Tag: fushatë

  • “Drejtuesit e administratës bënë fushatë”/ Komisionerja i përgjigjet Bylykbashit te “Ligjet”: Nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës

    “Drejtuesit e administratës bënë fushatë”/ Komisionerja i përgjigjet Bylykbashit te “Ligjet”: Nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës

    Në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publik, po mbahet seanca dëgjimore për raportimin e veprimtarisë të Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, për vitin 2024.

    Anëtari demokrat, Oerd Bylykbashi iu drejtua komisioneres Pranvera Strakosha, lidhur me sistemin e patronazhizmit gjatë zgjedhjeve, si dhe përfshirjen në fushatë të drejtuesve të administratës.
    Në përgjigje, Strakosha tha se sistemi patronazhist nuk është ligjor dhe komisioneri përfshihet brenda kuadrit ligjor. Ajo tha se gjatë fushatës, nuk janë lejuar emërime apo shkarkime nga detyra.
    Bylykbashi: Kemi të dhëna konkrete, drejtues të lartë të administratës kanë qenë pjesë e fushatës. Kemi tabelat konkrete, sistemi i patronazhimit ka detyrën e profilizimit të zgjedhësve. Ju rezulton nga hetimet, së pari a keni bërë hetime për të parë sa efektiv është ky sistemi i patronazhimit. Të gjithë e dimë që është katastrofë. Çfarë keni bërë ju për të kuptuar kush është efektiviteti i sistemit të patronazhimit.
    Pranvera Strakosha: I kemi shqyrtuar problematikat. Sistemi patronazhist nuk është ligjor që të hetojmë. Këto tabela që thoni ju nuk e di ku janë. Këto që po thoni ju tani po i dëgjoj. Nuk e kemi dijeni për formularët që janë shpërndarë fare. Komisioneri përfshihet për aq sa i ka caktuar ligji, Ata nuk duhet të dalin përgjatë orarit të punës të bëjnë fushatë. Këtë monitoron komisionere. Me 16 inspektor i kemi nxjerrë në terren, nuk kemi lejuar emërime gjatë fushatës zgjedhore. Këtë e kemi bllokuar. Këto formularë që thoni ju mund të jenë shpërndarë privatisht.
    Ulsi Manja: Kam edhe unë një pyetje. A keni pasur ndonjë ankesë ndonjë nënpunës civil në bashkitë tonë, që është detyruar me zor të shkojë në miting  apo të shkojë në diasporë?

    Top Channel

  • Gratë nga gjithë Maqedonia e Veriut në fushatë vullnetare për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit (video)

    Gratë nga gjithë Maqedonia e Veriut në fushatë vullnetare për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit (video)

    Në prag të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një grup grash nga qytete të ndryshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bashkuan në një fushatë kreative, me qëllim ngritjen e vetëdijes për kontrolle të rregullta shëndetësore, si një nga mënyrat më efektive për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

    Ky projekt u ideua nga kanali Luaj derën me tekst të shkruar nga Xhemazije Rizvani, ndërsa kamera dhe montazha u realizuan nga Fitim Marovci. Fushata u zhvillua pa asnjë mbështetje materiale, si një nismë plotësisht vullnetare, që bashkoi aktore, profesioniste të fushave të ndryshme dhe gra që kanë përjetuar nga afër betejën me kancerin e gjirit.Mbështetja për realizimin erdhi nga: Teatri Shqiptar i Shkupit nën drejtimin e Ismet Ramadanit, Teatri i Tetovës me drejtues Hasim Memishi Sopi, Fakulteti i Arteve me dekan Senad Abdulin, si dhe nga studio Da Lee EntertentmainNë këtë projekt morën pjesë: Antigona Seferi, Iba Laçi, Florinda Muhaxhiri dhe Melihate Etemi – profesoresha, Besarta Murtezani – soprano,Arta Sefadini – mjeke, Xhemazije Rizvani dhe Anita Latifi – gazetare. Aktoret profesioniste që dhanë fytyrën e tyre për këtë nismë ishin: Vjollca B. Hamiti, Teuta A. Jegeni, Amernis Nokshiqi, Sara Bajrami, Sabina Memishi, Sheqerie Iljazi, Arta Zejneli dhe Linda Shabani.Në mesin e pjesëmarrëseve ishte edhe Trëndelina Deari, sociologe. Një pjesë e këtyre grave janë viktima të kancerit të gjirit, të cilat përmes pjesëmarrjes në këtë fushatë dhanë një mesazh fuqie, guximi dhe shprese për të gjitha gratë që përballen me të njëjtën sëmundje.Përmes kësaj iniciative, organizatorët synojnë të përcjellin mesazhin se zbulimi i hershëm shpëton jetë dhe se kujdesi ndaj vetes është akt dashurie dhe force.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

