Tag: fushatë

  • Erion Braçe përlotet në “Shqipëria Live”, përmend babanë: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

    Erion Braçe përlotet në “Shqipëria Live”, përmend babanë: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përlotur gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në këto zgjedhje rezultoi i dyti më i votuar në listën e hapur në Tiranë.

    Shkak ishte ndihma e dhënë nga familjarët e tij për fushatën. Ai përmendi babin e tij, ku tha se nuk e dinte që dilte dhe takonte njerëz për ta ndihmuar në fushatë. Po ashtu ai përmendi dhe vjehrrin e tij, i cili shkonte deri në Shëngjergj për të.

    Pjesë nga intervista:
    Sa janë lodhur familjarët gatë kësaj fushate me ju?
    Braçe: Më shumë duhet të jenë shqetësuar sesa lodhur në fakt. Ma ka bërë shumë përshtypja dhe do doja t’i ngjaj deri në fund. Lëvizja në Tiranë dhe më thoshin ‘babai juaj ka takuar shumë njerëz’. Ishte surprizë e madhe.
    Bëri fushatë babai juaj për ju?
    Braçe: Jo vetëm ai, por edhe nga krahu tjetër,. Pjesa tjetër e familjes sime, vjehrri, vjehrra ime, që jam shumë i habitur.
    Nuk e dinit që babai juaj dilte…?
    Braçe: Jo, është 82 vjeç. E kam parë te liqeni që bën po aq ecje sa bëj unë, por nuk ma priste mendja që do dilte të takonte njerëz. Apo edhe vjehrri im që është në të njëjtën moshë me babanë dhe dilte deri në Shëngjergj për mua. Më ka bërë shumë përshtypje. Këto vota dua unë.
    Janë mijëra të tjerë që kanë punuar në këtë fushatë.

     

    Top Channel

  • Çfarë ndodhi? Erion Braçe shpërthen në lot në studio, ja arsyeja

    Çfarë ndodhi? Erion Braçe shpërthen në lot në studio, ja arsyeja

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përlotur gjatë intervistës për një emision televiziv.
    Shkak ishte ndihma e dhënë nga familjarët e tij për fushatën. Ai përmendi babin e tij, ku tha se nuk e dinte që dilte dhe takonte njerëz për ta ndihmuar në fushatë. Po ashtu, ai përmendi dhe vjehrrin e tij, i cili shkonte deri në Shëngjergj për të.
    Pjesë nga intervista:
    Sa janë lodhur familjarët gatë kësaj fushate me ju?

    Braçe: Më shumë duhet të jenë shqetësuar sesa lodhur në fakt. Ma ka bërë shumë përshtypja dhe do doja t’i ngjaj deri në fund. Lëvizja në Tiranë dhe më thoshin ‘babai juaj ka takuar shumë njerëz’. Ishte surprizë e madhe

    Bëri fushatë babai juaj për ju?
    Braçe: Jo vetëm ai, por edhe nga krahu tjetër,. Pjesa tjetër e familjes sime, vjehrri, vjehrra ime, që jam shumë i habitur.

    Nuk e dinit që babai juaj dilte…?
    Braçe: Jo, është 82 vjeç. E kam parë te liqeni që bën po aq ecje sa bëj unë, por nuk ma priste mendja që do dilte të takonte njerëz. Apo edhe vjehrri im që është në të njëjtën moshë me babain dhe dilte deri në Shëngjergj për mua. Më ka bërë shumë përshtypje. Këto vota dua unë. Janë mijëra të tjerë që kanë punuar në këtë fushatë.

