Tag: fushatat

  • Monopatinat, ‘kamikazët’ në rrugë/ Zaloshnja: Të shtohen fushatat televizive për edukimin e përdoruesve të rrugës!

    Monopatinat, ‘kamikazët’ në rrugë/ Zaloshnja: Të shtohen fushatat televizive për edukimin e përdoruesve të rrugës!

    Që prej të hënës, qarkullimi i monopatinave në rrugët e vendit është i ndaluar. Shkak janë bërë aksidentet e fundit, por edhe përdorimi jashtë çdo rregulloreje e këtyre mjeteve që janë cilësuar si ‘kamikazë’ në rrugë. 

    Eksperti Eduart Zaloshnja tha për ‘Real Story’ se duhet që njerëzit të edukohen mbi përdorimin e rrugës sipas rregullave. Zaloshnja tha se në vendet europiane dhe në SHBA fushatat e edukimit janë bërë vite më parë dhe qytetarët janë edukuar. 

    “Edhe me 25 km në orë shkakton dëme, plagosje të lehtë. Në strategjinë që do miratohet dhe është bërë skeleti, një zë i veçantë do tu jepet edukimit të popullsisë sepse deri më sot nuk ka fonde. Ke parë reklamë të policisë rrugore, nuk ka! Fushatë me miliona euro, që të dali kujdes këtë gjë. Siguria rrugore ka problem këmbësorë, çiklistë, motoçiklistë. 

    66 për qind e vdekjeve në vend të jenë nga këta përdorues rruge, është e rëndë. Ne si shoqëri kemi 30 vjet që po mësohemi me këto, në vendet europiane nuk sheh fushata sepse e kanë bërë para 50 vjetësh. Janë harxhuar miliarda dollarë kur u vu rripi i sigurimit për herë të parë në SHBA, ne tani po mësohemi me edukatën e përdorimit të rrugës. U bë fushatë shumë e fuqishme!”   

  • “Nuk ka ofertë, vetëm show”, Lela dhe Vangjeli ‘përplasen’ në studio: Fushatat kanë rënë në nivelin e ‘Portokallisë’

    “Nuk ka ofertë, vetëm show”, Lela dhe Vangjeli ‘përplasen’ në studio: Fushatat kanë rënë në nivelin e ‘Portokallisë’

    Prej fillimeve të demokracisë fushatat zgjedhore kanë kaluar transformim të madh. Ndërsa mesazhet politike vijojnë të jenë të rëndësishme, mënyra si shpërndahen dhe perceptohen ka ndryshuar rrënjësisht.
    Për të diskutuar sesi duhet të përcillen mesazhet politike, në studion e Top Story ishin analisti Lorenc Vangjeli dhe gazetari Alfred Lela, të cilët ndanë mendime të ndryshme.

    “Shqiptarët kanë shumë pak alternativa për të zgjedhur. Pavarësisht shkëlqimit dhe dritave, ka një zbrazti. Shqiptarët nuk kanë shumë oferta, votojnë dhe nuk kanë mundësi të zgjedhin. Po dëgjojmë pak për politikën dhe shumë për gallatën Sot teknologjia e ka diktuar fushatën. Së paku të ngjiten në nivelin e Portokallisë”-u shpreh Vangjeli.
    “Nuk futen të gjithë në thes. Sali Berisha dhe PD janë duke bërë përveç komunikimit, është edhe ajo e përballjes. I keni parë takimet e Berishës. Ma gjeni një takim ku Rama ka dalë dhe ka takuar njerëz”-tha Lela.

  • Fevziu veçon fushatën më të ‘zjarrtë’ ndër vite në Shqipëri: Gara e 11 majit s’ka një vëmendje të madhe

    Fevziu veçon fushatën më të ‘zjarrtë’ ndër vite në Shqipëri: Gara e 11 majit s’ka një vëmendje të madhe

    Moderatori Blendi Fevziu gjykoi fushatat zgjedhore ndër vite në vend, duke veçuar ato më të zjarrtën. Fevziu në një intervistë me gazetarin Drini Zeqo kujtoi fushatën e vitit 1991-1992, ku çdo gjë përbënte risi dhe entuziazmi në popull ishte i madh. Sipas tij në ato vite populli nuk e dinte si funksiononte fushata.
    “Janë fushata të panjohura, në mes të një entuziazmi, risi absolute. Deri atëherë, s’kishte pasur zgjedhje të lira. Nuk dinim si funksiononte fushata. Nuk kishte asnjë rregullore apo kod zgjedhor. Gjithçka ishte gati gati e improvizuar. Vëmendja publike ishte më e madhja.”
    Ndërsa nga ana profesionale, zgjodhi dy të tjera. Fevziu theksoi se dy fushatat më të mira janë ato të viteve 2005 dhe 2009. Sipas tij fushatat më të mira janë ato kur palët janë afër njëra-tjetrës.
    “Dy fushatat më të mira që Shqipëria ka pasur, më e mira e gjithë historisë së Shqipërisë është fushata e vitit 2005. Ballafaqimi i drejtpërdrejtë i kandidatëve mazhoritarë me programet e partive, debatet më të mira të mundshme në studio televizive. E dyta është fushata e 2009-ës, ka qenë e jashtëzakonshme! Si në mundësi, entuziazëm e angazhim. Fushatat më të mira janë ato kur palët janë afër njëra-tjetrës. Kur fituesi nuk është i ditur pak a shumë, perceptimi publik është i ndarë. Janë fushatat më të vërteta”, tha Fevziu.
    Kur u pyet për fushatën aktuale, Fevziu u shpreh se fushata nuk ka një vëmendje të madhe. Teksa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha do vijojnë aktivë në politikë pavarësisht rezultatit zgjedhor, shtoi se nuk ka ndonjë pritshmëri nga partitë e reja.
    “S’ka asgjë! Asgjë! Ka një program të PD-së që ka ngritur disa gjëra, por s’ka asnjë përgjigje nga pala tjetër. Pala tjetër flet për një gjë që do ndodhë në 2030-ën. S’ka një vëmendje të madhe”, deklaroi ai.