  • “S’dal krah Berishës në fushatë”/ Deklarata e Florjan Binajt në “Top Story”, Dashnor Sula: Po thotë ‘dua grua, por s’dua të më shohin në pazar me të’

    “S’dal krah Berishës në fushatë”/ Deklarata e Florjan Binajt në “Top Story”, Dashnor Sula: Po thotë ‘dua grua, por s’dua të më shohin në pazar me të’

    Me ironi i ka komentuar deklarata e Florjan Binajt mbrëmjen e djeshme në “Top Story” me Grida Dumës ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, ku foli për herë të parë për kandidimin e tij për bashkinë e Tiranës.

    Ai tha se është kandidat i pavarur, i mbështetur nga spektri opozitar, por se në fushatë nuk do të dalë krah Berishës. Sula shprehet se “çudirat në këtë vend për opozitën nuk kanë fund”.
    “Ka një histori të bukur këtej nga Gramshi, ku dy barinj ishin duke ruajtur delet. Në një moment, njërit prej dy barinjve i rrëshket këmba dhe bie në drejtim të greminës. Bariu tjetër, i cili pa që kolegu i tij po binte i thirri: U vrave? Dhe bariu tjetër ia ktheu: Ti po më pyet a u vrave, po unë nuk kam rënë akoma. Edhe Partia Demokratike dhe opozita vazhdon të bjerë, ende nuk e ka prekur fundin. Nëse më duhet të bëj një paralelizëm, i pëlqen që të martohet Z. Florian Binaj, pra që qejfi ia ka dhe thotë, unë dua të martohem por nuk më pëlqen bashkëshortja. Ose e thënë me fjalë të tjera, dua të martohem por nuk dua të dal në pazar me gruan, nuk dua të më shohë dynjaja.
    Eshtë krejt e pamundur, që pa votat e subjektit politik, të mund të bësh diçka. Sepse na dalin disa pikëpyetje: Po komisionerët, kush do t’i japë? Se ti si Parti Demokratike nuk ke kandidat, nuk regjistrohesh. Po fondet? Se nuk ke kandidat për zgjedhjet.
    E gjithë kjo situatë i shkon për shtat vetëm një njeriu: Profesor Doktor Sali Berishës! Ai do të ruajë status quo-në e vet. Që nesër të thotë, unë nuk humba, ja ju shoqëria civile humbët. Pra jemi të gjithë të paaftë për të mundur Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Dhe kështu, edhe unë vazhdoj kryetar i opozitës, edhe ju të shoqërisë civile e patë që nuk mundet regjimi…
    O e quan regjim, apo narkoshtet, diktaturë dhe zgjedh të përballesh me regjimin dhe diktaturën me mjete politike, dhe e rrëzon me votë. Ose nuk është regjim dhe nuk rrëzohet me votë dhe ka mjete ekstraligjore, si rebelimi dhe e rrëzon me kalimin e kohës. Por nëse ti bëhesh shtojcë e regjimit, nëse ti vazhdon ta quash regjim por bëhesh pjesë dhe e legjitimon, nuk shkon. O është, o nuk është!”, shprehet Sula.
     

