Tag: fusha

  • Doli nga fusha me barelë, te Dinamo të shqetësuar për Arbër Hoxhën

    Doli nga fusha me barelë, te Dinamo të shqetësuar për Arbër Hoxhën

    Në kulmin e formës së tij, atëherë kur ishte kthyer në një lider te Dinamo Zagreb dhe titullar te Shqipëria, Arbër Hoxha pëson një dëmtim, i rendë në dukje, në një kohë kur doli nga fusha me barelë gjatë ndeshjes kundër Gorica-s. Atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Hoxha kërkoi zëvendësim, por në mënyrë të pakuptimtë gjyqtari i takimit nuk e lejoi dhe në aksionin pasues, sulmues kuqezi pësoi një ndërhyrje të rendë.
    Mes lotësh, Hoxha doli nga fusha me barelë. Për fat të mirë, të paktën duke iu referuar informacioneve paraprake nga Kroacia, nuk bëhet fjalë për një dëmtim aq të rëndë, por prezenca e tij në super sfidën me Hajduk Split më 6 dhjetor është vënë ndjeshëm në dyshim.

    I pyetur për gjendjen e Hoxhës edhe trajneri i Dinamo Zagreb nuk ishte i qartë: “Nuk e di, do e shohim. Është ende gjithçka e nxehtë, shpresoj të jetë mirë”, u shpreh trajneri i Dinamo Zagreb pas suksesit 2-0 përballë Gorica-s.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Doli nga fusha me barelë, dëmtohet Arbër Hoxha

    Doli nga fusha me barelë, dëmtohet Arbër Hoxha

    Lajm i keq nga Kroacia. Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha është dëmtuar në sfidën që Dinamo Zagrebi fitoi 0-2 ndaj Goricës.
    Në fundin e sfidës, ai u lëndua pas një ndërhyerje nga Bakic. Hoxha u largua nga fusha me barelë, ndërsa në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth këtij dëmtimi.

    Në këtë sezon, 27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje. Për të, ky është edicioni i 3-të me Dinamon e Zagrebit.

  • Dëmtohet Arbër Hoxha, del nga fusha me barrelë

    Dëmtohet Arbër Hoxha, del nga fusha me barrelë

    Lajm i keq nga Kroacia. Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha është dëmtuar në sfidën që Dinamo Zagrebi fitoi 0-2 ndaj Goricës.
    Në fundin e sfidës, ai u lëndua pas një ndërhyerje nga Bakic. Hoxha u largua nga fusha me barelë, ndërsa në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth këtij dëmtimi.
    Në këtë sezon, 27-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje. Për të, ky është edicioni i 3-të me Dinamon e Zagrebit.

  • Loja e pistë e tre kompanive me tenderat e pastrimit të qyteteve, që po grabit miliarda lekë

    Loja e pistë e tre kompanive me tenderat e pastrimit të qyteteve, që po grabit miliarda lekë

    Tenderat e pastrimit të bashkive janë shndërruar në një gjakpirje financiare të parave publike përmes një loje të pistë, e cila ka në qendër të saj tre kompani. Ato janë Alko Impex e Arbër Abazit, Fusha shpk e Shkëlqim Fushës dhe Rej shpk e Luan Kaprit.
    Kapitali konsultoi dokumentacionin e tenderave të pastrimit të një sërë bashkive në Shqipëri. Skema është e qartë. Të tre kompanitë duken në marrëveshje të hapur me njëra tjetrën duke ofruar oferta me diferenca minimale nga fondi limit dhe nga njëra tjetra.
    Në gjuhën teknike kjo skemë njihet si koluzion, situata ku disa kompani bashkëpunojnë fshehtazi me njëra tjetrën për të rritur çmimet e punëve publike.