  • Braçe përlotet teksa përmend të atin: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

    Braçe përlotet teksa përmend të atin: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është përlotur gjatë intervistës për “Shqipëria Live” në Top Channel.
    Shkak ishte ndihma e dhënë nga familjarët e tij për fushatën. Ai përmendi babin e tij, ku tha se nuk e dinte që dilte dhe takonte njerëz për ta ndihmuar në fushatë. Po ashtu ai përmendi dhe vjehrrin e tij, i cili shkonte deri në Shëngjergj për të.
    Pjesë nga intervista:
    Sa janë lodhur familjarët gatë kësaj fushate me ju?
    Braçe: Më shumë duhet të jenë shqetësuar sesa lodhur në fakt. Ma ka bërë shumë përshtypja dhe do doja ti ngjaj deri në fund. Lëvizja në Tiranë dhe më thoshin ‘babai juaj ka takuar shumë njerëz’. Ishte surprizë e madhe.
    Bëri fushatë babai juaj për ju?
    Braçe: Jo vetëm ai, por edhe nga krahu tjetër,. Pjesa tjetër e familjes sime, vjehrri, vjehrra ime, që jam shumë i habitur.
    Nuk e dinit që babai juaj dilte…?
    Braçe: Jo, është 82 vjeç. E kam parë te liqeni që bën po aq ecje sa bëj unë, por nuk ma priste mendja që do dilte të takonte njerëz. Apo edhe vjehrri im që është në të njëjtën moshë me babain dhe dilte deri në Shëngjergj për mua. Më ka bërë shumë përshtypje. Këto vota dua unë.
    Janë mijëra të tjerë që kanë punuar në këtë fushatë

  • OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

    OPINION NGA MENTOR KIKIA – Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve

    Ku ndryshon PS-ja nga PD-ja… Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve (në nivel drejtuesish e kam fjalën), ështe së:
    Socialistët, edhe kur nuk janë në lista, janë në fushatë për partinë, edhe kur shkarkohen si ministra nuk rebelohen por vazhdojnë të kontribuojnë. Edhe kur janë në listë të hapura dhe e kanë të sigurtë humbjen, sërish punojnë në fushatë.
    Demokratët, shumica, nëse nuk futen në listë jo vetëm që nuk bëjnë fushatë por fillojnë e sulmojnë partinë.
    Kam dëgjuar këto ditë ish- deputetë që kanë mbajtur mandatet për 1 apo 2 legjislatura. Meqë sivjet nuk ishin në lista, janë bërë më socialistë se socialistët. Ngelën nëpër ekrane duke bërë kritikun e partisë, e cila i ka dhënë mandatin më parë.
    Epo nuk kam parë asnjë ish- deputet të PS që, meqë nuk është fitur në listë, të dale të bejë gam- gam kundër kolegëve të tij dhe partisë së tij.Ta lëmë mënjanë gjithë debatin, jo manipulimi, vjedhja, presioni, shantazhi, shteti, pushteti, paraja….
    Të marrurit me politikë kërkon edhe pak moral dhe integritet njerëzor. Shikoni sa nga ata që nuk fituan nga PD, do të duken tashmë tek selia. /Nga Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Ilir Meta “fushatë” në qeli, i dyti më i votuari nga të burgosurit e 313-tës në Tiranë

    Ilir Meta “fushatë” në qeli, i dyti më i votuari nga të burgosurit e 313-tës në Tiranë

    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka rezultuar më i preferuari mes të paraburgosurve në dy institucionet e vuajtjes së dënimit në Tiranë, burgjet 313 dhe 302. Ai ka marrë numrin më të lartë të votave nga të dënuarit, duke siguruar 92 vota.
    Një fakt interesant që ka ngjallur reagime, pasi pikërisht Ministria e Brendshme dhe strukturat e saj janë përgjegjëse për arrestimet dhe sigurinë në këto institucione.
    Ndërkohë, edhe Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, është renditur i dyti më i votuar në burgun 313, me 58 vota. Kjo ka nxitur aludime për një “fushatë nga qelia”, duke sjellë në vëmendje mbështetjen që disa figura politike vijojnë të gëzojnë edhe mes personave nën hetim apo të dënuar.

