Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, kritikoi dje kandidatin e Partisë Socialiste për deputet, Toni Gogu, gjatë një vizite në fshatin Arbanë.
Në një postim në Facebook, Këlliçi e quajti Gogu-n “pastor dhe gënjeshtar”, duke u shprehur se rrugët e fshatit janë të dëmtuara.
Deputeti socialist i është përgjigjur sot Këlliçit, duke u shprehur se demokrati zgjidh të mos shohë asgjë të mirë të bërë në atë fshat, duke përfshirë shtëpi të rindërtuara pas tërmetit, apo edhe ndërtimin e një shkolle.
“Ndryshe nga Këlliçi, unë nuk jam një turist elektoral. Kam zgjedhur të jetoj këtu, mes banorëve, ndaj i njoh realisht sfidat dhe mundësitë e kësaj zone. Për mua, Arbana nuk është një stacion për fushatë, por një vend ku prania jonë është besnike dhe ku punët vetëm sa kanë nisur. Ndërsa ne punojmë, Këlliçi bën statuse. Banorët e Arbanës e dinë mirë kush është me ta dhe kush bën politikë nga distanca!”, shkruan ai.
Postimi I plotë:Belind Këlliçi dhe opozita e gënjeshtraveBelind Këlliçi, që dikur premtonte transport publik falas dhe përfundoi duke blerë autobusë lodër për fushatë, tani është rikthyer me një tjetër skenar mashtrimi. Nuk është shfaqur kurrë në Arbanë për të parë realitetin, por ka gjetur kohë të “denoncojë” një postim humoristik timin, sepse ky është i vetmi rol që i ka mbetur në politikë.
Po ja ku janë faktet që Kelliçi nuk do t’ju tregojë për banorët e Arbanës:
✅ 6 shtëpi të reja të ndërtuara nga e para për familjet e prekura nga tërmeti. Askush nuk u la pa strehë!
✅ 13 familje me shtëpi të riparuara me financim të plotë, duke i kthyer banorët në shtëpitë e tyre, më të sigurta se kurrë.
✅ Një shkollë e re për fëmijët e Arbanës – Projekti është gati, pritet vetëm përfundimi i ankimit administrativ nga një prej kompanive konkurruese, dhe puna fillon menjëherë.
Ndryshe nga Këlliçi, unë nuk jam një turist elektoral. Kam zgjedhur të jetoj këtu, mes banorëve, ndaj i njoh realisht sfidat dhe mundësitë e kësaj zone. Për mua, Arbana nuk është një stacion për fushatë, por një vend ku prania jonë është besnike dhe ku punët vetëm sa kanë nisur.
Ndërsa ne punojmë, Këlliçi bën statuse. Banorët e Arbanës e dinë mirë kush është me ta dhe kush bën politikë nga distanca!
Tag: fushatë
-

“Nuk janë rregulluar rrugët e fshatit”, Toni Gogu i kundërpërgjigjet Këlliçit: Unë s’jam turist elektoral! Ai që blen autobusë lodër për fushatë…
-

‘Le boycott’, francezët bojkot masiv për produktet amerikane
Një lëvizje e re e quajtur “Le boycott” ka shpërthyer në Francë, duke nxitur qytetarët të bojkotojnë markat amerikane të njohura, si McDonald’s, Coca-Cola dhe Tesla.
Kjo fushatë është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj politikave të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe pasojave të tij në tregtinë ndërkombëtare.
Pjesë e këtij bojkoti janë tarifa të larta tregtare të imponuara nga administrata Trump, si dhe një retorikë anti-europiane që ka shkaktuar shqetësime dhe pakënaqësi te qytetarët e Bashkimit Europian.
Ky bojkot ka marrë mbështetje të gjerë nga të rinjtë dhe disa grupe të tjera sociale, të cilët e shohin këtë si një mënyrë për të shprehur kundërshtimin ndaj politikave të Trump dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme.
Megjithatë, pjesëmarrja në këtë fushatë është e vështirë për shumë qytetarë, veçanërisht për studentët dhe punëtorët, të cilët përballen me vështirësi financiare dhe mundësi të kufizuara për të shmangur përdorimin e këtyre markave të mëdha, të cilat janë të përhapura kudo.
Në këtë mënyrë, bojkotimi i markave amerikane ka filluar të shndërrohet në një lëvizje më të madhe që thekson pakënaqësinë ndaj administratës Trump dhe politikat e saj, duke nxitur diskutime të gjera në rrjetet sociale, ku shumë individë e shohin këtë si një mundësi për të shprehur mendimet e tyre kundër administratës së SHBA-së.
Kampanja është bërë një simbol i unitetit dhe rezistencës ndaj asaj që shumë njerëz e shohin si një politikë të padrejtë dhe të dëmshme për ekonomitë europiane dhe interesat e qytetarëve, shkruan theguardian.
Ndërkohë, kjo fushatë bojkotimi ka pasuar një tendencë të ngjashme edhe në Kanada, ku qytetarët kanë vendosur të bojkotojnë gjithçka që vjen nga SHBA-ja, duke përfshirë produktet dhe shërbimet amerikane.
Kjo ka sjellë një unitet të plotë mes qytetarëve kanadezë, të cilët janë të shqetësuar për ndikimin e politikave amerikane në vendin e tyre.
-

‘Berisha duhet të ishte në burg dhe jo në fushatë’, Ndocaj: Anti-shqiptar, të hetohen krimet e tij që nga 1991
Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka kritikuar ashpër kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar se ai duhet të ishte në burg për veprimtarinë e tij dhe jo në fushatë elektorale. Gjatë një emisioni televiziv, Ndocaj ka kërkuar që SPAK të hetonte të gjithë veprimtarinë e Berishës, duke përmendur disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë vrasjet e 2 prillit në Shkodër, Gërdecin, 21 janarin dhe furnizimin e makinerisë ushtarake të Millosheviçit me naftë kundër Kosovës.
Ndocaj ka theksuar se Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, është përballë dy figurave intrigante, si Rama dhe Berisha, ku njëri premton pasaportë për BE dhe tjetri do të “shkrijë” SPAK-un. Sipas Ndocajt, fitorja e këtyre dy figurave do të nënkuptonte fundin e Shqipërisë dhe një rritje të emigracionit.
Ai ka theksuar se Berisha është një nga njerzit më antikosovarë, duke e akuzuar atë për veprime që dëmtoi interesat e Kosovës gjatë luftës, duke furnizuar makinerinë serbe me naftë. Gjithashtu, Ndocaj ka kërkuar që SPAK të hetojë gjithashtu aksidentin misterioz të Sokol Olldashit në vitin 2013 dhe të hulumtojë veprimtarinë e Berishës për tre dekada, duke nisur nga ngjarjet e 2 prillit në Shkodër.
Ai e ka përfunduar intervistën duke apeluar për drejtësi dhe hetim të plotë mbi këto ngjarje, për të siguruar që të bëhet drejtësi për qytetarët shqiptarë.

