Kosova E Mërkurë, 20 Gusht 2025 20:14
Me pikëllim të thellë, është bërë e ditur ndarja e parakohshme nga jeta e Greta Kryeziut, drejtoreshë e shëndetësisë në qytetin e Kamenicës. Ajo kishte nevojë për një transplant të mëlçisë, ku edhe u bë fushatë për mbledhje fondesh. Në këtë moment të rëndë, Oda e Farmacistëve ka shprehur ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Kryeziu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin Gretën.
Tag: fushatë
-

Shuhet Greta Kryeziu, për të u bë fushatë për mbledhje fondesh
-

PD ndërmerr tjetër fushatë për demaskimin e farsës së 11 majit/ Mustafaj: Shkresa kancelarive, të mos mbyllin sytë për hir të stabilokracisë!
Departamenti ‘Brain Gain’ në PD ka nisur tanimë një fushatë tejet intensive jashtë kufijve të vendit tonë, me qëllim, informimin e kancelarive botërore, lidhur me atë që po ndodh në Shqipëri dhe mbi të gjitha farsën zgjedhore të 11 majit.
N ënjë intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites, drejtuesi i këtij departamenti, Andi Mustafaj ka dhënë detaje të fushatës informuese, ‘Nga Shqipëria-për të vërtetën’, ku çdo anëtar i këtij departamenti që jeton jashtë vendit, do të krijojë urdha lidhëse me personalitetet politike që kanë interes për vendin tonë, kryesisht vende nga BE-SHBA.
Qëllimi siç shprehet ndër të tjera Mustafaj, është dërgimi i shkresave senateve dhe deputetëve të vendeve të ndryshme, mike të Shqipërisë, që të mos mbyllin sytë për hir të stabilokracisë.
Sipas Mustafajt, Rama me sistemin që po ndërton, po shkon drejt sistemit diktatorial, në atë që ai e cilëson, autokraci moderne, ndaj për këtë arsye qeveritë evropiane dhe SHBA, nuk duhet të mbyllin sytë për hir të stabilokracisë në Ballkanin Perëndimor.
Fushatë informimi ‘Nga Shqipëria-për të vërtetën’. Është projekti i radhës i departamentit ‘Brain Gain’ në PD. Situata është shumë e rëndë dhe më e ndryshme politikisht nga vitet e tjera. Po punojmë brenda vendeve ku jetojmë, mbi denoncimin e farsës elektorale dhe politike, si dhe informimin e një situate që po ndodh në Shqipëri.
Edhe pse PD e ka thyer murin e propagandës, për të krijuar ura lidhëse dhe të krijojmë narrativën e të vërtetës. Kemi nisur me senatin francez, Italinë, SHBA, Britaninë. Kemi nisur me dërgimin e shkresave, faza e dytë është ajo e videove në rrjetet sociale, përshkallëzim i këtij projekti, i cili kulmon më 15 shtator në ditën ndërkombëtare të demokracisë. Do jetë pika kulmore me një aktivitet më të madh.
Synohen personalitetet politike që kanë interes për Shqipërinë, në BE-SHBA, formati i grupeve të miqësisë, ne do e nisim me ta, fokusi kryesor janë ata për të krijuar lidhje miqësie informimi që të mos pranojnë gjëra për qeverinë e tyre, lidhur me ato që ndodhin në Shqipëri. S’është hera e parë që këto gabime bëhen nga ata, për të mbyllur syte për hir të stabilokracisë. Në mënyrë të pashmangshme kjo situatë do impakktojë ata, me imigracionin, narko-shtetin, krijimin e bandave mafioze, që mund të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.
Nuk ka asgjë të re në atë që ndodh në Shqipëri. Rama po e zmadhon atë sistem që ka ndërtuar. Rama me sistemin që po ndërton, po shkon drejt sistemit diktatorial. E kam quajtur një autokraci moderne. Vetëm sapo materializon këtë realitet që e kemi jetuar ndër vite. Skandal pas skandali. Ndodhi prishja e godinave në Theth, ndërsa pas kësaj vjen shkarkimi i drejtorëve vendor. Burg për ata që parkojnë makinën. Tema që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. E përdor këtë për të imponuar ritmin dhe autokracinë e tij në Shqipëri.
