Nelly Furtado ka befasuar publikun me një vendim të papritur: këngëtarja kanadeze ka njoftuar se po i jep fund performancave live, pas më shumë se dy dekadash në skenë. 45-vjeçarja ndau lajmin në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për karrierën e saj muzikore që nisi në fillim të viteve 2000 me albumin e suksesshëm Whoa, Nelly! dhe këngë që u bënë himne ndërkombëtare si I’m Like a Bird dhe Maneater.
Në mesazhin e saj, Furtado theksoi se dëshiron të përqendrohet në projekte të tjera krijuese dhe personale, pa lënë pas dorë muzikën. “Faleminderit për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm… gjithmonë do të shkruaj këngë”, shkroi ajo, duke ndarë edhe një foto të vjetër nga koncerti i saj i parë dhe një video nga performanca e fundit në Berlin, si kujtesë e emocioneve që e shoqëruan në skenë.
Artistja u ndal edhe tek presioni që kanë sjellë komentet dhe kritikat për pamjen e saj, duke sqaruar se nuk ka bërë ndërhyrje estetike të mëdha dhe se ndihet mirë me veten ashtu si është.
Pas njoftimit, rrjetet u mbushën me mesazhe mbështetjeje nga fansat, të cilët e përgëzuan për sinqeritetin dhe ndikimin që ka pasur në muzikën pop. Edhe pse ka vendosur të largohet nga performancat live, Furtado mbetet aktive në studio dhe ka paralajmëruar se projektet e reja do të vazhdojnë, duke e mbajtur lidhjen me publikun përmes krijimtarisë së saj.
Tag: furtado
-

Nelly Furtado i jep fund performancave live pas 25 vitesh në skenë
-

Mesazhi i Nelly Furtado për ata që gjykojnë trupin e saj, me performancën e saj në Manchester Pride
Këngëtarja kanadeze Nelly Furtado ka dërguar një mesazh të fuqishëm për kritikët që gjykojnë trupin e saj, duke zgjedhur të flasë përmes artit dhe stilit të saj.
Gjatë performancës së saj në Manchester Pride në Angli, më 24 gusht, Furtado u shfaq me një T-shirt të bardhë oversize, në të cilin ishte vizatuar një trup femre, i përshtatur me përmasat e saj. Veshja përfshinte një trup të vizatuar me bluzë të shkurtër, reçipeta të zeza, minifund xhins dhe rrip të artë të stolisur me shkëlqim, ku shkruhej “Whoa Nelly”. Pamja u kompletua me çorape rrjete me shkëlqim, doreza rozë dhe çizme shumëngjyrëshe, duke e kthyer çdo element të saj në një deklaratë të fuqishme kundër gjykimeve për pamjen trupore,përcjellë KultPlus.
Furtado ka sqaruar publikisht se nuk ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo trup, përveç disa rregullimeve të dhëmbëve, dhe ka ndarë sekretet e saj për një pamje të shëndetshme: ujë të mjaftueshëm, gjumë dhe kujdes natyral.
Ajo ka treguar gjithashtu se në fillimet e karrierës fotografët shpesh ndryshonin format e trupit dhe ngjyrën e lëkurës së saj në editoriale, por ajo e sheh veten si “një nga me fatet” që ka mësuar të ruajë vetëbesimin dhe të jetë e sigurt në industrinë e muzikës.
“Është e rëndësishme të dëgjosh zërin e vogël brenda vetes. Vetëm kështu mund të gjesh forcën për të qenë autentik,” ka thënë Furtado.
Në moshën 46-vjeçare, Nelly Furtado vazhdon të jetë një shembull i fuqishëm i vetëpranimit, duke treguar se pamja fizike nuk përcakton vlerën e një personi, dhe se dashuria për trupin është mbi çdo gjykim./KultPlus.com
-

Transformimi i Nelly Furtado habit fansat, stili i saj bëhet kryefjalë
Këngëtarja Nelly Furtado po tërheq vëmendjen gjatë turit të saj “Better Than Ever Summer Festival Tour” në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Europë. Gjatë performancës në Newquay, ajo mahniti publikun me një pamje të guximshme, duke veshur pantallona të shkurtra me pala dhe një kombinim me gëzof sintetik që theksonte linjat e saj. Fansat nuk kanë reshtur së lavdëruari stilin e saj që prej asaj mbrëmjeje.
Fansat e mbushën rrjetin me komente pozitive:
• “Energjia e një mbretëreshe në maksimum #NellyFurtado”• “Ende ndez skenën me atë stilin e saj unik.”• “Madhështore si gjithmonë, ende super në formë në moshën 46-vjeçare.”Një tjetër shkroi: “Duket kaq e ëmbël dhe e lumtur! Nuk më intereson çfarë po ndodh, kjo vajzë është në një vend të mirë.”
Në janar, Nelly publikoi një foto me bikini në Instagram duke treguar bukurinë e saj natyrale dhe duke folur për rrugëtimin drejt vetëdashurisë dhe besimit. Ajo u shpreh se kishte ndërmarrë hapa ligjorë kundër atyre që shpërndanin thashetheme të pavërteta për operacione plastike apo ndërhyrje estetike, duke sqaruar:
“Unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë apo trup, përveç vendosjes së fasetave në dhëmbët e sipërm kohët e fundit.”
Duke iu përgjigjur thashethemeve për ndërhyrje kozmetike, ajo shtoi:
“Deri tani nuk kam bërë as injeksione në fytyrë apo buzë, as mbushës të ndonjë lloji. Por kam një estetiste të vjetër besnike, prej së cilës blej serume dhe kremra që kur isha 20 vjeçe.”