    Top Channel

  • “Karrierë me dy fytyra”, Murrizi ‘godet’ të emëruarën e QSUT: Fushatë me PD, drejtoreshë me PS

    “Karrierë me dy fytyra”, Murrizi ‘godet’ të emëruarën e QSUT: Fushatë me PD, drejtoreshë me PS

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shënjestruar Anxhela Paparizon, e cila është emëruar drejtoreshë e QSUT-së pas marrjes së detyrës si Ministre të Shëndetësisë të Evis Salës.
    Murrizi ka publikuar dy foto ku tregon se Paparizo ka qenë më herët në fushatë me PD ndërsa tani është drejtoreshë me PS.
    “Anxhela Paparizo ka qenë drejtoreshë e Kulturës në Bashkinë Tiranë kur ishte Rama Kryetar Bashkie.
    Në fushatën e 11 majit erdhi në PD si “aset” i madh nga kjo kategoria që vijnë si të “pavarur” dhe që dredhin belin prehër më prehër.
    Dhe në shtator Rama kujtohet që e ka patur herët në bashki dhe i rrasi një emërim si Drejtoreshë e Përgjithshme e Spitalit Universitar Nënë Tereza ose siç e thonë “liderat” për të mos u lodhur QSUT.
    Dhe pastaj dërdëllisni se na vjedhin votat këta të Qeverisë.
    Jooo ore jo këta të qeverisë na vjedhin kontributet në PD duke sjellë emëruar dhe promovuar në mënyrë sezonale patronazhistët e tyre.
    Nuk jane lopë qytetarët të na besojnë kur shohin këtë lloj akrobacie e që ndoshta jemi e vetmja opozitë në botë që nuk duam zgjedhje dhe “qerasim” me kandidat lloj lloj haleje parti me vemje e skuthe të pështirë që vetë kanë hyrë në politikë me pagesa dhe të majme bile në 2017 pas pazarit të 17 majit që fatkeqësisht vazhdon më shumë se në fillim.
    Hajt tani gjeni frymor fb që të më dërdëllisni se e kam gabim se PD duhet të hapet e madje të shqyhet se ngeli prej 1996 me shalë hapur për të gjithë dynjanë por veç për DEMOKRATËT i mbyll këmbët, shalët, dyert e dritaret me materiale të blinduara biles”, shkruan Murrizi.

  • “Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD-së për kandidatin Binaj: Ai s’është i propozuar nga ne, por…

    “Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD-së për kandidatin Binaj: Ai s’është i propozuar nga ne, por…

    berisha-binaj

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot deklaratën e kandidatit të pavarur të opozitës, Florjan Binaj, i cili deklaroi në një dalje televizive se nuk do të dalë në fushatë me kreun e PD-së. Berisha e ka përshëndetur deklaratën e Binajt, duke theksuar se për sa kohë është i pavarur nuk ka pse të bëjë fushatë me krerët e partive. 
    “E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një linjë, një grup, rrymë, të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga parti politike, dhe kandidatë jopartiak të propozuar nga parti politike. Nëse është i pavarur, nuk ka pse të bëjë fushatë me kryetarët e partive. Por partitë do të angazhohen për fushatën”, tha Berisha.

    Ndërkohë që mbajtja e zgjedhjeve në datën 9 Nëntor është vënë në pikëpyetje, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dje dekretin e presidentit Bajram Begaj, ndërsa do të shqyrtojë në themel ankimimin e Erion Veliajt mbi vendimmarrjen e shkarkimit të tij./ZËRI

  • “Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD për kandidatin Florjan Binaj: Ai është…

    “Nuk do dal në fushatë me Berishën”, kreu i PD për kandidatin Florjan Binaj: Ai është…

    Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, deklaroi mbrëmjen e kaluar në “Top Story” se nuk do të dalë në fushatë me Sali Berishën, deklaratë për të cilën kreu i demokratëve ka reaguar sot.

    “E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një linjë, një grup, rrymë, të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga parti politike, dhe kandidatë jopartiak të propozuar nga parti politike. Kandidati i pavarur të cilët zgjedhin, i cili ka ndodhur në mënyrë të pavarur, por partitë politike e gjejnë të arsyeshme”, tha Berisha.

