Tag: fusha

  • Doli nga fusha mes lotësh pas dëmtimit, PSG humbet për disa javë talentin francez

    Doli nga fusha mes lotësh pas dëmtimit, PSG humbet për disa javë talentin francez

    31 Tetor 2025

    9:00

    Telesport

    Në minutën e 60-të të ndeshjes midis Lorient dhe PSG (1-1), sulmuesi parizien Desiré Doué vrapoi në të majtë për të tentuar një krosim, por topi u bllokua nga mbrojtja. Lojtari më pas u rrëzua në tokë, i paaftë të mbante lotët, duke vuajtur nga një dëmtim në kofshë.
    Lojtari u trajtua menjëherë nga stafi mjekësor dhe u largua nga fusha tre minuta më vonë me barelë, pasi nuk ishte në gjendje të vinte peshë në këmbë. Lojtari ka kryer vizitat mjekësore dhe mësohet se sulmuesi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë.
    Lajmin e konfirmoi PSG: “Fatkeqësisht, gjatë ndeshjes kundër Lorient, Désiré Doué pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë. Një kontroll tjetër do të bëhet pas pushimit ndërkombëtar”.
    “Ky nuk është një lajm i mirë për lojtarin dhe skuadrën”, tha trajneri Luis Enrique. Doué ka qenë jashtë fushave për më shumë se një muaj këtë sezon për shkak të një dëmtimi në pulpë të këmbës që pësoi ndërsa luante për ekipin kombëtar francez.

  • Marrëveshje Shqipëri-Itali, bashkëpunim në arsim, shëndetësi, energji dhe 7 fusha të tjera

    Marrëveshje Shqipëri-Itali, bashkëpunim në arsim, shëndetësi, energji dhe 7 fusha të tjera

    Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim strategjik në 10 fusha. 
    Marrëveshja mes dy qeverive përfshin bashkëpunimin në kujdesin shëndetësor, energji, mbrojtjen e mjedisit, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente. 
    Sipas qeverisë, vendimi synon të formalizojë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, duke krijuar një kuadër të strukturuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fushat e sipërpërmendura. 
     

  • “Ka shumë fjalë për Leaon”, Alegri i përgjigjet gazetarëve: Ja ku është fusha!

    “Ka shumë fjalë për Leaon”, Alegri i përgjigjet gazetarëve: Ja ku është fusha!

    Masimiliano Alegri është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Fiorentinës. Trajneri italian i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lodhje me Rafael Leaon. Alegri ka vlerësuar së tepërmi cilësitë e portugezit, por nga ana tjetër ka nënvijëzuar se të qenurit kampion do ta provojë fusha e lojës dhe koha.
    “Ai ka cilësi të jashtëzakonshme teknike, por mendoj se duhet t’i lejohet të luajë dhe të jetë vetvetja. Gjëja e rëndësishme është e thjeshtë: ja ku është fusha. Ka një performancë Ka një performancë për t’u bërë atje. Ka shumë fjalë për Leaon. Ai është një djalë i artë dhe është i etur për të performuar, por për fat të keq lëndimi e ndaloi. Ai po gjen një formë të pranueshme dhe mendoj se do të bëjë shumë mirë që nga tani e tutje. Në fund të karrierës së tij, do të shohim, me kalimin e kohës, nëse Rafa ka qenë kampion”, ka deklaruar Masimiliano Alegri, citon “Tuttomercatoweb.com”./Sport Ekspres/

