Arjan Ndoja, ish-prokuror i larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu, tashmë i është futur politikës duke kandiduar për Partinë Demokratike në Durrës.
I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, ai tregoi arsyen se përse iu bashku PD dhe sesi po vijon fushata.
“Fushata politike ka më shumë adrenalinë sesa fusha e drejtësisë. Juristët përgjithësisht nuk kanë emocione në zbatimin e ligjit. Legjenda urbane, simbole, personazhe që kthehen ndonjëherë në emblema, janë krejt ndryshe nga grupe kriminale që shpallin institucionet e drejtësisë.
Unë gjithmonë do të besoj të drejtësia. Unë mendoj se drejtësia po vazhdon të hetojë, ka persona që mund të jenë grupe kriminale, Durrësi në këndvështrimin tim është i qetë, fushata po shkon normalisht.
Kemi informacion të vazhdueshëm deri te kampi i palës kundërshtare, deri në ditën e zgjedhjeve. Ne jemi lojtar që do luajmë deri në minutën e fundit. PD në qarkun e Durrësit është e përgatitur për çfarëdolloj skenari”, tha Ndoja.
Tag: fushata
-

U përjashtua nga vettingu, ish-prokurori që kandidon për PD: Kam informacione nga brenda PS…
-

Tensionohet fushata/ Vidhet selia e PD në Cërrik, hajdutët marrin kompjuterin…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Cerrik.
Gazetari i Syri tv njofton se gjatë mbrëmjes është vjedhur selia e Partisë Demokratike të Cërrikut.
Burimet shpjegojnë se në zyra janë marrë kompjuteri dhe një televizor.
Ende nuk dihen autorët dhe policia nuk ka një njoftim për ngjarjen.
Vlen të theksohet se një ditë më parë kreu demokrat Berisha prezantoi në një takim madhështor kandidatët e opozitës për Belshin dhe Cërrikun
-

Top Story/ Flet ish-prokurori i larguar nga Vetingu, Arjan Ndoja tregon pse hyri në politikë: Kam informacione brenda PS, luajmë deri në fund…
Arjan Ndoja, ish-prokuror i larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu, tashmë i është futur politikës duke kandiduar për Partinë Demokratike në Durrës.
I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, ai tregoi arsyen se përse iu bashku PD dhe sesi po vijon fushata.
“Fushata politike ka më shumë adrenalinë sesa fusha e drejtësisë. Juristët përgjithësisht nuk kanë emocione në zbatimin e ligjit. Legjenda urbane, simbole, personazhe që kthehen ndonjëherë në emblema, janë krejt ndryshe nga grupe kriminale që shpallin institucionet e drejtësisë.
Unë gjithmonë do të besoj të drejtësia. Unë mendoj se drejtësia po vazhdon të hetojë, ka persona që mund të jenë grupe kriminale, Durrësi në këndvështrimin tim është i qetë, fushata po shkon normalisht.
Kemi informacion të vazhdueshëm deri te kampi i palës kundërshtare, deri në ditën e zgjedhjeve. Ne jemi lojtar që do luajmë deri në minutën e fundit. PD në qarkun e Durrësit është e përgatitur për çfarëdolloj skenari”, tha Ndoja.Top Channel
-

Flet ish-prokurori i larguar nga Vetingu, Arjan Ndoja tregon pse hyri në politikë: Kam informacione brenda PS, luajmë..
Arjan Ndoja, ish-prokuror i larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu, tashmë i është futur politikës duke kandiduar për Partinë Demokratike në Durrës.
I ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ai tregoi arsyen se përse iu bashku PD dhe sesi po vijon fushata.“Fushata politike ka më shumë adrenalinë sesa fusha e drejtësisë. Juristët përgjithësisht nuk kanë emocione në zbatimin e ligjit. Legjenda urbane, simbole, personazhe që kthehen ndonjëherë në emblema, janë krejt ndryshe nga grupe kriminale që shpallin institucionet e drejtësisë.
Unë gjithmonë do të besoj të drejtësia. Unë mendoj se drejtësia po vazhdon të hetojë, ka persona që mund të jenë grupe kriminale, Durrësi në këndvështrimin tim është i qetë, fushata po shkon normalisht.
Kemi informacion të vazhdueshëm deri te kampi i palës kundërshtare, deri në ditën e zgjedhjeve. Ne jemi lojtar që do luajmë deri në minutën e fundit. PD në qarkun e Durrësit është e përgatitur për çfarëdolloj skenari”, tha Ndoja.
-

