Tag: fusha

  • Neymar doli nga fusha duke qarë, Santos merr vendimin drastik pas humbjes 0-6 nga Vasco

    Neymar doli nga fusha duke qarë, Santos merr vendimin drastik pas humbjes 0-6 nga Vasco

    18 Gusht 2025

    18:35

    Telesport

    Mbrëmë, Neymar ka pësuar një nga humbjet më të turpshme në karrierën e tij si lojtar. Santos u mposht në shtëpi 0-6 nga Vasco, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të në Brasileiro Serie A.
    Tifozët vendas iu kthyen shpinën lojtarëve në shenjë proteste për humbjen. Në fund të ndeshjes, Neymar nuk i mbajti dot lotët dhe u largua nga fusha duke qarë.
    “Ishte e turpshme. Jam shumë i zhgënjyer me performancën tonë. Tifozët kanë të drejtë të protestojnë, ata mund të na fyejnë dhe të na mallkojnë. Është një ndjenjë e thellë turpi. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në jetën time. Është e turpshme të luash një ndeshje si kjo duke veshur fanellën e Santos. Të gjithë duhet të ulin kokën, të shkojnë në shtëpi dhe të mendojnë se çfarë duan të bëjnë më pas”, deklaroi Neymas pas ndeshjes.
    Ndërkohë, drejtuesit e Santos kanë reaguar direkt pas humbjes së thellë dhe kanë shkarkuar trajnerin Cleber Xavier.

  • OpenAI prezanton ChatGPT‑5: Inteligjenca artificiale arrin një nivel të ri

    OpenAI prezanton ChatGPT‑5: Inteligjenca artificiale arrin një nivel të ri

    Kompania e njohur teknologjike, OpenAI ka sjell zyrtarisht versionin më të ri të inteligjencës artificiale, ChatGPT‑5.

    Ajo përshkruhet si një “superfuqi mbi kërkesën” që mund të ndihmojë përdoruesit në programim, shkrim dhe zgjidhje komplekse në kohë reale.

    Sam Altman, CEO i OpenAI, deklaroi se ChatGPT‑5 e çon përvojën me inteligjencën artificiale në një nivel krejtësisht të ri, duke e krahasuar atë me një bisedë të drejtpërdrejtë me një ekspert të diplomuar me titull PhD në disa fusha të ndryshme.

    Ai shtoi se modeli është ndërtuar për të qenë më fleksibël, më i saktë dhe më i zgjuar se të gjitha versionet paraardhëse.

    Çfarë sjell ndryshe ChatGPT‑5?

    Sipas OpenAI, ky version përbëhet nga një sistem me shumë shtresa që përfshin:

    Një motor të shpejtë për përgjigje të menjëhershme; Një modul të thelluar për arsyetim kompleks;

    Një sistem inteligjent drejtues, që përcakton se cilin motor të përdorë bazuar në kërkesën e përdoruesit.

    Kjo arkitekturë hibride e bën ChatGPT‑5 të aftë të punojë me efikasitet si në pyetje të thjeshta, ashtu edhe në kërkesa teknike apo shkencore të avancuara.

    Aftësi të përmirësuara në tre fusha kryesore

    OpenAI vuri në dukje përmirësime të dukshme në këto fusha:

    Shkrim profesional – përmbajtje më e qartë, më natyrale dhe e përshtatur me kontekstin;

    Programim – kodim më i pastër, më estetik dhe zgjidhje të avancuara për probleme komplekse;

    Shëndetësi – ndihmë më e zgjeruar për mirëqenie, simptomat dhe informacionet mjekësore (me paralajmërime të nevojshme për konsultim mjekësor).

    Disponueshmëria dhe qasja

    ChatGPT‑5 tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e platformës ChatGPT. Versioni bazë është i qasshëm falas me kufizime ditore, ndërsa përdoruesit me abonim ChatGPT Plus dhe Pro kanë qasje të zgjeruar, përfshirë edhe versionin GPT‑5 Pro, të përshtatur për përdorues me nevoja teknike të avancuara.

