si organizimi i ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares, programet e edukimit dhe për kanalin televiziv FSHF TV.

  • FSHF nis punën për ndërtimin e dy fushave të reja sportive në Prrenjas

    FSHF nis punën për ndërtimin e dy fushave të reja sportive në Prrenjas

    16 Qershor 2025

    16:06

    Telesport

    Pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë Prrenjas për ndërtimin e dy fushave të reja sportive, në qytetin e Prrenjasit kanë nisur punimet.
    Në këto dy fusha me bar artificial, punimet janë në fazat e para dhe aktualisht po punohet për shtrimin e bazamentit.
    Me ndërtimin e këtyre dy fushave, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, fëmijët e këtij qyteti, që nga sezoni i ri, do të kenë mundësi të stërviten dhe të ndjekin pasionin për futbollin në kushte optimale.
    Me përfundimin me sukses të punimeve në të dyja fushat, në qytetin e Prrenjasit do të rikthehet në aktivitet edhe akademia sportive “Domosdova”.

  • FSHF nis punën për ndërtimin e dy fushave të reja sportive 

    Pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë Prrenjas për ndërtimin e dy fushave të reja sportive, në qytetin e Prrenjasit kanë nisur punimet.

    Në këto dy fusha me bar artificial, punimet janë në fazat e para dhe aktualisht po punohet për shtrimin e bazamentit.

    Me ndërtimin e këtyre dy fushave, një fushë me përmasa olimpike dhe një mini-fushë, fëmijët e këtij qyteti, që nga sezoni i ri, do të kenë mundësi të stërviten dhe të ndjekin pasionin për futbollin në kushte optimale.

    Me përfundimin me sukses të punimeve në të dyja fushat, në qytetin e Prrenjasit do të rikthehet në aktivitet edhe akademia sportive “Domosdova”.

    Vazhdo leximin

  • FSHF nis projektin për mirëmbajtjen e fushave sportive, dhuron makineri për klubet

    FSHF nis projektin për mirëmbajtjen e fushave sportive, dhuron makineri për klubet

    Federata e Futbollit ka ndërmarrë një projekt të rëndësishëm për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e fushave të futbollit në vend. Pas organizimit të workshop-it me klubet e “Abissnet Superiore”, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, për trajnimin e përgjegjësve të mirëmbajtjes së fushave, FSHF ka vendosur të dhurojë makineri të specializuara për mirëmbajtjen e tyre.
    Ky projekt ka nisur me klubet e “Abissnet Superiore” dhe katër klube të tjera nga Kategoria e Parë, të cilat do të pajisen me makineri për kositje bari, shpërndarje të plehut granular dhe fertilizues të lëngshëm. Këto mjete do të ndihmojnë në mbajtjen e fushave në kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve.
    Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, prezantoi projektin përpara përgjegjësve të mirëmbajtjes, duke theksuar se ky është vetëm fillimi dhe se FSHF do të vijojë me dhurimin e makinerive të tjera për të gjithë klubet, në mënyrë që infrastruktura futbollistike të përmirësohet ndjeshëm.
    “Federata e Futbollit ka iniciuar projektin për mirëmbajtjen e fushave të stadiumeve dhe fushave stërvitore. Pa një fushë të mirë, nuk do të kemi edhe futboll të mirë. Përveç seminareve që kemi organizuar për të kualifikuar punonjësit e mirëmbajtjes, Federata ka miratuar që t’i furnizojë klubet me një pjesë të makinerive, traktorin për kositjen e barit, hedhjen e fertilizuesit, si dhe makinën e vijëzimit.
    Përsa i përket makinerive të tjera, ato janë makineri të cilat do të jenë të përqendruara dhe do t’u shërbejnë të gjitha fushave. Nga ana juaj, ne kërkojmë që këto makineri t’i mirëmbani, sepse historia ka treguar që jo gjithmonë janë mirëmbajtur. Ne do të ruajmë të drejtën që të vijmë të bëjmë kontrolle për të parë se si mirëmbahen këto makineri. Ne do të shikojmë pastaj edhe mundësinë që të sigurojmë edhe makineri të tjera, që ju të jeni të pavarur në mirëmbajtjen e fushave”, – tha Dervishaj.
    Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, vuri në dukje rëndësinë e madhe që ka mirëmbajtja e fushave. Ai theksoi se FSHF do të ndjekë nga afër procesin dhe ka vendosur që çdo tre muaj të akordojë një bonus për fushën më të mirë të mirëmbajtur.
    “Pika më e rëndësishme është mirëmbajtja. Një pjesë e juaja e dini shumë mirë që, para Kampionatit Europian U-17, që ne erdhëm nëpër klubet e juaja dhe një pjesë ju kishim dhënë edhe makineri përpara, pjesa më e madhe e fushave linte shumë për të dëshiruar. Në disa fusha dhe stadiume janë bërë punime pothuajse nga e para, punime të thelluara që na kanë marrë goxha kohë dhe kosto. Me këto shpenzime që Federata po bën për ju, me të gjitha këto pajisje që do të merrni, pika më e rëndësishme është mirëmbajtja. Nuk është vetëm bonusi që ne do japim çdo tre muaj për fushën më të mirë; do të jenë kontrolle periodike të vazhdueshme. Edhe me seminaret që kemi bërë. Kemi bërë dy herë seminare dhe ju keni qenë pjesëmarrës, nëse është e nevojshme, ne bëjmë prapë të tjera, që ju të trajnoheni akoma dhe më shumë. Pika më e rëndësishme është mirëmbajtja. Duhet përkushtim maksimal te mirëmbajtja”, – tha Shulku.