Ne jemi të detyruar të faktojmë farsën elektorale. Një prej pikave të propagandës është rishkrimi i historisë. Duhet të bëjmë këtë dokumentin dhe faktim, është detyrë historike. Thelbësore të qëndrojmë të angazhuar maksimalisht. Se regjimi këtë jep, t’u japë elementë patronazhistëve për të kritikuar PD.
Kryeministri na godet në mënyrë të pareshtur me mjetet e autokracisë. Siç janë falja e gjobave, përdorimi i administratës në zgjedhje. Këtë realitet duhet ta ideojmë në PD, me radikalizëm real, me vendosmëri të çdo kauze që do të çojë deri në fitore. Ne kemi marrë përsipër detyrat e sindikatava dhe shoqërive civile, pasi sot ato nuk ekzistojnë .
-

Aksionet e Ramës, analisti Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë
Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i ligjit nuk duhet të vijë si fushatë, por si një veprim i përhershëm shtetëror që të kthehet në kulturë qytetare.
“Zakonisht vera është një periudhë ku ka krizë lajmesh dhe mediat vuajnë, por kjo ka qenë një periudhë e mirë për të ushqyer qoftë redaksinë e informacionit apo edhe njerëzit që merren me analizën apo debatin politik.
Ajo qv bie në sy në kampin e qeverisë, është fakti që kemi të bëjmë me disa ndërhyrje të institucioneve të rëndësishme shtetërore, atyre që merren me menaxhimin e territorit, siç janë inspektoriati i mbrojtjes së terrirotit për prishjen e ndërtimeve pa leje apo lirimin e hapësirave publike në plazhe, inspektoriati i tatimeve dhe ai i kontrollit të cilësisë ushqimore, pra që janë vënë në lëvizje pikërisht pas urdhrave ekskluziv të kryeministrit dhe kanë marrë natyrën e një fushate.
Kjo është ajo që përbën edhe thelbin e asaj që nuk shkon, jo ajo çfarë po bëhet në kuadër të kësaj fushate por vetë termi fushatë, pasi llogjika ta do që ligji nuk zbatohet me fushata.
Pra, strukturat shtetërore deri tani kishin heshtur dhe në momentin kur doli një urdhër nga kryeministri u ndezën fadromat, filluan të prishin banesat, ndërtimet pa leje, u dha urdhri dhe filluan të largohen çadrat apo shazllonet apo struktura të tjera që kishin pushtuar plazhet publike, u hoqën tenda, rrethime apo struktura të tjera që kishin pushtuar trotuaret nëpër qytete.
Po kështu edhe për kontrollin e cilësisë së ushqimeve, u ndaluan shitjet në rrugë.
Të gjitha këto duhet të kishin ndodhur në mënyrë sistematike dhe besoj që nëse shteti do të krijonte një veprim të përhershëm, jo thjesht me urdhra dhe fushata, zbatimi i ligjit do të merrte edhe formën e një kulture qytetare”, tha Kikia. -

“Rregullin e prishin zyrtarët”,Braçe ‘shpërthen’ ndaj oligarkisë urbane: Skandali i ndërtimit ka dalë jashtë kontrollit
Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo të bizneseve. Kështu u shpreh në një studio televzive, deputeti socialist Erion Braçe, sipas të cilit biznesi duhet të zhvillohet pa cenuar lirinë e qytetarit. Ai mohoi zërat se po bën fushatë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, por tha se po punon për çdo shkelje ligji e rregulli që ka evidentuar edhe gjatë fushatës, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga zyrtarët.
