Tag: fushatën

  • LIVE/ Tirana s’ka zgjedhje në 9 nëntor, KQZ pezullon procesin. Binaj: S’dal krah Berishës. Kreu i PD: Ka të drejtë! PS vazhdon fushatën

    LIVE/ Tirana s’ka zgjedhje në 9 nëntor, KQZ pezullon procesin. Binaj: S’dal krah Berishës. Kreu i PD: Ka të drejtë! PS vazhdon fushatën

    Vetëm në pesë nga gjashtë qytetet e vendit të cilat sot janë pa kryetar Bashkie do të mbahen zgjedhje në 9 nëntor, ndërkohë që për Tiranën tashmë nuk ka një datë.

    Gjithçka do të vendoset pas mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese në 31 tetor, e cila do të shqyrtojë ankimimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas shkarkimit nga detyra.
    E vetmja gjë e sigurt është që në Tiranë në 9 nëntor nuk do të mbahen zgjedhje.
    Këtë e konfirmoi sot edhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili tha në një konferencë për mediat se ka pezulluar punën për përgatitjen e zgjedhjeve në kryeqytet.
    14:07 Zgjedhjet e pezulluara në Tiranë, PS vijon fushatën. Manastirliu takon bluzat e bardha: Më shumë shërbime sociale
    Pavarësisht pezullimit nga Gjykata Kushtetuese të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë në 9 Nëntor, Partia Socialiste ka vijuar fushatën me kandidaten e saj, Ogerta Manastirliu. Ish-ministrja socialiste që do të lërë mandatin e deputetes për të garuar për vendin e lënë bosh pas arrestimit të Erion Veliajt, është takuar me mjekë dhe infermierë për të diskutuar rolin që ka bashkia në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
    13:06 “Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD për kandidatin Florjan Binaj: Është i pavarur, nuk ka pse del me krerët e partive
    I pyetur në konferencën e sotme për shtyp lidhur me deklaratat e kandidatit të opozitës, Sali Berisha tha se një kandidat i pavarur, pavarësisht se mbështetet nga parti politike, nuk ka pse të bëjë fushatë me kryetarët e këtyre partive. “E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një rrymë që nuk realizojnë dot dallimin mes kandidatit të pavarur të mbështetur nga partitë politike dhe kandidatit jopartiak të propozuar nga partitë. Kandidati jopartiak i propozuar nga parti politike është kandidat i partisë politike”.
    10:43 Kushtetuesja ngriu dekretin e Begajt, kreu i KQZ: Kemi pezulluar menjëherë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
    Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi KQZ ka pezulluar procesin e përgatitjeve për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Nga konferenca për media, Celibashi tha se pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, KQZ ndërpreu procesin e përgatitjeve për Tiranën. Ndërkohë kryekomisioneri tha se vijon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera që do të shkojnë në zgjedhje më 9 nëntor.
    09:00 “Nuk do të dal në fushatë me Berishën”/ Kandidati opozitar për Tiranën, Florjan Binaj: Në fletën e votimit do jem kandidat i pavarur
    Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi, teksa dha edhe një deklaratë të fortë në “Top Story”. Ai u shpreh se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare. Binaj shtoi se nuk ka folur ende me Berishën, teksa ka kërkuar që të ketë bashkëpunime vetëm me grupe pune për fushatën.

    Top Channel

  • Manastirliu nis fushatën në Tiranë/ Kandidatja e PS: Do jemi në çdo njësi, do takojmë çdo qytetar

    Manastirliu nis fushatën në Tiranë/ Kandidatja e PS: Do jemi në çdo njësi, do takojmë çdo qytetar

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. 
    Takimet i ka nisur nga Njësia nr. 1, nga ku garantoi se do të jetë prezente në çdo njësi dhe do të takojë të gjithë qytetarët për të bashkëbiseduar me ta. 
    Sipas Manastirliut, vizioni i fushatës do të jetë ta kthejë Tiranën në një qytet ku hapësirat e përbashkëta rrisin cilësinë e jetës dhe mirëqenien e komuniteteve. 
    “Ne duam që çdo hapësirë të kthehet në një vend të gjelbër, të shëndetshëm e çlodhës për familjet, të rinjtë dhe të moshuarit. Për këtë po punojmë ngushtë me sipërmarrjen dhe grupet e arkitektëve, në mënyrë që Tirana të ketë gjithnjë e më shumë kënde të bukura, funksionale dhe moderne,” tha ndër të tjera kandidatja e PS. 

