Tag: fushatën

  • DOKUMENTET – PD hap fushatën e zgjedhjeve në degë, arsimi i lartë nuk është kriter detyrues për kryetarin

    DOKUMENTET – PD hap fushatën e zgjedhjeve në degë, arsimi i lartë nuk është kriter detyrues për kryetarin

    Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve në degët e saj lokale. Është një vendim i Kryesisë së PDSH, me firmën e kryetarit Sali Berisha, që ka hapur tashmë fushatën, duke përcaktuar etapat dhe afatet, vendim të cilin mund ta lexoni më poshtë.

    Deri me 31 janar, duhet të përfundojë i gjithë procesi i zgjedhjeve, duke kulmuar me ristrukturimin e plotë të degëve demokrate në nivelin e bazës së saj. Ndërkohë, si zakonisht, vendimi i Kryesisë, pasohet nga një udhëzim i Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka, të cilin mund ta lexoni më poshtë.

    Ndoshta për herë të parë që nga themelimi, në përvjetorine 35- të, Partia Demokratike, e konsideruar në 1990 si parti e studentëve dhe intelektualëve, nuk e ka kusht për kryetarin e degës arsimin e lartë. Në paragrafin II. Kriteret e përzgjedhjes, pika 1 e vendos si kusht arsimin e lartë por në pikën 2, hidhet poshtë kjo pikë.
    “Për arsye objektive që kanë lidhje me gjeografinë apo kushtet specifike social-ekomomike të një territori, për individualitete apo kontributore me meritą në Partinë Demokratike, mosplotësimi i kushtit a) nuk sjell heqjen e mundësisë së një kandidature të propozuar nga Aktivi i Degës, për të garuar dhe fituar”, thuhet në këtë pikë. Të gjitha përcaktimet janë subjektive në këtë pikë dhe praktikisht, arsimi i lartë hiqet si kriter.

    Ky paragraf mund të kuptohet edhe si hapje ekstreme e PD- së por njëkohësisht, edhe si mungesë e kapaciteteve brenda saj, minimalisht me arsim të lartë, për të mëtuar postin e kryedemokratit në një degë. Aq më shumë, kur 35 vite nga nisja e pluralizmit, çdokush ka patur mundësi të arsimohet, së paku me një diplomë Kristal apo të ngjashme me të.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Sarkozy në kërkim të pafajësisë, beteja e tij në Apel nis në mars

    Sarkozy në kërkim të pafajësisë, beteja e tij në Apel nis në mars

    Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të përballet me apelin ndaj dënimit për konspiracion, në lidhje me financimin e paligjshëm nga Libia për fushatën e tij presidenciale të suksesshme në vitin 2007. Gjykata e Apelit në Paris njoftoi të enjten e 13 nëntorit, se seancat do të zhvillohen nga 16 marsi deri më 3 qershor.

    Këtë javë, Sarkozy u lirua nga burgu pasi gjykata vendosi që ai nuk duhet të vuajë dënimin me burg gjatë kohës që pritet vendimi i apelit, në kundërshtim me vendimin fillestar. Ish-presidenti tani synon të rrëzojë dënimin me pesë vjet burg të dhënë në muajin shtator.

    “E vërteta do të triumfojë. Kjo është një e vërtetë që jeta na mëson,” shkroi Sarkozy në rrjetin social X pasi u rikthye në shtëpi.

    Sjellim ndërmend se Sarkozy u shpall fajtor për konspiracion për të siguruar fonde për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007 nga ish-udhëheqësi libian Muammar Gaddafi.

    Burgosja e ish-liderit konservator francez, i cili ishte president nga viti 2007 deri në 2012, shënoi një rënie të bujshme për një politikan që dikur kishte një prani të fuqishme në skenën globale.

  • Gruaja e cila ndërtoi fushatën që përmbysi politikën amerikane, fitorja e Zohran Mamdanit në New York

    Gruaja e cila ndërtoi fushatën që përmbysi politikën amerikane, fitorja e Zohran Mamdanit në New York

    Bota E Hënë, 10 Nëntor 2025 21:29
    Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht tek prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj. Pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale.
    Strategia që ndryshoi fushatën

    Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“. Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit.

    Një karrierë mbresëlënëse

    35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën.
    Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit. Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri në 2018.
    Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit. Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix.
    Një fushatë e bazuar në autenticitet
    Për fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren. Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit. “Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo. Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë.
    Përballja me sulmet
    Strategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij. “Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN.
    Një ekip fitues dhe një tranzicion historik
    Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit.
    Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona. Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale. Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale.
    Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog. Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut.