Fushata në Berat, Rama ‘shigjeton’ Metën: Ju e vuajtët në kurriz një parti të re, që hante sa andej-këndej deri sa i plasi stomaku
“Kujt do ja lëmë? Kush do ta bëjë, këneta me bufin që i fiket llampa çdo tre minuta dhe që do gjenerator. Po ku t’ia gjejmë gjeneratorin, me këto partiçkat e reja. Që të re kanë vetëm moshën. Ju këtu në qarkun e Beratit e keni paguar shtrenjtë ekzistencën e një partie të re nga një parti e re, që nuk e zinte vendi, sa andej, sa këtej, që e kishte oreksin më të madh se sa ç’ishte stomaku, sa i plasi stomaku, por ama pasojat i paguat juve, i paguan njerëzit kudo. Nëse na vjen neve në dorë, ne do ta çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka parti më të re se sa Partia Socialiste,” -tha Rama.
-

‘Fushata më e akullt’, Spahiu: Parashikoj që PD do marrë në zgjedhje rezultat më të dobët se në vitin 2021
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu e ka cilësuar fushatën elektorale të 11 majit si më të ftohtën dhe më të paorganizuarën që prej fillimit të pluralizmit në Shqipëri. Gjatë një analize në një studio televizive, ai vendosi një “bast publik” se Partia Demokratike, në koalicion me Ilir Metën, do të marrë më pak mandate deputetësh sesa mori Lulzim Basha në vitin 2021.
“Kjo është fushata më e ftohtë, më e akullt, më e qetë, e paorganizuar. Unë i kam ndjekur të gjitha dhe PD-ja ka qenë gjithnjë kampione e tubimeve, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Sot ka dhjetëra arsye përveç sondazheve, se e dinë rezultatin elektorati dhe lideri i saj. Nuk ka rotacion më 11 maj. Kemi PS-në përballë 10 subjekteve”, deklaroi Spahiu.
Ai theksoi se pavarësisht aleancës së PD-së me rreth 25 parti të tjera, Partia Socialiste nuk ka ndjerë nevojën për koalicion sepse të dhënat sugjerojnë se mund të mbajë apo tejkalojë rezultatin e vitit 2021, me jo më pak se 74 mandate.
Spahiu argumentoi se qëllimi i Berishës nuk është fitorja elektorale, por mbajtja peng e opozitës, ndërsa Rama, sipas tij, synon një mandat të pestë dhe ndoshta edhe një të gjashtë, duke e pasur Berishën përballë si “patericë politike”.
“Shqetësimi nuk është kush fiton 11 majin, por kush do jetë në garë në 2029. Nëse pas 11 majit shkrihen partitë e tjera, s’do ketë më shpresë për ndryshim. Rama dhe Berisha do jenë sërish përballë. Dhe Ramës i intereson kjo skemë. Paterica e vërtetë e Ramës është Berisha”, theksoi Spahiu.
Ai komentoi edhe listat e deputetëve të të dy partive kryesore. Sipas tij, PS ka gabuar me listën e mbyllur, ku janë futur emra të panjohur dhe pa meritë, por ka kompensuar me listën e hapur ku ka vendosur figura me peshë dhe kapacitet për të mbledhur vota.
Ndërsa për PD-në, Spahiu shprehet se mungon emocioni elektoral dhe përmendi vetëm dy kandidatë aktivë në fushatë në Tiranë: Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin. Ai përfundoi duke theksuar se beteja vendimtare do të jetë në Tiranë, pasi “kush merr Tiranën, merr edhe pushtetin”. -