“Nuk po bëj fushatë për kryetar bashkie po bëj punën. Unë kam bërë fushatë elektorale me këto që po evidentohen në territor. Argumentet mia kanë qenë shkelja e ligjit rregullit, jo vetëm nga qytetarët, por edhe zyrtarë se vjen e gjitha nga vendimet e Këshillit Bashkiak për administrimin e hapësirës publike. Një trotuar që shkon ën 640 cm e kuptoj që mund të ketë dhe tavolina, por një trotuar që ka 300 cm dhe një shtyllë e pemë nuk ka vend për tavolinë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak duhet të bjerë. Ky interes për të grumbulluar sa më shumë të ardhura nuk mund të përmbushet në këtë mënyrë. Në momentin që bëj fushatë nga pikëpamja e këmbësorit dhe atyre që janë të moshuar që u duhet trotuari, patjetër që kjo ndërhyrje duhet të ishte bërë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak duhet të merrte parasysh interesat e këtyre njerëzve jo të bizneseve, apo të policit bashkiak. Inetresat e qytetarëve duhet të jenë të parat”, theksoi Braçe.
Socialisti Braçe përjashtoi gjithashtu edhe negocimin në favor të votave me shkelësit e ligjit.
“Rregullin e prishin dhe ne unë nuk i dua këto vota të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe të ulem e të negocioj me ta që të lë këtë tavolinën e ndarësin. Më interesojnë votat e njerëzve që janë të interesuar për hapësirën publike”.
Duke folur konkretisht për Tiranës dhe zonëne tij elektorale në zgjedhjet e 11 majit, Braçe tah se duhet të luftohen vanitetet që cenojnë liritë e vogla të qytetarëve.
“Mund të bësh biznes pa cenuar lirinë time, këtu në bllok te lagjja 1 maji e Komunën e Parisit janë cenuar liritë e vogla, për liritë e vogla nuk kujdeset kurrkush në këtë qytet të eci lirisht, të flejë, se këtu nuk flihet. Nuk ke një orar dreke që ta vënë kokën dy orë atje, del ai tjetri me Ferrari me fuqi motorike që është çmenduri dhe bën xhiro në bllok dhe i thërret turmës; më shikoni po kaloj unë. Këtë vanitete që cenon liritë e vogla jo ta ushqejmë por ta luftojmë. Bëj sipërmarrjen, por mos më ceno mua. Kjo ndjesia që vij unë e të cenoj lirinë e komunitetit nuk mund të funksionojë. Sektori i ndërtimit është skandal”.
Sa i takon aksionit të IKMT-së në Theth, Braçe u shpreh se: “Ata njerëz meritojnë certifikatën e pronësisë. Duhet reformuar me ligj legalizimet dhe nuk shkon që njerëzit të rrinë në radhë për shkak të korrupsionit”.
I sfiduar nga partia, por i mbështetur nga elektorati, Erion Braçe tha se u dha një leksion të rinjve pas zgjedhjeve të 11 majit.
“Të qenit deputet e kam parë si punë dhe duhet t’i përgjigjesh punës që nga ‘96 e këtej çdo gjë e kam marrë me garë. E kam parë realisht dhe kur të tjerët kanë thënë që fitojmë, e marrim. Jo, kam menduar se gjithçkaje duhet ti bësh detyrimet deri në fund. Nëse nuk e bën punën dhe nuk i je përgjigjur njerëzve bëhet më e vështirë dhe këtë ua dhashë si këshillë edhe deputetëve të rinj; deputet nuk bëhesh me 30 ditë fushatë, por me 4 vite. Unë jam shërbyes publik në politikë. Nëse cenohet interesi i atyre që të kanë votuar unë do mbroj interesin e tyre që më kanë votuar”.
-

Braçe shpërthen ndaj Këshillit Bashkiak të Tiranës: Hapësirat u zunë me vendim kundër interesit publik
Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo të bizneseve. Kështu u shpreh në studion e “Çdo kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN, deputeti socialist Erion Braçe, sipas të cilit biznesi duhet të zhvillohet pa cenuar lirinë e qytetarit. Në A2 CNN ai mohoi zërat se po bën fushatë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, por tha se po punon për çdo shkelje ligji e rregulli që ka evidentuar edhe gjatë fushatës, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga zyrtarët.
