Tag: fushatë

  • “Turizmi i snajperve”, Vuçiç nis “fushatën” kundër mediave botërore, ja si po tenton të dalë i larë nga ky skandal

    “Turizmi i snajperve”, Vuçiç nis “fushatën” kundër mediave botërore, ja si po tenton të dalë i larë nga ky skandal

    Marsela SHYTIA
    Për herë të parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka gjetur veten ngushtë përballë akuzave serioze dhe provave që hetohen në nivele ndërkombëtare. Një akuzë për vrasjen e civilëve të pafajshëm gjatë luftës në Bosnjë, përmes “safari të snajperëve” në Sarajevë, po e vë atë në një pozicion të vështirë, duke u ballafaquar me dyshime për përfshirje në një nga ngjarjet më të errëta të viteve ’90. A ka Vuçiç një përgjigje të besueshme për këto akuza të rënda, apo ai është thjesht duke u mbrojtur nga një fushatë të orkestruar mediatike dhe politike? Kjo është pyetja që po shtron ky rast i ri, që ka mbledhur vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare, përfshirë “Guardian”, “Daily Mail”, dhe “Sana”.
    Akuzat
    Gazetari kroat Domagoj Margetiç, i njohur për investigimet e tij, ka depozituar një ankesë në Prokurorinë e Milanos për akuzat ndaj Vuçiçit për përfshirje në aferën “Sarajevo Safari”. Sipas tij, presidenti serb, i cili ishte vullnetar i ri gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, ka qenë i pranishëm në një nga postet ushtarake ku snajperistë të huaj, përfshirë italianë, qëllonin dhe vrisnin civilë të pafajshëm. Akuzat janë mbështetur nga prova të publikuara në rrjetet sociale që tregojnë Vuçiçin në një post ushtarak gjatë periudhës që ka ndodhur “gjuetia e njerëzve” në Sarajevë, ku individë nga mbarë bota paguanin shuma të mëdha për të vrarë civilë, përfshirë fëmijë dhe gra. Hetimi i prokurorëve italianë po shqyrton mundësinë që individë të pasur nga shtete të ndryshme, përfshirë amerikanë, kanadezë, rusë dhe italianë, të kenë paguar për këto vrasje, me çmime që arrinin deri në 80 mijë euro për një fëmijë të vrarë. Ky dokumentar dhe kallëzimi penal kanë shtuar presion mbi Vuçiçin, i cili ende nuk ka ofruar një përgjigje publike për këto akuza.
    Përgjigja e Vuçiçit
    Në përgjigje të akuzave, presidenti Vuçiç e hodhi poshtë kategorikisht pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje të tmerrshme dhe e cilësoi këtë si një fushatë të orkestruar nga opozita serbe dhe media të huaja. Ai deklaroi se akuzat ishin thjesht një përpjekje për ta penguar atë në zgjedhje, duke theksuar se opozita nuk mund ta mundte atë në një fushatë demokratike dhe po kërkonte mënyra për të dëmtuar reputacionin e tij dhe stabilitetin politik të Serbisë. Sipas Vuçiçit, opozita e ka përdorur këtë situatë për të sulmuar pushtetin e tij dhe për të krijuar një klimë të pasigurt në vend. Ai pohoi se sulmet janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë asnjë bazë të vërtetë, duke e krahasuar këtë fushatë me ngjarjet e vitit 1945, kur autoritetet e atëhershme u ndodhën përballë disidentëve. Përveç kësaj, Vuçiç ka kërcënuar me padi ndaj disa mediave ndërkombëtare që kanë raportuar mbi pjesëmarrjen e tij të mundshme në “Sarajevo Safari”. Ai premtoi se do të angazhojë avokatët më të shtrenjtë në botë për të paditur gazeta të tilla si “Guardian” dhe “Daily Mail”, duke theksuar se do t’u kërkojë miliona për dëmin që i është shkaktuar reputacionit të tij. Ai e ka quajtur këtë një “fushatë shpifjeje”, duke theksuar se janë përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar imazhin e tij dhe të destabilizojnë marrëdhëniet ndërkombëtare të Serbisë.
    Rëndësia e hetimeve
    Në një kohë kur tensionet politike dhe mediatike janë në kulmin e tyre, Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç, ka dalë publikisht në mbrojtje të presidentit, duke e quajtur këtë një fushatë të dezinformimit dhe shpifjes. Ai theksoi se pretendimet ndaj Vuçiçit janë të pabaza dhe pa asnjë provë të besueshme që mund të mbështeste akuzat. Gjuriç gjithashtu ka shpërndarë një deklaratë të fortë, duke thënë se këto akuza nuk kanë asnjë mbështetje në institucionet gjyqësore dhe se janë pjesë e një përpjekjeje të qëllimshme për të minuar stabilitetin politik të Serbisë . Nëse akuzat që lidhen me “Sarajevo Safari” vërtetohen nga autoritetet italiane, kjo mund të sjellë një përmbysje të rëndësishme në llogaritë politike të Vuçiçit. Për momentin, Vuçiç po tenton të mbrojë veten nga një torrential sulmesh mediatike dhe politike, por koha dhe hetimet e mëtejshme do të tregojnë nëse ai do të mund të dalë i pafajshëm.