Nga dhjetori ’90 te fushata e kësaj pranvere 35 vite/ Pandeli Majko, një karrierë politike sa mosha e tranzicionit (Video)
Nisi si student i Dhjetorit për t’u bërë pjesë e parlamentit të parë pluralist në moshën 22-vjeçare. Pjesëmarrësa aktiv në mbi 20 fushata elektorale përgjatë 35 viteve në politikë, por ajo e para mbetet më e veçanta në historinë politike të Pandeli Majkos. Student i Dhjetorit apo biri i një babai me bindje thellësisht të majta në kohën e përmbysjes së diktaturës?! Biseda me të atin para se të shkonte për herë të parë drejt kutisë së votimit, më 31 mars 1991, në zgjedhjet e para pluraliste.
Fushata e parë elektorale si kandidat për deputet e gjeti në një realitet të ashpër, me vështirësitë e një vendi që ende nuk e kishte ndarë të shkuarën nga e ardhmja. Një parti që po transformohej, por që mbante ende mbi supe peshën e “çetës plakë” dhe një brez të ri që kërkonte të bënte kthesën.
Kulmi i karrierës arrin në vitin 1998 kur zgjidhet kryeministër në moshën 31-vjeçare — një nga figurat më të reja që ka mbajtur këtë detyrë në historinë e vendit.
Sot, pas 35 vitesh në politikë, Pandeli Majko përballet me një tjetër sfidë: fushata e fundit, por jo më pak e rëndësishme. Një reflektim mbi rrugën e bërë, sfidat e kapërcyera dhe pyetjet që ende kërkojnë përgjigje në Shqipërinë e pas tranzicionit. -

Kontrata legale e PD dhe fushata miliardëshe e PS në terren që SPAK se sheh
Kontrata legale e PD dhe fushata miliardëshe e PS në terren që SPAK se sheh
Nga Hysni Gurra
Mediat e McGonigalit dhe të inceneratorëve kanë bërë zbulimin e madh, PD ka bërë një kontratë, patriotike, lobimi në SHBA me paratë e shqiptarëve të Amerikës. Dhe SPAK si qen gjahu i kryeministrit filloi spektaklin mediatik gjoja do hetojë diçka që është transparente, është legale sipas ligjeve në SHBA dhe Shqipëri.
E gjithë furtuna në gotë tregon një panik që ka përfshirë, kukullën e George Soros dhe tutorin që bleu me çanta me para parkingjeve të New York shefin e lartë të FBI-së për të asgjesuar opozitën.
Kjo është fabula dhe furtuna mediatike.
Në terren, në realitet, ajo që do duhej hetuar, por SPAK nuk guxon, është fushata miliardëshe e kandidatëve të Rilindjes në gjithë Shqipërinë. Po, po, ata janë duke shpenzuar miliarda lek për të blerë vota dhe terrorizuar votuesit.
Unë kam disa ditë në terren në qarkun e Elbasanit, ku kam shkuar për të parë një fushatë elektorale si gazetar, sigurisht unë nuk e kam fshehur kurrë që mbështes opozitën kundër regjimit mafioz të Edi Ramës, po nuk jam si partiak gjithësesi.
Çfarë shoh në terren këto ditë dhe çfarë më thonë dëshmitarë okularë, njerëz të zakonshëm, shumë prej tyre pjesë e administratës së Rilindjes, miq e mikesha të mitë, por edhe vetë kandidatë të Rilindjes, është se: Fushata elektorale e një kandidati të Edi Ramës në terren kushton jo më pak se 300-500-mijë euro e deri në 1-milionë euro ndonjë që mbështet nga miqtë e Ramës.
Kjo nuk është legjendë, kjo ndodh para syve të shqiptarëve në çdo qark të vendit. Fushata elektorale e PS mund të tejkalojë shifrën 1-miliardë euro.
SPAK-u, ‘heronjtë e fëmijëve’, bën lojëra kuka-mçefti dhe xhiro nëpër qytete sepse nuk guxon as t’i afrohet ndonjë elementi të rilindjes.
Nuk është e vështirë për SPAK të hetojë krimet elektorale që po bëjnë kërdinë ditë për ditë në çdo qark të vendit.
Mjafton të pyesë punonjësit e adminitratës dhe qytetarë të zakonshëm. Të cilët nëse shohin seriozitet në SPAK, flasin, dhe e folura e tyre është kumbuese për këdo.
Sot ata nuk denocojnë dot sepse regjimi i Ramës i heq nga puna, u heq ndihmën sociale, ose qoftë larg të denoncojë ndonjëri presionin e bandave e paguan edhe më shtrenjtë shtrenjtë se heqja nga puna apo heqja e ndihmës sociale.
Si strukturë eunuke e kryeministrit që është, SPAK bën spektakël me nisje hetimesh për diçka që është legale, është donacion i shqiptarëve të Amerikës, pra, s’ka asnjë shkelje.
-