“Nuk po bëj fushatë për kryetar bashkie po bëj punën. Unë kam bërë fushatë elektorale me këto që po evidentohen në territor. Argumentet mia kanë qenë shkelja e ligjit rregullit, jo vetëm nga qytetarët, por edhe zyrtarë se vjen e gjitha nga vendimet e Këshillit Bashkiak për administrimin e hapësirës publike. Një trotuar që shkon ën 640 cm e kuptoj që mund të ketë dhe tavolina, por një trotuar që ka 300 cm dhe një shtyllë e pemë nuk ka vend për tavolinë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak duhet të bjerë. Ky interes për të grumbulluar sa më shumë të ardhura nuk mund të përmbushet në këtë mënyrë. Në momentin që bëj fushatë nga pikëpamja e këmbësorit dhe atyre që janë të moshuar që u duhet trotuari, patjetër që kjo ndërhyrje duhet të ishte bërë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak duhet të merrte parasysh interesat e këtyre njerëzve jo të bizneseve, apo të policit bashkiak. Inetresat e qytetarëve duhet të jenë të parat”, theksoi Braçe.
Në A2 CNN socialisti Braçe përjashtoi gjithashtu edhe negocimin në favor të votave me shkelësit e ligjit.
“Rregullin e prishin dhe ne unë nuk i dua këto vota të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe të ulem e të negocioj me ta që të lë këtë tavolinën e ndarësin. Më interesojnë votat e njerëzve që janë të interesuar për hapësirën publike”.
Duke folur konkretisht për Tiranës dhe zonëne tij elektorale në zgjedhjet e 11 majit, Braçe tah se duhet të luftohen vanitetet që cenojnë liritë e vogla të qytetarëve.
“Mund të bësh biznes pa cenuar lirinë time, këtu në bllok te lagjja 1 maji e Komunën e Parisit janë cenuar liritë e vogla, për liritë e vogla nuk kujdeset kurrkush në këtë qytet të eci lirisht, të flejë, se këtu nuk flihet. Nuk ke një orar dreke që ta vënë kokën dy orë atje, del ai tjetri me Ferrari me fuqi motorike që është çmenduri dhe bën xhiro në bllok dhe i thërret turmës; më shikoni po kaloj unë. Këtë vanitete që cenon liritë e vogla jo ta ushqejmë por ta luftojmë. Bëj sipërmarrjen, por mos më ceno mua. Kjo ndjesia që vij unë e të cenoj lirinë e komunitetit nuk mund të funksionojë. Sektori i ndërtimit është skandal”.
Sa i takon aksionit të IKMT-së në Theth, Braçe u shpreh se: “Ata njerëz meritojnë certifikatën e pronësisë. Duhet reformuar me ligj legalizimet dhe nuk shkon që njerëzit të rrinë në radhë për shkak të korrupsionit”.
I sfiduar nga partia, por i mbështetur nga elektorati, Erion Braçe tha në A2 CNN se u dha një leksion të rinjve pas zgjedhjeve të 11 majit.
“Të qenit deputet e kam parë si punë dhe duhet t’i përgjigjesh punës që nga ‘96 e këtej çdo gjë e kam marrë me garë. E kam parë realisht dhe kur të tjerët kanë thënë që fitojmë, e marrim. Jo, kam menduar se gjithçkaje duhet ti bësh detyrimet deri në fund. Nëse nuk e bën punën dhe nuk i je përgjigjur njerëzve bëhet më e vështirë dhe këtë ua dhashë si këshillë edhe deputetëve të rinj; deputet nuk bëhesh me 30 ditë fushatë, por me 4 vite. Unë jam shërbyes publik në politikë. Nëse cenohet interesi i atyre që të kanë votuar unë do mbroj interesin e tyre që më kanë votuar”. -

Nokës i shpërthen një tjetër dosje në SPAK, avokati Petraj tregon rrezikun që i kanoset krahut të djathtë të Berishës
Një tjetër dosje në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) i hapet Flamur Nokës, një prej figurave kryesore të Partisë Demokratike dhe krah i djathtë i Sali Berishës. Rasti lidhet me një padi për shpifje të ngritur nga një punonjës burgu, i cili pretendon se është akuzuar padrejtësisht për fushatë elektorale në favor të Partisë Socialiste. Avokati Edmond Petraj, në një intervistë për “Report TV”, ka shpjeguar rreziqet ligjore që mund t’i kanosen Nokës, si dhe natyrën e kësaj padie. Sipas tij, rasti nuk përbën një akuzë të rëndë penale, por gjithsesi mbetet një çështje delikate për një politikan në pozicion kyç. Ndërkohë, Petraj ka komentuar edhe ngërçin e gjatë të dosjes “Gërdeci”, duke nënvizuar vonesat dhe kompleksitetin procedural që karakterizojnë këtë proces.