    Ky përditësim vjen në një kohë kur kërkesa për inteligjencë artificiale po rritet ndjeshëm në fusha si edukimi, teknologjia, biznesi dhe shërbimet publike. Me ChatGPT‑5, OpenAI synon të forcojë pozitën e saj si lider global në zhvillimin e inteligjencës artificiale./KultPlus.com

  • Fusha e re sportive në Gjirokastër, FSHF inspekton nga afër punimet

    Fusha e re sportive në Gjirokastër, FSHF inspekton nga afër punimet

    Punimet për fushën e re stërvitore me bar artificial në Gjirokastër po ecin me ritme të mira.
    Aktualisht po punohet me bazamentin e fushës së re dhe ka nisur procesi i drenazhimit. Brenda një muaji është parashikuar edhe shtrimi i tapetit artificial.
    Në kuadër të këtij investimi të rëndësishëm të FSHF-së, si pjesë e projektit “100 fushat”, Zv.Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj, dhe përfaqësues të Departamentit të Projekteve Infrastrukturore në FSHF, zhvilluan një vizitë inspektuese, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.
    Ata u njohën nga afër me ecurinë e punës së fushës së re, e cila do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit në grupmoshat e reja.
    Sipas marrëveshjes së firmosur mes FSHF-së dhe Bashkisë Gjirokastër, në këtë zonë do të ndërtohen dy fusha të reja sportive.

  • Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të mbetjeve në Lushnjë

    Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të mbetjeve në Lushnjë

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Kryeqyteti nën pushtetin e flakëve/ Zjarr i madh në periferi të Tiranës, dyshohet te fusha e mbetjeve në Sharrë (VIDEO)

    Kryeqyteti nën pushtetin e flakëve/ Zjarr i madh në periferi të Tiranës, dyshohet te fusha e mbetjeve në Sharrë (VIDEO)

    Paraprakisht dyshohet se vatra e zjarrit është fusha e plehrave në Sharrë, një zonë e njohur për grumbullimin e mbetjeve urbane, e cila shpesh përballet me rrezik zjarresh gjatë muajve të nxehtë.
    Një zjarr masiv ka rënë pas zonës së Kombinatit në Tiranë. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, ndërsa për shkak të erës dhe temperaturave të larta, përhapja e flakëve paraqet rrezik për zonat përreth.

     

  • Nëntë vite nga vdekja e Ardit Gjoklajt/ Këlliçi: Dosja u arkivua pas drekës së Veliajt me prokurorin e çështjes

    Nëntë vite nga vdekja e Ardit Gjoklajt/ Këlliçi: Dosja u arkivua pas drekës së Veliajt me prokurorin e çështjes

    Tashmë u bënë plot 9 vite që i mituri Ardit Gjoklaj humbi jetën duke punuar në landfillin e Sharrës.”Vdekja e tij tragjike shërbeu si alibi për kreun e 5D dhe si pikënisje për aferën korruptive të shekullit, inceneratorin e Tiranës, thekson  drejtuesi Politk i PD për Tiranën Belind Këlliçi.

    Ai nënvizon se personalisht nuk do të heshtë kurrë së denoncuari këtë krim makabër, i cili u censurua për vite me rradhë nga mediat e paguara nga paratë e inceneratorit që nuk ekziston dhe dosja e të cilit u arkivua fill pas drekës së famshme të kreut të Bashkisë Tiranë me prokurorin e kësaj çështje!

    Drejtësia për Arditin është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar dhe jetuar në vendin e tij’ shkruan në një postim në facebook.

    Çfarë ndodhi?

    17-vjeçari Ardit Gjoklaj, u vra në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë ku punonte në datë 07.08.2016. Prokuroria nisi hetimin, dhe pas kompanisë 3R të Edurim Teqjas logjika e ligjit shkoi deri tek ai që kishte firmosur lejen e shfrytëzimit për këtë kompani. ERJON VELIAJ!…

    Në 2017, kur prokurori i çështjes thuhej se kishte avancuar me hetimet për vrasjen Ardit Gjoklajt, mediat raportuan një takim konfidencial mes Erion Veliajt dhe prokurorit Petrit Fusha. Në 27 dhjetor, 3 ditë pas publikimit të fotove të takimit mes kryebashkiakut të Tiranës dhe prokurorit Petrit Fusha, ErionVeliaj firmosi tender për llogari të kompanisë FUSHA me qëllim rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej me vlerë 8.5 milionë dollarë, ndërsa më herët kishte firmosur një tjetër tender për të njëjtën kompani me vlerë 1.5 milionë dollarë.

    Nëntë vite më pas Erion Veliaj ende nuk është vendosur përpara përgjegjësisë. 

  • “9 vite pas ngjarjes në Sharrë”,Këlliçi akuzon Veliajn:Afera e inceneratorit filloi me vdekjen e Arditit dhe mbylljen..

    “9 vite pas ngjarjes në Sharrë”,Këlliçi akuzon Veliajn:Afera e inceneratorit filloi me vdekjen e Arditit dhe mbylljen..

