Tag: furnizimit

  • Furnizimi me ujë, ankimohen tenderët për përmirësimin e sistemit në Radhimë dhe Akërni

    Furnizimi me ujë, ankimohen tenderët për përmirësimin e sistemit në Radhimë dhe Akërni

    Dy procedura prokurimi të lidhura me linja të furnizimit me ujë janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik.Njëra prej tyre lidhet me zonën turistike të Radhimës ndërsa tjetra me Akërninë të dyja të shpallura nga Ujësjellës Kanalizime Vlore sh.a.Ankimi për këto procedura të hapura në muajin qershor duket se lidhet me fazën e vlerësimit nga ana autoritetit kontraktor.Në dokumentet e tenderit që shoqërojnë procedurat nuk jepen shumë detaje lidhur me ndikimin që kanë ato në numrin e familjeve që furnizojnë apo të bizneseve.Dy procedurat kanë konkretisht në objekt “ Linja e furnizimit me uje ne fshatin Akerni” dhe de dyta “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në zonën e Radhimës”.Ndërhyrjet sipas fondeve limite që kanë procedurat duket se janë minimale dhe afati i zbatimit të tyre është 30 ditor por duket se ankimimet do ta zvarrisin edhe më shumë këtë procedurë ndërkohë që për zona me përparësi turizmin furnizimi me ujë në mënyrë të vazhdueshme dhe cilësore është tepër i rëndësishëm.Këtë vit për herë të parë furnizimi me ujë po shfaqet problematik në disa zona kjo e nxitur nga arsye të ndryshme duke nisur nga investimet e nevojshme për përmirësime sigurie në diga e liqene e deri tek mungesa e ujit për shkak të pamjaftueshmërisë së mbulimit me rrjet në zona që kanë shtim të numrit të turistëve.Pak ditë më parë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë reagoi duke kërkuar më shumë reagim nga institucionet për të garantuar një mbarëvajtje të sezonit turistik.Ndër të tjera Dhoma citonte se anëtarët e saj kishin raportuar për problematika të ndryshme të lidhura me mungesën e ujit apo menaxhimin e mbetjeve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

    Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një sistem të ri të furnizimit të naftës në vendin tonë.

    Nga mbledhja e zhvilluar sot në Tiranë me drejtuesit vendorë, Rama tha se kjo sjellë kontroll me çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës.
    “Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit të naftës, është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave.
    Kjo do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës”-u shpreh kryeministri Edi Rama.

    Top Channel

  • Furnizimi me naftë, Rama paralajmëron sistem të ri: Do sjellë kontroll të çmimit!

    Furnizimi me naftë, Rama paralajmëron sistem të ri: Do sjellë kontroll të çmimit!

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt qeveria do të ndërmarrë një akt normativ që do të prekë sektorë strategjikë si uji i pijshëm dhe furnizimi me naftë, me synimin për të rritur kontrollin shtetëror.
    Rama tha se po punohet për ngritjen e një sistemi të ri të furnizimit me naftë, ku shteti do të ketë një rol të drejtpërdrejtë në realizimin e kontratave dhe garantimin e furnizimit.
    “Po punojmë intensivisht për një sistem të ri të furnizimit të naftës, domosdoshmëri dhe mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave dhe furnizimin me naftë. Që mendojmë se do të sjellë një kontroll më të madh në çmimin dhe qarkullimin e naftës.“- tha Rama.

  • Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE-së, reagon Von der Leyen: Vendimi rrezikon zinxhirët e furnizimit transatlantik

    Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE-së, reagon Von der Leyen: Vendimi rrezikon zinxhirët e furnizimit transatlantik

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane të importuara në SHBA, duke paralajmëruar se ky veprim do të prishë seriozisht zinxhirët transatlantikë të furnizimit dhe do të dëmtojë ekonominë në të dy anët e Atlantikut.
    Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian është i gatshëm të marrë masa të nevojshme për të mbrojtur interesat e tij në rast se tarifat hyjnë në fuqi nga 1 gushti.
    “Vendosja e tarifave prej 30% mbi eksportet e BE-së do të prishte zinxhirët kryesorë të furnizimit transatlantik, në dëm të bizneseve, konsumatorëve në të dy anët e Atlantikut,” deklaroi ajo.
    “Pak ekonomi në botë janë aq të hapura dhe të drejta në praktikat tregtare sa Bashkimi Evropian”, theksoi Ursula von der Leyen.
    Von der Leyen shtoi se BE-ja ka qenë gjithmonë në favor të dialogut dhe një zgjidhjeje të negociuar, duke nënvizuar gatishmërinë për të arritur një marrëveshje para afatit të përcaktuar më 1 gusht.
    Megjithatë, ajo paralajmëroi se Bashkimi Evropian është i përgatitur për kundërmasa proporcionale nëse SHBA nuk tërhiqet nga vendimi.
    “Ne mbetemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht. Në të njëjtën kohë, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë marrjen e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme,” thuhet në deklaratë.
    Presidentja e Komisionit përmbylli mesazhin e saj duke theksuar se BE-ja do të vazhdojë të thellojë partneritetet e saj globale, të bazuara në rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe respektin e ndërsjellë.
    Ky reagim vjen pas vendimit të Presidentit Trump për të vendosur tarifa të reja ndaj Bashkimit Evropian dhe Meksikës, duke ngjallur shqetësime të thella në tregjet ndërkombëtare dhe duke rritur frikën për një luftë tregtare të gjerë mes fuqive ekonomike botërore.