-Avokat Petraj, një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergj Vishkulli, ka bërë një denoncim për shpifje ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, i cili e akuzonte për fushatë elektorale për PS-në në burg. Çfarë rrezikon Noka me këtë padi?
Shiko, duhet parë njëherë pjesa për të cilën është aktivizuar Neni 120 i Kodit Penal, siç është shpifja: përhapja me dashje e informacioneve të rreme që cenojnë nderin dhe dinjitetin e një personi. Kjo përbën kundërvajtje penale ose dënohet me gjobë. Nëse shpifja faktohet nga gjykata, dënimi është vetëm me gjobë, nuk ka burgim në këtë rast. Shuma e gjobës zakonisht përcaktohet nga vlera e dëmit të shkaktuar dhe bëhet një analizë financiare në varësi të informacionit të përhapur. Kjo mund të variojë nga disa qindra lekë deri në disa mijëra euro, por duhet faktuar nga gjykata. Nëse personazhi, në këtë rast zoti Noka, do të deklaronte publikisht që e ka thënë këtë informacion, por tërhiqet, atëherë do të kishim një klasifikim të gabuar që pa dashje e ka bërë. Por, në kushtet në të cilat jemi, zoti Noka është një personazh që komunikon në një mënyrë ku e quan çdo kënd “armik” dhe “të shitur”. Ashtu siç pamë rastin banal sot me një funksionare të lartë të Partisë Demokratike (Znj.Vokshi) që filloi të qante.
-Mirë, mund të ketë të vërtetë, mund të ketë ndonjë kërcënim serioz…
Nuk merret pas këto tani, ajo është e prekur. Nuk mund të shkojë aty, ka institucione shqiptare. Ajo mund të shkojë te institucionet shqiptare. Mirë, do që ta bëjmë edhe më serioze denoncimin? Mund të bëhet. Por çfarë është Parlamenti Evropian ose strukturat e Brukselit? Pse ato do ta zgjidhin rastin? Ata thonë: “Shko te institucionet shqiptare dhe merru atje në qoftë se ke kërcënime serioze për jetën, etj.” Pra, janë disa elementë që tani nuk merren më parasysh, sepse po të shikosh raportin e dy krahëve, pjesës së majtë dhe pjesës së djathtë, kemi një raport të pandërgjegjshëm për sa i përket marrëdhënies me personazhet e tjerë. Gjithë kohën shohim një lloj disiplinimi. Më bën çudi që nuk kam parë një funksionar të të majtës ose të qeverisë të flasë “në ajër” dhe të akuzojë personazhe të cilët nuk i lidh fare puna me ta. Kështu që kjo pjesa për të cilën thuhet tani që ky personazh duhet të merresh me një gardian burgu më duket pak jo serioze si mënyrë.
-Ndoshta ka informacione që ne s’i kemi, zoti Noka…
– Po, nuk… shiko, sado informacion të kesh, çdo person që mund të bëjë fushatë apo që është marrë me zgjedhjet jashtë orarit të tij të punës, ai mund të bëjë çfarë të dojë. Por tani kjo nuk mund ta penalizojë dikë pse aspiron dhe beson. Ka ndonjë ligj që një person e pengon të simpatizojë një parti politike ose një vijë politike të majtë apo të djathtë? Jo. Marrëdhënia është që një person brenda orarit të punës, ligji e parashikonte, nuk duhet të bësh fushatë, pra e kishte të sanksionuar. Ndërkohë që jashtë orarit të punës, ai mund të marrë pjesë. Tani, në qoftë se kjo është e faktuar dhe ky merret me zgjedhjet, ndërkohë që punon në një institucion të sigurisë së lartë siç është burgu, po dhe këto janë gjëra që normalisht duken pak mediokre. Të merresh, të ulësh nivelin duke u marrë me natyrën e shpifjes vazhdimisht, këto janë kthyer edhe në humor.
