Kreu i PD, Sali Berisha, ishte i ftuar në një emision ku ndër të tjera u pyet për mungesën në Tiranë të drejtuesit amerikan të fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita. Sipas Berishës, ai është në kontakt të vazhdueshëm me të, ndërsa shtoi se LaCivita do të kthehet së shpejti në Tiranë.
“Unë kam një korrespondencë të madhe me email dhe telefon me Chris LaCivita. Ai do të vijë dhe do të jetë i pranishëm kur të fillojë fushata. Kur të vijë, do ta shihni, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë, jo me dorë,” – tha Berisha.
Ai kujtoi një moment kur Rama e kishte goditur tavolinën gjatë një bisede online, duke shtuar se: “Mirë që nuk ishte ndonjë ministre afër”, tha Berisha. Berisha tha se Chris LaCivita është njohur me programin e PD, e ka pëlqyer dhe ka dhënë një mbështetje të plotë për të.
“Chris LaCivita është njohur me programin e PD dhe e ka mbështetur plotësisht atë,” – deklaroi Berisha. Në programin e fushatës sonë kanë kontribuar në mënyrë thelbësore The Heritage Foundation dhe Adenauer-Stiftung. Këto dy fondacione e kanë mbështetur fuqishëm programin tonë. Programi është njohur edhe nga Chris LaCivita, strategu i fushatës së presidentit Trump, dhe kemi marrë miratimet dhe mbështetje të plotë prej tyre. Është një program i sanksionuar me mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe i ka pëlqyer shumë LaCivitas”, tha Berisha.
Kujtojmë se Chris LaCivita ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump për vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë. Ai është zgjedhur nga PD për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Tag: fushatës
-

Ku është drejtuesi i fushatës Chris LaCivita? Ja si u përgjigj kreu i PD-së, Sali Berisha
-

Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë/ Berisha flet per LaCivita
Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë/ Berisha flet per LaCivita
Kreu i PD, Sali Berisha, ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku ndër të tjera u pyet për mungesën në Tiranë të drejtuesit amerikan të fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita.
Sipas Berishës, ai është në kontakt të vazhdueshëm me të, ndërsa shtoi se LaCivita do të kthehet së shpejti në Tiranë.
“Unë kam një korrespondencë të madhe me email dhe telefon me Chris LaCivita. Ai do të vijë dhe do të jetë i pranishëm kur të fillojë fushata. Kur të vijë, do ta shihni, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë, jo me dorë,” – tha Berisha.
Ai kujtoi një moment kur Rama e kishte goditur tavolinën gjatë një bisede online, duke shtuar se: “Mirë që nuk ishte ndonjë ministre afër”, tha Berisha.
Berisha tha se Chris LaCivita është njohur me programin e PD, e ka pëlqyer dhe ka dhënë një mbështetje të plotë për të.
“Chris LaCivita është njohur me programin e PD dhe e ka mbështetur plotësisht atë,” – deklaroi Berisha. Në programin e fushatës sonë kanë kontribuar në mënyrë thelbësore The Heritage Foundation dhe Adenauer-Stiftung. Këto dy fondacione e kanë mbështetur fuqishëm programin tonë. Programi është njohur edhe nga Chris LaCivita, strategu i fushatës së presidentit Trump, dhe kemi marrë miratimet dhe mbështetje të plotë prej tyre. Është një program i sanksionuar me mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe i ka pëlqyer shumë LaCivitas”, tha Berisha.
Kujtojmë se Chris LaCivita ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump për vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë.
Ai është zgjedhur nga PD për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025.
-