  • ‘Truri’ pas fitores së Mamdanit! Kjo është gruaja e cila ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    ‘Truri’ pas fitores së Mamdanit! Kjo është gruaja e cila ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut, duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht te prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj.

    Por pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak, qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale.

    Strategia që ndryshoi fushatën

    Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“.

    Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit.

    Një karrierë mbresëlënëse35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën.

    Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit.

    Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri më 2018.

    Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit.

    Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix.

    Një fushatë e bazuar në autenticitetPër fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren.

    Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram, xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit.

    “Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo.

    Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë.

    Përballja me sulmetStrategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij.

    “Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN.

    Një ekip fitues dhe një tranzicion historik

    Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit.

    Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona.

    Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale.

    Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale.

    Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog.

    Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut.

  • Truri pas fitores së Mamdanit! Si Zara Rahim ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    Truri pas fitores së Mamdanit! Si Zara Rahim ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

    Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht tek prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj. 
    Por pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale. 
    Strategia që ndryshoi fushatën 
    Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“. 
    Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit. 
    Një karrierë mbresëlënëse 
    35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën. 
    Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit. 
    Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri në 2018. 
    Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit. 
    Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix. 
    Një fushatë e bazuar në autenticitet 
    Për fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren. 
    Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit. 
    “Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo. 
    Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë. 
    Përballja me sulmet 
    Strategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij. 
    “Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN. 
    Një ekip fitues dhe një tranzicion historik 
    Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit. 
    Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona. 
    Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale. 
    Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale. 
    Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog. 
    Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut. Artikull i Fortune, nga Dave Smith 

  • Dy ditë nga zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ Analisti: Opozita e painteresuar, e di që do të humbë

    Dy ditë nga zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ Analisti: Opozita e painteresuar, e di që do të humbë

    Analisti Artur Nura komentoi “orët e fundit”, para të dielës më 9 nëntor, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Nura tha ekzistojnë dy strategji, mazhoranca e fokusuar në fushatën elektorale dhe opozita nga ana tjetër krejt e kundërta, shumë e painteresuar.
    Sipas tij opozita nuk është marrë shumë me zgjedhjet lokale, madje as vetë Berisha, i cili në daljet e tij të përditshme flet shumë pak për fushatën dhe zgjedhjet e parakohshme në pesë bashkitë e vendit.
    “Dy strategji krejt të ndryshme të dy partive në garë, PS e organizuar dhe PD. PS komunikoi në mënyrën e tij me vetë elektoratin, kurse opozita është shumë e paintersuar për rezultatin sepse e ka të ditur që nuk do të fitojë. Pala tjetër, PS ua bëri të qartë të gjithëve se kush janë dhe çfarë risie sjellin. Nuk ka asgjë që nuk pritej. Opozita në zgjedhjet lokale nuk është marrë. Berisha edhe në daljet e tij të përditshme, flet shumë pak për zgjedhjet lokale.
    Të gjithë ata qytetarë nga këto qytete duhet të ndjehen të ofenduar, pse po na abandonin. Nuk e kuptoj se çfarë opozita kërkon të arrijë. Opozita nuk zgjedh të flasë me elektoratin, as me kandidatin. Kjo është një mungesë strategjie. PS sa mbaron një palë zgjedhje, fillon fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Sot Rama e bëri të qartë që strategjia e tij është që të bëhen zgjedhjet ne Tiranë. E kam vënë re që shërbimet në Tiranë për të parë që shërbimet nuk janë njësoj. Ka një mungesë eficence të kryeqytetit. Rama është i shqetësuar për këtë gjë. Rama punon sot për nesër, jo sot për dje”, tha analisti Nura.

  • U angazhua nga PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit/Mediat: Chris LaCivita u pagua në vlerën e 1 mln euro

    U angazhua nga PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit/Mediat: Chris LaCivita u pagua në vlerën e 1 mln euro

    Sot është afati i fundit për të dorëzuar raportet financiare në KQZ për zgjedhjet e 11 majit. 
    Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb faturën e Partisë Demokratike, që kjo e fundit harxhoi për Chriss LaCivita, ish-strateg i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump. 
    Ai u angazhua nga PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit. Mësohet se fatura në fjalë kap shifrën 1 milion euro. 
     

  • A do jetë Sali Berisha afër jush në miting? Flet i ‘pavaruri’ i Bashkisë Vlorë: Jo sepse ….

    A do jetë Sali Berisha afër jush në miting? Flet i ‘pavaruri’ i Bashkisë Vlorë: Jo sepse ….