-Ndërkohë po kalojmë te një tjetër çështje e rëndësishme sa i takon dosjes së masakrës së Gërdecit, ku është shtyrë përsëri seanca ndaj zotit Mediu. Është shtyrë për në datën 8 korrik. Është shtyrje, shtyrje, shtyrje. Bashkë e kemi diskutuar. Çështje maratonë, nuk do të mbarojë kaq shpejt.
Ka shumë personazhe të cilët po thirren si dëshmitarë. Dhe kjo nuk po shtyhet për efektin se zoti Mediu po mungon. Ka pasur raste dhe shkaqe të arsyeshme, por pjesa e dëshmitarëve të cilët do të vërtetojnë marrëdhënien dhe pozitën e tij për rastin për të cilën ai sot gjykohet, mbetet gjithmonë në diskrecionin e gjykatës. Gjykata do të vlerësojë provat dhe dëshmitë e çdo dëshmitari i cili do të dëshmojë në gjyq në lidhje me marrëdhënien që ka sot zoti Mediu. Pra, ajo që shohim: dosja Gërdeci nuk do të mbarojë sot. Është shumë e gjatë, do të jetë si maratona e dosjes Berisha, që dhe ajo do të zgjasë shumë gjatë. Sepse gjykimet e zakonshme janë procese që fillon hetimi paraprak i shqyrtuar zë për zë dhe ajo e prek këtë element që e zgjat. Është pjesë procedurale, e cila do të zgjasë, ndoshta mund të kemi edhe dy vjet. Problemi është që në qoftë se gjykata ka pranuar listën e personave të cilët janë përgjegjës për sa i përket masës, asaj të cilën janë të rëndësishëm dhe duhet të thirren, atëherë i bie që është pjesë e procedurës dhe do të vazhdojë gjatë. Por unë e shoh krejt normale këtë histori. -

“Zgjedhjet ishin konkuruese”/ Situata politike në vend, flet deputeti: Gabimet e opozitës…
Malaj theksoi se shumë të rinj janë angazhuar në fushatën e Partisë Socialiste dhe se fushata ishte e gjatë. I ftuar në një intervistë televizive deputeti i zgjedhur i PS në Kuvendin e Shqipërisë Erion Malaj i cili diskutoi për angazhimin e të rinjve në parlament.
Ai tha se kalimi i tij jnga fusha e arsimit drejt politikës nuk ishte drastik dhe dhe se në zgjedhjet e 11 majit kandidoi për deputet në qarkun e Tiranës. Sipas tij, edhe pse ndodhej në listë të mbyllyr anagazhimi i tij ishte maksimalisht dhe se të njëjtën mënyrë do të vepronte edhe nëse do të qëndronte në listën e hapur.
“Unë vij nga pjesa e arsimit, dhe nuk e quaj drastik kalimin pasi kandidova për të qënë deputet në Partinë Socialiste dhe në zgjedhjet e 11 majit garova për qarkun e Tiranës. Ishte një fushatë e gjatë, dhe vura re se kishte shumë të rinj që ishin të angazhuar. Këshilla e babait tim ishte që cilido detyrë unë të isha vetvetja dhe çdo angazhim ta merrja me përgjegjësi.
Fushata zgjedhore ishte një eksperiencë shumë e vecante dhe unë do të jap më të mirën time. Bëra fushatë për maksimizimin e votës së PS. Në listë të mbyllur, por unë u u angazhova maksimalisht. Njësinë 11 unë e njoh shumë mirë dhe i di nevojat që ka. Investimet kanë çaluar dhe sfidat do të jenë të mëdha. Unë do bëja fushatë edhe në listë të hapur”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij në studio ai u ndal edhe tek fushata e opozitës të cilën sipas tij e konsideroi si të dobët dhe se gabimet e tyre konsistojnë tek mos vendosja e disa personave të tjerë të cilët mund të sillnin një frymë të re tek partia por edhe përçarja që ata kishin midis tyre. Malaj theksoi se në PS ka shumë persona të cilët dijnë të bëjnë politikë dhe se qytetarët i kanë besuar për të disatën herë.