  • Për zëvendësin e Erdoganit, kjo është Shqipëria për Turqinë…

    Për zëvendësin e Erdoganit, kjo është Shqipëria për Turqinë…

    Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yılmaz, gjatë Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që u hap në Tiranë, shprehu vlerësimin e lartë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe foli për mundësitë e mëdha të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme.
    “Edhe pse nuk ndajmë kufi tokësor, Shqipërinë e konsiderojmë si një fqinj të zemrës sonë. Marrëdhëniet tona historike shkojnë përtej gjashtë shekujve dhe janë të mbështetura në miqësi, bashkëpunim dhe interesa të përbashkëta”, deklaroi ai.
    Zëvendëspresidenti turk theksoi se pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Ankara, ku u nënshkrua Deklarata e Përbashkët Politike, marrëdhëniet mes dy vendeve janë ngritur në nivelin e partneritetit strategjik.
    Sipas tij, vetëm gjatë tetë muajve të fundit janë firmosur dhjetë marrëveshje bashkëpunimi që i kanë dhënë vrull këtij partneriteti.
    Gjatë fjalës së tij, Yılmaz theksoi se ekonomia turke është ndër më të qëndrueshmet në botë.
    Ai iu referua të dhënave të fundit të FMN-së, sipas të cilave, Turqia është renditur si ekonomia e 16-të më e madhe në botë dhe e 4-ta në Europë, bazuar në fuqinë blerëse.
    Yilmaz, informoi se në vitin 2025, eksportet turke pritet të arrijnë në 273,7 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat nga turizmi dhe shërbimet në 64 miliardë dollarë, duke ulur deficitin e llogarisë korrente në vetëm 1,4%.
    Ai nënvizoi se tregtia mes Shqipërisë dhe Turqisë ka arritur në mbi një miliard dollarë, dhe synimi është që të dyfishohet në dy miliardë dollarë në një afat të shkurtër. Sipas tij, shkëmbimet tregtare përfshijnë jo vetëm mallrat, por edhe shërbimet, të cilat kanë arritur një vlerë prej 117 milionë dollarësh.
    Yılmaz theksoi se Turqia është një nga investitorët më të rëndësishëm në Shqipëri dhe se kompanitë turke janë aktive në fusha si ndërtimi, shëndetësia, minierat, energjia, plastika, telekomunikacioni, teknologjia e informacionit dhe industria e mbrojtjes.
    Ai përmendi ndërtimin e spitalit në Fier si një shembull konkret i bashkëpunimit strategjik në sektorin e shëndetësisë dhe nënvizoi rëndësinë e tërheqjes së investimeve turke në fusha të tjera si bujqësia, teknologjia dhe turizmi.
    “Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në turizëm. Vitin e kaluar janë pritur mbi 11 milionë vizitorë të huaj. Pjesëmarrja e kompanive turke në këtë sektor do të sillte vlera të shtuara”, tha Yılmaz.
    Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë, veçanërisht në zonat bregdetare, ku kompanitë turke me eksperiencë nga rajone si Antalya mund të sjellin kontribut të çmuar në rritjen e produktivitetit.
    Zëvendëspresidenti i Turqisë ftoi investitorët turq që të shfrytëzojnë mundësitë që ofron Shqipëria dhe të investojnë në projekte konkrete në fusha strategjike, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. /tesheshi.com/

  • “Dosja Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë!

    “Dosja Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, Malltezi: SPAK po mbron hajdutët, jo pronarët legjitimë!