  • “Bashkia nuk është në shërbim të qytetarëve”, Haçkaj nis fushatën: Këta janë vrasës!

    “Bashkia nuk është në shërbim të qytetarëve”, Haçkaj nis fushatën: Këta janë vrasës!

    Florian Haçkaj, një nga 3 emrat e lakuar së fundmi që mund të jetë përballë Ogerta Manastirliut në garën për Bashkinë e Tiranës, duket se tashmë ka nisur dhe fushatën elektorale.
    Haçkaj ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregohet një kabinë elektrike e lidhur me tel nga kalimtarët, duke akuzuar bashkinë se nuk është në krye të detyrës dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.
    “Bashkia nuk është në shërbim të qytetarëve. Këtu është kafja me njerëz. Këtu ku luajnë fëmijët. Këtu lexohet rrezik vdekje. Këta janë vrasës”, dëgjohet Haçkaj të thotë në video

  • “Këta janë vrasës”/ Haçkaj nis fushatën, me ironizime: Bashkia nuk është në shërbim të qytetarëve

    “Këta janë vrasës”/ Haçkaj nis fushatën, me ironizime: Bashkia nuk është në shërbim të qytetarëve

    Florian Haçkaj, një nga 3 emrat e lakuar së fundmi që mund të jetë përballë Ogerta Manastirliut në garën për Bashkinë e Tiranës, duket se tashmë ka nisur dhe fushatën elektorale.
    Haçkaj ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregohet një kabinë elektrike e lidhur me tel nga kalimtarët, duke akuzuar bashkinë se nuk është në krye të detyrës dhe po rrezikon jetën e qytetarëve.
    “Bashkia nuk është në shërbim të qytetarëve. Këtu është kafja me njerëz. Këtu ku luajnë fëmijët. Këtu lexohet rrezik vdekje. Këta janë vrasës”, dëgjohet Haçkaj të thotë në video.

  • Zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki/ PD mbledh nesër Kryesinë dhe strukturat e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë

    Zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki/ PD mbledh nesër Kryesinë dhe strukturat e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë

    Partia Demokratike po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme më 9 nëntor.
    Edhe pse deri në këto momente nuk ka kandidat të zyrtarizuar për Bashkinë Tiranë.
    Mësohet se ditën e premte do të nisë përgatitja për fushatën fillimisht me mbledhjen e kryesisë së partisë dhe kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në Tiranë.
    Këto lëvizje vijnë në një kohë që prej një jave tre përfaqësues të PD po zhvillojnë takime me krerët e partitë të vogla opozitare.
    Në dekretin e firmosur dje, më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj ka caktuar datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Vlorë, Cërrik dhe Mat.
    Edhe pse neni 115 pezullon shkarkimin e Veliajt, Begaj nuk priti Kushtetuesen dhe dekretoi datën 9 për zhvillimin e zgjedhjeve edhe në Tiranë.
    Presidenca argumenton se pezullimi i shkarkimit do të vinte vetëm në rast se Veliaj do ishte ankuar në një Gjykatë Administrative, e do të kishte një vendim prej saj.