  • Mori ryshfet nga Rusia që t’i bënte lëvdata në fushatë, mesazhet nxjerrin “zbuluar” ish-politikanin britanik

    Mori ryshfet nga Rusia që t’i bënte lëvdata në fushatë, mesazhet nxjerrin “zbuluar” ish-politikanin britanik

    Disa mesazhe në Whatsapp kanë zbuluar se ish-politikani i Reformës në Mbretërinë e bashkuar, Nathan Gill mori ryshfete për të folur pozitivisht në një fushatë ruse dhe për të ndikuar në Parlamentin Europian.
    Nathan Gill, është burgosur pasi pranoi se ka marrë para nga një i infiltruar si i dyshuar i agjencisë kryesore të sigurisë në Rusi.
    Gill u pagua mijëra paund për të dhënë intervista televizive në favor të një aleati kyç të presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe për të mbajtur fjalime në Parlamentin Europian midis dhjetorit 2018 dhe korrikut 2019.
    52-vjeçari është deklaruar fajtor për tetë akuza për ryshfet dhe u dënua me 10 vjet e gjysmë burg.
    Prokurorët gjetën biseda në Whatsapp midis Gill dhe një ukrainasi të quajtur Oleg Voloshyn, një ish-anëtar i Parlamentit të Ukrainës për një parti pro-ruse.
    Gill, u pagua gjithashtu për të pritur bashkëpunëtorin më të besuar të Putinit në politikën ukrainase në parlamentin në Strasburg.
    Policia kundër terrorizmit, e cila ndaloi Gillin përpara se të hipte në një aeroplan për në Moskë në vitin 2021, gjeti një mesazh në telefonin e Gillit ku thuhej se ai do të “shpërblehej drejtësisht” për organizimin e eventit.
    Gill u deklarua fajtore për tetë akuza për ryshfet në shtator.

  • Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

    Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

    Globe ka nisur fushatën më të madhe të muajit nëntor “Gjithçkame Ulje”, një periudhë ofertash që u jep konsumatorëvemundësinë të përfitojnë ulje reale në çdo produkt, nga pajisjetshtëpiake nga pajisjet shtëpiake si lavatriçe, frigoriferë e fshesa, tek teknologjia e fundit  televizorë, telefona, laptopë, gaming .
    Nga data 12 deri më 24 nëntor, në të gjitha dyqanet e rrjetitGlobe dhe edhe online në globe.al, kjo fushatë do sjellë njëeksperiencë të re blerjeje për klientët që kërkojnë kursim tëvërtetë dhe vlerë konkrete.
    Në thelb të saj qëndron filozofia e transparencës dhe zgjedhjessë lirë: çdo klient zgjedh vetë produktin që dëshiron, me ofertatmë të mira në treg.
    Në Globe nuk ka produkte të përzgjedhura apo ulje të kufizuara,çdo artikull përfshihet në fushatë, duke i dhënë konsumatorëvemundësinë të kursejnë realisht dhe ndershmërisht.
    “Gjithçka me Ulje” vjen si vazhdim i fushatave më tësuksesshme të Globe, që kanë fituar besimin e konsumatorëvefalë komunikimit të qartë dhe premtimit të mbajtur për ulje realedhe marka cilësore.
    Kjo fushatë forcon edhe më tej imazhin e Globe si markë qëofron kursim të vërtetë dhe vlerë të qëndrueshme për klientin, nëçdo blerje dhe sigurisht garanci deri ne 5 vite.
    Fushata është e vlefshme në të gjithë rrjetin e dyqaneve Globe dhe online në globe.al deri më 24 nëntor.
    Globe – Cilësia është kursim.