  • FSHF organizon seminarin e radhës për mirëmbajtjen e fushave sportive

    FSHF organizon seminarin e radhës për mirëmbajtjen e fushave sportive

    Federata e Futbollit organizoi sot seminarin e radhës për mirëmbajtjen e fushave sportive, duke mbledhur përgjegjësit teknikë të klubeve të “Abissnet Superiore”, Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Ky trajnim u zhvillua në bashkëpunim me kompaninë turke “HATKO”, që merret me mirëmbajtjen e fushave të stadiumit “Arena Kombëtare” dhe “Shtëpisë së Futbollit”.
    Seminari kishte si qëllim kryesor rritjen e standardeve të mirëmbajtjes së terreneve sportive në mënyrë që të sigurohen kushtet e domosdoshme për zhvillimin e ndeshjeve.
    Në këtë seminar ishte i pranishëm edhe zëvendëspresidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili theksoi se klubet e Kategorisë së Parë, stadiumi “Arena Kombëtare” dhe “Shtëpia e Futbollit” do të furnizohen me makina të reja për mirëmbajtjen e fushave. Ai gjithashtu nënvizoi se nuk do të lejohet më që ekipet të stërviten në stadiumet ku zhvillohen ndeshjet, duke shtuar se Federata do të marrë masa, pasi është e rëndësishme që fushat të jenë në gjendje perfekte për ndeshje.
    “Së fundmi Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka lançuar një projekt që ka të bëjë me mirëmbajtjen e fushave të gjithë ekipeve të Kategorisë së Parë dhe fushave që ne do të përdorim për stërvitjen e ekipeve finaliste të Kampionatit Europian U-17 që do të organizohet në Shqipëri në muajin e ardhshëm. Të gjitha klubet, Shtëpia e Futbollit dhe stadiumi “Arena Kombëtare” do të furnizohen me makineri të reja. Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendimin për t’i furnizuar me makineri mirëmbajtje, t’ia japë të re çdo stadiumi. Duke nisur nga sot ne do të monitorojmë të gjithë punonjësit që do të merren me mirëmbajtjen e fushave. Nga ana tjetër, do të kërkojmë nga klubet që mos të vijojë më stërvitja në fushat e stadiumeve. Po vërejmë që ekipet po stërviten në fushat e stadiumeve. Nuk janë në shumicë, por ka ekipe. Për këtë Federata do të veprojë me rreptësi sepse ne e shikojmë të rëndësishme që stadiumet të jenë në gjendje perfekte për të zhvilluar këtë lojë” – tha zv.presidenti Dervishaj në fjalën e tij.
    Gjatë seminarit, eksperti i fushave sportive nga kompania “HATKO”, Tuğrul Hocaoğlu, prezantoi teknikat dhe metodat më efikase për mirëmbajtjen e fushave, duke ndarë përvoja dhe standarde ndërkombëtare me pjesëmarrësit.