    Rezultatet nga qendrat e votimit në burgje janë shpesh objekt kurioziteti, pasi reflektojnë në mënyrë të veçantë perceptimin e të burgosurve ndaj politikës dhe institucioneve të drejtësisë.
    /vizionplus.tv

  • Kandidatët e PD në Korçë akuzojnë njëri-tjetrin: Nuk çirrej për partinë, por për…

    Kandidatët e PD në Korçë akuzojnë njëri-tjetrin: Nuk çirrej për partinë, por për…

    Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit një situatë interesante ishte Qarku i Korçës, ku për shkak të uljes së mandateve në 10, demokratët mund ta arrinin ta çonin rezultatin në barazim, duke i ndarë mandatet në 5 me 5 për secilën prej dy subjekteve kryesore politike.
    Kjo gjë nuk u arrit, ku edhe pas uljes së mandateve, socialistët arritën t’i ruanin 6 deputetë në këtë qark, ndërsa PD-ja zbriti në 4 mandate. E duket se pas rezultatit kanë filluar edhe akuzat në kampin blu në Korçë.
    PD arriti të fuste vetëm 1 deputet nga lista e hapur, ku më i votuari rezultoi Fidel Kreka me 6523 vota, i cili kishte edhe mbështetjen e kandites së listës së mbyllur Ledina Alollit.
    I dyti më i votuari rezultoi Kristiano Koçibelli me 5213 vota personale, por pa arritur të futet në Kuvend. Ky i fundit, në reagimin falenderues ndaj demokratëve pas rezultatit, nuk nguron të hedh edhe akuza ndaj kandidates në listën e mbyllur.
    Koçibelli shkruan se gjatë kësaj fushate, synimi kryesor i tij ka qenë që të prodhonim sa më shumë mandate për Partinë Demokratike, por sipas tij, jo të gjithë kandidatët kanë vepruar si ai.
    Postimi i plotë:
    Përshëndetje miq,
    Pas përfundimit të procesit të numurimit të votave edhe për kandidat, rezulton se unë kam marrë 5206 vota, kandidati I dytë më I votuar në qarkun e Korçes nga Partia Demokratike. Faleminderit nga zemra për çdo votë, për mbështetjen ndaj emrit tim, për besimin, për bisedat që kemi zhvilluar së bashku, për takimet me orë të gjata.
    Dua ti kërkoj ndjesë familjes sime të cilës i kam munguar për gati 40 ditë, prindërve të mi të cilët mërziten dhe emocionohen nga garat që ne zhvillojmë.
    Nga kjo fushatë mësova shumë, pashë një realitet tjetër që nuk e kisha menduar ndonjëherë, njoha njerëz të rinj dhe mbi të gjitha njoha më mirë ata që kam pas njohur me vite.
    Gjatë gjithë fushatës u përpoqa të isha vetvetja, një njeri që bën garën me dinjitet, i rrethuar me njerëz me reputacion dhe të respektuar për komunitetin, fushatë pa fyerje dhe ofendime, fushatë ku synimi kryesor ishte të prodhonim sa më shumë mandate për Partinë Demokratike. Por jo të gjithë e bënë këtë si unë, ajo e listës së mbyllur çireshe në fushatë jo për Partinë, por për listën e hapur.
    Miq, unë do vazhdoj të jem përsëri I njëjti, i dashur me komunitetim, i përkushtuar për Korçën dhe Shqipërinë.5200 falenderime për secilin prej jush, jam mirënjohës në pafundësi për besimin e dhënë.

