Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: fushata
-

Ina Zhupa mendjen te Big Brother, jo te fushata – a e kanë pranuar humbjen demokratët në Sarandë?
Nderkohe që fushata elektorale po intensifikohet në çdo cep të vendit, deputetja demokrate e Sarandës, Ina Zhupa, ka zgjedhur të fokusohet… te finalja e Big Brother.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan:
“Kush e fiton Big Brother sot? #bigbrother #njeshat #blu”, duke shoqëruar pyetjen edhe me një emoji të buzëqeshur.
Ky postim ka nxitur reagime dhe ironi në rrjet, ku qytetarë të ndryshëm pyesin nëse kjo është shenja e një fushate të dorëzuar para kohe apo thjesht një përpjekje për të mbetur në trend.
Në një kohë kur qytetarët presin angazhim dhe ide për të ardhmen e qytetit, duket se disa politikanë e kanë mendjen diku tjetër.
Apo ndoshta e ndiejnë që loja në politikë këtë herë është më e humbur se ajo në reality show? /Sarandanews.com/ -

Fevziu veçon fushatën më të ‘zjarrtë’ ndër vite në Shqipëri: Gara e 11 majit s’ka një vëmendje të madhe
Moderatori Blendi Fevziu gjykoi fushatat zgjedhore ndër vite në vend, duke veçuar ato më të zjarrtën. Fevziu në një intervistë me gazetarin Drini Zeqo kujtoi fushatën e vitit 1991-1992, ku çdo gjë përbënte risi dhe entuziazmi në popull ishte i madh. Sipas tij në ato vite populli nuk e dinte si funksiononte fushata.
“Janë fushata të panjohura, në mes të një entuziazmi, risi absolute. Deri atëherë, s’kishte pasur zgjedhje të lira. Nuk dinim si funksiononte fushata. Nuk kishte asnjë rregullore apo kod zgjedhor. Gjithçka ishte gati gati e improvizuar. Vëmendja publike ishte më e madhja.”
Ndërsa nga ana profesionale, zgjodhi dy të tjera. Fevziu theksoi se dy fushatat më të mira janë ato të viteve 2005 dhe 2009. Sipas tij fushatat më të mira janë ato kur palët janë afër njëra-tjetrës.
“Dy fushatat më të mira që Shqipëria ka pasur, më e mira e gjithë historisë së Shqipërisë është fushata e vitit 2005. Ballafaqimi i drejtpërdrejtë i kandidatëve mazhoritarë me programet e partive, debatet më të mira të mundshme në studio televizive. E dyta është fushata e 2009-ës, ka qenë e jashtëzakonshme! Si në mundësi, entuziazëm e angazhim. Fushatat më të mira janë ato kur palët janë afër njëra-tjetrës. Kur fituesi nuk është i ditur pak a shumë, perceptimi publik është i ndarë. Janë fushatat më të vërteta”, tha Fevziu.
Kur u pyet për fushatën aktuale, Fevziu u shpreh se fushata nuk ka një vëmendje të madhe. Teksa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha do vijojnë aktivë në politikë pavarësisht rezultatit zgjedhor, shtoi se nuk ka ndonjë pritshmëri nga partitë e reja.
“S’ka asgjë! Asgjë! Ka një program të PD-së që ka ngritur disa gjëra, por s’ka asnjë përgjigje nga pala tjetër. Pala tjetër flet për një gjë që do ndodhë në 2030-ën. S’ka një vëmendje të madhe”, deklaroi ai. -

Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës, PD u rrit në nivelet më të larta
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar ndikimin që kanë pasur veprimet e SPAK në klimën elektorale të këtyre ditëve. Në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo, ai veçoi si moment vendimtar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili sipas tij krijoi një tronditje të dukshme në krahun e majtë dhe përforcoi opozitën.
“Arrestimi i Veliajt dha një shok në anën e majtë, e rriti PD-në në nivelet më të larta të fushatës,” deklaroi Fevziu, duke nënvizuar efektin e menjëhershëm të këtij zhvillimi në dinamikën e garës.
Megjithatë, me më pak se një muaj nga dita e zgjedhjeve, gazetari nuk pret ndonjë tjetër surprizë të ngjashme nga drejtësia. “Është vetëm kaq, vendime të tjera mund të merren pas zgjedhjeve. Nuk do ketë ndryshim të madh në këto dy javë e ca fushatë,” shtoi ai.
Në analizën e tij për garën elektorale, Fevziu vlerësoi se fushata e këtij viti ka qenë ndjeshëm më e zbehtë dhe më pak intensive se më parë, duke e cilësuar si “bosh”.
-