  • FOTO – Projekt ambicioz për furnizimin me ujë te “Mark Lula”, kryebashkiaku Benet Beci jep detaje…

    FOTO – Projekt ambicioz për furnizimin me ujë te “Mark Lula”, kryebashkiaku Benet Beci jep detaje…

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit, së bashku me Drejtorin Flauers Shoshi në prezantimin e projektit për ndërtimin dhe shtimin e kapaciteteve të sistemit të furnizimit me ujë në lagjen Mark Lula.
    Ky investim i rëndësishëm garanton furnizim 24 orë me ujë të pastër për rreth 6100 banorë dhe 1500 abonentë të rinj.
    Projekti përfshin ndërtimin e rrjetit të ri, instalimin e matësve modernë, sistemin SCADA për monitorim në kohë reale dhe ndërlidhjen me rrjetin ekzistues të qytetit.
    Një hap konkret drejt një shërbimi më cilësor të furnizimit me ujë për komunitetin e lagjes Mark Lula.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Nafta në Kosovë aktualisht 1.32 euro, rrezikon të shkojë deri në 2 euro për litër

    Nafta në Kosovë aktualisht 1.32 euro, rrezikon të shkojë deri në 2 euro për litër

    Kosova po përballet me çmime të qëndrueshme të derivateve krahasuar me vendet e rajonit, mirëpo këto çmime mund të pësojnë rritje të menjëhershme si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme.Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar se kriza mes Izraelit dhe Iranit po ndikon drejtpërdrejt në tregun global të naftës, duke ngritur shqetësime për ndërprerje të furnizimit dhe si pasojë, rritje të çmimeve.Çmimi i naftës në Kosovë sigurisht që ndikohet gjithashtu nga këto zhvillime gjeopolitike për shkak që Kosova importon pjesën me të madhe të naftës.“Kjo situatë po shkakton frikë për ndërprerje të furnizimit, duke ndikuar në rritjen e çmimeve. Irani prodhon një pjesë të madhe të naftës në botë dhe kontrollon ngushticën e Hormuzit – një arterie ku kalon rreth 20% e naftës botërore. Çdo eskalim i situatës do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve”, ka deklaruar Berjani.Ai theksoi se aktualisht qytetarët e Kosovës po furnizohen me çmimet më të lira të naftës në rajon, përjashtuar Maqedoninë e Veriut, e cila ka akcizë më të ulët.Çmimet aktuale të derivateve:Në Kosovë:Diesel: 1.22€ – 1.32€Benzinë: 1.21€ – 1.31€Në rajon:Shqipëri: Diesel 1.91€, Benzinë 1.94€Serbi: Diesel 1.81€, Benzinë 1.84€Mal i Zi: Diesel 1.51€, Benzinë 1.54€Bosnje: Diesel 1.48€, Benzinë 1.49€Maqedoni: Diesel 1.18€, Benzinë 1.22€Sipas Berjanit, çdo lëvizje e çmimeve globale ndikon edhe në tregun kosovar, pasi Kosova e importon pothuajse të gjithë sasinë e naftës.Alarmin për rritje edhe më të madhe e ka ngritur pas zhvillimeve të fundit, ku SHBA-të kanë bombarduar tre centrale bërthamore në Iran, e si kundërpërgjigje, parlamenti iranian ka marrë vendim për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.“Kjo do të shkaktojë krizë globale të furnizimit me naftë. Nëse ngushtica mbetet e mbyllur, çmimi i naftës mund të kalojë 100 apo edhe 200 dollarë për fuçi,” ka theksuar ai.Ngushtica e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Detin Arabik dhe Oqeanin Indian, është një rrugë jetike për eksportin e naftës nga vendet si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Iraku dhe Kuvajti.Mbyllja e saj nënkupton ndërprerje të furnizimit për tregjet kryesore në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut.Berjani ka shtuar se rritja e çmimit të naftës do të përkeqësojë situatën ekonomike në vend, duke pasuar efekt zinxhir edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, energjisë dhe shpenzimeve të tjera bazë.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vlora do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për dy ditë – Njoftimi

    Vlora do të ketë kufizime në furnizimin me ujë për dy ditë – Njoftimi

    Në Vlorë, për dy ditë do të ketë kufizime të furnizimit me ujë për shkak të punimeve që do të kryhen për Ujësjellësin e ri.
    Ujësjellës Kanalizimet në rajonin e Vlorës, përmes një njoftimi, bën të ditur se kufizimet do të nisin të martën në orën 09:00 dhe pritet të vazhdojnë deri të mërkurën.
    “Stakimi i stacioneve të pompimit, të martën në datë 27 Maj dhe të mërkurën në datë 28 Maj në kuadër të punimeve për ujësjellësin e ri të Vlorës. Kufizimi nis në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së martë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të detyruar dhe që i shërben perspektivës së furnizimit me ujë të qytetit nga projekti i ri që aktualisht po zbatohet në Vlorë.”, thuhet në njoftim.