  • “Berisha dështoi, Rama jeton në fushatë”/ Avokati Kara: PD nuk arriti të ringrihet, dhe të arrijë as…

    “Berisha dështoi, Rama jeton në fushatë”/ Avokati Kara: PD nuk arriti të ringrihet, dhe të arrijë as…

    Avokati Romeo Kara, i ftuar në një intervistë televizive ka komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Avokati tha se PD dështoi të arrijë në pritshmëritë e këtyre zgjedhjeve dhe, për më tepër, në gjurmën e rezultatit të 2021.
    Nga ana tjetër, Kara tha se Rama tregoi se jeton në fushatë dhe arriti të parashikojë rezultatin e vet. Kara tha se partitë e vogla kanë marrë shumë vota nga kampi i Partisë Demokratike dhe, sipas tij, janë kërcënuese ndaj tyre në vijim të mandatit të ardhshëm.
    “Partitë e vogla i kanë hyrë më shumë në hise pjesës së PD-së, pra kanë marrë vota më shumë nga të pakënaqurit e PD-së. PD nuk arriti të ringrihet dhe të arrijë as në gjurmën e 2021, pra Rama ka pasur shumë të drejtë që nuk do të marrin kurrë atë që kanë marrë në 2021. S’po flas pastaj për parashikimin që i ka bërë fitores së vet, se po del për herë të dytë, se ky person e parashikoi si herë të parë në Kuç dhe herën e dytë.
    Tregon që ai është gjithë kohën në fushatë. Tregon që ai është drejtuesi elektoral i partisë, jeton në fushatë tërë kohën dhe qeveris gjithmonë për të ndikuar në elektorat. Mesa shoh, edhe ai do t’i ketë marrë nga një pjesë e PD-së, PL-së dhe partive të tjera. Në PS s’ka pasur garë me Partinë Demokratike, lista e hapur po lufton të marrë sa më shumë nga vetë garuesit brenda PS.”-tha avokati Kara.

  • Romeo Kara: Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021

    Romeo Kara: Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021

    Avokati Romeo Kara ka komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve të 11 majit, ku duket një epërsi e lartë e Partisë Socialiste. Kara ka thënë për Report Tv se partitë e vogla kanë marrë shumë vota nga kampi i Partisë Demokratike dhe, sipas tij, janë kërcënuese ndaj tyre në vijim të mandatit të ardhshëm.
    Avokati tha se PD dështoi të arrijë në pritshmëritë e këtyre zgjedhjeve dhe, për më tepër, në gjurmën e rezultatit të 2021. Nga ana tjetër, Kara tha se Rama tregoi se jeton në fushatë dhe arriti të parashikojë rezultatin e vet.
    “Partitë e vogla i kanë hyrë më shumë në hise pjesës së PD-së, pra kanë marrë vota më shumë nga të pakënaqurit e PD-së. PD nuk arriti të ringrihet dhe të arrijë as në gjurmën e 2021, pra Rama ka pasur shumë të drejtë që nuk do të marrin kurrë atë që kanë marrë në 2021. S’po flas pastaj për parashikimin që i ka bërë fitores së vet, se po del për herë të dytë, se ky person e parashikoi si herë të parë në Kuç dhe herën e dytë. Tregon që ai është gjithë kohën në fushatë. Tregon që ai është drejtuesi elektoral i partisë, jeton në fushatë tërë kohën dhe qeveris gjithmonë për të ndikuar në elektorat. Mesa shoh, edhe ai do t’i ketë marrë nga një pjesë e PD-së, PL-së dhe partive të tjera. Në PS s’ka pasur garë me Partinë Demokratike, lista e hapur po lufton të marrë sa më shumë nga vetë garuesit brenda PS.”-tha Kara për Report Tv.

  • “Sigurisht që votova numrin 6, uroj mos të më merret si fushatë”, voton Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht

    “Sigurisht që votova numrin 6, uroj mos të më merret si fushatë”, voton Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht

    Kreu i nismës “Shqipëria Bëhet” ka votuar në Shkollën e Mesme të Ekonomikut në Tiranë.

    Lapaj: Sigurisht që votova numrin 6 uroj që të mos e marrë si fushatë është një ditë e bukur sot, besoj fort që vendi ka një mundësi reale për një ndryshim të madh, i uroj që të dalin në votime por të dalin masivisht në votime. Po e kanë ndryshuar, kam votuar në Sarandë, kështu që ka pasur ndryshime.