Fevziu veçon fushatën më të “zjarrtë”, si e sheh garën për 11 Majin
Në studion e “Opinion”, këtë herë moderatori Blendi Fevziu është në rolin e të intervistuarit. Përballë gazetarit Drini Zeqo ai gjykoi fushatat zgjedhore ndër vite në vend, duke veçuar ato më të zjarrtën. Në aspektin emocional, kujtoi atë të vitit 1991-1992, ku çdo gjë përbënte risi dhe entuziazmi në popull ishte i madh.
“Janë fushata të panjohura, në mes të një entuziazmi, risi absolute. Deri atëherë, s’kishte pasur zgjedhje të lira. Nuk dinim si funksiononte fushata. Nuk kishte asnjë rregullore apo kod zgjedhor. Gjithçka ishte gati gati e improvizuar. Vëmendja publike ishte më e madhja.”
Ndërsa nga ana profesionale, zgjodhi dy të tjera.
“Dy fushatat më të mira që Shqipëria ka pasur, më e mira e gjithë historisë së Shqipërisë është fushata e vitit 2005. Ballafaqimi i drejtpërdrejtë i kandidatëve mazhoritarë me programet e partive, debatet më të mira të mundshme në studio televizive. E dyta është fushata e 2009-ës, ka qenë e jashtëzakonshme! Si në mundësi, entuziazëm e angazhim. Fushatat më të mira janë ato kur palët janë afër njëra-tjetrës. Kur fituesi nuk është i ditur pak a shumë, perceptimi publik është i ndarë. Janë fushatat më të vërteta”, tha Fevziu.
Po për fushatën aktuale çfarë mendimi ka?
“S’ka asgjë! Asgjë! Ka një program të PD-së që ka ngritur disa gjëra, por s’ka asnjë përgjigje nga pala tjetër. Pala tjetër flet për një gjë që do ndodhë në 2030-ën. S’ka një vëmendje të madhe”, deklaroi ai.
Teksa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha do vijojnë aktivë në politikë pavarësisht rezultatit zgjedhor, shtoi se nuk ka ndonjë pritshmëri nga partitë e reja./ Tv Klan -

‘Fushata është teatër, mungesë komunikimi me njerëzit’, Lubonja: Zgjedhjet i fiton ai që ka më shumë para
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, komentoi fushatën zgjedhore për 11 majin, duke e cilësuar si një proces me mungesë serioze të komunikimit real me qytetarët. Sipas tij, ajo që po ndodh është më shumë një fasadë dhe teatër politik, ku dominuese janë mashtrimet dhe manipulimet.
“Ne si shqiptarë kemi nevojë të ndryshojmë me njëri-tjetrin. Ka plot gënjeshtra në fushata, nuk ka të sinqertë me njerëzit dhe me hallet e tyre. Ka manipulime, nuk bisedojnë dhe të dëgjojnë.”
Lubonja kritikoi qeverinë për premtimin për “pasaportën evropiane”, duke e cilësuar si mashtrimin e radhës, ndërkohë që edhe partitë e vogla, sipas tij, nuk janë imunë ndaj gënjeshtrave.
“Më duket më shumë fasadë. Për mua, këtu në Shqipëri zgjedhjet i fiton kush ka para më shumë. Edhe pushteti natyrisht ndikon në këtë që po them.”
Ai shtoi se komunikimi gjatë fushatës është “skandaloz”, me gjuhë fyese nga të gjitha palët. Në veçanti, vuri në dukje kontradiktat brenda Partisë Demokratike:
“PD ndërkohë ka thënë se me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje të lira, ndërsa tani thotë se do të fitojmë, të sigurt për përmbysjen e regjimit.” -

Fushata Elektorale/ Kryeministri Rama takim me qytetarët në Burrel
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Burrel.
“Burrel – Paketat Sociale që Qeveria Shqiptare ofron për çdo qytetar në çdo cep të vendit, me në fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, duke nisur nga kujdesi shëndetësor, strehimi social, mbështetja për punësim dhe bonuset e veçanta sipas kategorive”, thotë kreu i qeverisë. -