Berisha shqiptarëve në Selanik: Kurrë mos harroni Kapshticën, se si ky antishqiptar ju la 4 ditë në tokën e askujt
Berisha shqiptarëve në Selanik: Kurrë mos harroni Kapshticën, se si ky antishqiptar ju la 4 ditë në tokën e askujt
Në fjalën e tij përballë shqiptarëve në Selanik, lideri i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje atyre që të mos harrojnë se, si Edi Rama i bllokoi dhe i braktisi në Kapshticë për 4 ditë me radhë në kohën e kovidit.
‘Qytetarë dhe qytetare të diasporës kurrë, kurrë mos harroni Kapshticën. Se si ky i pashpirt, se si ky i pa nder, se si ky antishqiptar, ju la ju në tokën e askujt në Kapshticë në kohën e kovidit.
4 ditë la shqiptarët. Akt, akt i cili në të gjitha konventat ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara përbënte krim kundër njerëzimit’, theksoi kryedemokrati Sali Berisha.
Miq, për të shpëtuar vendin duhet të jemi seriozë. Duhet një politikë demografike jashtëzakonisht e fuqishme.
A mund të imagjinoni ju, ku do të jemi ne pas disa vitesh me treguesin më të ulët të lindshmërisë në botë. Ne do jemi në shuarje, mos të kemi iluzione.
Duhet të jemi të vërtetë.
Pra, rikthimi i të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të rikthehen nga emigracioni, do të jetë kusht për të shpëtuar Shqipërinë, dhe Shqipëria ka çdo mundësi për t’u krijuar çdo kusht atyre që të kenë sukses të ndërtojnë ëndrrën në vendin e tyre.
Një politikë demografike e veçantë do të bëhet. Çdo çift i ri, do të ketë një grant për çatinë e tij. Me atë grant do të paguajë interesat e kredisë, dhe në qoftë se ai bëhet me fëmijë të tretë, kredinë do e paguajë shteti, çdo gjë që i ka mbetur.
Çdo fëmijë do ketë bonusin: 70 euro fëmija i parë, 60 euro fëmija i dytë dhe shpenzimet, nga lindja gjer në 23 vjeç, fëmija i tretë.
Kombi me çdo çmim duhet të rikthehet në rininë e tij.
Është detyrimi më madhor i çdo shqiptari. Është kushtrimi më i thellë i sotëm dhe të të gjitha kohërave për të kthyer shqiptarët në rininë e tyre.
Pra, ky vit është viti juaj, sepse entuziazmin, energjinë pozitive, besimin në dashurinë tuaj e induktuat në çdo skaj të Shqipërisë. Dhe sot fushata juaj kudo, është fushata e fitores, fushatë e optimizmit, fushatë e ngadhënjimit.
Ndiqeni fushatën tjetër. Fushata tjetër është fushata e poshtërimit të qytetarëve. Është fushata e e mashtrimit të shqiptarëve. Është fushata ku, burreci 2 metra i gjatë i trembur gjer në palcë flet çdo mëngjes me veten e tij, shan, turfullon. Fjalori i atij që urren shqiptarët: çyryk, autik, buf, hardhucë, zhapik, budalla.
Një fjalor i turpshëm. Një fjalor me të cilin, njëlloj si honi që kërkon të gjejë strehë. Kudo, përpiqet të gjejë strehë në banalitete për t’i shpëtuar përgjegjësisë që ka ndaj jush.
Qytetare dhe qytetarë të diasporës, kurrë mos harroni Kapshticën, se si ky i pashpirt, se si ky i pa nderë, se si ky antishqiptar ju la ju, në tokën e askujt në Kapshticë, në kohën e Covidit. 4 ditë, la shqiptarët.
Akt i cili, në të gjitha konventat ndërkombëtare të OKB-së përbënte krim kundër njerëzimit.
Miqtë e mi, fushata jonë është epërore, sepse ne vijmë me program, ai vjen me sharje e shpifje.
Ai bën kllounin, bën çdo gjë, vetëm e vetëm që të maskojë 130 milionë euro të vjedhura me djegësin e Tiranës.
Të maskojë 8300 m2 me vilën dy herë sa e Enver Hoxhës në Surrel, në një kohë kur kishte të deklaruara gjithësej 3800 euro.
Do të maskojë 120 milionë euro gjobë që iu vuri shqiptarëve, duke përzënë Beketin, sepse televizioni i tij e kritikonte.
Do të maskojë 21 milionë euro që shpenzon në udhëtime me avion taksi.
Shishet 33 mijë euro Romane Conti që hap për qejfet e tij.
Do të maskojë 224 mijë m2 tokë në Gjipe. Do të maskojë 38 mijë m2 tokë që i dha vëllait të tij.
Do të maskojë aksionet e vëllait të vet, apo të vetat në hotele 100 milionëshe të ndërtuara nga kompania 5D e bashkisë.
Miq, për të maskuar të gjitha këto, për të maskuar gjëmën që u bëri shqiptarëve, që i vidhisi në honet e varfërisë për të maskuar dëbimin masiv të tyre, është i aftë të bëjë çdo gjë.
-