    Dionis Sota, i cili do të garojë si kandidatë i pavarur për të drejtuar Bashkinë e Vlorës, ndërsa mbështetet nga PD e Sali Berishës dhe parti të tjera opozitare, ka deklaruar se ka qenë zgjidhje e tija që të kandidonte si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
    I ftuar në një emision televiziv, i pyetur nëse Berisha do të jetë i pranishëm në fushatën që ai do të zhvillojë, Sota e mohoi këtë.
    ‘Sepse unë vijë nga shoqëria civile dhe nga biznesi. Unë kam qenë i qartë që do kandidoja i pavarur. Falenderoj të gjitha forcat politike duke nisur nga ‘Shqipëria Bëhet’ dhe PD që kanë besuar në këtë lloj formule për zgjedhjet e pjesshme. Kjo ishte një zgjedhje e qartë që në fillim që kështu do ishte dhe kështu u bë. Të gjitha partitë jo vetëm PD e kanë ofruar mbështetjen e tyre, por ka qenë zgjidhja ime që të dal si i pavarur dhe kjo është nismë e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë. Unë kam qenë i parti që kam shprehur kandidaturën time dhe asnjë kandidaturë tjetër nuk ishte bërë publike.
    Unë kam pasur disa takime dhe ne e kemi saktësuar që krahu politikë po bënë fushatën e tij në drejtimin politikë dhe nga ana tjetër ne po bëjmë fushatën tonë me takime me njerëzitë. Ne jemi pranë tyre, po shkojë në çdo derë, unë kam ngritur zërin për probleme, për mua janë të gjithë njësoj, profilet e tyre politikë janë personale. I kam miq dhe shokë të gjithë’, tha ai.
    Një koment e pati edhe lidhur me formularin e vetëdeklarimit të tij dorëzuar në KQZ, ku ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është arsim i mesëm, ndërsa figuron edhe me dy emra.
    ‘Unë vij nga familje ortokose dhe shumë nga familjarët tanë kanë dy emra, unë emri e kam Ervin që në fëmijëri dhe në atë kohë në gjendje civile, shkruhej me shkrim dore dhe për një gabim që është bërë më është vënë Erion. Unë jam pagëzuar me emrin Dionis dhe nga ai moment zgjodha që në dokumentet e mia të ishin me emrin Dionis. Nuk kam ndërruar emër, unë nuk kamë lëvizur asnjëherë jashtë përveçse takime pune dhe pushime të mia personale.
    Unë jam rritur në atë kohë kur diplomat bliheshin dhe s’kam pranuar që ti futem asaj valle, e kam nisur shkollën dhe e lashë. Kisha dëshirë që të vijoja juridikun, por prej punës se bëra. Për financim të fushatës, unë kam bërë publike llogarinë bankare, ky është detyrim ligjor, çdo parti e ka detyrim, por llogaritë e partive janë të deklaruara dhe unë jam i pavarur dhe jam i detyruar që ta shpallë këtë llogari bankare dhe shumë miq familjarë brenda dhe jashtë vendit kanë dashur që të kontribuojnë’, tha ai.
    Sota u ndal edhe tek problemet që janë urgjente për t’i dhënë një zgjidhje në qytetin e Vlorës si uji i pijshëm, infrastruktura rrugore dhe kanaliimet.
    ‘Lagjet në Vlorë kanë probleme që nga rrugët, kanalizimet, uji i pijshëm. Përmbytjet në Vlorë dhe mënyra më e shpejtë për të ndërhyrë është zgjerimi i kolektorëve të vjetër. Duhen stacione të pompimit të ujit që të shkarkohet në një mënyrë arificiale uji që akumulohet për të mos krijuar ato dëme që janë krijuar në qytet. Qytetarët janë të zhgënjyer nga qeverisja që kanë pasur në këto vite dhe është prekur autonomia e trye, është rasti i 3 i kryebashkiakëve që largohen’, tha ai.

  • “Do fitosh se je i thjeshtë si ne!”/ Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur

    “Do fitosh se je i thjeshtë si ne!”/ Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet. Siç shihet në pamje, Binaj është i mirëpritur nga qindra qytetarë të kryeqytetit, të cilët spontanisht pranojnë ta mbështesin dhe i urojnë fitoren.
    “Ne biznesi i vogël jemi me ty, nuk kemi frikë të dalim në kamerë, s’kam patur frikë në 1997, jo tani”-thotë një qytetar.
    “Nuk kemi punëtorë”-vazhdon ai duke sjellë në vëmendje një tjetër shqetësim të biznesit në Tiranë.
    “Ti je rob i thjeshtë, mbaje këtë thjeshtësi”-thotë një tjetër qytetar.
    “InshAllah fiton”-i drejtohet një grua. “Je djalë i mirë, si ne”-thotë një tjetër mbështetës që e ka takuar Binajn në terren.