“Unë kam vënë re se fushata e opozitës ishte e dobët dhe këtë gjë e vura re në listën e mbrojtjes dhe duhet të ishin disa fytyra të tjera të cilët mund të sillnin një frymë të re dhe përçarjet që ata kishin. Sepse të hedhësh baltë mbi gjithçka , politike jo e drejtë. Do të jap kontributin tim , kudo të kem mundësi. Denoncimet do të shqyrtohen nga drejtësia, dhe cilido që ka dyshime ka të drejtë që të kërkoj numërimimin. Unë mendoj se zgjedhjet ishin konkuruese, dhe se mosnjohja e zgjdhjeve një film i parë shumë herë.
Unë besoj se në Partinë Socialiste ka shumë njerëz që dinë të bëjnë politikë dhe se qytetarët janë ata që i besuan për të disatën herë PS. Duhet që ne të shikojmë përpara për integrimin dhe do të mundohem të jem i pranishëm për qytetarët të cilët më besuan. Kuvendin e kam parë jo në nivelin e duhur. Zgjedhjet ishin shumë konkurruese dhe ka qënë një fushatë elektorale model”, përfundoi Malaj. -

“Ka falsifikuar një dokument”/ Bido i përgjigjet akuzave të opozitës: Fushatë përbaltje ndaj meje
Ardit Bido, deputeti i zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit në Vlorë, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës lidhur me një dokument të supozuar të falsifikuar. I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, Bido i konsideroi këto sulme si pjesë e një fushate përbaltjeje pa asnjë bazë faktike.
“Struktura e PS-së bëri një punë të shkëlqyer dhe është kënaqësi që t’i ritakosh dhe falënderoj qytetarët për besimin që na dhanë për Partinë Socialiste. PS në Vlorë arriti një rezultat historik me nëntë mandate” tha Bido, duke theksuar se PS kërkon një politikë ndryshe.
Deputeti PS-së tha se Sali Berisha dhe Flamur Noka, po bëjnë fushatë shpifjesh me qëllime politike. Ai theksoi se ky lloj komunikimi politik duhet të marrë fond dhe shpreson për një ndryshim të etikës politike duke nisur nga shtatori i 2025. -

Kolegji rrëzon PD-në edhe për Vlorën / Celibashi: Të nisë puna për një reformë zgjedhore reale
Partia Demokratike merr tjetër goditje për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, e cila kishte kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve për qarkun e Vlorës.
Ky organ tashmë ka certifikuar zgjedhjet në këtë qark duke i cilësuar ato si të rregullta dhe konform ligjit.
Nderkohe kreu i KQZ kërkoi sot nisjen e punës për një reformë reale zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se pavarësisht progresit në zgjedhje, ka pasur shumë probleme që mund të adresohen me reformën e re. Ai theksoi se dy Rama dhe Berisha bënë një fushatë të ashpër me sulme kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa teksa u ndal te raporti paraprak i OSBE-ODIHT, ai kërkoi nisjen e punës për reformën.
“Krahas progresit kemi pasur shumë probleme. Dy liderët kryesorë bënë fushatë të ashpër me sulme personale. Ulën besimin tek politika. Duhet të lexojmë raportin e ODIHR. Vëzhguesit gjetën se administrata dhe qeveria u përdor për fushatë dhe avantazh të PS. Duhet të nisë menjëherë puna për reformë reale zgjedhore nga Kuvendi i ri. Mazhoranca e cilësuar e PS të mos jetë pengesë për gjithëpërfshirje në këtë reformë”, ka deklaruar Celibashi. -

“S’bëhet fushatë në 30 ditë”, Ervin Demo godet opozitën: Nuk u panë në fushatë, tani kontestojnë zgjedhjet
Për deputetin e PS, i sapozgjedhur në votimet e 11 majit, Ervin Demo, kontestimi i zgjedhjeve nga ana e opozitës, është një klithmë dëshpëruese, pasi zgjedhjet janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjatë intervistës për një emision televiziv, Demo iu referua bashkëpunimit me opozitën në bashkiën e Beratit ku ata kanë qenë gjithmonë refuzues të propozimeve të bëra nga shumica në këshillin bashkiak.