Berisha me të rinjtë e PD: Të angazhuar ndaj një politike për rikthimin në vend të të rinjve shqiptarë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori dje pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së. “Së pari, urime për këtë ditë të rëndësishme, që kurorëzon sakrificat dhe tregon çdo arritje dhe në bazë të gjithçkaje është sakrifica e njeriut, duken ëndrrat, ambiciet tuaja, synimet tuaja se çfarë dëshironi të realizoni. Dua të ju falënderoj edhe njëherë presidencën për praninë e tyre këtu në mbështetje të PD, dhe të ju falënderoj të gjithë juve, departamentin për të rinjtë dhe FRPD-në për punën e tyre të shkëlqyer.
Është një kontribut i rëndësishëm që i është sjellë PD-së dhe Shqipërisë. Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë. Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin. Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD. Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri. Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë. Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore”, deklaroi Berisha. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Mediu takon LaCivita: Ekipi i Chris vjen në Shqipëri javën tjetër
Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, strateg i fushatës së Donald Trump dhe drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në takim me ta ka qenë edhe Phil Griffin, një personazh i njohur në botën e televizionit dhe ish-president i MSNBC.
Në një postim në Facebook, Mediu njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, ekipi i LaCivita do të jetë i pranishëm në Shqipëri për të ndihmuar opozitën deri më 11 maj.
“Kënaqësi që të takohem edhe me mikun tim, Prof. Edward P. Joseph, një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC”, ka shtuar ai në postimin e tij.Postimi i plotë:
Mbas një dreke pune me strategun e fushatës Trump dhe drejtuesin e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Chris LaCivita dhe Phil Griffin. Prej javës tjetër ekipi i Chris do jetë non stop në Shqipëri në krah të opozitës deri në fitoren në 11 Maj.
Po ashtu kënaqësi që të takohem me mikun tim Prof Edward P Joseph një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC. -

Berisha takim me të rinjtë: Sapo të vijmë në pushtet, do kthejmë TikTok-un
Sali Berisha e ka nisur këtë të diel me një takim me të rinjtë, në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.
Gjatë fjalës së tij para tyre, kreu i Partisë Demokratike u shpreh se u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së, teksa tha se nëse ai vjen në pushtet do t’i ketë në fokusuar ata dhe premtojë se do të rikthejë TikTok.
“Fytyra e fushatës sonë duhet të jetë fytyra juaj. Mendoj se ky do të jetë imazhi më i mirë,” tha ai, duke nënvizuar rolin kyç që të rinjtë do të luajnë në këto 40 ditë të intensifikuara të fushatës.
Berisha theksoi se PD ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç, duke e konsideruar këtë një angazhim serioz për një politikë që synon të rikthejë të rinjtë shqiptarë në vendlindje.
Ai përmendi edhe suksese të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, si Mira Murati, shkencëtarja e inteligjencës artificiale, dhe Dua Lipa, një nga artistet më të njohura në botë, duke e konsideruar këtë një shembull të potencialit të madh që ka rinia shqiptare”, tha Berisha.Top Channel
-

Berisha: Do të jemi të angazhuar ndaj një politike, që do të kthejë në Shqipëri të rinjtë shqiptarë, kudo ku ndodhen dhe punojnë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori sot pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së.
Berisha: Së pari, urime për këtë ditë të rëndësishme, që kurorëzon sakrificat dhe tregon çdo arritje dhe në bazë të gjithçkaje është sakrifica e njeriut, duken ëndërrat, ambiciet tuaja, synimet tuaja se çfarë dëshironi të realizoni.
Dua të ju falënderoj edhe njëherë presidencën për praninë e tyre këtu në mbështetje të PD, dhe të ju falënderoj të gjithë juve, departamentin për të rinjtë dhe FRPD-në për punën e tyre të shkëlqyer.
Është një kontribut i rëndësishëm që i është sjellë PD-së dhe Shqipërisë.
Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë.
Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin.
Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD.
Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri.
Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë.
Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore.
-

“Të rinjtë do të jenë fytyra e fushatës së PD”, Berisha: Kemi 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori sot pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së.
“Fytyra e fushatës sonë duhet të jetë fytyra juaj. Mendoj se ky do të jetë imazhi më i mirë,” tha ai, duke nënvizuar rolin kyç që të rinjtë do të luajnë në këto 40 ditë të intensifikuara të fushatës.
Berisha theksoi se PD ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç, duke e konsideruar këtë një angazhim serioz për një politikë që synon të rikthejë të rinjtë shqiptarë në vendlindje.
Ai përmendi edhe suksese të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, si Mira Murati, shkencëtarja e inteligjencës artificiale, dhe Dua Lipa, një nga artistet më të njohura në botë, duke e konsideruar këtë një shembull të potencialit të madh që ka rinia shqiptare. -