  • Berisha: Muç Shaljani bëri fushatë për ministrin Hoxha, kurse Gilmando Dani ishte truproja i Gonxhes

    Berisha: Muç Shaljani bëri fushatë për ministrin Hoxha, kurse Gilmando Dani ishte truproja i Gonxhes

    Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh mbi lidhjet e dy personazheve të njohur të botës së narko-politikës me ministra të kabinetit Rama. Sipas tij, Muç Shaljani që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Rinas, ka bërë fushatë për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa Gilmando Dani që u vra, ka vepruar si truproja dhe financues i ministrit Blendi Gonxhe.
    Berisha thekson se këta individë, pjesë e rrjeteve kriminale që operojnë brenda strukturave të shtetit, përdornin influencën dhe mbrojtjen e qeverisë për të shmangur kontrollet dhe për të fuqizuar aktivitetet e tyre. Sipas tij, ngjarjet e fundit që përfshijnë plagosjet dhe konfliktet e tyre janë një pasqyrë e qartë e lidhjes së krimit me nivelet më të larta të pushtetit.
    Pjesë nga deklarata:
    Tani, një qytetar dixhital shkruan këtu shpreh çudinë se pse opozita flet për një shofer apo agjent të thjeshtë policie dhe mbasi e vërteta është krejt tjetër lidhur me Muçi Shaljanin.
    Vëllai i Sheqerit, shkruan qytetari dixhital, është 100 herë më i pasur se Shullazi.
    “Është shumë i pasur, ka hotele, vila dhe restorante. Të tërë këta janë marrë me drogë, janë me PS-në, blejnë vota, kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e 11 majit (e ka fjalën për Muç Shaljanin apo Sheqerin), ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës, ministër i brendshëm, dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm e vetëm që ai t’u shpëtojë me uniformën e policisë kontrolleve policore.
    Gilmando ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe.
    Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet”.
    Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Eervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes.
    Ata u ekzekutuan, në mendimin më të përhapur, nga bandat të qeverisë që janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë sepse aty është vendi i shtetit, vendi i qeverisë.
    Këto kisha lidhur me këto çështje.

  • “Bëri punë të jashtëzakonshme”/Berisha justifikon pagesën për LaCivita: Organizuam fushatë që shqiptarët nuk e kishin..

    “Bëri punë të jashtëzakonshme”/Berisha justifikon pagesën për LaCivita: Organizuam fushatë që shqiptarët nuk e kishin..

    “Ekipi i LaCivita, pa diskutim ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme”.
    Pavarësisht se i ashtuquajtur magjistar prej tij në fushatë nuk arriti që ta çonte magjinë deri në fund, t’i sillte në pushtet, Sali Berisha vlerëson punën e strategut amerikan të fushatave, Chris LaCivita.
    Një ditë pas zbulimit të shumës 1.67 milionë Dollarë që LaCivita mori nga Partia Demokratike, për Berishën pagesa është mëse normale.
    “Bëri më të mirën e mundshme. Dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar. Organizuan një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Por ekipi i tyre nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur në Shqipëri nga Edi Rama”, tha Berisha.
    Rezultatin e 11 majit, lideri demokrat nuk ia faturon strategut amerikan, por Edi Ramës, duke renditur edhe shkeljet që sipas tij nga ndodhur para dhe gjatë fushatës elektorale.
    “Në Shqipëri nuk ka zgjedhje, ka farsë. Prandaj beteja vazhdon, kjo është betejë në vazhdim. Ka pasur një betim solemn tonin, do mbrojmë votën dhe ne kemi mbrojtur votën në mënyrën tonë”, shtoi Berisha.
    Sa i përket progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, Berisha tha se ende nuk ishte në duar, por sërish kishte një qëndrim.
    “Përveç kriterit gjeostrategjik, Shqipëria në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter tjetër. Ne kemi bërë të pamundurën të informojmë institucione të BE-së, në mënyrë veçantë parlamentin. Por edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve partnere për zhvillimet në Shqipëri”, deklaroi kreu i demokratëve.

  • Faturë e majme për zgjedhjet/ “PD përdori para të dyshimta për konsulentin amerikan”, Beqiri: SPAK duhet të hetojë..

    Faturë e majme për zgjedhjet/ “PD përdori para të dyshimta për konsulentin amerikan”, Beqiri: SPAK duhet të hetojë..