    Shkelqim Fusha dhe Arber Abazi 
    Por teksa Autoriteti i Konkurrencës duket se nuk i ka kapacitetet për ta hetuar këtë abuzim dhjetra milionë euro me paratë e qytetarëve, Shqipëria duhet të gjejë një zgjidhje për të shpëtuar nga 3 këpushat e pastrimit, që luajnë të koordinuara me njëra tjetrën.
    Tenderi për pastrimin e Himarës
    Në prill të këtij viti Bashkia e Himarës zhvilloi një tender për pastrimin e njësive administrative Himarë, Horë-Vranisht. Fondi limit i tenderit ishte përcaktuar 256.5 milionë lekë ose rreth 2.65 mln euro. Në garë morën pjesë 4 kompani.
    Kompania “Pastrime Silvio” ofroi vlerën 253.8 milionë lekë, por kjo ofertë ishte kot pasi kompania nuk përmbushte kriterin e xhiros. Hileja qëndronte tek tre ofertat e tjera.
    Alko Impex e Arbër Abazit ofroi 254.3 milionë lekë. Rej shpk e Luan Kaprit ofroi 255.3 milionë lekë, ndërsa Fusha shpk e Shkëlqim Fushës ofroi 255.9 milionë lekë. Fitues i tenderit u shpall Alko Impex me 254.3 milionë lekë ose sa 99.1 për qind e fondit limit.
    Kompania                Oferta mln leke           % e fondit limit
    Pastrime Silvio           253.8                            98.9%
    Alko Impex                254.3                            99.1%
    Rej                             255.3                            99.5%
    Fusha                        255.9                            99.8%
    Dhe nëse ky tender mund të duket rastësi, ka të tjerë që vijnë nga pas.
    Tenderi për pastrimin e Golemit
    Dy muaj pas tenderit për pastrimin e Himarës u hap një tjetër tender në fushën e pastrimit. Ky ishte prokurimi i shërbimit të pastrimit për njësinë administrative të Golemit, i zhvilluar nga Bashkia e Kavajës. Në tenderin me fond limit 331.1 milionë lekë ose 3.4 milionë euro u paraqitën tre oferta.
    E para ishte e Alko Impex Construction me 329,1 milionë. Oferta e dytë ishte e Fusha shpk me 330 milionë, ndërsa oferta e tretë ishte e Rej shpk me 330.4 milionë lekë.
    Kompania                   Oferta mln leke               % e fondit limit
    Alko Impex                        329.1                                98.8%
    Fusha shpk                        330                                   99.1%
    Rej                                    330.4                                99.2%
    Edhe në këtë rast fitues u shpall sërish Alko Impex me 99.4 për qind e fondit limit.
    Tenderi për pastrimin e Sarandës
    Në 2 korrik ishte radha e Bashkisë së Sarandës për të zhvilluar tenderin e pastrimit të qytetit. Fondi limit për këtë tender ishte përcaktuar 131.6 milionë lekë ose 1.35 milionë euro.
    Në garë u paraqitën dy oferta. E para ishte ajo e Alko Impex me 128.7 milionë lekë. Ndërsa oferta e dytë ishte e Rej shpk me me 130.1 milionë lekë.
    Kompania                   Oferta mln leke               % e fondit limit
    Alko Impex                      128.7                            97.8%
    Rej shpk                          130.1                            98.9%
    Fituesi ishte sërish Alko me 97.8 për qind të fondit limit.
    Tender për pastrimin e Pogradecit
    Në gusht ishte radha e një llokme më të madhe. Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit të Pogradecit me fond limit 436.3 milionë lekë ose 4.5 milionë euro.
    Në këtë garë u paraqitën tre oferta. Oferta e parë ishte e Rej shpk me 430 milionë lekë. Oferta e dytë ishte e Alko Impex me 431.1 milionë lekë, ndërsa oferta e tretë ishte e Korsel me 433.4 milionë lekë.
    Kompanitë                  Oferta mln lekë               % e fondit limit
    Rej shpk                            430                                98.6
    Alko                                  431.1                             98.8
    Korsel                               433.4                             99.3
    Kuajt e karuzelit thjesht ndërruan vendet dhe fitues u shpall Rej shpk e Luan Kaprit me 430 milionë lekë ose sa 98.5 për qind e fondit limit.
    Tenderi për pastrimin e Dimalit
    Në 22 shtator, Bashkia e Dimalit zhvilloi tenderin për pastrimin e qytetit. Fondi limit ishte përcaktuar 127.3 milionë lekë. Në këtë tender u paraqitën tre oferta. Fusha shpk hyri në joint venture me Ed Konstruksion dhe dhanë ofertën 102.4 milionë lekë.
    Oferta e dytë ishte e Rej me 118.5 milionë lekë dhe e treta ishte e të përhershmes Alko Impex me 127.3 milionë lekë ose në kokë të fondit limit.
    Kompania                  Oferta mln lekë                  % e fondit limit
    Fusha & Ed Kons               102.4                                 80.4%
    Rej                                    118.5                                 93.1%
    Alko                                 127.3                                 100%
    Gara u fitua nga bashkimi i operatorëve Fusha dhe Ed Konstruksion, këtë herë me kursim ekonomik, sa 80.5 për qind e fondit limit.
    Tenderi për pastrimin e Elbasanit
    I fundit në radhë është tenderi për pastrimin e qytetit të Elbasanit. Procedura e Prokurimit u zhvillua në datën 10 tetor, ndërsa fituesi paraprak u shpall vetëm këtë të premte.
    Në tenderin për pastrimin e Elbasanit, me fond limit 314.6 milionë lekë ose rreth 3.25 milionë euro, morën pjesë tre konkurrentët e përhershëm. I pari ishte Alko Impex me ofertë 311.9 milionë lekë. Oferta e dytë ishte e Fusha shpk me 313.8 milionë lekë dhe oferta e tretë ishte e Rej shpk me 314 milionë lekë.
    Fitues paraprak i tenderit u shpall sërish lubia Alko Impex me 99.1 për qind të fondit limit.
    Kompania                      Oferta mln lekë                % e fondit limit
    Alko Impex                         311.9                                 99.1%
    Fusha shpk                         313.8                                 99.7%
    Rej shpk                             314                                    99.8%
    Alko Impex ka vendosur thuajse në dominim monopol shërbimin e pastrimit në të gjithë territorin e Shqipërisë duke përfituar qindra milionë euro nga buxhetet e bashkive. Kjo falë dyshimeve për një lojë të koordinuar mes një grusht kompanish, veçanërisht Fusha shpk dhe Rej.
    Dyshimet për marrëveshje të fshehtë dhe lojë të koordinuar shtohen edhe nga fakti se Alko Impex dhe Fusha kanë fituar disa tendera në ortakëri në të shkuarën.
    Në të gjithë tenderat e pastrimit, të tre këto kompani hyjnë me oferta me diferenca të papërfshillshme nga njëra tjetra sipas një skemë karuzel, e cila ndërron kuajt e karrocës. Alko merr shumicën absolute, ndërsa Rej dhe Fusha ndajnë territoret që lë të lira Arbër Abazi.
    /kapitali.al/