  • PD përgatitet për fushatën, përgjatë dy ditëve do të diskutohen emrat për 6 bashkitë e vendit

    PD përgatitet për fushatën, përgjatë dy ditëve do të diskutohen emrat për 6 bashkitë e vendit

    38 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, Partia Demokratike ende nuk ka shpallur kandidatët me të cilët do të garojë në 6 bashkitë e vendit.
    Lideri i opozitës Sali Berisha ndodhet jashtë vendit për shkak të takimeve me Partinë Popullore Evropiane dhe pritet të mbërrije në mbrëmje në Tiranë.
    Ndaj për këtë arsye, nga e premtja pritet që të nisin lëvizjet në kampin opozitar për të filluar fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit.

    Synimi i Partisë Demokratike është që në këtë betejë elektorale opozita të hyjë e bashkuar në të 6 bashkitë.
    Mësohet se deri të dielën PD do të përmbyllë bisedimet me aleatët dhe mbledhjet e forumeve të saj për të shpallur publikisht 6 kandidatët e opozitës.
    Ndërkaq ,të premten në selinë e PD do të mblidhen deputetët e Tiranës dhe kryetarët e degëve për të nisur fushatën për bashkinë më të madhe të vendit, bashkinë e kryeqytetit.

  • Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

    Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

    Analisti Martin Leka ka komentuar situatën politike në Bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt, duke analizuar përgatitjet e partive për zgjedhjet e ardhshme vendore. 
    Në një intervistë për emisionin “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se Partia Socialiste e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, ndryshe nga Partia Demokratike, e cila sipas tij, është ende e papërgatitur dhe nuk ka shpallur ende një kandidat për garën në kryeqytet. 
    “PS e ka marrë shumë seriozisht fushatën, PD është ende në kuadrin e mospërgatitjes totale të saj për zgjedhjet. PD e di që nuk mund ta fitojë Bashkinë e Tiranës. Manastirliu është figurë e konsoloduar brenda PS dhe do i tejkalojë votat që ka marrë Veliaj. Patjetër, unë kështu mendoj”, theksoi ai. 

  • Rama ia beson Tiranën Belinda Ballukut: Do të drejtojë fushatën për Bashkinë e Tiranës

    Rama ia beson Tiranën Belinda Ballukut: Do të drejtojë fushatën për Bashkinë e Tiranës

    Kryeministri Edi Rama ia beson Tiranën zëvendëskryeministres Belinda Ballukut për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen së shpejti në kryeqytet.
    Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë. Gjatë mbledhjes së një dite më parë, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që t’ia besojë Ballukut kryeqytetin, pas fitores së suksesshme që korri në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit.

    Lidhur me këtë lajm deri më tani nuk ka një reagim zyrtar, mirëpo burime për mediat nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme ku kryeministri Rama mblodhi ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës.

    Belinda Balluku, pas Edi Ramës, mbetet motori elektoral që prodhon vota për PS-në.

    Të gjitha sondazhet tregojnë se kandidatja e PS, Ogerta Manastirliu fiton ndaj opozitës.

  • Rama ia beson Tiranën Belinda Ballukut: Do të drejtojë fushatën për Bashkinë

    Rama ia beson Tiranën Belinda Ballukut: Do të drejtojë fushatën për Bashkinë

    Kryeministri Edi Rama ia beson Tiranën zëvendëskryeministres Belinda Ballukut për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen së shpejti në kryeqytet.
    Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë.

    Gjatë mbledhjes së një dite më parë, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që t’ia besojë Ballukut kryeqytetin, pas fitores së suksesshme që korri në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Fierit.

    Lidhur me këtë lajm deri më tani nuk ka një reagim zyrtar, mirëpo burime për mediat nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme ku kryeministri Rama mblodhi ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës.

  • Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

    Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

    Opinion.al mëson se Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë, për zgjedhjet e përkohshme.
    Kryeministri Edi Rama i ka njoftuar dje deputetët në selinë e Partisë Socialiste.
    Belinda Balluku u rikonfirmua si zv/kryeministre dhe gjithashtu u rikonfirmua në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e ri qeveritar.
    Pas shkarkimit të Erion Veliajt, PS do të garojë në zgjedhjet e parkohshme me kandidaten Ogerta Manastirliu.