    Top Channel

  • 30 ditë cep më cep! Fushatë, stil dhe…batuta!

    30 ditë cep më cep! Fushatë, stil dhe…batuta!

    Fushata

    TIRANË- Fushata zgjedhore në Shqipëri u mbyll dhe nesër votohet, por  përpos programeve dhe thirrjeve për vota, figurat politike u karakterizuan edhe me stilet e tyre në veshje apo me mënyrën e komunikimit se si ju drejtuan njëri-tjetrit. Një fushatë, me figura politike jo vetëm në garë për të qenë fitues por edhe në atë të imazhit. Ndryshe nga fushatat e tjera, retorika politike në Shqipëri ka treguar një larmi epitetesh që vihen në përdorim nga udhëheqësit e partive politike. Por le ti shohim me radhë çfarë na ‘ofruan’ politikanët në një muaj fushatë?

    Politikanët në kornizën e veshjes!
    Kryeministri Edi Rama vendosi të prezantohej gjatë takimeve elektorale me një pamje të thjeshtë sportive. Ngjyra e zezë dominon në paraqitjet e Ramës, shoqëruar me atletet e bardha sportive, të personalizuara me numrin 5, numri që mban Partia Socialiste në fletën e votimit. Bluza e zezë me yllin pesëcepësh të stampuar me konturet blu (ngjyra simbol e BE-së) e më tej me ngjyrat kuq e zi (simbolet kombëtare), ndërsa numri 5, nuk mungoi në kapelen sportive që ai mbajti gjatë takimeve në disa qytete. Një aksesor tjetër ishin edhe syzet e diellit me skelet rozë, të kombinuara me veshjen e zezë sportive.
    Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste përgjithësisht ndoqën stilin e kreut të qeverisë, duke u paraqitur me bluzën e bardhë me në qendër, yllin e stampuar, simbol të BE-së. Por gjithashtu nuk mungoi numri “5” i shndërruar në simbolika të ndryshme, por me të njëjtin mesazh: Na votoni ne!
    Ndryshe nga Partia Socialiste, ajo demokratike qëndroi kryesisht në linjën “serioze”. Kreu i PD-së, Sali Berisha u prezantua me kostum dhe këmishë, por kësaj radhe shtoi edhe një kapele blu me numrin 1, numri rendor i ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’ në fletën e votimit. Në disa takime Berisha u shfaq më sport, me jelek në vend të xhaketës, apo atlete në vend të këpucëve serioze, duke na dhënë një portret ndryshe të vetes. Madje ndonjëherë, gjatë takimeve, njëjtë si Rama edhe Berisha riktheu syzet e diellit me stilin ‘aviator’.
    Edhe pse nuk ka preferuar që të dalë nga korniza e tij, Berisha i është dorëzuar hera-herës edhe “shijes” së demokratëve. Në disa nga takimet elektorale, si psh. në Krujë, artizanët i dhuruan dhe i veshën Berishës një xhamadan dhe një qeleshe, pjesë të trashëgimisë së pasur të veshjeve tradicionale shqiptare. Edhe gjatë një takimi elektoral në Mirditë, Berisha në vend të kapeles me numrin 1, u shfaq me një plis  në kokë. Në këto raste, Berisha i ka lënë dorë të lirë mbështetësve që ta “stilojnë”.
    Por jo vetëm veshje e aksesorë tradicionalë, kreydemokrati befasoi nga takimimi në Bulqizë, lu u shfaq me kapelen e minatorit.  
    Por pse nuk e shohim gjithë kohës Berishën me kostum? Arsyen e ndryshimit të stilit në veshje, Berisha ia la kushteve të motit.
    “Me këtë ndryshim klimatik, m’u imponua sportiviteti. Natyra është forcë madhore!”
    Fushatë me këngë, valle, iso e poezi