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të marrë një afat prej dy javësh për t’u shprehur mbi pretendimet paraprake të palëve në procesin gjyqësor për çështjen e njohur si “Partizani”, ku mes tyre është Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
    Seanca e radhës është caktuar për datën 27 tetor. 
    Në këtë seancë ka folur i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka paraqitur argumentet e tij lidhur me pavlefshmërinë e disa akteve të hetimit.
    Ai tha se procesi kundër tij nuk ka bazë penale, por është një farsë e nisur me urdhër politik të Edi Ramës.
    Malltezi theksoi se pas 30 vjet hetimesh ndaj Sali Berishës, SPAK nuk ka gjetur asnjë tender apo lek publik të përfituar nga toka e përfshirë në çështje. Toka ka qenë gjithmonë private dhe nuk ekziston as dokument shpronësimi nga shteti komunist.
    “Pra, SPAK pretendon se po mbron interes publik për një tokë që kurrë nuk ka qenë publike. Hajduti po ndjek pronarin e ligjshëm!” – tha ai ndër të tjera.
    Ai vuri në dukje se pronarët e ligjshëm kërkuan tokën qysh në 1994-1995, procesi i kthimit zgjati 13 vjet dhe ata përfundimisht siguruan strehim për 42 familje informale dhe zhvilluan pronën me standarde të larta urbane, duke paguar taksa dhe duke krijuar vendet e punës.
    Malltezi akuzoi gjithashtu SPAK-un për favorizim politik dhe mbrojtje të individëve të lidhur me pushtetin. Ai përmendi shembuj konkretë si Irena Gjoka, e cila sipas tij ka falsifikuar formularë dhe ka vendim nga autoritetet greke për shkelje, por nuk është hetuar nga SPAK.
    Malltezi vuri në dukje një standard të dyfishtë: ndërsa SPAK heton çdo veprim të Berishës, ai nuk ka hetuar ndryshimet e destinacioneve urbane të tokës nga Edi Rama dhe dhurimet e saj për miq dhe institucione private, duke krijuar sipas tij një proces selektiv dhe politik.
    Nga ana tjetër, SPAK ka kundërshtuar në mënyrë kategorike çdo pretendim të ngritur nga të pandehurit.
    Fjala e Jamarbër Malltezit para gjykatësve:
    Disa verejtje per sqarim sipas qëndrimit te prokuroreve: 1. Pas hetimeve 30 vjeçare ndaj Berishes doli se nuk ka asnjë tender apo lek publik per askend, SPAK vërtetoi se toka ka qenë gjithnji private (qofte kur u ble ne 1935, qofte kur u mat nga Italianet ne 1942 dhe qofte ne 1945) biles nuk ekziston as dokument shpronësimi nga shteti komunist (pra shteti thjesht e ka zaptuar si bandit pa letra) SPAK pretendon se po mbron interes publik kur toka kurrë nuk ka qenë kurre publike??
    Pra, hajduti con ne gjyq pronarin e ligjshem! A e ka mbajtur në ndonjë çështje të mëparshme spak këtë qëndrim? Se pastaj kërcet fort si ndjekje politike nga prokurorë të emëruar politikisht. 2. Paditesi ishte kryetar i grupit parlamentar te PS dhe kryetar i PS per qarkun e Elbasanit kur prokurorja u promovua nga Elbasani ne SPAK. Paditesi ka kryer kallzim te rreme (te perseritur) por prokurorja e promovuar nga elbasani nuk zbaton ligjin per deputetin e PS ndryshe nga Salianji qe u burgos pa bere kallzim. 3. SPAK konfirmon qe pronaret legjitime e kerkuan token qysh ne 1994-1995 dhe procesi I kthimit te gjese se vjedhur zgjati 13 vjet.
    Me pas pronaret e tokes u detyruan te paguajne per privatizimin e objekteve te rrenuara dhe uzurpuara – proces qe zgjati edhe 2-3 vjet te tjera. Ne fund te gjithe kesaj sage, pronaret legjitime me parate private siguruan edhe strehim per 42 familje informale qe ishin vendosur ne ish objektet qe kishin pushtuar token e Tironsve. 4. Ndonëse doli që e gjitha kjo sajesë nuk ka hetim se Irena Gjoka nuk plotësonte kushtet për të qenë gjyqtare, SPAK në vend që të zbatojë ligjin fshihet pas gishtit. [Irena ka 2 debime dhe 1 denim nga shteti grek, ka falsifikim te formulareve te dekriminalizimit dhe vetingut]. Ka vendim me vule apostile qysh para 6 muajsh Prokuroria e Pergjithshme me 03.09.2025 konfirmoi se autoritetet greke konfirmuan se vendimi me vule apostile eshte autentik.
    Prape Irena Monument kulture korrupsioni qe ruhet nga shteti i Edi Rames! 5. SPAK i qëndron mbledhjes së provave nga militantë të PS si ky (Besmir Karaxha) që u promovua si hetues ne BKH pasi doli me ulsi manjën me bluzë të PS ne fushate, ndonëse ka shkelur ligjin se ka mbledhur, transportuar dhe depozituar letra sipas qefit e jo sipas ligjit6. SPAK pretendoi se ish klubi partizani ka qene ne Planin e Perhapjes se Forcave te Armatosura. POR qofte dokumenti zyrtar (Plani i Perhapjes) i firmosur nga Presidenti, edhe konfirmimi nga Shtabi i FA tregon se ish klubi partizani nuk ka qene kurre pjese e Planit te Perhapjes. Kjo nuk pengoi prokuroret te therrasin 40 deshmitare dhe te tentojne te rrezojne dokumentin zyrtar te firmosur nga Presidenti me deshmitare te rreme. POR ka standard tjeter me prona qe ishin ne Planin e Perhapjes se FA: Edi Rama, Bajram Begaj dhe Olta Xhacka kane tjetersuar te gjitha bazat detare te FA ndonese ishin ne Planin e Perhapjes. Kush eshte ne burg nga 3 zyrtaret per kete shkelje? Asnje. Pse standard I dyfishte? 7. SPAK kerkoi masa me pretendimin se Berisha ka miratuar ligje dhe VKM nominative POR në 4 vjet hetime nuk ia nisën GJK për vlerësim nëse ndonjë ishte nominative.