    Mbi 1.4 milion euro është shuma që ka shpenzuar Partia Demokratike e Sali Berishës për të paguar konsulentin amerikan Chris LaCivita gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
    Lidhur me këtë avokati Idajet Beqiri, i ftuar në një studio televizive tha se shuma mund të jetë shumë më e lartë.
    Beqiri tha se marrja e një konsulenti të huaj që të bëjë fushatë për një parti politike në Shqipëri, është në shkelje të ligjit.
    ‘Në këto shifra s’duhet që të besojmë, por duke qenë vet protagonist në zgjedhje, e di sa ca kosto ka fushata kjo është një gënjeshtër e madhe nuk është 1.4 por mund të jetë 14 milionë euro. Shuma që ka harxhuar PD është 800 mijë është qesharake. Ku i gjejnë këto para? Ka shumë para të zezë që në fushatë hidhet me bollëk. Një njeri vjen nga Amerika dhe merr 1.4 mln euro dhe ai ka ardhur vetëm 3 herë këtu në Shqipëri, por ai s’duhet që të vinte, sepse nuk duhet një i huaj të bëjë fushatë elektorale për një subjekt politik këtu.
    Ai tha se SPAK duhet që të nis një hetim, lidhur me këtë faturë të majme, ndërsa sipas tij duhet që të shihet edhe origjina e parave me të cilat u pagua LaCivita.
    ‘SPAK duhet që të nis procedim për këtë çështje dhe të shoh edhe ku i gjetën paratë që ja dhanë një njeriu që erdhi 3 herë në Shqipëri. Dhe këto janë të deklaruara, po lëre pastaj të tjera që mbase s’janë deklaruar. SPAK në vend të merret me këtë, nuk e bënë’, tha ai.

  • Fatura se sa është paguar LaCivita/ Berisha: Vetëm Lubia shpenzoi 5 mln euro për Fierin

    Fatura se sa është paguar LaCivita/ Berisha: Vetëm Lubia shpenzoi 5 mln euro për Fierin

    Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se është e pavërtetë që të rezultojë se PD ka harxhuar më shumë lek për fushatë se PS.
    Ai shton se vetëm zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shpenzuar në Qarkun e Fierit 5 mln euro.
    “Unë të garantoj të paktën 5 milionë Lubia nuk është ndarë vetëm. Të gjithë drejtorët në radhe me makina në sekretarë kanë qenë tre muaj në fushatë por sa kushton dit. Vetëm Lubia ka 5 milionë në qark, Ben Qimja Renato Salihi pa llogarit ato që i kishte ushtarët me vete Lubia. Domethënë kur sheh shifrat të pakrahasueshme. Ne kemi treguar të vërtetën aq kemi shpenzuar u tha 22 milionë më parë.”, tha Berisha.

  • Nën hetim nga SPAK, Beci urdhëron vartësit: Fushatë për ‘pastrimin e imazhit’ online

    Nën hetim nga SPAK, Beci urdhëron vartësit: Fushatë për ‘pastrimin e imazhit’ online

    Benet Beci është një tjetër zyrtar i mazhorancës nën akuzë zyrtare nga Prokuroria e Posaçme.
    Ai është marrë i pandehur gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, teksa zbërthimi i telefonit të ish-drejtorit Ergys Verdho, i ka zbuluar aferat, ashtu si disa zyrtarë të tjerë.
    SPAK-u e ka nën hetim me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike, teksa vlera e tenderit që ai akuzohet është rreth 700 mijë euro.
    Bëhet fjalë për një procedurë me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik, ku Beci dhe Verdho flasin se “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë për ne me dy klasë shkollë”.
    Aktualisht Beci drejton prej dy vitesh Bashkinë e Shkodrës, veprimet e së cilës janë denoncuar për abuzime, qoftë me prishjen e ndërtesave ashtu edhe në bërjen e tenderave, apo lejet e ndërtimit.
    Koha po kalon dhe veprimet e ngadalta të institucioneve ligjzbatuese e kanë “detyruar” Becin që të pastrojë imazhin nga gjithë këto akuza e përgjime.