    Partia Socialiste nisi me një tubim të madh në Sheshin ‘Skënderbej”, me këngë e valle nga grupe kërcimtarësh dhe artistësh të cilët u binin daulleve. Ekipet e qyteteve u prezantuan duke performuar me këngë tradicionale të zonës që përfaqësojnë.
    Ndryshe nga PS, Partia Demokratike paraqiti një nisje “alla Trum”, me fjalime politike nga kandidatët për deputet. Në sfond luhej “Eye of the tiger”, një lajmmotiv që Berisha e përdor prej kohësh, që në kohën e “Foltores” kur luftonte për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Por trendit të popullores nuk i shpëtoi as Sali Berisha. Kryedemokrati u prit me iso në Sarandë, por edhe me poezi në Belsh.
    Isot shoqëruan edhe kryeministrin Edi Rama. Edhe së fundmi, kreu i qeverisë u prit me këngë polifonike dhe raki nga banorët e Kuçit.
    ‘Beteja’ me epitete
    Ndryshe nga fushatat e kaluara elektorale, drejtuesit e Partive Politike në daljet e shpeshta publike i shoqëronte dhe një ‘buf’ në tavolinë, por jo vetëm.
    “Bufi i kënetës”, ky ka qenë togfjalëshi që nuk ka munguar në fjalorin e kryeministrit Edi Rama duke iu referuar në këtë mënyrë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas Ramës, këneta nuk është bullizim, por metafora e një realiteti shumë konkret dhe shumë të prekshëm. Opozita sipas tij është ‘kënetë’ dhe ‘ujë i ndenjur’. Gjatë takimeve elektorale,
    Kreu i PD nuk e ka lënë pa një epitet kryministrin dhe i është referuar për herë të parë Ramës me termin “zogu sqep këpucë”. Sipas kreut të PD-së, ky zog ka aftësinë të hajë zogjtë e tij, duke iu referuar “të besuarve” të kabinetit të kryeministrit që kanë përfunduar pas hekurave të qelisë. Por as kjo nuk e ka ndaluar Ramën që në çdo mundësi që i jepet t’i referohet si “buf”. Në bashkëbisedimin në rubrikën sy më sy, Rama ka mbajtur në tavolinë krah vetes një buf ngjyrë gold. Në përgjigje të Ramës, Berisha prezantoi në një nga konferencat për shtyp një skulpturë të një bufi të bardhë, të cilin vendosi ta mbante në tavolinë. Bufi i ndoqi edhe në fushatat elektorale në qytete, ku Rama në Vlorë e mori si dhuratë, ndërsa Berishës iu ofrua një nga një shitëse një skulpturë me formën e bufit.
    Për të demontuar fushatën negative që Rama po i bënte, Berisha iu rikthye mitologjisë duke e cilësuar shpendin si një simbol të mençurisë dhe të dijes.
    “Më ka quajtur mua buf, por ai nuk e di se më ka dhënë epërsi të jashtëzakonshme. Ju premtoj se do përdor gjithë mençurinë time për ta përzënë më 11 maj,”- tha Berisha.
    Kështu, bufi u kthye në një simbol fushate, ku edhe këshilltari i fushatës së Sali Berishës, Chris LaCivita, nuk i shpëtoi dot përdorimit të tij. Si një sinjal për Ramën që nuk e ka kursyer as atë në sulmet e fushatës, në disa raste publikoi video të një bufi që ha një mi. Nëse për Ramën, LaCivita është “Latifi nga Amerika”, për kryestrategun e fushatës së Trump, Rama është miu që ushqen bufin.
    Në thelb, edhe kjo fushatë zgjedhore u dominua nga shkëmbimet e sulmeve dhe akuzave politike, ku nuk munguan tonet fyese e denigruese ndaj kundërshtarit. Edhe kësaj herë, në asnjë studio nuk kishte përballje mes kundërshtarëve dhe përplasje programesh, por batuta, thirrje, ofendime dhe pak muzikë rep. Se sa kanë bindur politikanët me retorikën e tyre, do ta mësojmë më 12 maj./ZËRI