Tag: fushatën

  • “Meta në burg s’e pengon fushatën tonë, komunikojmë me letra e telefonata”, Haxhinasto: Do e fitojë mandatin, në Elbasan synojmë 7 deputet

    “Meta në burg s’e pengon fushatën tonë, komunikojmë me letra e telefonata”, Haxhinasto: Do e fitojë mandatin, në Elbasan synojmë 7 deputet

    Partia e Lirisë po bëhet gati për nisjen e fushatës elektorale, por organizimi dhe puna ka nisur prej ditësh me strukturat, nëpërmjet takimeve.
    E renditur në koalicion me PD-në dhe 25 parti të tjera, Edmond Haxhinasto, kreu i komitetit drejtues kombëtar të PL-së, tha se synohet maksimumi me Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Ai shtoi se mungesa e kryetarit Ilir Meta, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024, edhe pse ndihet, nuk e pengon fushatën e partisë dhe qëllimet politike.
    Haxhinasto, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, tha për moderatorin Arbër Hitaj se PL synon 7 mandate në qarkun e Elbasanit, ku dhe ai vetë është pjesë e listës së mbyllur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit
    “Synojmë 7 mandate në Elbasan. Objektiv është marrja e një rezultati më të mirë nga viti 2021, por edhe fushata nëpërmjet programit. Ka varfërim masiv të qytetarëve të vendit, Elbasani më i prekuri, kjo ka detyruar 1 milion të largohen nga vendi. Kemi propozuar taksën e sheshtë 10%, lehtësira fiskale, fermerët, bujqësinë, pensionet, rrogat dhe ndihmat ekonomike, sikurse paga minimale 500 euro e mesatare 1200 euro”, shprehet ai.
    Por a pengon dhe dëmton objektivin e PL-së paraburgimi i kryetarit të saj Ilir Meta. Haxhinasto shprehet se Meta do marri më shumë nga të gjithë vota në listën e hapur dhe do zgjidhet deputet.
    “Komunikojmë me letra, por me disa telefonata, puna vijon e pandërprerë me strukturat dhe komunikimet me të. Ilir Meta do marrë më shumë vota. Nuk ndikon në fushatën e PL. Do jetë më i votuari në listën e hapur. Vizioni, përzgjedhja që ka bërë, ndjehen te strukturat e partisë dhe qytetarët. Pavarësisht situatës juridike, prezenca e tij në fushatën elektorale të 11 majit është e fuqishme”.

  • ‘Ri-hetimi Xhaçka-Gaçi’/ Saraçi: Paratë e resortit do përdoren në fushatën e PS për të nxjerrë fituese deupteten

    ‘Ri-hetimi Xhaçka-Gaçi’/ Saraçi: Paratë e resortit do përdoren në fushatën e PS për të nxjerrë fituese deupteten

    Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi ngre alarmin se paratë e resortit të çiftit Gaçi – Xhaçka do të përdoren në fushatën zgjedhore të PS më 11 maj, për t’i siguruar mandatin deputetet socialiste në Tiranë.

    I ftuar në emisioni Task Force në Syri Tv, Saraçi tha se dosja e Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi duhet hetuar, ndërsa e konsideroi një lajm të rëndësishëm kërkesën e GJKKO për të urdhëruar SPAK të regjistrojë procedim, pavarësisht skepticizmit që ka ndaj Prokurorisë së Posaçme se do ta hetojë çiftin.

    Sipas Saraçit, për resortin që po ndërtohet në bregdet janë bërë ‘kurban’ shumë koka kryebashkiakësh e zyrtarë vendor, ndërsa të paprekshëm kanë qëndrur deputetja socialiste Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi.

    ‘Regjistrimi penal për Xhaçkën është procedure dhe lajm i rëndësishëm, ajo dosje duhej hetuar. Është zhvillim i rëndësishëm, pasi s’kam pritshmëri. Gjykata po ia kalon SPAK, që i ka pasur aty dosjet kur bëri hetimin e parë. Kjo e Xhaçkës hëngri kokën e kryebashkiakëve, Jorgo Goro, Fredi Belerin. Nuk pres nga SPAK, pasi do e mbajë kallëzimin në sirtar dhe do e pushojë sërish, duke e çuar në gjykatë. Ka shumë pak gjasa të ndodhë sërish, që GJKKO e SPAK të shprehen për këtë dosje, duhet të shkojnë te resorti që po nis të ndërtohet në bregdet. Sa i përket falsifikimit të pasurisë, është rasti më skandaloz. U dënuan lloj-lloj zyrtarësh dhe përfituesi i pronës s’u dënua dhe u lejua t’i certifikohej prona. Ato miliona përveç lidhjeve miqësore, është fushata zgjedhore. Është ndërtuar në atë formë fushata e PS. Dhe resortin, paratë do t’i shohim në Tiranë për fushatën e mandatin e Olta Xhackës, për të nxjerrë fituese deputeten’, u shpreh Saraçi.