    Sipas dokumenteve, kryetari i Bashkisë së Shkodrës ka urdhëruar vartësit të përgatisin një fushatë propagande në internet, për “punët e mbaruara gjatë 2 viteve të fundit”. Një fushatë që ka synim pikërishin imazhin e vetë kryetarit, të bërë shumë “pis” nga dosja në SPAK.
    Ditët e fundit Bashkia e Shkodrës ka hapur procedurën me objekt “prodhim video për fushatat e marketingut online”. Kërkohet prodhimi i 3 videove promovuese, pikërisht për disa projekte që ka mbaruar apo ka në vijim Bashkia e Shkodrës. Nga ato video që të gjithë socialistët i bëjnë duke i krahasuar “si ka qenë vs si është”.
    Një model që filloi nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe që u pasua më pas nga vetë kryeministri Edi Rama apo edhe aktualisht nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku.
    Krahas videove, Bashkia e Shkodrës kërkon edhe krijimin e menaxhiit të fushatës, kërkon edhe përmbajtje vizuale dhe tekstuale të videove. Gjithashtu, do që personi fizik apo kompania që do të shpallet fituese të bëjnë edhe menaxhimin e reklamave apo buxhetin e sponsorizimit në internet.

    Në dokumentet shoqëruese, të hulumtuara nga VoxNews, Bashkia e Shkodrës kërkon që firma të bëjë me cilësi maksimale promovimin e përgjithshëm të qytetit të Shkodres Madje, kërkon edhe zonat e Shirokës, Velipojës apo edhe te Thethit.
    “Ofruesi duhet të realizojë një fushatë marketingu online të plotë, e cila përfshin realizimin e tre videove promocionale. Të krijojë ndjesi krenarie, frymëzimi dhe dashurie për qytetin. Kërkon fytyra njerëzish, artizanë, arkitektura e vjetër, kisha, xhamia, muzeu. Ritëm i shpejtë, ndërrim pamjesh çdo 2–3 sekonda. Tinguj origjinalë ambienti (këmbë, zëra, biçikleta, fëmijë, ujë)” thuhet në dokumente.
    Kërkohet edhe krijimi dhe menaxhimi i fushatës në rrjete sociale. “Platforma të detyrueshme në Facebook e Instagram.
    Synohen grupmoshat 20–50 vjeç, të interesuar për evente kulturore, gastronomi dhe aktivitete sociale. Tipet e reklamave image ads, video ads, carousel ads, story ads” thuhet në dokumente.
    Gjithashtu kërkohet reklamim me pagesë, sponsorizim digjital.

  • FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

    FOTOLAJM/ Paloka, Alimehmeti dhe Noka fushatë në kryeqytet, por në takim mungon kandidati Binaj

    Drejtuesi i fushatës së PD-së në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka shpërndarë foto në profilin e tij në rrjetin social Facebook nga takimet në kryeqytet. 
    “Mirëmbrëma Florinj nga dega 14” – shkruan Alimehmeti, por ajo që të bie në sy, përveç pjesëmarrjes së ulët, është mungesa e kandidatit të PD-së për Tiranën, aktorit Florjan Binaj. 
    Nuk dihej në Binaj ka refuzuar të shkojë në takim apo ka qenë diku tjetër, por ai më shumë se sa një herë është shprehur se nuk do të dalë në fushatë me Berishën. 
    Me sa duket, PD në kryeqytet po bën ‘dasmë pa dhëndër’. 
    Në vend të Binaj, në foto shfaqen Paloka dhe Noka./ TemA 

  • Xhixho: Patëm një fushatë të vështirë, kishim liderin në burg. Gazetarja: Ngelët te lideri, pse nuk dolët ju të tjerët?

    Xhixho: Patëm një fushatë të vështirë, kishim liderin në burg. Gazetarja: Ngelët te lideri, pse nuk dolët ju të tjerët?

    Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit ka shkaktuar debat mes të ftuarve këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    E ftuar në studio, deputetja e PL, Erisa Xhixho, tha se patën një fushatë të vështirë pasi lideri i partisë u rrëmbye në mes të rrugës pak muaj para zgjedhjeve.
    Por i menjëhershëm ishte reagimi i gazetares Daniela Maloku, e cila evidentoi faktin se justifikimi se kryetari i partisë ishte në burg është “të fshihesh pas gishtit”, duke theksuar se as pjesa tjetër nuk doli në fushatë.

    Pjesë nga debati:
    Xhixho: Lideri i partisë u godit, u rrëmbye pak muaj para zgjedhjeve.
    Maloku: Keni ngelur te lideri, te lideri! Ku ishit ju të tjerët, pse nuk bëtë ju fushatë?
    Hitaj: U arrestua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.
    Xhixho: Atë e arrestoi Nesti Angoni që është Edi Rama. Ishte shumë e vështirë të bëje fushatë me liderin në burg.
    Hitaj: Për ju thonë që ishte e lehtë, një pjesë e opozitës ishte në listë të mbyllur.
    Xhixho: Por kishim presidentin në listë të hapur.