    Tani në akuzë pranojnë që asnjë ligj dhe asnjë VKM nuk ka qenë nominativ, por se ka përfituar edhe Malltezi nga këto ligje! Në fakt, Edi Rama ka nxjerre ligje të personalizuara si ligjin Fusha (konfirmuar nga GJK), apo 4 VKM të personalizuara që grabitën tokën (pjesërisht të familjes Begeja) që ishte caktuar për gjimnaz, vec për tia falur mikut të vet Carlo Bolino. Edi Rama ka nxjerrë VKM të personalizuar që i dhuron Klubit Partizani ku ka të vëllain drejtor, plot 37,200 m2 tokë dhe disa ndërtesa ndonëse ka pretendime pronësie dhe objekti ishte brenda planit të perhapjes së FA, por ka ligje të tjera për Edi Ramën dhe të tjera për Berishën dhe Malltezin. 8. SPAK pretendoi se Berisha kreu ndryshimin e destinacionit në 2006, por del se i kreu Edi Rama si në 2004 (17,200 m2), si në 2006 (7,000 m2) dhe gjithë tjetrën e shpalli “zhvillime të reja me parametra të lartë urban” me vendimin KRRT nr. 238 dt. 27.12.2008. Ndërsa Berisha ka firmosur ex-officio në 2006 të gjitha ato 11 ndryshime destinacionesh që i ka vendosur e ia ka sjellë Edi Rama pasi sipas Kartës së Autonomisë Vendore të Keshillit te Evropes (si dhe vendimi nr.29 te 2006 te GJK), planifikimi dhe kontrolli i territorit janë tagra të pushtetit vendor. Ne kerkesen e prokuroreve te SPAK ne 2023 thuhej se hetohej pasi Tirana kishte nevoje per zonat sportive. Do ishte mire te ishte keshtu, por le te bejme nje pyetje: A po hetojne prokuroret e SPAK për interesin publik apo jane te nënshtruar politik?
    Po ju paraqes nje liste me te pakten 20 territore Klubesh dhe fusha sportive qe Edi Rama I ktheu ne pallate shumicen ne dhunim te planit urban: 1. Ish klubi sportiv Tirana (parku i xha Tomit) 2. Ish klubi sportiv Partizani 3. Ish klubi sportiv Dinamo 4. Ish klubi sportiv Dajti 5. Fushat e klubit sportiv Studenti (terrenet sportive tek qyteti studenti) 6. Fushat dhe pishinat poshtë digës së liqenit 7. Fusha tek materniteti i vjeter 8. Fusha tek lagja e dibraneve 9. Fusha tek 21 dhjetori 10.Fusha tek pallati i pionereve 11.Aneksi i stadiumit Qemal Stafa 12.Aneksi i stadiumit Selman Stermasi 13.Fusha tek farmacia 10 14.Ish fusha e begsave 15.Fusha tek shkolla 10 Korriku 16.Terreni i ish palestres se atletikes (mbrapa inxhinierise se ndertimit) 17.Fusha tek shkolla Hasan Vogli 18.Fusha tek Ali Demi 19.Fusha e Laprakes 20.Fusha tek shkolla 23 Nentori (perballe maternitetit te ri) Keto ia kam njoftuar SPAK permes letrave te hapura prej me shume se 1 viti. Per cilen nga keto ka hetuar SPAK? Per asnjeren.
    Pse? Kishin interes per qytetin kur hetohen nese i kish ndryshuar Berisha destinacionin por kur del se i paska ndryshuar Rama papritmas nuk qenkan me te rendesishme per qytetin? 9. Në mungesë të fakteve dhe provave, prokurorët pretendojnë si përfitim personal të Berishës pagesa që unë kam kryer për trajtimin e fëmijëve autikë! Bamirësia që unë kryej me paratë e mia për njerëz në nevojë merret si përfitim i Berishës?! 10. SPAK pretendon si përfitim personal dhe elektoral të Berishës edhe sponsorizimin me 4,600 euro (për llogari të Ministrisë së Kulturës) në 2013 për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit të dy këngetarëve që u paguan nga kompania jonë private për të nderuar këngëtaren shqiptare dhe që as nuk u shpenzuan para publike.
    Nga ana tjetër, vec dy ditë para zgjedhjeve të 11 Majit 2025 Edi Rama vendosi me vendim personal të japë 7 miljon euro nga paratë publike për të organizuar “Giro d’Italia” në Shqipëri duke bllokuar gjithë trafikun dhe aktivitetet e opozitës dhe SPAK nuk ekziston për këtë gjë. 11. Nuk ka asnje lek dëm në financat e shtetit nga kthimi i tokes tek pronaret, përkundrazi, shteti përfitoi rreth 800,000 $ nga ndërprerja e gjendjes së paligjshmerisë që mbretëronte prej vitesh. 12. I vetmi dem ne financat publike ka ardhur nga shperdorimi i detyres i Edi Rames, plot 340,000 euro qe u vertetua me vendim gjykate te formes se prere dhe qe SPAK refuzon edhe t’a pyese jo me t’a mbaje pergjegjes. 13. Prokuroret nuk kryen hetim te paanshem dhe nuk guxuan as te pyesin ´te gjatin“ as per tete firmat e tij ne faza te ndryshme te procesit, as per ndryshimet e destinacionit ne 2004, 2006 dhe 2008, – dy te parat pa kerkese dhe pa dijenine e pronareve te tokes. 14. Ne kerkesat paraprake kam listuar 35 shkelje ligjore/kushtetuese dhe konventore qe ka kryer SPAK, si edhe te pakten 30 mashtrime qe te botuara ne dokument zyrtar perbejne falsifikim. Si perfundim, kjo farsë u nis me urdhra politikë dhe nuk ka as fakt penal e as çështje publike por veç kthim të sendit të vjedhur dhe zhvillim të pronës private.
    Ky eshte nje proces politik i nisur me urdhër publik të Edi Ramës drejtuar SPAK për të hetuar dhe proceduar Sali Berishën si në Kongresin e PS më 09.05.2022 edhe në Asamblenë e PS më 07.05.2022 ku Edi Rama ju drejtua me fjalët: “Jemi vetëpërmbajtur deri ku tani nuk mban më, përballë kësaj talljeje të madhe. Durimi ynë po soset. Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut Zgjohuni! Po deligjitimohet SPAK-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë!” 1 Fill pas urdhrave të Edi Ramës drejtuar SPAK në Kongresin e PS më 09.04.2022, brenda 5 javësh (15.04.2022 – 20.05.2022) SPAK ka nisur një breshëri me 16 kërkesa drejtuar të gjitha institucioneve të mundshme duke kërkuar informacione për Sali Berishën dhe 3 breznive të tij qysh para 30 vitesh dhe deri tek mbesat e palindura ende të tij asokohe.