Në prag të fushatës, gazetari “zbulon” agjendën e SPAK: Hetime në dosjet kriminale, por dhe të politikës
Në studion e “Real Story” në ABC News paneli i të ftuarve ngriti pyetjen se si do të jetë agjenda e SPAK, në prag të zgjedhjeve të 11 Majit dhe fushatës elektorale. Juristja Brizida Gjikondi ishte e mendimit se SPAK do të jetë më e kujdesshme në vendimet që do të marrë, megjithatë nuk përjashtoi mundësinë se gjithçka mund të ndodhë.
Ndërkohë gazetari Ermal Vija tha se SPAK po vazhdon hetimet në dosje të mëdha të botës së krimit, si EnchroChat dhe SkyEcc. Ai shtoi se nuk mungojnë as hetimet në fushën e politikës.
“SPAK ka vazhduar punën dhe unë mendoj se ka pasur një punë voluminoze. Janë dosjet e mëdha si EnchroChat. Po edhe drejtimin e politikës ka vijuar prokuroria e Posaçme hetimet, janë hetime që janë shtrira në kohë normalisht që u duhet kohë.” -

Përdorimi i aseteve publike gjatë fushatës, Celibashi: Ka progres nga institucionet, sanksione penale për shkeljet
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, gjatë një tryeze diskutimi të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për administrimin e procesit zgjedhor, vlerësoi përmirësimin e situatës në lidhje me përdorimin e aseteve publike gjatë fushatës zgjedhore.
Celibashi theksoi se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2023, ka pasur një progres në sjelljen e institucioneve publike në raport me përdorimin e aseteve publike gjatë fushatës zgjedhore, por shtoi se ka ende shumë për të bërë.
“Situata krahasuar me zgjedhjet e 2021 dhe 2023 ka një lloj ndryshimi pozitiv sa i përket sjelljes së institucioneve publike në raport me përdorimin e aseteve publike në prag dhe gatë fushatës zgjedhore. Duke thënë këtë nuk jam duke konfirmuar se standardi i sjellës së të gjitha institucioneve është ai që duhet të jetë, duhet të mbajmë në vëmendje se të paktën nuk jemi duke bërë regres në këtë çështje por as ndonjë progres sinjifikativ. Duket që ka një interes të shtuar apo merak të shtuar thuajse nga të gjithë drejtuesit e institucioneve publike për të qenë në rregull me ligjet që përcaktojnë sjelljen e administratës publike në këtë periudhë. Deri diku nga zori e deri diku nga ndërgjegjësimi, ata ia kanë dalë që t’i respektojnë këto rregulla, por ka ende shumë për të bërë dhe kuptojmë që mentaliteti është ai që duhet të ndryshojë”, tha Celibashi.
Kryekomisioneri pati dhe një paralajmërim për institucionet publike, se nëse shkelin ligjet në prag apo gjatë fushatës zgjedhore në përdorimin e aseteve publike për qëllime politike do të ketë sanksione deri të karakteri penal për ta.
“Ne si KQZ jemi përpjekur që t’i përgjigjemi të gjithave kërkesave dhe denoncimeve të organizatave të ndryshme lidhur me këtë aspekt dhe është mirë që në denoncimin e këtyre fenomeneve të prezantojmë gjetje të rëndësishme. Duhet të presim si do jetë situata në vijim, shpresoj që të kuptojmë të gjithë dhe institucionet që ka disa kufij që nuk duhet t’i shkelin, përndryshe sanksionet do të jenë edhe të karakterit penal në disa raste”, përfundoi Celibashi.
Prej vitit 1996, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar shumicën e zgjedhjeve parlamentare dhe të qeverisjes vendore në Shqipëri si dhe ka ofruar ekspertizën e tij ligjore në procesin e hartimit dhe ndryshimit të legjislacionit zgjedhor.