    Tashmë u bënë plot 9 vite që i mituri Ardit Gjoklaj humbi jetën duke punuar në landfillin e Sharrës.
    “Vdekja e tij tragjike shërbeu si alibi për kreun e 5D dhe si pikënisje për aferën korruptive të shekullit, inceneratorin e Tiranës, thekson drejtuesi Politk i PD për Tiranën Belind Këlliçi.
    Ai nënvizon se personalisht nuk do të heshtë kurrë së denoncuari këtë krim makabër, i cili u censurua për vite me rradhë nga mediat e paguara nga paratë e inceneratorit që nuk ekziston dhe dosja e të cilit u arkivua fill pas drekës së famshme të kreut të Bashkisë Tiranë me prokurorin e kësaj çështje!
    Drejtësia për Arditin është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar dhe jetuar në vendin e tij’ shkruan në një postim në facebook.
    Çfarë ndodhi?
    17-vjeçari Ardit Gjoklaj, u vra në landfillin e përpunimit të mbetjeve në Sharrë ku punonte në datë 07.08.2016. Prokuroria nisi hetimin, dhe pas kompanisë 3R të Edurim Teqjas logjika e ligjit shkoi deri tek ai që kishte firmosur lejen e shfrytëzimit për këtë kompani. ERJON VELIAJ!…
    Në 2017, kur prokurori i çështjes thuhej se kishte avancuar me hetimet për vrasjen Ardit Gjoklajt, mediat raportojnë një takim konfidencial mes Erion Veliajt dhe prokurorit Petrit Fusha. Në 27 dhjetor, 3 ditë pas publikimit të fotove të takimit mes kryebashkiakut të Tiranës dhe prokurorit Petrit Fusha, ErionVeliaj firmosi tender për llogari të kompanisë FUSHA me qëllim rikonstruksionin e Sheshit Skënderbej me vlerë 8.5 milionë dollarë, ndërsa më herët kishte firmosur një tjetër tender për të njëjtën kompani me vlerë 1.5 milionë dollarë.

  • SYRI TV/ Fusha e mbetjeve digjet për herë të tretë, zjarr masiv dhe re tymi pushtojnë qytetin

    SYRI TV/ Fusha e mbetjeve digjet për herë të tretë, zjarr masiv dhe re tymi pushtojnë qytetin

    Fusha e mbetjeve në Vlorë, përfshihet nga flakët për të disatën herë brenda pak kohësh. Flakët kanë qenë të mëdha duke dëmtuar një prej punonjësve si pasojë e tymit të dendur toksik, ndërsa është djegur dhe një eskavator që punonte aty. Shqetësim është se situata po përkeqësohet përsëri në kulmin e sezonit turistik, ndërsa dhe pse ngjarja përsëritet vit pas viti, autoritetet lokale nuk kanë një zgjidhje konkrete.

    Fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet përsëri nga flakët. Re të dendura tymi toksik janë ngritur mbi zonën ku ndodhet landfilli, një situatë e cila është përsëritur edhe shumë herë të tjera.

    Flakët kanë qenë të mëdha duke djegur gjithashtu një nga eskavatorët që punonte në fushën e mbetjeve. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, u janë drejtuar edhe zonave të banuara të qytetit.

    Një punonjës i skrepit u ndje keq për shkak të tymit të dendur toksik dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit që përfshiu fushën e mbetjeve të Vlorës. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët ishte në muajin qershor, teksa zjarri u dyshua se ishte i qëllimshëm.

    Kjo është e disata herë që kjo fushë përfshihet nga flakët. Ajo që mbetet më shqetësuese është se situata po përkeqësohet përsëri në kulmin e sezonit turistik. Kjo situatë është alarmante për zonën pasi ndikon negativisht në shëndetin e banorëve dhe të pushuesve. Ngjarja vijon të përsëritet vit pas viti, por ende nuk ka një zgjidhje konkrete nga autoritetet lokale.

     

  • Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë

    Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë

    Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri ditën e sotme. Bëhet me dije se një nga fadromat e cila punonte për të mbuluar mbeturinat është përfshirë nga flakët.

    Si pasojë e erës së fortë që fryn nga veri-perëndimi tymi është përhapur drejt qytetit.

    Ndërkohë që zjarrfikëset po punojnë për neutralizimin e flakëve.

  • Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, merr zjarr edhe fadroma

    Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, merr zjarr edhe fadroma

    Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri.

    Ndërkohe që dhe një fadromë e cila punonte për të mbuluar mbeturinat me rërë është përfshirë nga flakët.
    Era e fortë që fryn nga veri-perëndimi tymin që çlirohet nga djegia e mbeturinave e përhap drejt qytetit.

    Top Channel