    Pra fillimisht shënjestrohet “Armiku i PS” sipas urdhrit publik të Edi Ramës dhe më pas kërkohen informacione për 30 vjet e jo për çështje konkrete. Të tre ne zhvilluesit e pronës së të parëve tanë jemi krenarë që i kthyem dinjitetin duke: i) respektuar pronarët e ligjshëm, ii) zgjidhur hallin e strehimit të 42 familjeve informale (askush nuk eshte nxjerre me dhune), iii) dhuruar komunitetit kopshtin dhe çerdhen më të mirë në qytet, iv) zhvilluar tokën me shumë dashuri jo me qiellgërvishtës por banesa te kendshme qe lejojne koridoret ajrore, vegjetative dhe pamore, v) duke marre arkitekt dinjitoz qe krijoi komunitet të qëndrueshëm, vi) krijuar me parkun urban më të madh në Tiranë me mbi 2200 peme, vii) me dhjetëra vende çlodhëse dhe vepra arti, viii) duke hapur mbi 2000 vende pune dhe ix) paguar miljona euro taksa. Ndonëse kreu i SPAK deklaron se “afërmendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne”2 , ju ftoj të tregoni integritet dhe mos nënshtroheni ndaj politikës apo prokurorëve të nënshtruar politikisht. Ju uroj punë të mbarë!
     