  • E FUNDIT/ Shqipëria luan si e barabartë me Anglinë, por nuk i shpëton dot humbjes! Broja largohet me lot në sy nga fusha

    E FUNDIT/ Shqipëria luan si e barabartë me Anglinë, por nuk i shpëton dot humbjes! Broja largohet me lot në sy nga fusha

    Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Por, në fund mori jetë rregulli i pashkruar i futbollit: “Nëse nuk shënon, do të pësosh”.
    Harri Kejni “prishi” mbrëmjen për shqiptarët në “Air Albania”. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut zhbllokoi shifrat në minutën e 74-t, ndërsa në të 82-tën vulosi rezultatin përfundimtar të takimit. Një mbrëmje e pafatë edhe për Armando Brojën. Pak minuta pas hyrjes në lojë u detyrua të largohen me barrelë nga fusha. “Mallkimi” i dëmtimeve vazhdon për sulmuesin e Bërnleit, i cili shpërtheu në lot pas dëmtimit që pësoi në kavilje./Sport Ekspres/

  • Spiropali dhe Tajani firmosin memorandum për sigurinë kibernetike

    Spiropali dhe Tajani firmosin memorandum për sigurinë kibernetike

    Samiti i parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali zhvillohet sot, me pjesëmarrjen e delegacioneve të larta nga të dy vendet. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa samiti drejtohet nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një takim dypalësh me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Gjatë këtij takimi, pritet nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në Sigurinë Kibernetike, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

    Samiti përfaqëson një moment kyç për konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha si: Mbrojtja dhe siguria, Energjia, Migracioni, Shëndetësia, Zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

    Ministrja Spiropali do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit përballë sfidave globale të sigurisë dhe do të rikonfirmojë përkushtimin e Shqipërisë për të avancuar partneritetin me Italinë në këto fusha.

