Tag: fushat

  • Reshje intensive shiu në Finiq, përroi i fshatit del nga shtrati, përmbyten fushat dhe rrugët

    Reshje intensive shiu në Finiq, përroi i fshatit del nga shtrati, përmbyten fushat dhe rrugët

    Situatë tepër e rënduar nga moti në fshatin Navaricë, bashkia Finiq.
    Përroi i fshatit nga tejmbushja ka dalë nga shtrati duke krijuar shumë probleme për banesat dhe bizneset e fshatarëve.
    Sipas kryeplakut të fshatit, Hamza Tamo, përroi i Navarricës ka sjellë dhe po sjell shumë prurje nga mali. Llogariten në rreth 10 m3 dhera në sekondë.
    Për pasojë janë shkatërruar të gjitha rrugët e fshatit, janë përmbytur të gjitha fushat, ndërkohë që kanalet janë të bllokuara, dhe kërkohet pastrimi urgjent i tyre.

  • Partneriteti strategjik midis Rusisë dhe Venezuelës hyn në fuqi. Ja në cilat fusha do të bashkëpunohet

    Partneriteti strategjik midis Rusisë dhe Venezuelës hyn në fuqi. Ja në cilat fusha do të bashkëpunohet

    Rusia dhe Venezuela kanë hyrë në një partneritet strategjik, që synon të zgjerojë bashkëpunimin e tyre në fushat e energjisë, minierave, transportit dhe sigurisë.

    Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi marrëveshjen, duke e futur atë në fuqi, raportoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

    “Marrëveshja i çon marrëdhëniet ruso-venezueliane në një nivel thelbësisht të ri dhe mbulon të gjitha fushat e rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh”, tha Kryetari i Parlamentit rus, Vyacheslav Volodin.

    Putin dhe Presidenti Venezuelës Nicolás Maduro ranë dakord të ecin përpara me partneritetin strategjik gjatë vizitës së kreut të shtetit Venezuelës në Moskë në maj.

    Qeveria e Maduros në Karakas është aktualisht nën presion të konsiderueshëm nga Uashingtoni.

    SHBA-të e akuzojnë presidentin autoritar për përfshirje të drejtpërdrejtë në trafikun e drogës dhe kanë vënë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për kokën e tij.

    Prej disa javësh, forcat amerikane në brigjet e Venezuelës kanë sulmuar motoskafe të dyshuara për kontrabandë droge në Shtetet e Bashkuara.

    Maduro kohët e fundit paralajmëroi kundër ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake amerikane në vendin e Amerikës së Jugut dhe tha se Trump po sajon një luftë kundër tij.

    Krahas Kubës, Nikaraguasë dhe Kinës, Rusia është aleati më i rëndësishëm i Venezuelës./ DPA News.

  • Pjesë e projektit “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë

    Pjesë e projektit “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, pjesë e projektit “100 Fushat”.
    Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.
    Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit.
    FSHF-ja vazhdon të punojë në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin.

  • “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë

    “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë

    19 Shtator 2025

    17:03

    Telesport

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, pjesë e projektit “100 Fushat”.
    Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.
    Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit.
    Ky vendim tregon përkushtimin e FSHF-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin.

  • Projekti “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë (Tiranë)

    Projekti “100 Fushat”/ Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re në Picallë (Tiranë)

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, pjesë e projektit “100 Fushat”.

    Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.

    Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit.

    Ky vendim tregon përkushtimin e FSHF-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin

    Vazhdo leximin

  • IEA: Industritë e naftës shpenzojnë 500 mld $ në vit për të frenuar rënien e fushave ekzistuese

    IEA: Industritë e naftës shpenzojnë 500 mld $ në vit për të frenuar rënien e fushave ekzistuese

    Raporti shënon një ndryshim nga organi mbikëqyrës i energjisë që më parë kishte paralajmëruar për një “tepricë tronditëse” të naftës bruto Fushat e nxjerrjes së naftës dhe gazit në botë po bien me një ritëm më të shpejtë nga sa mendohej më parë, duke e lënë sektorin e energjisë përballë një beteje të kushtueshme për të ruajtur prodhimin, tha të martën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).IEA, organ ndërqeveritar për kërkimin dhe sigurinë e energjisë, tha se kishte analizuar të dhënat nga 15,000 fusha nafte dhe gazi dhe arriti në përfundimin se prodhimi po bëhet më i pasigurt për shkak të një mbështetjeje në rritje në naftën dhe gazin, ku fushat kanë nevojë për shpime të reja të vazhdueshme për të ruajtur prodhimin.Fatih Birol, kreu i IEA-s, tha se që nga viti 2019 industria e naftës ka shpenzuar “gati 90 për qind të investimeve vjetore” në prodhimin e naftës dhe gazit, ose rreth 500 miliardë dollarë në vit, thjesht për të ndaluar rënien në fushat ekzistuese.“Situata do të thotë që industria duhet të ecë shumë më shpejt vetëm për të qëndruar në vend”, shtoi ai.Gjetjet e IEA-s ka të ngjarë të priten me entuziazëm nga industria e naftës, e cila vazhdimisht ka pohuar se duhet të shpenzojë shumë për të ruajtur nivelet aktuale të prodhimit.Raporti gjithashtu përfaqëson një ndryshim në qëndrim nga organizata, e cila paralajmëroi vitin e kaluar se industria përballej me një “tepricë të madhe” të naftës dhe se shumë prodhues duhet të “shqyrtojnë planet e tyre të biznesit”.IEA ka qenë nën presion të konsiderueshëm nga administrata Trump, e cila e ka akuzuar atë për dekurajimin e investimeve në industrinë e naftës, duke parashikuar se bota do të arrinte kulmin e konsumit të naftës drejt fundit të kësaj dekade.Në raportin e së martës, IEA sugjeroi që nëse kompanitë e naftës ndalojnë së shpenzuari plotësisht, prodhimi vjetor i naftës në botë do të tkurret me 5.5 milionë fuçi në ditë, afërsisht sa prodhimi i kombinuar i Brazilit dhe Norvegjisë. Nafta dhe gazi i SHBA-së do të bien me 35 për qind në vitin e parë pas ndalimit të shpimit, shtoi ajo.IEA tha gjithashtu se ndërsa fushat e naftës dhe gazit bien, furnizimet botërore me karburant do të përqendrohen gradualisht në Lindjen e Mesme dhe Rusi, fushat gjigante të të cilave po reduktohen më ngadalë.Pjesa e tregut të OPEC-ut dhe Rusisë mund të rritet nga rreth 43% sot në më shumë se 65% deri në vitin 2050. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nënës time

    Nënës time

    Poezi nga Hermann Hesse

    Kaq shumë kisha për të të thënëPo mbeta larg e larg mërguarNë këto ditë, e dashur Nënë,Më mirë ti më ke kuptuar.

    Për ty dhuratën kam menduarEdhe punuar gjat’ e gjatë,Porse më mbet këtu, në duar.Ti mbylle sytë këtë natë.

    Por ndjej se, duke e lexuar,Më zbutet dhimbje e kësaj zije.Mirësia jote e patreguarMë lidh me ty me mija fije.Edhe çdo natë e njëjta ëndërr

    Në ëndërr ti më rri kaq largSi më rreh zemra, ta dish!O Nënë, Nënë, vallë s’diTek unë si të vish?E njëjta ëndërr net për net!Si më rreh zemra, ta dish!O Nënë, Nënë, përse nuk doKëtu, tek unë, të vish?Në fushat

    Në qiell enden retë pafund,Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime,Në fushat endet e endet gjithkundFëmia i humbur i nënës sime.Në rrugë era fryn gjethet e thata,Në pemë zogu klith me vajtim,Atje, matanë malesh të larta,Ndodhet, diku, atdheu im./ KultPlus.com