Përballja e kandidatëve në Vlorë, Kaso: Fokusi im, tek të rinjtë. Fetahu: Synojmë rezultatin 6 me 6
Dy javë para zgjedhjeve të 11 majit, në Vlorë fushata është mjaft intensive. Kandidatët nga dy kampet kryesore politike PS dhe PD, presin që të shënojnë një rezultat befasues, edhe pse në garë do të ndikojnë partitë e vogla.
Dy kandidatët, Klevis Kaso nga PS dhe Edmond Fetahu nga PD, flasin për pikat e forta në programet e tyre.
“Në makro, fushata ime bazohet në programin elektoral që PS ka, por edhe në aspektin tim personal kam disa pika siç janë të rinjtë e këtij qyteti. Duke krijuar startupe për ta, kam menduar fondin lokal të diasporës që do të jetë një risi për të gjithë Shqipërinë. Kam menduar edhe për turizmin, duke qenë se vij nga fusha e sportit, por jo vetëm.Duke menduar që në përditshmërinë tonë si drejtues të këtij qyteti dhe si angazhim i PS dhe Ramës që Vlora të ketë një turizëm gjithëvjetor, unë mendoj që turizmi sportiv do të ishte një nga pikat kyçe që ky qytet ka.“, tha Klevis Kaso, kandidat i PS.“Fushata ime bazohet në dy shtylla kryesore: e para është takimi direkt me njerëzit, e dyta bazohet në shpalosjen me këto takime derë më derë, në paraqitjen e programit, sepse besoj se programi i PD është i vetmi program që vë theksin aty ku duhet dhe aty ku janë plagët e thella të kësaj shoqërie. Dhe besoj që ky program është ilaçi më i mirë.“, shprehet kandidati i PD, Fatahu.
Por çfarë sheh secili prej tyre si avantazh ndaj kundërshtarit?
Profesori ka bërë zgjedhjen e gabuar që është në krahun e një partie humbëse në 11 maj. Unë kam energjinë e një djali që është angazhuar në shumë fusha dhe në sipërmarrjen që kam pasur. Të gjitha këto më kanë ndihmuar që të jem më afër qytetarëve, të jem dëgjues i mirë i problematikave të tyre, t’i adresoj dhe t’i zgjidh ato., sipas Kaso.
Avantazhet e para janë ato politike, Kaso përfaqëson PS që prej 12 vitesh është në pushtet, sepse problemet nuk mund t’i zgjidhë ai që i shkakton dhe këtë e shikoj si disavantazhin e tij. Zoti Kaso përfaqëson ose erdhi si nënkryetar i Bashkisë dhe ne shohim mosmenaxhim., tha Fetahu.
Dy kandidatët kanë edhe një bast për rezultatin e 11 majit.
Kaso: Kam drejtuar një rajon të rëndësishëm të qytetit politikisht, dhe më pëlqen që në politikë të bëj edhe analiza. Dhe mendoj që nëse vota e diasporës do të jetë ajo që PS ka parashikuar, por duke parë që përballë PD janë edhe dy parti të tjera të vogla, rezultati 9 me 3 nuk është thjesht ëndërr por shumë i arritshëm dhe mendoj që PS mandatin e katërt do ta marrë me një diferencë të madhe.
Fetahu: Për Vlorën ne shohim një rezultat befasues, bazuar në takimin me qytetarët. Do të jetë befasues: 6 me 6!
/vizionplus.tv