    Kryeredaktori Saraçi u ndal edhe te dërgimi në gjyq për dosjen e ‘SASPAC’,  për Ilir Beqajn, për keqpërdorim të fondeve të BE, për të cilën tha se Rama, duke përdorur korrupsionin dhe njerëzit e vet, po jep shembullin se do të integrojë Shqipërinë në BE më 2030, gjë që sipas tij është e pamundur të ndodhë.

    Për Saraçin, Rama po përdor rastin e korrupsionit të Beqajt në keqpërdorimin e fondeve të BE, për ta shpëtuar nga një aferë më e madhe, siç është sterilizimi.

    ‘Edi Rama duke përdorur korrupsionin  e njerëzit e vet po jep shembujt se do të integrojë vendin në BE më 2030. Korrupsioni është i provuar me të gjitha format për abuzimet e fondeve të BE. Beqaj u çua të fondet e BE me qëllim, duke e ditur se çfarë pune e menaxhimi bën Beqaj, se u pa te shëndetësia. S’besoj se ka vend apo institucion evropian që të besojë se Beqaj është në burg për fondet BE, me 20 mln euro dhe jo për 100 mln eurot e sterilizimit. Rama është ai që emëroi Beqajn te SASPAC. Sot Rama po përdor këtë rast korrupsioni për të shpëtuar Beqajn nga korrupsioni më i madh te sterilizimi, duke u thënë qytetarëve se është në burg për disa fonde, dhe shumë shpejt mund të dalë nga burgu. Po hedh hi syve përmes kapjes së SPAK dhe për të shpëtuar Ilir Beqajn nga fondet. Por që do të japë llogari. Lojë e Ramës për ish mikun, duke e çuar vizitë në burg dhe duke dhënë panoramën se drejtësia vepron, që paratë e krimit të hidhen në fushatë’, theksoi ndër të tjera Saraçi.

  • Sali Berisha zbulon datën dhe orën kur do të çelë zyrtarisht fushatën

    Sali Berisha zbulon datën dhe orën kur do të çelë zyrtarisht fushatën

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar datën dhe orën e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati u shpreh se, në 11 prill ora 19:00 fushata do të hapet në Sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, në hapjen me të bukur dhe për këtë ka kërkuar angazhimin e maksimal të të gjithëve.
    “Edhe njëherë, është një program që nuk është paraqitur kurrë në historinë e vendit. Por kjo kërkon takime intensive. Secili nga ju punën duhet ta masë sa njerëz do të takojë ai dhe stafi i tij.
    I gjithë stafi, i gjithë drejtimi i partisë është në takim për programin. Me 11 është data zyrtare ligjore që mund të hapim fushatën elektorale. Dhe ne do hapim me datë 11 në Tiranë në ora 7 të darkës. Programin do e paraqesim në një mjedis të mbyllur të nesërmen, por kjo do jetë edhe programi këtu, edhe hapja e fushatës.
    Ndaj dhe secili nga ju duhet të bëjë më të mirën që të bëhet edhe hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë edhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore”, tha ai në një takim me drejtuesit politikë.

  • “Në 11 prill do hapim fushatën”, Berisha të tijve: Dilni në terren! Pala tjetër merret me mashtrime

    “Në 11 prill do hapim fushatën”, Berisha të tijve: Dilni në terren! Pala tjetër merret me mashtrime

    Sali Berisha ka mbledhur në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët e degëve të PD-së.

    Gjatë fjalës së tij ai tha: Avantazhi  jonë, një projekt i  qartë për  shqiptarët.
    Po ashtu një mesazh e kishte edhe për demokratë.
    “Dilni në terren, programi i PD ka gjetur mirëkuptim dhe vlerësim nga qytetarët. Pala tjetër merret me mashtrime nga mëngjesi deri në darkë, pranoi se programi ynë është i realizueshëm. Ta keni të qartë, fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve. Detyrën e parë  keni organizimet e takimeve dhe sigurimin e votës”, tha ai.
    Berisha njoftoi se më 11 prill do të hapin fushatën elektorale.
    “Koha juaj e punës për programin matet sa njerëz takoni. Programi të zërë 80% të kohës suaj, vetëm ashtu përmbushet misioni”, tha ai.

    Top Channel

  • Mungesa e Veliajt në fushatën e PS, Gogu: Synojmë fitoren, po punojmë për mandatin e 20 në Tiranë!

    Mungesa e Veliajt në fushatën e PS, Gogu: Synojmë fitoren, po punojmë për mandatin e 20 në Tiranë!