    Mbledhja e parë ndërqeveritare Itali–Shqipëri do të mbahet sot, në orën 11:30, sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane. Gjatë samitit, ministrat e të dy vendeve do të zhvillojnë takime dypalëshe me homologët e tyre, ku pritet të firmosen marrëveshje në fusha të ndryshme si: Siguria, Emigracioni, Shëndetësia, Energjia, Turizmi, Ekonomia.

  • Studim/ Shqipërisë i duhen 100 vjet për të arritur standardet e BE-së

    Studim/ Shqipërisë i duhen 100 vjet për të arritur standardet e BE-së

    Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, vendit i duhen dekada, madje në drejtimet kryesore, arsim, shëndetësi dhe qeverisje po bëhen hapa pas, duke thelluar më tej hendekun, në vend që ta ngushtonim.
    Ndryshe nga shtetet e pjesës lindore të Europës, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë përparuar njësoj në ekonomi, demokraci, qeverisje dhe infrastrukturë. Diku regjimet autokratike dhe diku luftërat pas viteve 1990 kanë lënë pasoja që ende nuk po kapërcehen.
    Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) ka ndërtuar platformën e konvergjencës, e cila tregon se sa vite i duhen secilit prej 6 vendeve të arrijnë standardet e BE-së në 8 drejtime kryesore dhe 40 nënfusha.
    Duke analizuar secilin nga komponentët shihet se në 14 fusha, Shqipëria po bën hapa pas, në 4 prej tyre ka arritur standardet dhe në 22 të tjera duhen dekada deri mbi 100 vite për të arritur BE.
    Anëtarësimi në BE pa arritur standardet rrezikon të thellojë më tej plagën e migracionit, thotë Selami Xhepa, Ekspert i Ekonomisë. Sipas tij, përvojat e anëtarëve më të rinj të BE tregojnë për valë emigracioni, të cilat stimulohen nga lëvizja e lirë dhe hendeku i thellë i nivelit të jetesës.
    Pavarësisht efekteve pozitive dhe negative që ka anëtarësimi në BE, qytetarët dhe bizneset shqiptare e dëshirojnë më shumë se çdo vend tjetër. Barometri i Ballkanit 2024 evidentoi se 77% e qytetarëve shqiptarë mbështesin integrimin e plotë të vendit në BE, niveli më i lartë nga 6 vendet.
    Shqipëria po bën hapa pas në një të tretën e fushave
    Procesi i konvergjencës së Shqipërisë me Bashkimin Europian po përballet me pengesa serioze në 14 fusha kyçe nga 40 në total, ose 35% e tyre, sipas të dhënave nga platforma Converge2.eu.
    Të klasifikuara si divergjencë “diverging”, këto fusha përfshijnë pensionet mesatare, hendekun gjinor në punësim, si dhe shpenzimet publike për shëndetësi dhe arsim, që mbeten dukshëm nën nivelin e vendeve të BE-së. Po ashtu, jeta e qytetarëve shqiptarë reflekton një mungesë përmirësimi në jetëgjatësi, numrin e mjekëve për banor dhe rezultatet në testin ndërkombëtar PISA, që masin cilësinë e arsimit.
    Në fushën e mjedisit dhe energjisë, Shqipëria po largohet nga BE në tregues si intensiteti i karbonit dhe riciklimi i mbetjeve, duke treguar se rritja ekonomike nuk po shoqërohet me politika të gjelbra.
    Në aspektin e qeverisjes dhe institucioneve, tre tregues të rëndësishëm si llogaridhënia, stabiliteti politik dhe cilësia rregullatore kanë regjistruar prirje negative. Kjo tregon dobësim të perceptimit për qeverisjen demokratike dhe të kapacitetit institucional për reforma.
    Në sektorin e ekonomisë dhe infrastrukturës, eksportet e shërbimeve ICT dhe rrjeti hekurudhor janë dy fusha të tjera ku hendeku me BE-në është zgjeruar.
    Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka përparuar në disa tregues makroekonomikë dhe digjitalizim, por po humbet terren në indikatorët që lidhen me cilësinë e jetës, qeverisjen dhe kapitalin njerëzor, elemente thelbësore për konvergjencën reale me Bashkimin Europian.
    Në masat kryesore që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës, Shqipëria po zgjeron më tej hendekun me BE-në, në vend që ta ngushtojë. Ky është zhvillimi më i rrezikshëm për qëndrueshmërinë e popullsisë së vendit.