    Top Channel

  • “Nuk do bëj fushatë më Berishën”, Florjan Binaj: Kreut të PD-së dhe Shkëlzenit nuk i kam as numrin

    “Nuk do bëj fushatë më Berishën”, Florjan Binaj: Kreut të PD-së dhe Shkëlzenit nuk i kam as numrin

    florjan binaj

    TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka bërë daljen e tij të parë pas shpalljes së vendimit, ndërsa u përball me disa pyetje të sikletshme, që nga fotot me Ramën dhe Veliajn, te etiketimi se është kandidati i sponsorizuar nga Shkëlzen Berisha. Binaj tha se ai nuk do të dalë në fushatë me asnjë prej kryetarëve të partive politike, të cilët i falenderoi për mbështetjen që kanë shprehur në lidhje me kandidaturën e tij, ndërsa pretendoi se Shkëlzen Berishës nuk i ka as numrin e telefonit. Kandidati që garon përballë Ogerta Manastirliut, kërkoi një përballje televizive me këtë të fundit, ndërsa sqaroi dhe fotot e tij virale me kryeministrin Edi Rama dhe Erion Veliajn. Sa i takon financimit të fushatës, Binaj tha se do të happen disa llogari bankare me qëllim mbledhjen e fondeve nga qytetarët dhe mbështetësit e tij. Binaj foli dhe për kandidatin tjetër në garë, Arlind Qorin, me të cilin tha se kanë qenë së bashku në një sërë protestash. Ai e ftoi kreun e lëvizjes Bashkë që të heqë dorë nga kandidimi dhe t’i bashkohet fushatës së tij.
    Fotot me Ramën dhe Veliajn
    “Kjo foto (fotoja me Edi Ramën) është shkrepur në një aktivitet të FRESSH. Në atë periudhë, thonin që Rama ishte e vetmja zgjidhje që mund ta shpëtonte vendin, në 2013. Duke qenë se e imitoja, bëra një skeç dhe në fund bëra një lidhje me daljen e parë në Fiks Fare, që të më përzinte më dha një mandarinë, e më pas kur e kam takuar sërish i dhashë një portokall. Takimi i fundit ka qenë në vitin 2015-të në festën e Digitalb. Që në atë kohë as nuk e kam takuar më dhe as nuk kam folur më. Unë u zhgënjeva si të gjithë me atë që ndodhi”.
    “Me Veliajn janë fotot në 2014 ose 2015. Nuk e mbaj mend mirë. Ka qenë një rast që ka qenë shumë i bukur për t’u treguar. Më merr një zonjë në telefon dhe më thotë që punon tek zyra e pritjes së moshës së tretë… ne organizojmë mbledhim ushqime dhe më fton të bëjmë një takim me ta. Shkoj atje takoj pleq, gëzimi madh, përqafime, njëri prej tyre më ngjasonte me gjyshin. Teksa i shërbeja pleqve shoh një hije që vlen shpejt, e thotë “Lal shkrepe shpejt”, dhe nuk dija si të reagoja. Nuk e dija që ishte aktivitet i Veliajt, çfarë duhet të thoja, duhet t’i thoja pleqve që hiqni çapën e bukës se erdhi ky. Veliaj në atë kohë nuk ka qenë kështu, që nga ajo kohë ne nuk kemi qenë më bashkë”.
    Pse hyri në garë
    “Kushtet e deshën që në këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë sepse mban shumë përgjegjësi. Prisja që rrethi im të thoshte: Ç’pate? Por në fakt të gjithë po më thonin që ishte gjëja e duhur në momentin e duhur. Sepse partitë opozitare hapën krahët në një farë mënyre sepse e lanë sheshin e valles bosh. Unë dola që të ndizja edhe tek të tjerë që të kishte sa më shumë opsione. Ka ardhur koha që qytetari të jetë për qytetarin”.
    Raporti me Berishën dhe kryetarët e tjerë të partive në opozitë
    “Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës. Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.
    Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha shiko mos është kamera e fshehtë. Më pas më tha ne të mbështesim, më tha nëse jemi ne të vetit, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.
    Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën.
    Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe pune, por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”.
    Ftesa për përballje me Manastirliun
    “Zonja Manastriliu ia ka dedikuar gjithë jetën e saj kreut të PS, Edi Rama. Unë si kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga opozita, jam i gatshëm të bëjmë një debat qytetar me zonjën Manastirliun”.
    Sa i takon skepticizmit të mungesës së përvojës në administrim, Binaj tha se ka mbledhur rreth vetes një grup ekspertësh të pavarur që do të bëjnë gati dhe programin e tij për Tiranën. Ndërkohë që mbajtja e zgjedhjeve në datën 9 Nëntor është vënë në pikëpyetje, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dje dekretin e presidentit Bajram Begaj, ndërsa do të shqyrtojë në themel ankimimin e Erion Veliajt mbi vendimmarrjen e shkarkimit të tij. /ZËRI

  • Nuk është humor: Binaj s’e honeps Berishën!