  • Europa po humbet çdo ditë sipërfaqe natyrore dhe tokë bujqësore sa 600 fusha futbolli

    Europa po humbet çdo ditë sipërfaqe natyrore dhe tokë bujqësore sa 600 fusha futbolli

    Europa po humbet hapësira të gjelbra që dikur strehonte faunën, thithte karbonin dhe siguronte ushqim, me një ritëm prej 600 fushash futbolli në ditë. Të paktën kështu ka zbuluar një investigim i “The Guardian”.
    Analiza e imazheve satelitore në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropën kontinentale gjatë një periudhe pesëvjeçare tregon shpejtësinë dhe shkallën me të cilën toka e gjelbër po shndërrohet në gri, duke u zënë nga asfalti për rrugët, tulla dhe beton për fusha golfi luksoze dhe ndërtesa banimi.
    Humbja e pyjeve të Amazonës është matur prej vitesh me imazhe satelitore dhe monitorim në terren, por deri tani shkalla e tokës së gjelbër të humbur në Evropë nuk ishte matur në këtë mënyrë.

    Në hetimin e parë të këtij lloji në Evropë, projekti “Green to Grey” në bashkëpunim me shkencëtarë nga Instituti Norvegjez për Kërkime në Natyrë (NINA) ka zbuluar shkallën e humbjes së natyrës dhe tokës bujqësore nga ndërhyrjet njerëzore.
    Projekti ndërkufitar i organizuar nga “The Guardian”, Arena for Journalism in Europe (Arena), NINA, transmetuesi norvegjez NRK dhe media të tjera në 11 vende, ka gjetur se Evropa humbet rreth 1 mijë e 500 km² tokë në vit nga ndërtimet. Rreth 9 mijë km² tokë sipërfaqe e barabartë me Qipron, është shndërruar nga e gjelbër në gri midis viteve 2018 dhe 2023, sipas të dhënave. Kjo është ekuivalente me gati 30 km² në javë ose 600 fusha futbolli në ditë.
    Natyrat e humbura përbëjnë shumicën, rreth 900 km² në vit, por studimi tregon se po ndërtohet edhe mbi tokë bujqësore me rreth 600 km² në vit, me pasoja serioze për sigurinë ushqimore dhe shëndetin në kontinent.
    Steve Carver, profesor i natyrës së egër në Universitetin e Leeds, tha: “Toka e humbur për shkak të zhvillimit është një nga shkaqet kryesore të humbjes së natyrës së egër dhe tkurrjes së biodiversitetit. Por po humbasim edhe tokë bujqësore dhe produktive ndërsa qytetet tona zgjerohen në zonat e gjelbërta dhe tokat bujqësore.”
    Zhvillimet më të zakonshme, që përbëjnë një të katërtën e rasteve, janë për banesa dhe rrugë. Por natyra dhe toka bujqësore po shkatërrohen gjithashtu për luks, turizëm, konsumizëm dhe industri.
    Arena zbulon se në Portugali, pothuajse 300 hektarë nga dunat e mbrojtura të rërës në plazhin Galé pranë Melides (rreth një orë në jug të Lisbonës) janë humbur për të krijuar një fushë të re golfi në CostaTerra Golf and Ocean Club, ku pronat do të shiten rreth 5.6 milion paund.
    Resorti, ende në ndërtim, është shtëpia e dytë e Princeshës Eugenie dhe bashkëshortit të saj, Jack Brooksbank, i cili punon për zhvillimin. Ai po ndërtohet mbi tokë të mbrojtur nga Natura 2000, e cila duhet të jetë e mbrojtur sipas rregullave të BE-së.
    Resorti premton “luksin e thjeshtë të jetesës evropiane” në “bregdetin e fundit të paprekur të Atlantikut në Evropën jugore”. Fusha e tij 75 hektarëshe e golfit pritet të konsumojë deri në 800 mijë litra ujë në ditë për mirëmbajtjen.
    Përjashtime për zhvillimet në tokën e Natura 2000 mund të jepen vetëm nëse ka interes publik domethënës. Autoritetet portugeze miratuan resortin, i cili zotërohet nga kompania amerikane Discovery Land Company, me argumentin e përfitimit ekonomik.
    Ioannis Agapakis, avokat në organizatën mjedisore ClientEarth, tha se një fushë golfi nuk plotëson këto kritere. “Në mënyrë të qartë nuk është interes publik domethënës,” tha ai. “Vetëm fakti që ka përfitime ekonomike apo zhvillim ekonomik nuk e bën atë interes publik domethënës.”
    Discovery Land Company deklaroi: “Po zhvillojmë CostaTerran si model për menaxhim mjedisor dhe qëndrueshmëri në rajon. Çdo aspekt i pronës, nga dizajni i fushës së golfit, tek menaxhimi i ujit të shiut dhe i mbetjeve, deri tek ruajtja e habitatit dhe korridoreve të egër është projektuar për të përmbushur apo tejkaluar standardet e BE-së, duke përfshirë kornizën Natura 2000. Do të vazhdojmë të inovojmë dhe të gjejmë zgjidhje për ta bërë CostaTerran pronën më të përgjegjshme të këtij lloji.”
    Në Turqi, laguna Çaltılıdere në provincën e Izmirit në bregun e Egjeut është mbuluar me më shumë se një kilometër katror themeli betoni për një marinë për riparimin dhe ndërtimin e jahteve luksoze, tregon investigimi. Çaltılıdere, zyrtarisht e shpallur zonë e lagunës nga Turqia, ishte shtëpia e flamingove, pelikanëve, kormoranëve, peshkut detar dhe peshkut bass. Gjithashtu shërbente si depo karboni dhe mbrojtje natyrore nga përmbytjet.
    Por autoritetet lokale e hoqën statusin e mbrojtur në 2017 pas një mbledhjeje të tensionuar dhe të kontestuar të një komisioni lokal. Imazhet satelitore tregojnë se pika e rëndësishme për zogjtë migratorë është mbuluar nga betoni.
    Yatek, kooperativa e industrisë që po zhvillon projektin e marinës, thotë se do të sjellë rritje të madhe ekonomike dhe mijëra vende pune në zonë. “Njerëzit më të pasur në Turqi dhe në botë do të sjellin jahtet e tyre të mëdha këtu për t’i riparuar apo ndërtuar,” tha ish-drejtori i Yatek në një intervistë në 2021. Kooperativa parashikon prodhimin e deri në 132 jahteve luksoze në vit.
    Yatek deklaroi se projekti është “plotësisht i përputhshëm me ligjet dhe ndjek të gjitha procedurat ligjore, përfshirë marrjen e raportit për vlerësimin e ndikimit në mjedis (EIA)”, dokument ky i nevojshëm për lejimin sipas ligjit të BE-së.