“Fushata e Berishës, e turpshme”, Xhaferraj: Duhet të shqetësohemi pse në PD nuk vijnë njerëzit
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj thotë se fushata e kreut të PD, Sali Berisha, është e turpshme.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Xhaferraj u shpreh se Berisha është braktisur nga demokratët e vërtetë.
“Kjo fushatë zgjedhore, është fushata më e turpshme,sepse është fushata e parë që dihet se kush do t’i fitojë zgjedhjet, Ndeshja është e trukuar. Demorkatët,. nga veriu në jug, e kanë kuptuar që kjo është një lojë që fitojnë Rama dhe Berisha. Një Berishë i vetmuar dhe jashtë PD, i ka më të shumta problemet me SPAK. Do kisha dëshirë që non grata e Berishës të hiqej. Po shkojmë në zgjedhje të trukuara, fituesi dihet. LaCivita tha se është person privat dhe problemi që ka opozita sot është besimi. Besimi nuk blihet me para. E dini sa i ka kushtuar Trumpit LaCivita? 19 milionë dollarë. Ai mund të paguhet 1 mijë dollarë për 1 minutë, besimi nuk blihet me para. Jemi futur në garë të trukuar. Të gjitha sondazhet thonë, Rama është 48-50 përqind të sondazheve. Pse ne nuk bëhemi 50 përqind? Zoti Berisha pse nuk bashkoi Shehaj, Lapaj? Zoti Berisha shkoi te zoti Mediu, por kriteri i ndërtimit të koalicionit opozitar, nuk ishte fitimi i zgjedhjeve, por të protestonin përballë SPAK. Opozita është përballë SPAK, jo përballë Ramës. Zoti Berisha, me vendimmarjen e tij, nga 2023 deri tani, me primare, pa primare, e gjithë vendimmarja ka qenë për të mos fituar zgjedhjet. Programi, është një program që do i rrinte një opozite që donte të fitonte zgjedhjet, do ishte se si do të fuqizonte ekonominë. Nuk mund të gënjehen njerëzit në dëshpërim. Çfarë rëndësi ka të flasim për programin, kur ndeshja është e trukuar”, theksoi ai.
Xhaferraj thotë se problem për PD nuk është ruajtja, por mbledhja e votës
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Xhaferraj u shpreh se në PD duhet të shqetësohen se pse nuk vijnë njerëzit.
“Problemin e kemi te mbledhja e votës, pse nuk na vijnë njerëzit. SPAK po bën punë të shkëlqyer. Problemi nuk është mbrojtja e votës, por mbledhja e votës. Unë personalisht, dua edhe non grata të hiqet. E mbështes SPAK, por këtu e ka vendosur procesin në bazamenti të lëkundur ligjor. UNë jam në PD për t’u bashkuar për parimet. Kur shoh që këta objektiva janë shitur, unë kam qëndruar dhe do të qëndroj”, theksoi ai. -

Blerja e votave në Fier/ Reagon Balluku: Fushata nuk është arenë shpikjesh e intrigash. Veprime për të justifikuar humbjen e 11 majit
Ministrja Balluku, në një reagim në rrjetin social, komentoi zhvillimin e fundit në Fier lidhur me arrestimin e një personi që kërkonte të blinte vota nën logon e PD. Sipas kandidates per deputete nga qarku Fier Kiduina Zaka, drejtues të PD Fier po përpiqen të heqin nga vetja përgjegjësinë dhe me këto veprime po përpiqen të justifikojnë humbjen në zgjedhjet e 11 majit. Më tej, vijoi duke thënë se fushata nuk është arenë shpikjesh dhe intrigash.
Postimi i plotë: Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Fushatë e re, avaz i vjetër! Po të njëjtat skema, po e njëjta situatë me Partinë e Kënetës.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Vjedhin, vrasin, shpifin e mallkojnë dhe më pas thonë – jooooooooo nuk i kemi bërë ne, por ata. Akuzojnë burra e gra, pleq e fëmijë për bëmat e tyre, por i ka dal boja prej 12 vitesh tashmë.
Po përgatisin skenarin për humbjen historike të Partisë së Kënetës me këto deklarata e veprime të dëshpëruara, ndaj ju mos ia kurseni më 11 Maj shuplakën finale!
“Të kapur në krim elektoral drejtues të PD Fier përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, por shqiptarët e dijnë se kush janë ata që për të arritur qëllimin e mrapshtë janë gati të vrasin dhe njerëz.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Ne ju bëjmë thirrje drejtuesve lokale dhe vendor të heqin dorë nga këto tentativa sepse nuk kanë asnjë shans të deformojnë vullnetin e popullit tonë. Këto veprime janë për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve të 11 majit për partinë e kënetës dhe partickat që janë hapur.
Vota e shqiptarëve do të jetë për të ardhmen amerikane, për pasaportën europiane që duan ta mbajnë peng bufat. PS ju bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë pa frikë cdo tentativë për blerje votash. Fushata nuk është arenë shpikjesh dhe intrigash.”