    Nuk është humor: Binaj s’e honeps Berishën!

    Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, nuk preferon të identifikohet me PD-në, aq më pak me Berishën.
    Duke folur për herë të parë rreth vendimit të tij për të kandiduar përballë Ogerta Manastirliut, të përzgjedhurës nga Rama për të pasuar Veliajn në qeli, në Top Story, ish-aktori i Portokallisë tha se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare.
    “Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës, Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.
    Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha ‘shiko mos është kamera e fshehtë”. Më pas më tha ‘ne të mbështesim’, teksa më tha gjithashtu edhe nëse ‘jemi ne të vetit’, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.
    Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën.
    Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe punë por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj, cituar nga TCH.
    Por ai duhet të presë, pasi Kushtetuesja morri vendim për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj për zgjedhje të pjesshme në Tiranë më 9 tetor. Kjo, pasi dekreti aludohet të ketë shkelje kushtuetuese. /tesheshi.com/

  • A është prishur me Adriatik Lapajn? Rrëfehet Binaj: Nuk pranoj të dal në fushatë me Berishën edhe pse më mbështet

    A është prishur me Adriatik Lapajn? Rrëfehet Binaj: Nuk pranoj të dal në fushatë me Berishën edhe pse më mbështet

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binajn, flet për herë të parë për kandidimin e tij të papritur në Top Story në Top Channel
    “Nuk kam folur as me Berishën, as me djalin e tij, nuk kam as numrat e tyre. Edhe Lapaj më pyeti o vlla mos është një kamera e fshehtë, se ne do të mbështetim. I thashë të më mbështesni dhe publikisht. Pastaj doli dhe Berisha, përkrahja e tij dhe e gjithë demokratëve, ndryshoi rrjedhën. Nuk do dal në fushatë me të, në asnjë mënyrë. Me asnjë kryetar të asnjë partie opozitare nuk do dal në fushatë. Ata janë mbështetës, nuk janë propozues.
    Do krijoj një ekip të specializuar për cdo sector. Bashkia përdoret si makineri votash për qeverinë, dhe qeveria po ashtu për bashkinë. Ca tepron pastaj mbetet për qytetarët,” tha Binaj.

  • “Nuk do të dal në fushatë me Berishën”/ Florjan Binaj: Në fletën e votimit do jem kandidat i pavarur

    “Nuk do të dal në fushatë me Berishën”/ Florjan Binaj: Në fletën e votimit do jem kandidat i pavarur

    Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi, teksa dha edhe një deklaratë të fortë në “Top Story”.
    Ai u shpreh se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare.
    Binaj shtoi se nuk ka folur ende me Berishën, teksa ka kërkuar që të ketë bashkëpunime vetëm me grupe pune për fushatën.
    “Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën, por qytetarët e Tiranës, Nuk i ndaj sipas ngjyrave të partive, nëse ajri është i pastër është i pastër për të gjithë. Nëse ka trafik ka për të gjithë.
    Edhe pasi jam zgjedhur nuk kam folur me Berishën me asnjë, nga opozita. Nuk u shpalla kandidat për të pritur më pas mbështetjen. Ka qenë Adriatik Lapaj ai i cili më ka marrë në telefon i pari, më tha shiko mos është kamera e fshehtë. Më pas më tha ne të mbështesim, më tha nëse jemi ne të vetit, me ju i thash. Më pas të nesërmen ka reaguar Sali Berisha, me mbështetjen e tij.
    Unë nuk kam folur me Berishën ende. Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën.Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin gruope punë por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj.