Tag: fusha

  • Përplasja e fortë kokë më kokë, Maignan doli me barelë nga fusha. Francezi e kaloi natën në spital

    Përplasja e fortë kokë më kokë, Maignan doli me barelë nga fusha. Francezi e kaloi natën në spital

    Frikë në stadiumin “Bluenergy”, në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes mes Udineses dhe Milanit, pas një përplasjeje kokë më kokë mes portierit kuqezi Maignan, i cili kishte dalë nga zona për të marrë topin, dhe shokut të skuadrës, Jimenez.
    Francezi mbeti i shtrirë në tokë, bashkëlojtarët kërkuan menjëherë ndërhyrjen e mjekëve. Maignan u transportua jashtë fushe me barelë, ndërsa me njërën dorë mbante kokën. Portieri, i cili ishte i vetëdijshëm, pësoi një traumë të fortë në kokë. Kontrollet mjekësore në spital rezultuan negative. Ai e kaloi natën në spital për vëzhgim dhe paraditen e së shtunës do të kthehet në Milano.
    I gjithë publiku në tribuna e duartrokiti Maignan në momentin e largimit nga fusha. Duartrokitje që heshtën fishkëllimat e një pjese të tifozëve të Udineses ndaj francezit. Në Udine, më 20 janar 2024, pas ofendimeve raciste që kishte dëgjuar pas shpine, ai kishte lënë fushën dhe ndeshja ishte pezulluar për 5 minuta.
    Edhe Jimenez u zëvendësua rreth 15 minuta pas përplasjes me Maignan. Spanjolli, që fillimisht kishte mbetur në fushë, u shtri më pas në tokë dhe tërhoqi vëmendjen e mjekëve të Milanit, të cilët kërkuan zëvendësimin e tij. Jimenez doli nga fusha në këmbë dhe u dërgua në dhomat e zhveshjes për kontrolle.

  • Përplasje horror për portierin e Milanit, dërgohet me urgjencë në spital

    Përplasje horror për portierin e Milanit, dërgohet me urgjencë në spital

    Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes mes Udineses dhe Milanit, portieri francez Mike Maignan u detyrua të largohej nga fusha pas një përplasjeje të fortë me shokun e skuadrës, Jimenez. Incidenti ndodhi në minutën e 53-të, kur Maignan doli jashtë zonës së tij për të ndalur një aksion të Udineses, por u përplas aksidentalisht me Jimenezin, duke rënë të dy në tokë.
    Maignan mbeti i shtrirë dhe pa lëvizur, duke shkaktuar shqetësim të madh mes lojtarëve dhe tifozëve.
    Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë, dhe pas vlerësimeve të para, portieri u largua nga fusha me barelë dhe u transportua në spital për ekzaminime të mëtejshme. Sipas raportimeve, Maignan është i vetëdijshëm, por ka pësuar traumë. Gjendja e tij do të monitorohet nga afër në ditët në vijim.
    Në vend të tij, në portë u fut Marco Sportiello. Ndërkohë, stadiumi, i cili më parë kishte fishkëllyer Maignan në çdo prekje të topit, e përshëndeti me duartrokitje në momentin e largimit të tij nga fusha, shkruan gazterai Italian ​Gianluca Di Marzio.
    Ky incident ndodh më pak se një vit pas një episodi të mëparshëm në të njëjtin stadium, ku Maignan ishte viktimë e abuzimeve raciste nga tifozët e Udineses, çka çoi në pezullimin e përkohshëm të ndeshjes dhe sanksione ndaj klubit vendas.

  • Investimet në “Shtëpinë e Futbollit”/ Fusha e re me bar natyral po merr formë, përfundon pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore

    Investimet në “Shtëpinë e Futbollit”/ Fusha e re me bar natyral po merr formë, përfundon pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore

    Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po punohet me ritme të larta për ndërtimin e fushës së re me bar natyral. Deri më tani ka përfunduar pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore, ndërsa po avancon edhe puna për sistemin e drenazhimit.
    Në ditët e ardhshme do të vijojë puna me fazat e tjera për të përmbyllur me sukses këtë investim të rëndësishëm në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Federata e Futbollit, në kuadër të strategjisë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend, po finalizon disa projekte të rëndësishme në mbarë Shqipërinë, ndërsa shumë projekte të reja do të nisin së shpejti.
    Fusha e re me bar natyral në “Shtëpinë e Futbollit” do të shërbejë si një hapësirë moderne për stërvitjen e ekipeve kombëtare dhe për organizimin e turneve të ndryshme nga FSHF në vazhdim.?

  • Mjedisi, pyjet dhe kullotat, Berisha: Mafia i ka pushtuar këto fusha

    Mjedisi, pyjet dhe kullotat, Berisha: Mafia i ka pushtuar këto fusha

    Duke folur në prezantimin e programit të PD për ‘Shqipërinë Madhështore’, për pyjet, mjedisin dhe kullotat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, ky sektor është në emergjencë kombëtare.
    Sipas tij, mafia ka pushtuar këto fusha.
    “Mjedisi është sot i tëri i dominuar, i manipuluar, i dëmtuar nga interesa kryekëput mafioze të klientelës qeveritare.
    Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
    Berisha shtoi se qeverisja e Partisë Demokratike do të vendosë standardet më të mira evropiane për këto fusha specifike.
    “Menaxhimi transparent dhe i ndershëm, sot dihet, po të shkosh nga Elbasani gjer në Kolonjë, të shohësh kamionët me dru, Taulant Balla e kanë targën. Kjo është e vërteta.
    A janë të gjitha të tij apo jo, nuk e di, por atij i del emri edhe në Kolonjë, edhe në Librazhd, kjo është e vërteta”, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.