  • Luis Enrique, kritika të ashpra për Botërorin e Klubeve: Topi kërcen si lepur…

    Luis Enrique, kritika të ashpra për Botërorin e Klubeve: Topi kërcen si lepur…

    24 Qershor 2025

    12:55

    Alfred Lleshi

    Pavarësisht fitores së arritur, Luis Enrique nuk i ka kursyer kritikat për gjendjen e fushave në Kupën e Botës për Klube. Trajneri spanjoll i PSG ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij në mikrofonët e “L’Équipe”, duke theksuar se cilësia e fushave në SHBA po e dëmton lojën e skuadrës së tij:
    “Topi kërcen si një lepur. Më parë ishte bar sintetik, tani është bar natyral, por duhet ta ujisin. E bënë gjatë pushimit të pjesës së parë, por 10 minuta më vonë fusha ishte sërish e thatë. Për mënyrën tonë të lojës ky është problem. Nuk dua të justifikohem, po e them pas një fitoreje, por mbetet shqetësim real. Nuk po arrijmë të luajmë në nivelin që duam”.
    Luis Enrique e zgjeroi më tej kritikën e tij, duke theksuar se vështirësitë nuk kufizohen vetëm te fushat, në të cilat luhet Botërori i Klubeve: “Mendoj se FIFA duhet ta marrë seriozisht këtë çështje. Nuk bëhet fjalë vetëm për fushat e ndeshjeve, por edhe për fushat stërvitore, nëse duam që ky të jetë një nga kompeticionet më prestigjiozë në botë”.
    Në fund, trajneri spanjoll përdori një krahasim mjaft të fortë për ta përshkruar situatën: “Është njësoj sikur një fushë e NBA-së të ishte plot me gropa. E papranueshme në këto nivele”.

  • Belingam: Fushat e Botërorit të Klubeve problem i madh për të luajtur…

    Shënoi një gol pas një aksioni model të Realit dje në ndeshjen e Grupit H (ndaj Paçuka 3-1) të Kupës së Botës për Klube mirpo Xhud Belingam i bashkohet radhëve të yjeve të futbollit që nuk po ndihen mirë në fushat e lojës që po gjejnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Asi i Real Madridit, duke folur për Mail Sport, tha: “Fushat nuk janë dhe aq të mira. Topi mezi kërcen. Toka është gjithashtu e fortë për gjunjët. Shpresoj që dikush do ta marrë në konsideratë, duke pasur parasysh vitin e ardhshëm”.

    Mesfushori anglez po i referohet qartë Botërorit të ardhshëm e planifikuar për vitin 2026 që do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Kështu nëse Kupa e Botës për Klube është një provë gjenerale për ngjarjen e ardhshme që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, është më mirë që ata që janë përgjegjës të ndërmarrin veprime.

    Vazhdo leximin

  • Ambasadori gjerman: Shqipëria ka shanse shumë të mira për në BE

    Ambasadori gjerman: Shqipëria ka shanse shumë të mira për në BE

    Gjermania po konstaton ritme të shpejta dhe pozitive në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Për ambasadorin Bergner, ekipi negociator shqiptar ka bërë një punë të mirë në nivel negociues me hapjen e grupkapitujve të parë.
    “Ka një dinamikë të fortë në gjashtë muajt e fundit me hapjen e grupkapitujve të pare. 35 kapitujt e negociatave për pranimin në BE janë ndarë në gjashtë grupkapituj që po hapen radhazi. Dhe duhet ta përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej këtyre gjashtë grupkapitujve. Ky është një shans shumë mirë.
    Vetë pala gjermane po bashkëpunon me vendin tonë, jo vetëm me investime, por edhe me konsulencë, teksa sheh që dëshira e shqiptarëve është e madhe në rrugën e anëtarësimit.
    “Bashkëpunimi gjerman ka një kuptim për ne. Do të thotë që ne punojmë me partnerët lokalë dhe përpiqemi të akomodojmë kërkesat, nevojat e vendit. Dhe nga ajo që dëgjoj, pranimi në BE është një nevojë e përbashkët për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga partitë politike, nga qeveria, nga opozita.”.
    Gjermania është partner tregtar dhe investitor në Shqipëri që nga viti 1988 dhe fushat e interesit të saj janë të lidhura me investime të qëndrueshme.
    “Ne e bëjmë këtë në fushën e bujqësisë, promovojmë agroturizmin, sepse mendojmë se duam të krijojmë burime të qëndrueshme të ardhurash për njerëzit. Ne po përqendrohemi gjithashtu në fushën e infrastrukturës në disa nga projektet, menaxhimin e ujërave të zeza, furnizimin me ujë, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Ne përpiqemi të mbulojmë fushat që promovojnë dhe mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”.
    Vlera e investimeve në fushat ku operon shteti gjerman në vendin tonë ndër vite arrin në 1.2 mld euro.