    I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, i pyetur se sa mandate synon PS në qarkun e Tiranës, Gogu tha se PS synon që të përmirësojë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara të vitit 2021. Gogu tha se 20 mandate për PS janë fitore.
    ‘Ne synojmë shumicën transformuese, ne duam që Shqipëria mos të ketë më kthim pas. Shqiptarët e dinë se kush është forca që anijen pavarsisht dallgëve të korrupsionit dhe informalitetit e çon në portin e BE shëndosh e mirë dhe atje do bëjmë ndreqjet e duhura.
    Synimi i PS është që të përmirësojë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara. Mandati i 19 është diçka normale dhe mandati i 20 është një fitore e mundshme e PS. Sa për mandatin nuk është se kam bërë ndonjë numërim se sa vota më duhen mua, por ne duam që të marrim një rezultat më të mirë në zgjedhjet e kaluara. Jam i bindur se i gjithë ky ekip do të arrijë një rezultat fitimtarë në zgjedhje madje edhe më të mirë se në zgjedhjet e kaluara’, tha ai.
    Teksa u ndal tek drejtësia e re, Gogu tha se ai ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të drejtësisë.
    ‘Kam pasur dhe do te kemë. Unë kam punuar në sistemin e drejtësisë dhe kam parë se si është transformuar sistemi i drejtësisë. Kështu që jam i bindur që ata prokuror dhe gjyqtar që e jetojnë ndryshimin mund ta realizojnë atë dhe mund ta bëjnë atë më mirë. Ka ikur koha kur ligjvënësit në mëngjes bënin ligje dhe më dark i shkelnin ato’, tha ai.
    Gogu u ndal edhe tek mungesa e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se të gjitha strukturat e PS janë duke punuar që të arrijnë një rezultatë sa më të mirë.
    ‘Ai ka arritur rezultate në Tiranë kur ka drejtuar fushatën gjatë zgjedhjeve të kaluara. Strukturat e PS janë të angazhuara që të arrijnë atë fitore spektakolare që ka arritur ai më parë. Të gjitha strukturat janë të angazhuara sepse objektivi ynë është anëtarësimi i vendit në BE. Ne punojmë çdo ditë për të arritur ato detyra që duam të arrijmë dhe për të bindur BE që për ne BE nuk është thjeshtë një ëndërr, por një realitet që ka filluar të ndihet’, tha ai.
    Një koment, deputeti i Partisë Socialiste e pati edhe votën e diasporës dhe takimet që ka bërë me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
    ‘Unë di të them atë që pashë me sytë e mi në Itali, në Greqi dhe Angli se si shqiptarët janë më të bindur dhe të vetëdijshëm për ndryshimin që ka ndodhur brenda këtyre 12 vitesh. Ata edhe pse janë në faza të ndryshme të jetës së tyre dhe kanë ndërtuar jetën jashtë, nëse Shqipëria bëhet pjesë e BE dhe ata kanë dy shtëpi, ata janë të gatshëm që të bëjnë ecejake mes këtyre dy shtëpive. Ata e kuptojnë mirë se si kanë ndryshuar qytetet në Shqipëri dhe se si po ndryshon edhe Shkodra. Ata e dinë se ca ishte Shqipëria kur shpresa kishte vdekur dhe si është sot. Ata kanë filluar edhe që të investojnë dhe ta shohin vendin e tyre si një mundësi investimi’, tha ai.

  • “Berisha dhe Rama po shëndrrohen në influencer”/ Çfarë po e shqetëson Ori Nebiajn për fushatën e 11 majit

    “Berisha dhe Rama po shëndrrohen në influencer”/ Çfarë po e shqetëson Ori Nebiajn për fushatën e 11 majit

    Deputetja e Partisë Demokratike Ori Nebijaj e cila u tërhoq nga gara e 11 Majit pasi mësoi se ishte caktuar në listën e hapur të Fierit, ndryshe nga fushata e 2021 që ishte në Tiranë. Nebiaj ka ironizuar përmes një postimi në rrjete sociale fushatën që po bëjnë kandidatët për deputetë dhe kryetarët e partive në vend. Ajo shprehet me ironi se nëse do ta dinte se fushata do të bëhej vetëm online, do të kishte krijuar shtatë parti.
    Nebijaj shton më tej se shumë shpejt të gjithë ata që po bëjnë fushatë do të mërziten kur të kuptojnë se like-t dhe share-t në rrjete sociale nuk përkthehen në vota.
    “Ore ta dija që fushatat do bëheshin vetëm online dhe kryetarët e këtyre forcave rrënjësisht diferencuese do kishin ambicje thjesht për tu bërë influencers do kisha bërë 7 parti vetëm nga Instagrami.
    Inshaallah nuk mërziten kur të kuptojnë se likes, shares dhe views nuk përkthehen në vota”, shkruan Nebijaj.