  • Ekskluzive/ U dëmtua dhe doli nga fusha! Mësohet nëse Arbër Hoxha do të jetë ndaj Serbisë, flet edhe trajneri: Unë nuk e lashë të largohej

    Ekskluzive/ U dëmtua dhe doli nga fusha! Mësohet nëse Arbër Hoxha do të jetë ndaj Serbisë, flet edhe trajneri: Unë nuk e lashë të largohej

    Arbër Hoxha ndodhet në një formë të jashtëzakonshme në Kroaci. Futbollisti shqiptar ka realizuar një tjetër gol madhështor në ditën e djeshme në kampionat, ndërsa më parë kishte realizuar ndaj Hajdukut në derbi dhe shkëlqeu duke qenë ylli i ndeshjes ndaj Fenerbahces.Por një lajm në mediat kroate ka shtangur tifozët shqiptar. Hoxha u largua nga fusha në pjesën e dytë pasi shënoi dhe asistoi ditën e djeshme brenda 45 minutave për shkak të një problemi.
    Në mediat kroate u tha se nuk dihet sesa ditë do të qëndrojë Hoxha jashtë fushës së blertë, në një kohë që ndeshja me Serbinë është pas dy javësh. Megjithatë Sport Ekspres ka mësuar se për fat të mirë, Arbër Hoxha nuk ka asgjë serioze. Lojtari i Kombëtares ka vetëm probleme muskulore dhe do të qëndrojë për dy ditë duke bërë disa terapi qetësuese dhe më pas do të rikthehet sërish në stërvitje. Një dëmtim muskulor që lidhet me minutat e plota dhe ngarkesën e plot që ka marrë Arbër Hoxha në këtë moment, për ndeshje radhazi, ndryshe nga më parë që aktivizohej për pak minuta në pjesën e dytë.
    Ndërkohë trajneri i Dinamo Zagrebit, Kovacevic, ka folur fjalët më të mira për Hoxhën në konferencën për shtyp. “Hoxha po bën mirë, kur erdha unë këtu ishte pyetja nëse do të largohej apo do të qëndronte. Sa arrita unë, i thashë që do të luante. Tani ai po bën atë që unë prisja prej tij. Jam i lumtur që ka këtë formë kaq të mirë dhe uroj që të mos ketë një dëmtim serioz”, tha trajneri menjëherë pas ndeshjes, por më pas sipas informacioneve tona është vërtetuar se Hoxha nuk ka asnjë problem serioz. /Sport Ekspres/

  • “Për ty Atdhe”, kënga e njohur e interpretuar nga Mentor Xhemali (teksti dhe video)

    “Për ty Atdhe”, kënga e njohur e interpretuar nga Mentor Xhemali (teksti dhe video)

    Për ty Atdhe,ma të bukurën kangë,me fuqinë e kësaj zemre do të këndoj,për këto male,për këto fusha të gjana,për këtë vend ku sot i lumtur jetoj.Për këto male,për këto fusha të gjana,për këtë vend ku, sot i lumtur jetoj.I bukur je,ngrihesh madhështor,si një kështjellë e pamposhtur ti qëndron,në mes dallgëshshkëmb graniti vigan,s’u përkule nga çdo stuhi e tufan.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUSH E VRAU ISMAIL QEMAILIN, FAKTE DHE PROVA…

    Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut për 400 vjet dhe shpallte Pavarësinë e Shqipërisë, atë 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali sikur e parandjeu që privilegji i madh si baba i shtetit shqiptar do të shoqërohej edhe me vdekjen e tij.