  • Fevziu veçon fushatën më të “zjarrtë”, si e sheh garën për 11 Majin

    Fevziu veçon fushatën më të “zjarrtë”, si e sheh garën për 11 Majin

    Në studion e “Opinion”, këtë herë moderatori Blendi Fevziu është në rolin e të intervistuarit. Përballë gazetarit Drini Zeqo ai gjykoi fushatat zgjedhore ndër vite në vend, duke veçuar ato më të zjarrtën. Në aspektin emocional, kujtoi atë të vitit 1991-1992, ku çdo gjë përbënte risi dhe entuziazmi në popull ishte i madh.
    “Janë fushata të panjohura, në mes të një entuziazmi, risi absolute. Deri atëherë, s’kishte pasur zgjedhje të lira. Nuk dinim si funksiononte fushata. Nuk kishte asnjë rregullore apo kod zgjedhor. Gjithçka ishte gati gati e improvizuar. Vëmendja publike ishte më e madhja.”
    Ndërsa nga ana profesionale, zgjodhi dy të tjera.
    “Dy fushatat më të mira që Shqipëria ka pasur, më e mira e gjithë historisë së Shqipërisë është fushata e vitit 2005. Ballafaqimi i drejtpërdrejtë i kandidatëve mazhoritarë me programet e partive, debatet më të mira të mundshme në studio televizive. E dyta është fushata e 2009-ës, ka qenë e jashtëzakonshme! Si në mundësi, entuziazëm e angazhim. Fushatat më të mira janë ato kur palët janë afër njëra-tjetrës. Kur fituesi nuk është i ditur pak a shumë, perceptimi publik është i ndarë. Janë fushatat më të vërteta”, tha Fevziu.
    Po për fushatën aktuale çfarë mendimi ka?
    “S’ka asgjë! Asgjë! Ka një program të PD-së që ka ngritur disa gjëra, por s’ka asnjë përgjigje nga pala tjetër. Pala tjetër flet për një gjë që do ndodhë në 2030-ën. S’ka një vëmendje të madhe”, deklaroi ai.
    Teksa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha do vijojnë aktivë në politikë pavarësisht rezultatit zgjedhor, shtoi se nuk ka ndonjë pritshmëri nga partitë e reja./ Tv Klan

  • “Çfarë kanë për tu dhënë qytetarëve?”/ Gazetarja Anila Hoxha ‘godet’ politikën: I bëjnë fushatat për ‘like’

    “Çfarë kanë për tu dhënë qytetarëve?”/ Gazetarja Anila Hoxha ‘godet’ politikën: I bëjnë fushatat për ‘like’

    Gazetarja Anila Hoxha, ka komentuar mbrëmjen e djeshme fushatat elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ajo i komentoi këto fushata nga pikëpamja e qytetares, duke thënë se mitingjet po bëhen për ‘like’ në rrjetet sociale, e jo për vota. Hoxha shtoi gjithashtu se partitë duhet t’i paraqesin qytetarëve se çfarë kanë nevojë vërtet ata.
    “Si një qytetare, mua më është dukur që këtë proces elektoral po përpiqen ta kthejnë si një spektakël. Është një moment i gëzueshëm. Të gjithë duhet të tregojnë se çfarë kanë për t’i dhënë qytetarëve, duke nisur që nga siguria, që nga drejtësia, për ata qytetarë të cilët kanë humbur të drejtën e punës, apo për pensionistë që kanë humbur vitet e punës.
    Kredia e butë është në fuqi prej vitesh, edhe për çiftet e reja, dhe për mamatë beqare, dhe për të pastrehët. Çështja është që a funksionon kredia e butë. Të gjitha fushatat elektorale duhet të jenë shumë të prekshme. Unë jam në vitin e 26 të punësh dhe e kam shumë të vështirë t’ia dalë me faturat dhe kushtet ku jetoj. Kur them shumë të vështirë, me standardin tim, si është jeta e dikujt që punon në një subjekt privat?
    Bëjnë fushatë elektorale në jug të vendit, i vendosin një këngë labe… Shkojnë në Shqipërinë e mesme dhje i vendosin ‘Fustanin me toka’… Mua më duket sikur të gjithë po garojnë për të marrë like dhe jo vota”, u shpreh gazetarja.

  • Financuan fushatat zgjedhore me fonde të paligjshme/ Ish-Presidenti dhe ish-Zonja e Parë e Perusë dënohen me 15 vjet burg

    Financuan fushatat zgjedhore me fonde të paligjshme/ Ish-Presidenti dhe ish-Zonja e Parë e Perusë dënohen me 15 vjet burg

    Ish-presidenti i Perusë, Ollanta Humala është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg.

    Një gjykatë në kryeqytetin, Lima, tha se Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht për të financuar fushatat e tij zgjedhore në 2006 dhe 2011, shkruajnë mediat e huaja.

    Gruaja e tij, Nadine Heredia, e cila bashkëthemeloi Partinë Nacionaliste me Humala, u shpall gjithashtu fajtore për pastrim parash dhe u dënua me 15 vjet.

    Prokurorët kishin kërkuar që Humala të dënohej me 20 vjet burg dhe Heredia me 26 vjet e gjysmë.
    Pas një gjyqi që zgjati më shumë se tre vjet, gjykata dha vendimin e saj të martën.
    Humala mori pjesë personalisht në vendim, ndërsa gruaja e tij e dëgjoi atë përmes lidhjes video.

    Top Channel