  • Goditet me shkelm në kokë lojtari, nxirret menjëherë nga fusha e lojës

    Goditet me shkelm në kokë lojtari, nxirret menjëherë nga fusha e lojës

    Ndeshja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Jagiellonias në Ligën e Konferencës është ndërprerë për disa minuta në fundin e pjesës së parë, për shkak të një dëmtimi të Arbin Zejnullait në radhët e kuqezinjve.
    Mesfushori mori një goditje me shkelm në kokë nga shoku i tij i skuadrës, Alhasan, i cili po mundohej të largonte topin, duke mbetur i trullosur në fushë dhe duke alarmuar shokët e skuadrës.
    Stafi mjekësor ndërhyri dhe u kujdes për lojtarin ndërsa më pas u vendos që ai të zëvendësohej pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte.
    Ndaj Zejnullai u largua nga fusha i mbajtur nga krahët, pasi e kishte të vështirë të ecte vetë për shkak të marramendjes dhe e çuan direkt në dhomat e zhveshjeve të stadiumit në Shkup ku luhej ndeshja.

  • Doli duke qarë nga fusha e lojës, mësohet diagnoza e dëmtimit të lojtarit

    Doli duke qarë nga fusha e lojës, mësohet diagnoza e dëmtimit të lojtarit

    Ashraf Hakimi e mbylli në lot ndeshjen e mbrëmshme mes PSG dhe Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi maroken, një nga liderët e parisienëve, pësoi një ndërhyrje të rëndë nga Luis Diaz në fundin e pjesës së parë.
    Ai bëri menjëherë shenjë se ishte diçka serioze pasi kishte dëmtuar kaviljen dhe doli i përlotur nga fusha e lojës. Si parisienët, ashtu edhe përfaqësuesja e Marokut ka mbajtur frymën në këto orë derisa është mësuar diagnoza e dëmtimit, pasi mendohej se ishte diçka serioze që do të ndikonte ndjeshëm vijimin e sezonit.
    Për fat, është mësuar se ka një dëmtim që do kohë të shërohet, por nuk është më e keqja e mundshme. Klubi parisien bërë të ditur se lojtari do të qëndrojë 2 javë pushim absolut për dëmtimin në kavilje. Më pas do të fillojë fazën ë riaftësimit, që mund të zgjatë nga 4 në 6 javë të tjera.
    Kësisoj, ai mund të rikuperohet në fillimin e vitit 2026, ku mund të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Marokun, por rreth pjesës së dytë të turneut që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij.
    Ndërkaq, kanë dalë të dëmtuar nga ndeshja edhe Ousman Dembele dhe Nuno Mendes, të cilët raportohet se gjithashtu do të humbasin disa javë për problemet e tyre, që gjithsesi nuk janë aq shqetësuese sa i Hakimit.

  • “Të bëhemi bashkë”/ Kandidati i pavarur Florian Binaj takon banorët te ‘Fusha e Aviacionit’

    “Të bëhemi bashkë”/ Kandidati i pavarur Florian Binaj takon banorët te ‘Fusha e Aviacionit’

    Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’
    Binaj takoi qytetarët për tu njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet. Florian Binaj: Kjo gjë nu bëhet vetëm.
    Banori: Kërkojmë rrotullimin
    Florian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi
    Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.
    ‘Një gurë në dorë kemi”