    Nga Roland Qafoku:

    Më saktë akoma, me vrasjen e tij. Në fund të fjalimit që lindi një shtet, themeluesi i tij tha:

    “I dërgoj një lutje të madhit Zot….të pranoj që këtej e tutje të jem unë dëshmori i parë i Atdheut ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i lirë flamuri ynë në atdhenë tonë të lirë”. 444.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Fusha e re e futbollit në shkollën “Benardina Qerraxhia”, punimet vijojnë me intensitet të lartë

    Qyteti i Durrësit do të pasurohet me një fushë të re futbolli, që po ndërtohet në ambientet e shkollës “Benardina Qerraxhia”. Kjo fushë do t’i shërbejë akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”, për zhvillimin e seancave stërvitore.
    Ky projekt është fryt i bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Durrësit. Fusha do të ketë tapet artificial, ndërsa Federata ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, vendosjen e portave dhe instalimin e sistemit të ndriçimit, në mënyrë që stërvitjet të mund të zhvillohen në çdo orar.
    Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit do të mbulojë fondet për bazamentin, ndërsa ndërtimi i tij dhe sistemi i drenazhimit do të realizohen nga FSHF.
    Aktualisht po punohet në sistemin e drenazhimit.

  • Eksplorimi i mineraleve dhe i energjisë vlerësohen si prioritete të zhvillimit

    Eksplorimi i mineraleve dhe i energjisë vlerësohen si prioritete të zhvillimit

    Eksplorimi i mineraleve dhe energjisë u shfaq vlerësohet si një fushë kyçe progresi për Kinën në periudhën pesëvjeçare. Gjatë kësaj periudhe  u konfirmuan 10 fusha të mëdha nafte dhe 19 fusha të mëdha gazi. Formacionet e thella në pellgjet e mëdha dhe zonat detare me ujëra të thella, janë bërë fronti kryesor për rritjen e rezervave dhe prodhimin e naftës dhe gazit: këto zona kanë mbështetur një prodhim të qëndrueshëm vjetor të naftës bruto prej 200 milionë tonësh dhe kanë shtyrë prodhimin e gazit natyror përtej 240 miliardë metrave kub. Përveç kësaj, janë identifikuar rishtazi disa depozita të mëdha uraniumi, duke forcuar shumë sigurinë e burimeve të uraniumit – një material thelbësor për zhvillimin e energjisë së pastër.
    Përtej burimeve energjetike, Kina ka bërë përparim të gjithanshëm edhe në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe sigurinë ekologjike. Deri në fund të 2024, sipërfaqja kombëtare e tokës së kultivuar arriti në 1.94 miliardë mu (rreth 129.33 milionë hektarë), një rritje prej 28 milionë mu krahasuar me vitin 2020. Vendi ka vlerësuar plotësisht sasinë, shpërndarjen dhe statusin e zhvillim-shfrytëzimit të 163 llojeve të mineraleve me rezerva të provuara dhe ka identifikuar 534 fusha të reja të mëdha dhe të mesme të naftës dhe gazit dhe depozita minerale. Produkti i brendshëm bruto (PBB) i ekonomisë detare arriti në 10.5 trilionë juanë (afërsisht 1.46 trilionë dollarë), një rritje prej 2.7 trilionë juanësh nga viti 2020, duke forcuar pozicionin si një nga vendet me sistemet më të plota të industrisë detare. Shkalla e mbulimit kombëtar të pyjeve u rrit në 25.09%, afërsisht 2 pikë përqindjeje më shumë se viti 2020.
    Në mbrojtjen dhe restaurimin ekologjik, janë ka kryer 27 “projekte të integruara të restaurimit të peizazhit, pyjeve, tokave bujqësore, kullotave dhe ligatinave”, që mbulojnë më shumë se 80 milionë mu. Programi Tre-Verior i Brezit të Strehimit (një përpjekje pyllëzimi në shkallë të gjerë në të gjithë Kinën veriore, verilindore dhe veriperëndimore) ka përfunduar 164 milionë mu punë. Grupi i parë prej pesë parqesh kombëtare ka integruar mbi 120 rezerva natyrore origjinale; për shembull, numri i tigrave të egër siberianë dhe leopardëve Amur në Parkun Kombëtar të Tigrave dhe Leopardëve Verilindor është rritur në rreth 70 dhe 80, përkatësisht.